Lufta e parë Punike (264 - 241 p.e.sonë)
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit

Lufta e parë Punike (264 - 241 p.e.sonë)

Si pretekst për shpërthimin e konfliktit të armatosur shërbeu pushtimi i Mesanës nga mercenarët italikë të vetëquajtur mamertinë. Popullsia greke e Mesanës iu drejtua për ndihmë sundimtarit të Sirakuzës, Hieronit II. Kështu, midis Sirakuzës dhe Mesanës plasi lufta. Pasojat e saj rënduan me tërë peshën mbi mamertinët, që u përçanë në dy kampe të ndryshme, madje armiqësore. Përfaqësuesit e kampeve kundërshtare iu drejtua për ndihmë përkatësisht Romës dhe Kartagjenës. Në Mesanë zbarkuan njëkohësisht, si trupat romake, ashtu dhe ato kartagjenase.

Në këtë mënyrë u gjet preteksti për fillimin e Luftës së Parë Punike (264 - 241 p.e.s).

Veprimet luftarake në Sicili nisën mbarë për romakët, të cilët u kërkuan sirakuzasve të hiqnin dorë nga rrethimi i Mesanës, kurse më pas shkatërruan forcat tokësore të Kartagjenës. Mandej trupat romake depërtuan në Sirakuzë. Në vitin 263 p.e.s. tirani i Sirakuzës, Hieroni, nënshkroi Traktatin e paqes me Romën dhe nga armik i Romës, ai u bë aleat i saj. Paqja me Sirakuzën dhe pushtimi i Mesanës i forcoi mjaft pozitat e Romës në Sicili. Në vitin 262 p.e.s romakët morën me sulm një nga qytetet më të mëdha të Sicilisë, Akragantin.

Me këtë disfatë Kartagjena humbi një nga bazat kryesore të sundimit të saj në Sicili.

Megjithatë fitoret e ushtrisë romake në tokë eklipsoheshin nga kundërveprimet aktive të flotës së fuqishme kartagjenase në det. Një vend agrar si Roma nuk mund të përballonte gjatë fuqinë detare më të madhe të botës, siç ishte Kartagjena në atë kohë.

Për të shmangur humbjen e sigurt me këtë fuqi në det, brenda një kohe të shkurtër Roma krijoi një flotë të re prej 120 anijesh luftarake. Meqenëse ende nuk i zotëronin sa e si duhet metodat bashkëkohore të luftës detare, romakët, nën drejtimin e konstruktorëve grekë, bënë një shpikje teknike, që do të materializohej me të ashtuquajturat “korba”, të cilat nuk ishin gjë tjetër, veçse ura të lëvizshme të pajisura me nga një grremç të mprehtë. Kur gjatë betejave në det anijeve romake u afroheshin ato të kundërshtarit, atëherë në kuvertën e anijeve armike hidheshin urat e lëvizshme, të cilat nguliteshin ne to dhe ua hiqnin mundësinë e manovrimit. Në kësi rastesh ushtarët romakë kalonin në anijet armike dhe luftonin me kundërshtarin sikur të qenë në tokë, ku dhe kishin epërsi.

Ndërtimi i flotës së re i dha shpejt rezultatet e veta. Kështu, në vitin 260 p.e.s. romakët e shkatërruan flotën kartagjenase në ishujt Lipari, pranë brigjeve të Sicilisë. Të nxitur nga ky sukses, në vitin 256 p.e.s., romakët ndërmorën një ekspeditë për në Afrikë më qëllim që të pushtonin Kartagjenën. Me të zbarkuar aty, ushtria romake i shkaktoi ushtrisë kartagjenase një varg humbjesh të rënda dhe pushtoi disa qytete. E zënë në befasi dhe e papërgatitur për mbrojtjen e vendit, qeveria kartagjenase u detyrua të kërkonte paqe. U duk sikur lufta do të mbaronte me kaq, pra me fitoren e Romës.

