Lufta civile
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Lufta civile

LIBRI III

Pompeu kishte grumbulluar sasi të mëdha ushqimesh nga Thesalia, Azia, Egjipti, Kreta, nga krahinat e Kyrenës dhe vendet e tjera. Ai kishte vendosur të kalonte dimrin në Dyrrah, në Apolloni dhe në gjithë qytetet e tjera bregdetare të fortifikuara që të pengonte Cezarin të kalojë detin; prandaj flotën e tij e kishte vendosur gjatë gjithë bregdetit...

Cezari, sapo arriti në Brundis mblodhi ushtarët e u tha se ishin pothuajse nga fundi i mundimeve e i rreziqeve, prandaj të linin në Itali, pa u shqetësuar, skllevërit dhe plaçkat; ata vetë, të papenguar, të hypnin ndër anije, sa më shumë vetë që të kishte mundësi dhe të shpresonin çdo gjë nga fitorja dhe nga mirësia e tij. Të gjithë brohoritën që të urdhëronte çfarë dëshironte, sepse çdo gjë që të urdhëronte ai, ata do ta zbatonin me gjithë zemër. Ditën e katërt të janarit lëshoi anijet, mbasi i pat ngarkuar me shtatë legjione, sikundër treguam më lart.

Të nesërmen doli në breg. Ndërmjet shkëmbinjve të maleve Keraune dhe të vendeve të tjera të rrezikshme, gjeti një gji të qetë dhe duke pasur frikë nga tërë limanet, që ai kujtonte se i kishin në dorë armiqtë, pa humbur asnjë anije, zbarkoi prej tyre ushtarët në atë vend që quhet Paleste.

Kur u larguan nga Iliria anijet libume, M. Oktavi arriu në Salonë me anijet që kishte me vete. Këtu nxiti dalmatët e të tjerë barbarë, dhe shkëputi Isën nga miqësia me Cezarin; po meqë koloninë e Salonës nuk mundi ta bindte as me premtime, as me kanosje, vendosi të rrethojë qytetin.

Vibuli, si mori nga Cezari këto udhëzime, kujtoi se ishte shumë e nevojshme ta lajmëronte Pompeun për arritjen e papandehur të Cezarit, që të merrte masat e duhura, para se të dëgjonte propozimet për paqe; prandaj udhëtoi ditë e natë dhe pasi ndërroi gjatë rrugës shpesh herë kafshët, shpejtoi të arrinte te Pompeu dhe e lajmëroi se Cezari po afrohej. Në këtë kohë Pompeu ndodhej në Kandavi dhe prej Maqedonie po udhëtonte për Apolloni dhe Dyrrah, për dimërim. Po i trubulluar nga këto lajme, filloi ta shpejtonte udhëtimin për Apolloni, që të mos i pushtonte Cezari qytetet e bregdetit. Po Cezari, si zbarkoi ushtrinë, po atë ditë u nis për Orik. Këtu Luc Torkuati, që sundonte në qytet me urdhër të Pompeut, dhe që kishte aty gamizonin e 4 parthinëve, mbylli portat dhe u mat ta mbronte qytetin, duke urdhëruar grekët të hypnin mbi mure dhe të rroknin armët. Por këta nuk donin të luftonin kundër sundimit të popullit romak, bile qytetarët përpiqeshin ta pranonin Cezarin vullnetarisht, mbasi nuk kishin më kurrfarë shprese për ndihmë. Atëherë Torkuati çeli portat dhe u dorëzua te Cezari me gjithë qytet, dhe nuk pësoi asgjë të keqe prej tij.

Pas dorëzimit të Orikut, Cezari pa u vonuar fare, u nis për Apolloni. Luc Staberi, sundimtari i atjeshëm, posa mori vesh se Cezari po afrohej, urdhëroi të sillnin ujë në kështjellë, ta fortifikonin këtë dhe njëkohësisht kërkoi pengje nga apollonianët. Po këta u përgjegjën se, nuk do t'i jepnin pengjet dhe se nuk do t'ia mbyllnin portat konsulit dhe se asnjë vendim nuk do të mermin kundër asaj që kishte caktuar mbarë Italia dhe populli romak. Staberi, si mori vesh qëllimet e tyre, iku nga Apollonia fshehurazi. Atëherë apolloniatët dërguan delegatë te Cezari dhe e pranuan në qytet. Shembullin e këtyre e ndoqën edhe bulinët dhe amantët dhe qytetet e tjera që ishin afër, si edhe gjithë Epiri, dhe dërguan delegatë te Cezari, dhe i premtuan se do të bënin si t'u urdhëronte.

