Lufta e tretë kundër Romës
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Lufta e tretë kundër Romës

Pasi fitoi luftën e dytë me Maqedoninë, Roma u kujdes të forconte pozitat e saj në Greqi dhe të zinte këtu vendin e Maqedonisë. Për fia arritur qëllimit ajo shfrytëzoi me mjeshtëri kontradiktat që ekzistonin midis shteteve greke: duke përkrahur Lidhjen e Ahesë, asgjësoi lëvizjen e Nabisit në Spartë, më pas, u dha fund pretendimeve të Lidhjes Etole për hegjemoni në Greqi dhe, njëherësh me këtë, u preu rrugën synimeve të Antiohut të Sirisë mbi këtë vend. 

Në këto ngjarje mbretëria e dobët ilire, e varur dhe e lidhur me detyrime ndaj Romës, vepron si aleate e saj. Pleurati qe detyruar të dërgonte flotën e tij kundër brigjeve të Greqisë dhe të ndihmonte me këtë për fitoren romake mbi etolët në vitin 189 p.Kr.

Edhe Filipi V mori anën e romakëve: ai i ndihmoi ata kundër Nabisit dhe më pas edhe në luftën kundër etolëve dhe Antiohut. Duke u përzier me këtë luftë, Filipi shpresonte të përmirësonte pozitat e tij dhe u mundua t'i kthejë Maqedonisë një pjesë të tokave të humbura, por romakët e detyruan të tërhiqet në kufijtë e vitit 196 p.Kr., duke i dhënë të kuptonte se nuk kishin ndër mend të ndanin me të pozitat e fituara në Greqi.

Interesat e Maqedonisë u ndeshën përsëri me politikën agresive të Romës. Filloi një periudhë e re marrëdhëniesh të ndera, që çoi dalëngadalë në konfliktin e fundit të armatosur midis tyre. Përgatitjet për luftë gëlltitën për shumë vite me radhë burimet më të rëndësishme ekonomike dhe ngritën në këmbë forca të mëdha ushtarake. Lufta e ashpër politike, për të bërë aleatë dhe përkrahës, e shtriu konfliktin mbi një zonë të gjerë të Ballkanit dhe të Lindjes. Shtetet e kësaj zone dhe shtresat e ndryshme shoqërore u tërhoqën në konflikt sipas interesave të tyre politike e sociale.

 

Ardhja e Gentit në fuqi

Historia e Shtetit Ilir në këtë kohë është e lidhur ngushtë me përpjekjet që bëhen në Maqedoni dhe në Ballkan për të përballuar rrezikun e ri romak. Gjendja që u krijua pas luftës kundër etolëve dhe antiohut dhe ngjarjet që përcaktuan marrëdhëniet midis Maqedonisë e Romës, gjetën një vlerësim të ri në Iliri. Politika agresive e Romës, që synonte tani asgjësimin e plotë të Shtetit Maqedon, nuk mund të pritej mirë nga shtetet e vogla të Ballkanit, përfshi këtu edhe Shtetin e dobësuar Ilir. Gjendja e ekuilibrit që ishte krijuar nga prania e forcës maqedone dhe asaj romake, njëra përballë tjetrës në Gadishull, ishte i vetmi faktor që kishte siguruar, në një mënyrë ose në një tjetër, që nga lufta e parë maqedone, ekzistencën e këtyre shteteve. Prishja e kësaj gjendjeje nuk ishte në interesin e tyre. Duke vlerësuar drejt këtë rrezik forcat antiromake në Iliri u gjallëruan dhe u aktivizuan. Si pasojë, në vitet e fundit të sundimit të Pleuratit vihet re një kthesë në marrëdhëniet e mbretit ilir me Romën, që shprehet në largimin nga politika e tij e vjetër dhe në afrimin me Maqedoninë. Të dhënat numizmatike dëshmojnë për vendosjen e lidhjeve të ngushta ekonomike dhe politike midis Shtetit Ilir dhe Maqedonisë. Edhe prania e trupave ilire në përbërjen e gamizonit të Kasandresë, që na dëshmohet nga Livi dhe që sipas fjalëve të tij "i pat dërguar prej kohësh Pleurati", flet në favor të këtij mendimi.

Senati reagoi me forcë të madhe kundrejt qëndrimit të ri ilir, veçanërisht pas ardhjes në fuqi të Gentit, i cili pasoi Pleuratin në vitin 181 p.Kr. Politika romake u drejtua kundër mbretit të ri me tërë ashpërsinë e saj. Ai u akuzua si nxitës për rifillimin e piraterisë nga ana e ilirëve dhe për trajtimin e keq që po u bëhej gjoja aleatëve të Romës dhe qytetarëve romakë në Korkyra Nigra. Me këtë pretekst senati caktoi në vitin 178 p.Kr. një flotë të posaçme prej 10 anijesh, e cila do të vepronte në Adriatik për të majtur ujërat midis Ankonës dhe Tarantos nga flota ilire.

