Lufta etolo-siriane
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Lufta etolo-siriane

Që në vitin 192, në Korkyrë e në Epir erdhën trupa të reja romake, me qëllim që të parandalonin ndonjë ndërhyrje në Greqi të Antiohut III, i cili ishte bashkuar me etolët. Përfaqësia epirote e dërguar tek Antiohu në Halkidë ishte mjaft domethënëse lidhur me situatën në bregdetin adriatik dhe jonian: “Epirotët i luteshin që të mos i tërhiqte në luftë kundër romakëve dhe të kishte parasysh se trojet e tyre përbënin, nga ana e Italisë, frontin për të gjithë Greqinë. Nëse mbreti kishte mundësi që, duke u vënë në krye të tyre, t’ua garantonte sigurinë, ata ishin të gatshëm ta prisnin krahëhapur në qytetet dhe në portet e tyre, por, nëse qëllimi i tij nuk do të ishte i tillë hë për hë, ata i kërkonin të mos u mbante mëri në qoftë se druheshin që te përkrahnin njëluftë kundër romakëve”, shkruan Polibi (XX, 3,1-4). Orvatja e Haropit nuk ishte e padobishme, sepse planet për fushatë ushtarake që kishte hartuar Hanibali kishin të bënin drejtpërsëdrejti me Epirin: kartagjenasi i kishte këshilluar në fakt Antiohut dhe aleatëve të tij që ta vendosnin flotën përpara Korkyrës, ne mënyrë që t’i pengonin romakët për të zbarkuar atje, ndërsa trupat tokësore në trojet e Bylisit (in Bullinum agrum, shkruan Tit Livi, XXXVI, 7, 18-19), në veri të luginës së lumit Aoos. Ashtu siç qe përpjekur të vepronte edhe Filipi V, plani ishte që të ndalej përparimi i romakëve fare pranë bregdetit, në rast se flota nuk ia dilte mbanë të pengonte çfarëdolloj zbarkimi. Deti Adriatik dhe deti Jon dëshiroheshin sërish si. kufij. Përkrahja që Filipi V u dha ushtrive romake e prishi këtë plan dhe vendi ku u mund Antiohu qenë pikërisht Termopilet. Epiri u trajtua në mënyrë të vrazhdë nga Roma, e cila ishte vënë në dijeni për negociatat e tij të fshehta në Halkidë, ndërsa Ambrakia, që ishte në duart e etolëve, u shkatërrua nga rrethimi fitimtar i udhëhequr nga konsulli M. Fulvi Nobilior (189).

info@balkancultureheritage.com