Pompeu, si mori vesh ngjaijet që kishin ndodhur në Orik dhe në Apolloni, u tremb për Dyrrahun dhe prandaj vrapoi për këtë, duke udhëtuar ditë e natë. Ndërkaq u hap fjala se Cezari po afrohej; një panik i madh pushtoi ushtrinë e Pompeut, panik që shkaktoi një çrregullim të plotë dhe një të ecur shumë të shpejtë që s'e ndaloi dot as nata; gati gjithë ata të Epirit e të krahinave të afërme i lanë flamujt, shumë ushtarë i hodhën armët dhe marshimi dukej si një ikje. Pompeu qëndroi afër Dyrrahut, ngriti këtu lëmin, me që edhe ushtria e tij ishte akoma në tmerr të madh. Labini i pari i doli fPompeutJ përpara dhe u betua se kurrë nuk do ta linte dhe se do të pësonte po ato rreziqe që i ruante fati atij. Kështu u betuan edhe legatët e tjerë. Meqenëse Pompeu e kishte zënë rrugën për në Dyrrah, Cezari e ndaloi marshimin dhe ngriti lëmin afër lumit Aps, në kufi të Apollonisë, me qëllim që t'i ruante me kështjella e me roje qytetet që ishin bashkuar me të; dhe vendosi të presë këtu legjionet e tjera nga Italia dhe të kalojë dimrin nën tendat. Po këtë bëri edhe Pompeu: si ngriti lëmin në anën tjetër të lumit Aps, grumbulloi atje gjithë ushtrinë e tij bashkë me ndihmat që kishte marrë.

Në këtë kohë, Cezari, kishte shkuar për të shtënë në dorë, me një legjion, disa qytete të largëta dhe për të rregulluar fumizimin e ushtrisë; ishte ngushtë me ushqime për arsye se këto ndodheshin në Buthrot, përkundrejt Korkyrës. Këtu, me të marrë vesh nga letrat e Acilit dhe të Murkos dëshirën e Libonit dhe të Bibulit, la legjionin dhe vetë u kthye në Orik...

Kaluan, kështu, shumë muaj dhe dimri po mbaronte, por anijet dhe legjionet që priste Cezari nga Brundisi nuk po vinin. Cezari kujtonte se ishin lënë pas dore shumë raste të mira, mbasi disa herë kishin fryrë erëra të favorshme për të lundruar.

Sa më tepër kalonte koha aq më vigjilentë tregoheshin komandantët e ushtrive armike për të ruajtur këto vende, dhe më shumë besim kishin për ta mbajtur larg ushtrinë kundërshtare. Pompeu i qërtonte komandantët shpesh me letra, duke i nxitur (mbasi nuk qenë në gjendje të ndalonin kalimin e Cezarit), që të paktën të kujdeseshin të ndalojnë kalimin e ushtrive të tjera, që i vinin në ndihmë. Dhe kështu njerëzit e Pompeut po pritnin që të afrohej stina, në të cilën për ushtrinë e Cezarit nuk do të ishte e lehtë transportimi i ushtrisë nëpër det, për arësye të erërave që vinin gjithmonë duke munguar. Për këtë arësye Cezari i shkroi një letër më të rreptë komandantëve të tij në Brundis, duke i porositur që me çastin e parë të favorshëm mos të humbisnin rastin e lundrimit për në brigjet e Apollonisë apo të labeatëve, ku të zbarkonin, po të ish e mundur. Ky bregdet nuk ruhej me aq kujdes prej armikut, mbasi ky i fundit nuk guxonte të qendronte një kohë të gjatë larg limaneve të tij.