Brenda vendit mbreti u vu, jo pa nxitjen e Romës, përpara vështirësive edhe më serioze. Kundër tij u ngritën dalmatët, të cilët u shkëputën nga mbretëria. Përpjekje të tilla u bënë edhe nga krerë të fiseve të tjera. Gentit iu desh të bënte një luftë të ashpër kundër aristokracisë së lartë me tendenca proromake, e cila kishte përkrahës edhe në oborrin mbretëror. Në këtë luftë ai nuk u ndal as përpara sakrifikimit të vëllait, Platorit, të cilin politika romake synonte ta vinte në fron në vend të tij.

Politika e Jashtme e Gentit

Duke qenë në marrëdhënie të ndera me Romën, Genti u kujdes të vendosë marrëdhënie të mira me fqinjët ballkanikë. Qysh në fillim të sundimit të tij ai ia arriti të lidhë marrëdhënie miqësore me fqinjën lindore, mbretërinë dardane. Këto marrëdhënie mbreti i përforcoi me një martesë dinastike dhe, sado e ndërlikuar që u bë më vonë gjendja politike në Ballkan, burimet nuk na thonë që ato të jenë prishur.

Por bazën e politikës së jashtme të Shtetit Ilir në këtë kohë e bënin marrëdhëniet miqësore me Maqedoninë. Synimet ekspansioniste të Romës kishin diktuar një politikë të tillë qysh në vitet e fundit të sundimit të Pleuratit. Tani, në kohën e Gentit, vazhdimi i kësaj politike bëhej edhe më i nevojshëm, sepse, në fund të viteve '80 dhe sidomos gjatë dekadës së re, senati e shtoi presionin politik mbi shtetet e Ballkanit dhe në mënyrë të veçantë mbi Maqedoninë dhe mbretërinë ilire. Për vitet e para të sundimit të Gentit, burimet letrare nuk i ndriçojnë marrëdhëniet e tij me sundimtarin e Maqedonisë, Perseun, por në këto burime mund të vihet re qartë një paralelizëm në qëndrimin armiqësor të Republikës ndaj tyre. Nga ana tjetër, materiali numizmatik dëshmon, siç pamë, për lidhje të ngushta ekonomike dhe si rrjedhim edhe politike midis mbretërisë ilire dhe Maqedonisë.

Duke zbritur më poshtë, në prag të luftës së fundit maqedone marrëdhëniet e Gentit me Perseun na dokumentohen më mirë. Dy lajme të Livit, që lidhen me fundin e vitit 173 p.Kr. dhe fillimin e vitit pasues, hedhin dritë mbi këto marrëdhënie. Njëri ka të bëjë me vrasjen e Artetaurit, një dinasti të vogël që përkrahte politikën romake diku në Iliri, ndoshta në zonën e pushtuar nga romakët, dhe që në burimet na paraqitet si një aksion i kombinuar i Perseut dhe i Gentit. Lajmi tjetër bën fjalë për dy sulme të Gentit kundër tokave të Isës dhe përkon në kohë me aktivitetin që zhvillon Perseu për të përmirësuar pozitat e tij në jug dhe në lindje. Këto ngjarje që shkaktojnë shqetësimin e romakëve dhe të aleatëve të tyre, janë pasqyruar te Livi, i cili na thotë se, krahas delegatëve që vijnë nga lindja, me ankesa kundër Perseut, delegatë nga Isa vijnë para senatit për të akuzuar Gentin se "ishte në një mendje me mbretin e Maqedonisë dhe se të d\j së bashku po përgatisnin luftën kundër romakëve"17'. Gjendja ishte e tillë që u impononte të dy sovranëve nevojën e veprimeve të bashkërenduara për të përballuar rrezikun romak, që sa vinte e bëhej më kërcënues. Megjithatë, është fakt se, duke u përgatitur për t'i bërë ballë këtij rreziku, të dy sovranët nuk donin një konflikt të hapur me Romën, fuqia e së cilës nuk ishte për të mos u përfillur. Prandaj Genti, ashtu siç bën edhe Perseu, u shpejtua të dërgonte delegatë në Romë "për ta larë nga fajet që e ngarkonin isasit"'. Senati nuk pranoi të bisedonte me të dërguarit e mbretit dhe në rrugë të vet i bëri të ditur atij pakënaqësinë të shoqëruar me kërcënim. Duke dashur nga ana tjetër që ta izolonte plotësisht Perseun, senati provoi ta bindë Gentin që të shkëputej nga miqësia me mbretin maqedon dhe të bashkonte armët e tij me ato të romakëve. Genti qëndroi në pozitat e tij dhe delegati romak u kthye në atdhe i dyshuar se ishte korruptuar me të hollat e mbretit ilir. Këtu përpjekjet romake për të tërhequr Gentin nga ana e tyre ndërpriten.