Por ngjarjet u rrokullisën ndryshe. Konsulli romak që komandonte ushtrinë në Afrikë, Reguli, duke qenë i sigurt në fitoren ndaj armikut, jo vetëm që vuri kushte të papranueshme, por liroi edhe një pjesë të ushtrisë që të kthehej në atdhe. Kartagjenasit e shfrytëzuan këtë moment. Ata grumbulluan forca të mëdha mercenarësh grekë dhe, në vitin 254 p.e.s., i shpartalluan mbeturinat e ushtrisë romake, e cila pësoi një disfatë të rëndë. Vetë Reguli ra rob lufte.

Tre vjet më vonë, në vitin 251 p.e.s., romakët morën revanshin e katastrofës afrikane, pasi shkatërruan kartagjenasit në Panorm të Sicilisë, e cila ishte një nga bazat e fundit që u kishte mbetur atyre. Kur Kartagjenës nuk i kishin mbetur në Sicili, veçse disa qytete bregdetare të dorës së dytë, komanda e ushtrisë kartagjenase në ishull, në vitin 247 p.e.s. kaloi në duart e gjeneralit të shquar kartagjenas, Hamilkarit, i pagëzuar me emrin “Barka”, që do të thotë “vetëtimë”. Me aftësitë dhe përvojën e tij të pasur prej strategu të talentuar, Hamilkar Barka arriti ta paralizonte plotësisht ofensivën e përgjithshme romake në Sicili.

Megjithëse të konsumuar, me forca dhe shpenzime të pakta, nën drejtimin e tij kartagjenasit luftuan me sukses edhe për shumë vjet me radhë. Ai e zhvendosi luftën nga toka në det, domethënë atje ku u leverdiste kartagjenasve. Romës iu desh përsëri të ndërtonte një flotë të re dhe, meqenëse arka e shtetit ishte boshatisur për shkak të luftës së gjatë, qeveria romake u detyrua të merrte hua shuma të konsiderueshme nga qytetarët e pasur.

Me burimet financiare që siguroi prej tyre, ajo ndërtoi flotën, me të cilën në vitin 241 p.e.s. konsulli romak, Lutac Katuli, shkatërroi flotën kartagjenase në ishujt Egati të bregdetit perëndimor të Sicilisë. Për më tepër, romakët i prenë rrugën Hamilkar Barkës për në Afrikë.

E ndodhur ngushtë, Kartagjena nuk pa rrugëdalje tjetër, veçse të bënte paqe me Romën. Sipas kushteve të Traktatit të paqes të nënshkruar në vitin 241 p.e.s., Kartagjena njohu zyrtarisht pushtimin romak të Sicilisë dhe i pagoi Romës një haraç të madh prej 3200 talantash. Në këtë mënyrë, Sicilia u bë e para provincë romake, domethënë i pari zotërim romak jashtë Italisë.

Disfata e Kartagjenës në Luftën e Parë Punike nuk ishte ndonjë katastrofë me pasoja të tilla fatale, saqë ta nxirrte atë përfundimisht nga skena politike ndërkombëtare. Kartagjena humbi Sicilinë dhe asgjë më shumë.

Ajo që humbi ishte fare mikroskopike për të. Prandaj, edhe pas disfatës që pësoi, Kartagjena mbeti përsëri një nga shtetet më të fuqishme të kohës dhe për këto arsye rivaliteti i saj me Romën në luftën për hegjemoni e sundim në Mesdhe vazhdoi më tej. Ja përse një luftë e re midis tyre ishte e paevitueshme.

Dhe vërtet, pas paqes, të dyja palët filluan të përgatiteshin për luftë. Për të kompensuar humbjen e Sicilisë, ushtria kartagjenase me H. Barkën në krye, zbarkoi në vitin 237 p.e.s. në Spanjë dhe filloi luftën për pushtimin e saj. Qysh më parë një varg qytetesh në bregdetin jugor të Spanjës u përkisnin kartagjenasve.

Në burimet historike dokumentare për H. Barkën, ndër të tjera, thuhet se ai, para nisjes për në Spanjë, i çoi djemtë e tij, midis të cilëve edhe Hanibalin e vogël nëntëvjeçar, në altarin e tempullit të Kartagjenës dhe i urdhëroi të betoheshin se do t’i qëndronin besnik atdheut dhe se do të mbeteshin përjetë armiq të Romës.