Ata /ushtarët/, duke vënë në veprim guximin e trimërinë e tyre dhe duke patur në krye M. Antonin dhe F. Kalenin dhe me që po këta ushtarë vetë i nxitnin për luftë, sepse përbuznin çdo rrezik për të shpëtuar Cezarin, posa fryu veriu ngritën çengelat e anijeve dhe u nisën; të nesërmen kaluan në bregun tjetër, në Apolloni e Dyrrah. Këto i pa që nga toka Kuint Koponi, i cili komandonte flotën e Rodit në Dyrrah dhe u vu në ndjekje; por ndërsa po i afrohej tanëve, duke forcuar lëvizjet e lopatave, era që ishte dobësuar pak më parë filloi të fryjë prapë me furi dhe i shpëtoi tanët nga rreziku. Megjithë këtë Koponi nuk hoqi dorë nga plani i tij, po shpresonte se në sajë të mundit dhe të durimit të lundërtarëve të tij do ta mposhtte forcën e stuhisë. Pra vazhdoi t'i ndjekë tanët, megjithëse këta i kishte çuar era larg nga Dyrrahu. Lundërtarët tanë, megjithëqë patën ndihmën e fatit, kishin gjithnjë frikë, se mos u sulet armiku me të rënë era. Si gjetën limanin e quajtur Nymfe, tremijë hapa larg nga Lisi, hynë këtu me gjithë anijet (ky liman ishte i mbrojtur nga era perëndimore - jugë-perëndimore (Africus) por nuk ishte siguruar nga jugu), (Auster) duke e vlerësuar rrezikun e stuhisë më të vogël se atë të flotës armike. Posa hyri flota në këtë liman, me një kthim të çuditshëm të fatit, jugu që frynte dy ditë me radhë, u kthye në erë perëndimore - jugperëndimore.

Pas kësaj, këshilli i qytetarëve romakë që kishin në dorë Lisin, të cilin qytet ua kishte besuar më parë Cezari dhe ishte kujdesur ta fortifikonte, e priti Antonin dhe e ndihmoi me të gjitha mjetet. Otacilin e zuri frika, iku nga qyteti dhe vajti te Pompeu; Antoni, pasi i zbriti të gjitha trupat ushtarake, që ishin gjithësejt tre legjione veteranësh e vetëm një rekrutësh, dhe tetëqind kalorë, pjesën më të madhe të anijeve e ktheu në Itali, për të sjellë ushtarët dhe kalorët e tjerë. Pantonet që janë një lloj anijesh gale i la në Lis me qëllim që, në rast se Pompeu besonte se Italia kishte mbetur e pafumizuar dhe të transportonte ushtrinë e tij atje, sikurse ishte përhapur fjala në popull, të kishte Cezari ndonjë farë mundësi për ta ndjekur. Dhe menjëherë dërgoi lajmëtarë tek ky, për t'i njoftuar se në ç'krahinë e kishte zbarkuar ushtrinë dhe sa ushtarë kishte transportuar.

I biri i Pomeput, që komandonte flotën e Egjiptit, si mori vesh këto, erdhi në Orik dhe veproi kështu: së pari tërhoqi me litar anijen që ishte fundosur në të hyrë të limanit, kurse anijen tjetër që e kishte lënë Acili për roje, e sulmoi me shumë anije të pajisura me kulla të larta. Kështu duke luftuar për një vend më të lartë dhe duke dërguar vazhdimisht trupa të freskëta për të zëvendësuar ata që ishin të lodhur, me qëllim që t'i shpëmdajë forcat tona, u binte mureve të qytetit edhe nga toka, duke përdorur shkallë, dhe nga deti me flotën; kështu, me përpjekje të mëdha dhe duke harxhuar shumë shigjeta, i mundi tanët dhe i shtrëngoi të ikin, duke hypur mbi barka dhe në këtë mënyrë shtiu në dorë atë anije. Njëkohësisht pushtoi nga ana tjetër limanin natyral, që zgjatej në det dhe që e bënte si gadishull, dhe katër anije me dy sërë lopatash i kaloi në portin e brendshëm, duke i shtyrë me anë cilindrash e levash. Kështu si i sulmoi nga të dy anët anijet tona të luftës, që ishin lidhur në breg dhe nuk kishin ushtarë, mori katër nga to dhe të tjerat i dogji. Si bëri këtë, me qëllim që të pengojë arritjen e ushqimeve që do të silleshin nga Bulisi dhe Amantia, la këtu si 4 roje D. Lelin; ai vetë u nis për në Lis, u ra të tridhjetë anijeve të transportit, që kish lënë M. Antoni brenda limanit dhe i dogji të gjitha. Pastaj u mat të pushtojë Lisin që 5 e mbronin qytetarët romakë të vendosur aty me ushtarët që kishte dërguar Cezari si gamizon. Pas tri ditësh, pa kryer asgjë, u largua prej këtej me disa humbje që pësoi gjatë këtij rrethimi.