Kështu, në pragun e luftës kundër Maqedonisë, kur Roma zhvillonte një veprimtari të ethshme diplomatike dhe presion të madh politik, për të izoluar Perseun, sundimtari ilir nuk mori anën e Republikës. Livi e paraqet Gentin me një qëndrim të lëkundshëm, por faktet tregojnë se as këtë radhë, as më pas, mbreti ilir nuk tregon shenja lëkundjeje në qëndrimin e tij ndaj Romës. Është vetëm përgatitja e pamjaftueshme që do të vazhdojë ta pengojë për të dalë në fushën e betejës kundër saj.

Lufta e Tretë Iliro-Romake

Kështu, në çastin kur konflikti kishte arritur në kulmin e tij, mbreti ilir kishte vendosur për luftën kundër Romës, duke e zgjedhur këtë si të vetmen rrugë për mbrojtjen e pavarësisë politike. Vendimi i tij u prit me entuziazëm në Maqedoni, në Rod dhe duhet menduar edhe në vise të tjera të Ballkanit, sepse ngjallte një shpresë të re për fitoren mbi romakët.

Genti nuk vonoi të vepronte’96. Pasi kishte grumbulluar në Lis një forcë të konsiderueshme prej 15.000 vetash u hodh në sulm. Me forcat kryesore u drejtua kundër qytetit Basania, i cili, siç na ka mbërritur në tekstin e Livit, ishte 5 milje nga Lisi. Ky qy tet ishte në aleancë me romakët. Genti u mundua ta bëjë për vete me anë të bisedimeve, por, pasi nuk pranoi të nënshtrohet, e rrethoi. Ndërkaq, të vëllanë Karavandin e dërgoi me 1.000 këmbësorë dhe 50 kalorës në veri për të nënshtruar fisin e Kavëve. Qyteti Dum e priti mirë, kurse qyteti tjetër Karavand i mbylli dyert. Nuk pati sukses Genti edhe në operacionet detare. Flota e tij prej 80 anijesh që ishte dërguar të shkretonte tokat rreth Dyrrahut dhe Apollonisë dhe, me sa duket, të vendoste kontrollin mbi rrugën detare që lidhte të dy brigjet e Adriatikut, u thye në afërsi të Apollonisë në ndeshjen me flotën romake dhe qe detyruar të tërhiqet në drejtim të veriut.

Pas kësaj romakët, që kishin përqendruar ndërkaq forcat e tyre në Genus, u drejtuan kundër mbretit në Basania. Forcat romake dy herë më të mëdha në numër e detyruan të tërhiqen dhe, pasi pushtuan qendrat e rëndësishme gjatë rmgës, u gjendën para mureve të Skodrës. Nga boshllëku që është krijuar në tekstin e Livit, për fat të keq, nuk i njohim hollësitë e këtyre veprimeve luftarake.

Qëndresën e fundit Genti e bëri në Skodër. Ai shpresonte shumë në këtë qytet që e kishte zgjedhur si kryeqendër të mbretërisë, sepse pozita e tij ofronte një mbrojtje të sigurt. Dhe me të vërtetë i rrethuar nga dy lumenj, Klausali dhe Barbana dhe i fortifikuar mirë, qyteti mund të përballonte me sukses një rrethim të gjatë. Por mbreti nuk diti ta organizonte mirë mbrojtjen. Në vend që forcat ilire të qëndronin brenda mureve rrethuese të qytetit dhe f i shmangeshin përleshjes në fushë të hapur, pranuan betejë aty ku armiku me epërsinë e tij numerike i theu keqas. Pasi dështuan dhe përpjekjet e vëllait të tij Karavantit, për të grumbulluar forca të tjera nga krahinat përqark, Genti u dorëzua.

Dhjetë ditë më vonë, pas rënies së Skodrës, në betejën që u zhvillua në Pydna, u shkatërrua përfundimisht dhe ushtria maqedone. Njëherësh me Ilirinë dhe Maqedoninë, romakët nënshtruan edhe Epirin. Genti dhe Perseu bashkë me familjet e tyre, me plaçkë e robër të shumtë lufte u dërguan në Romë.

Kështu, morën fund dy shtetet e fuqishme të Ballkanit dhe me këtë qe përcaktuar përfundimisht edhe fati i Lindjes. Pas kësaj pushtuesit romakë do t'i kenë duart e lira për t'u shtrirë me lehtësi në krahinat e tjera të Ballkanit dhe të pellgut të Egjeut.

info@balkancultureheritage.com