Pas nëntë vjetësh qëndrimi në Spanjë, në vitin 228 p.e.s., Barka u vra në një betejë me fiset iberike dhe komanda e ushtrisë kartagjenase në Spanjë i kaloi dhëndrit të tij, Hazdrubalit, në kohën e të cilit kartagjenasit themeluan në bregdetin jugiindor një qytet të ri, që e pagëzuan me emrin “Kartagjena e Re”. Ky qytet i ri u bë baza më e fuqishme e kartagjenasve në Spanjë. Minierat e argjendit, që gjendeshin aty, i sillnin shtetit kartagjenas të ardhura të mëdha. Një pjesë’të madhe të këtyre të ardhurave, Hazdrubah i përdori për zgjerimin, stërvitjen dhe modemizimin e ushtrisë mercenare, gjithmonë në funksion të përgatitjes për luftë me Romën.

Ndërkaq edhe Roma nuk rrinte duarkryq. Pavarësisht nga problemet e brendshme që kishte, ajo ndiqte një politikë të jashtme tepër aktive.

Në vitin 238 p.e.s., duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë poiitike të krijuar në Kartagjenë, pas Luftës së Parë Punike, Roma gjeti rastin e përshtatshëm dhe pushtoi zotërimet e saj: Sardenjën dhe Korsikën. Kështu ajo e ktheu Traktatin e paqes së vitit 241 p.e.s. në një copë letër pa vlerë. Me kaq paqja mori fund dhe në horizont u shfaq fantazma e luftës.

Gjatë dy luftërave mes ilirëve dhe romakëve, të zhvilluara në vitet 230 - 228 p.e.s. dhe 220 - 219 p.e.s., romakët pushtuan bregdetin lindor të Adriatikut si; Dyrrahun, Korkyrën, Apoloninë etj. Siç do të shkruante më vonë Polibi, pikërisht në atë kohë “Roma filloi të ushqente mendimin e guximshëm për nënshtrimin e botës”.

Në vitin 221 p.e.s. në krye të ushtrisë kartagjenase në Spanjë erdhi Hanibali, që ishte i biri i Hamilkar Barkës dhe asokohe nuk qe më shumë se 26 vjeç.

Hanibali ka hyrë në historinë botërore si një nga strategët, politikanët e diplomatët më të mëdhenj jo vetëm të antikitetit, por edhe të të gjitha kohrave. Duke evidentuar cilësitë e rralla të Hanibalit si komandant ushtarak, historiani romak, Tit Livi, ndër të tjera, thekson: “Si kalorës dhe si këmbësor, Hanibali s’kishte shok që t’i afrohej; i pari sulmonte në luftë, i fundit dhe vetëm pas betejës e linte fushën e luftës. ”

Gjithashtu Hanibali ishte dhe organizator i shkëlqyer. Siç kanë vënë në dukje historianët e vjetër, ai gëzonte një autoritet të jashtëzakonshëm në ushtrinë e vet. Hanibali ndoqi rrugën e paraardhësve të tij, atë të pushtimit të plotë të Spanjës. Në më pak se dy vjet ai nënshtroi gjithë Spanjën, me përjashtim të Saguntit, që ishte aleat i Romës.

Romakët disa herë radhazi i kishin kërkuar Hanibalit që të mos e prekte aleatin e tyre, por nuk i përfilli notat zyrtare të Romës, por bëri të kundërtën. Kështu, duke dashur ta provokonte atë, në vjeshtën e vitin 219 p.e.s. pushtoi edhe Saguntin. Romakët reaguan menjëherë. Ata dërguan ambasadorët e tyre në Kartagjenë, ku kërkuan që t’u dorëzohej Hanibali. Me qenë se qeveria kartagjenase e hodhi poshtë këtë kërkesë, atëherë në pranverë të vitit 218 p.e.s. Roma i shpalli luftë Kartagjenës.

Kështu, filloi Lufta e Dytë Punike, e cila në literaturën historike njihet ndryshe si “Lufta e Hanibalit”.

info@balkancultureheritage.com