Cezari, kur mori vesh se Pompeu ndodhej pranë Asparagut, u nis për aty me ushtrinë; rrugës pushtoi qytetin e parthinëve, ku kishte një gamizon Pompeu, dhe të tretën ditë arriu te Pompeu, dhe ngriti lëmin afër atij. Të nesërmen nxori gjithë trupat, i radhiti dhe i dha mundësi Pompeut të nisë luftën. Por, kur pa se ai nuk po 2 tundej nga vendi që kishte zënë, e futi ushtrinë përsëri në lëmë dhe mendoi se duhej të ndërronte planin e parë. Të nesërmen pra, u nis me gjithë ushtrinë për në Dyrrah, 3 duke i rënë rreth e rreth, nëpër një udhë të ngushtë e të vështirë, duke menduar se me këtë mënyrë ose do ta detyronte Pompeun të ndryhej në Dyrrah ose do t'ia priste lidhjet me këtë qytet, ku ai kishte grumbulluar gjithë ushqimet dhe armët për luftë. Kjo me të vërtetë kështu ngjau: Pompeu në fillim nuk e kuptoi planin e Cezarit, kur 4 pa se ky mori një rrugë nga ana e kundërt me të, pandehu se Cezari u hoq nga ky vend, për mungesë ushqimesh. Por, kur të nesërmen mësoi të vërtetën nga vëzhguesit e tij, prishi lëmin dhe u nis me shpresë se do të arrinte t'ia priste Cezarit rrugën, duke marrë ai një udhë më të shkurtër. Cezari, që e priste këtë, si u foli ushtarëve dhe i porositi t'u qëndrojnë me durim lodhjeve të udhëtimit, natën bëri një 5 pushim prej disa orësh dhe në mëngjes arriti në Dyrrah, pikërisht në atë kohë kur u dukën së largu pararojet e Pompeut; Cezari me të arritur këtu ngriti lëmin dhe vendosi ushtrinë e tij.

Pompeu, si iu pre rruga për Dyrrah, mbasi nuk mundi ta zbatonte planin e parë, si mori një vendim të dytë, e ngriti lëmin mbi një vend të lartë, të quajtur "Petra" i cili formonte një farë vendi të mbyllur, ku anijet mbroheshin kundër disa erërave.

Urdhëroi, pastaj, të vinin këtu disa nga anijet e tij të gjata, dhe i porositi të sillnin grurë dhe ushqime të tjera nga Azia dhe nga vendet e tjera që ishin nën urdhërin e tij.

Cezari, duke parashikuar se lufta do të zgjatej shumë e, në anën tjetër, duke mos shpresuar fare në furnizimet nga Italia - se flota e Pomeput ruante me shumë kujdes tërë bregdetin - e më në fund, duke parë se anijet që ishin ndërtuar gjatë dimrit në Siqeli, në Gali e në Itali nuk po dukeshin, dërgoi në Epir Kuint Totin e Luc Kanulein, zëvendësin e tij, për të marrë drithëra. Po me që këto krahina ndodheshin mjaft larg, ndërtoi hambare në vende të caktuara dhe urdhëroi qytetet e afërme t'i binin drithë. Gjithashtu urdhëroi Lisin, parthinët e të gjitha qytetet që të mblidhnin sa 5 grurë që kishin. Por ato kishin fare pak drithë, sepse duke qenë vende më të shumtën malore e të ashpëra, ushqehen më tepër me drithë të ardhur nga jashtë. Përveç kësaj, Pompeu i kishte paraparë këto, dhe disa ditë më parë kishte plaçkitur parthinët, duke u xhveshur gjer në themel shtëpitë dhe duke u marrë me anë të kalorisë së tij gjithë drithin që ishte grumbulluar aty.

Kur u jepnin bullgur ose bishtajore ata /ushtarët/ nuk e donin; kishin qejf shumë mishin e dhenve, që sillej me shumicë nga Epiri.

