Lufta e perëndive dhe mbretëria e Zeusit
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit

Lufta e perëndive dhe mbretëria e Zeusit

Ja pra tek është vendosur dekori në teatrin e botës. Hapësira është liruar, koha rrjedh, brezat do të pasojnë njëri-tjetrin. Poshtë është bota e nëndheshme, pastaj toka e pamat, ujërat, rrjedha e Oqeanit që qarkon gjithçka, dhe lart një qiell i mbërthyer. Ashtu siç është toka një seli e qëndrueshme për njerëzit e kafshët, po ashtu, atje lart, qielli i etertë është një vendqëndrim i sigurt për hyjnitë. Titanët, që janë perënditë e para në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, bijtë e Qiellit, e kanë, pra, botën në dispozicion. Ata do të zënë vend lart, majë maleve të tokës, aty ku do të vendoset edhe selia e qëndrueshme e hyjnive të vogla, Najadave, Nimfave të pyjeve, Nimfave të maleve. Sekush zë vend që të veprojë.

Në kupë të qiellit gjenden hyjtë Titanë, ata që quhen Uranidë, bijtë e bijat e Uranit. Në krye të tyre qëndron më i vogli, më i riu nga perënditë, që është një hyj dinak, tinëzar, mizor. Është pikërisht ai, Kroni, që nuk ngurroi t’i priste të atit organet seksuale. Duke guxuar të kryejë këtë veprim, ai zhbllokoi gjithësinë, krijoi hapësirën, i dhajetë një bote të diferencuar, të organizuar. Ky akt pozitiv ngërthen edhe një anë të errët, është njëkohësisht një gabim që kërkon shpagim. Sepse në çastin kur Qielli u tërhoq në vendin e vet përfundimtar, ai nuk ngurroi të lëshonte kundër të bijve, perëndive të para të individualizuara, një nëmë që më pas do të përmbushet, e marrë përsipër nga Erinitë e lindura nga gjaku i gjymtimit. Një ditë do të duhet që Kroni t’ua paguajë borxhin Erinive hakmarrëse të të atit.

Pra, pikërisht më i riu, por edhe më guximtari nga bijtë, ai që i dha krahun e vet dinakërisë së Gjeas për ta shkëputur Qiellin e për ta larguar prej saj, pikërisht Kroni do të bëhet mbreti i perëndive dhe i botës. Me të, përreth tij, qëndrojnë hyjtë Titanë, më poshtë se ai, por bashkëfajtorë me të. Kroni i ka çliruar, i ka nën mbrojtjen e vet.

Dy treshe të tjera personazhesh kishin lindur po ashtu nga përqafimet e Uranit dhe Gjeas; njëlloj si vëllezërit e tyre Titanët dhe ata kishin qenë të bllokuar në pëqi të Tokës. Këta janë tre Ciklopët dhe tre Hekatonkirët. Çfarë ngjet me ta? Gjithçka lë të hamendësohet se Kroni, ky hyj xheloz e i lig, gjithmonë në përgjim e në pritë, me frikën se mos po thurin ndonjë paudhësi kundër tij, i lidh ata me zinxhirë. Ai i lidh mirë e bukur me vargonj të tre Ciklopët, tre Hekatonkirët, e i degdis në botën e ferrit. Përkundrazi, Titanët dhe Titanidat, vëllezër e motra, do të bashkohen në marrëdhënie seksuale; sidomos Kroni me njërën prej tyre, Rean. Kjo e fundit shfaqet si një lloj Gjea e dytë. Rea dhe Gjea janë dy fuqi të kryehershme e të aferta. Megjithatë, diçka i dallon: Gjea ka një emër të qartë për çdo grek, Gjea quhet Tokë dhe është dheu. Ndërkohë që Rea është një person, i individualizuar, me një emër që nuk mishëron asnjë element natyror. Rea përfaqëson një aspekt më antropomorf, më njerëzor, më të veçantë se Gjea. Por, në thelb, Gjea dhe Rea janë si nënë e bijë, janë shumë të përaferta, shumë të ngjashme.

info@balkancultureheritage.com