Është një farë zhardhoku i quajtur haran që u zbulua prej ushtarëve të Valerit; kjo e përzier me qumësht lehtëson shumë mungesën e ushqimeve; prej kësaj bënin një farë buke, dhe kjo rrënjë gjendej me shumicë në këtë vend. Në bisedim e sipër me ushtarët e Pompeut, kur këta të fundit ju ankuan ushtarëve tanë për mungesë ushqimesh, u hodhën nga kjo bukë me shumicë, me qëllim që t'i dëshirojnë edhe më shumë.

Po afronte koha e të korrave, dhe kjo shpresë i mbante ushtarët tanë, të cilët kishin besim se do të kishin paskëtaj ushqime më të tepërta. Shumë herë ishin dëgjuar ushtarët të thonë, në mes tyre, gjatë kohës së rojes ose gjatë bisedave të tyre se pranonin të hanin lëvozhgën e drunjve, më parë se ta lënë Pompeun t'u shpëtojë nga dora. Nga të ikurit kishin marrë vesh se kuajt e anës kundërshtare mezi mbaheshin në këmbë dhe se gjithë kafshët bartëse kishin ngordhur; se ata nuk gëzonin një shëndet të mirë si nga shkaku i ngushticës së vendit, si nga era e keqe e kufomave të shumta, si nga mundimi i përditshëm në punët që nuk shkonin mbarë, ashtu edhe nga mungesa e madhe e ujit. Me të vërtetë Cezari i kishte kthyer ose i kishte mbushur gjithë përrenjtë dhe burimet që derdheshin në det. Meqenëse ishin vende malore dhe grykat e luginave shumë të ngushta, Cezari kishte urdhëruar të ndërtohen penda, për të ndaluar ujin. Prandaj armiqtë u shtrënguan nga nevoja të zbresin ndër toka të ulëta dhe kënetore, për të hapur këtu puse; dhe kjo punë ishte përmbi punën e përditshme. Burimet që ishin shumë larg nga kampet e ushtarëve, i thante shumë vapa. Përkundrazi ushtria e Cezarit plot shëndet dhe ujë, kishte dhe mjaft ushqime; mungonin vetëm drithërat; po ata shihnin se dita ditës gjendja përmirësohej, sepse afrohej koha e konjeve të të lashtave.

Cezari, për të mbajtur mbyllur më me lehtësi kalorinë e Pomeput në Dyrrah, dhe për t'ia ndaluar kullotjen, fortifikoi me punime të mëdha, të dy grykat e ngushta, për të cilat kemi folur më sipër dhe ndërtoi në to kështjella. Pompeu, duke parë se  kaloria s'i hynte më në punë, brenda pak ditëve e ktheu me anë të anijeve përsëri në lëmë. Mungesa e kullotjes ishte aq e madhe, sa kuajt ushqeheshin me fletë të shkoqura nga pemët dhe me rrënjë të njoma të shtypura; sepse gruri që kishin mbjellë brenda rrethit të mbrojtjes ishte ngrënë i gjithë, prandaj ishin shtrënguar ta sjellin tagjinë me një udhëtim të gjatë nëpër det që nga Korkyra dhe nga Akamania; megjithëkëtë edhe këto s'mjaftonin, dhe për të plotësuar racionet shtrëngoheshin të përdomin elb, për të mbajtur në këmbë kalorinë. Por, mbasi jo vetëm kudo u sos elbi e tagjia dhe bari u pre, po edhe gjer pemët mbetën pa gjethe dhe kuajt u dobësuan nga të pangrënit, Pomepu mendoi se duhej të dilte me sulm.

Ca ditë më parë Cezari, duke patur frikë se mos rrethohej prej anijeve të armikut, kishte urdhëruar të ndërtohen në këtë vend të dy këto fortifikime, me qëllim që të mbrohej më mirë, në rast të një ndeshjeje. Por gjerësia e periferisë, e cila ishte 3   tetëmbëdhjetëmijë hapa megjithëse punimet vazhdonin çdo ditë, nuk lejuan të mbaronin punimet. Vija që do t'i bashkonte të dy këto fortifikime e do të zgjatej anës së detit nuk mori dot fund; këtë gjë e mësoi Pompeu nga të ikurit allobrogas dhe kjo tradhëti na kushtoi shumë. Kur kohortet tona të legjionit të nëntë kishin ngrehur lëmin afër detit, ushtarët e Pompeut arritën më të gdhirë dhe trupat e ardhura me det filluan të hedhin shigjeta kundër fortifikimeve të jashtme dhe e mbushën hendekun me dhë; njëkohësisht legjionarët po mundoheshin t'i tmerronin mbrojtësit e fortifikimeve të brendshme me makinat e shumëllojshme. Nga të dy anët filluan shigjetat si breshër kundër nesh. S'kishim armë të tjera përveç gurëve, por edhe këto i ndalonin mjaft degët me të cilat kishin mbuluar përkrenaret. Ushtarët tanë ishin të kapitur dhe mezi mbaheshin. Në këtë kohë, armiqtë vunë re të metat e fortifikimit për të cilat folëm më sipër, zbarkuan midis të dy fortifikimeve, punimet e të cilit kishin mbetur përgjysmë, na sulmuan, na hodhën jashtë fortifikimeve dhe na shtrënguan të ikim.

Në këto dy beteja që u bënë në një ditë e sipër, Cezari humbi nëntëqind e gjashtëdhjetë ushtarë dhe shumë kalorë të shquar...

Cezari u shtrëngua të heqë dorë nga planet e vjetra dhe të ndërrojë krejt taktikën e luftës. Tërhoqi menjëherë gjithë rojet, hoqi dorë nga sulmet, mblodhi tërë ushtrinë në një vend dhe, duke ju drejtuar ushtarëve i këshilloi të mos humbasin guximin, nga shkaku i ngjaijeve të hidhura, dhe të mos shqetësohen nga një fatkeqësi që është shumë e vogël, përpara fitimeve që kanë patur gjer më sot...

Prej këndej, pa humbur kohë, si rregulloi më parë të sëmurët dhe të plagosurit, urdhëroi që posa të ngrysej të nxirmin nga lëmi pa zhurmë të gjitha plaçkat e të niseshin për Apolloni, duke i porositur që në asnjë vend të mos ndaleshin rrugës, përderisa nuk do të kryhej udhëtimi. Për t'i shoqëruar këta u dha një legjion për mbrojtje. Si qe kryer kjo, mbajti në lëmë dy legjione, ndërsa të tjerat i nxori nga portat e ndryshme, përpara se të gdhihej; këto ndoqën të njëjtën rrugë, që përshkuan ushtarët me plaçka. Pak kohë më vonë, me qëllim që nga njëra anë të ruhej zakoni ushtarak, dhe nga ana tjetër ikja e tij të merrej vesh sa më vonë që të ishte e mundur, dha urdhër që të binte boria e zgjimit. Menjëherë pastaj doli, arriti shpejt praparojën e legjioneve të sipërpërmendur, duke u larguar nga lëmi sa që më s'dukej. Pompeu me të marrë vesh ikjen, pa humbur kohë vendosi të na ndjekë dhe me qëllim që të kapte në befasi rrugës të hutuarit dhe të tremburit, e nxori ushtrinë e tij nga lëmi dhe nisi përpara kalorinë për të kapur praparojën tonë. Por nuk mundi t'i arrijë, se Cezari, që nuk pengohej nga plaçkat, ishte larguar shumë. Kur arritëm tek lumi Genus, brigjet e të cilit ishin shumë të thepisura, kaloria e armikut arriti ushtarët tanë më të rinj dhe i sulmoi. Cezari dërgoi menjëherë kalorinë e tij bashkë me katërqind ushtarë të zgjedhur të armatosur lehtë. Këta bënë punë të madhe mbasi, posa e sulmuan, e vunë në ikje kalorinë e armikut, vranë shumë nga ta dhe u kthyen pastaj për t'u vënë në rresht, pa pësuar asnjë dëm.

Cezari, si bëri atë ditë aq rrugë sa kishte parashikuar e kaloi ushtrinë përtej lumit Genus, u ndal në lëmin e tij të vjetër përkarshi Asparagut dhe i mbajti ushtarët brenda fortesës së lëmit. Dërgoi pastaj kalorinë për të kullotur kuajt, duke i porositur që të kthehen në lëmë nga porta kryesore. Gjithashtu edhe Pompeu kishte bërë këtë

ditë aq rrugë dhe kishte ndaluar tek lëmi i tij i vjetër në Asparag. Ushtarët e tij, me që s'kishin punë, mbasi fortifikimet që kishin bërë më përpara i kishin gjetur të paprekura, disa shkuan për dru e për bar, kurse disa të tjerë (për arsye se nisja ishte bërë me nxitim dhe nga ky shkak kishin lënë shumë plaçka në vendin nga kishin ardhur), duke u tërhequr nga afërsia e lëmit të mëparshëm, dolën nga lëmi për të marrë këto, duke lënë armët nëpër tenda. Cezari, që e kishte paraparë këtë që ndodhi, 4 duke qenë se këta /armiqtë/ ishin shpërndarë shumë dhe nuk mund, prandaj, t'i viheshin prapa, aty nga mezi i ditës urdhëroi të jepet alarmi; nxori ushtrinë jashtë dhe duke dyfishuar në këtë ditë udhëtimin u largua tetëmijë hapa nga Asparagi, gjë që nuk pati mundësi ta bëjë Pompeu, për arësye se njerëzit e tij ishin larguar.

Të nesërmen në darkë Cezari nisi, si në Dyrrah, më parë plaçkat dhe ai vetë me ushtrinë u nis para se të gdhihej, i lirë dhe pa pengesa, për të qenë kështu i përgatitur kundër çdo të papriture nëqoftëse do të ishte i detyruar të luftonte. Kështu bëri edhe në ditët e tjera. Kështu ai mundi të kalojë lumenj shumë të thellë dhe rrugë shumë të këqija pa i ngjarë asnjë e keqe. Po Pompeu nuk mundi dot të fitojë kohën, që kishte humbur ditën e parë, ndonëse bëri udhëtime të gjata dhe kishte dëshirë të madhe ta ndiqte armikun. Më në fund të katërtën ditë pushoi së ndjekuri, duke gjykuar se duhej të merrej një vendim tjetër.

Cezarit i duhej të shkonte në Apolloni për të lënë të plagosurit, për të paguar

ushtarët, për t'i dhënë zemër popujve aleatë si dhe për të vendosur gamizone nëpër qytetet. Por të gjitha këto i kreu në kohën më të shkurtër, që ishte e mundur dhe këtë e bëri se kishte frikë se mos Pompeu arrinte Domitin; u ngut prandaj që të shkonte sa më parë pranë këtij. Cezari mbështetej në këto arsyetime: nëqoftëse Pompeu do të merrte po atë rrugë, do të largohej nga deti e Dyrrahu, ku kishte ushtrinë tjetër dhe depot e ushqimeve; në këtë rast ndeshja e të dy ushtrive do të bëhej nën kushte të njëjta; nga ana tjetër po të hidhej në Itali, Cezari së bashku me Domitin do të kalonin përmes Ilirisë për t'i shkuar në ndihmë Italisë; më në fund në rast se do të guxonte të sulmonte Apolloninë dhe Orikun, me qëllim që të priste lidhjet e Cezarit me detin, atëherë Cezari do të suiej kundër Scipionit e kështu do ta shtrëngonte t'i vinte në ndihmë. Prandaj i dërgoi letra Domitit dhe ia spjegoi qëllimet e tij. La në Apolloni katër kohorte, një në Lis dhe tri në Orik si dhe të plagosurit, kurse ai vetë me ushtrinë tjetër u nis përmes Epirit dhe Athamanisë.

Po edhe Pompeu, duke e kuptuar se ç'mendonte Cezari, vendosi të vrapojë në ndihmë të Scipionit, në rast se Cezari do të drejtohej kundër këtij. Në rast se Cezari nuk do të dëshironte të largohej nga bregu i detit dhe nga rrethet e Orikut, mbasi priste nga Italia legjione dhe kalori, do të vërsulej me tërë forcën e tij, kundër Domitit.

Për arsyet që thamë sipër si njëri, si tjetri nxitonin sa më shumë, qoftë për t'i shkuar në ndihmë të vetëve, qoftë për të dërrmuar armikun në rastin e volitshëm. Por duke qenë se Cezarin e pengoi Apollonia që të merrte rrugën e drejtë, Pompeu me anën e Kandavisë u drejtua për në Maqedoni. Ndërkaq, arriti lajmi i një ngjarjeje tjetër të papritur; Domitit, si qëndroi shumë ditë përballë lëmit të Scipionit, iu desh të largohej prej këndej për mungesë të ushqimeve dhe të shkojë në Heraklea (Sintika), që është nën vartësinë e Kandavisë dhe kështu e solli fati, që të gjendet përballë Pompeut.

info@balkancultureheritage.com