Lufta me Austrinë

Lufta me Austrinë

Ndërkohë erdhi lajmi se disa anije muslimane të humbura në Mesdhe ishin sulmuar nga korsarët venëdikas. Ndërsa popullsia e Moresë ishte Ortodokse, dhe tani që gjendej nën sundimin katolik të venedikasve, ishte pro osmanëve. Në atë kohë, Karadagu (Karadag) (Mali i Zi - v.p.) u revoltua kundër Devletit Osman, por Koprylyzade Numan Pasha, valiu i Bosnjës e shtypi këtë revoltë.

Venedikasit i strehuan rebelët e Karadagut osman. Sadrazami Ali Pasha marshoi drejt Moresë, dhe në të njëjtën kohë edhe Donanma-jë Hymajun u nis drejt saj. Gadishulli i Moresë u rihap ndaj Islamit bashkë me disa qytete të tjera në vitin 1127/1715. Morea u nda në 1400 rrethe si "këllëç timarë" dhe Ajdënllë Mehmed Agai u caktua zyrtar i lartë i Moresë.

Ali Pasha dërgoi një letër drejtuar austriakëve, për të siguruar asnjanësinë e tyre, kur ai të ishte i angazhuar në luftën me Venedikun, duke u shpjeguar atyre se venedikasit kishin shkelur kushtet e Traktatit të Karlovidt. Por, austriakët ishin të ndërgjegjshëm për faktin që osmanët kishin rimarrë Morenë, që iu ishte lënë venedikasve sipas Traktatit të Karlovicit, dhe mendonin se kishte ardhur radha e tyre për të humbur atë që kishin fituar nga i njëjti traktat. Austria kishte nënshkruar Traktatin e Rashtadit me Francën, në vitin 1723, pas luftërave të trashëgimisë, dhe dëshironte të fitonte kohë që të përgatitej për luftë kundër osmanëve. Ata kishin mbajtur të burgosur për 4 muaj të dërguarin osman, dhe më pas e kishin kthyer atë mbrapsht bashkë me një letër.

Austria nënshkroi një traktat me Venedikun më 15 prill 1716, dhe i dërgoi një letër Devletit Osman, në të cilën shkruhej se Morea duhej ti jepej Venedikut. Për këtë arsye, Sadrazami Ali Pasha u hodh në Iuftë kundër tyre, në betejën e Petervara-dinit në vitin 1128/1716, gjatë të cilës ai mori plagë fatale. Jeniçerët, pasi sulmuan trupat austriake dhe morën një pjesë të topave të tyre, u tërhoqën menjëherë në Beograd, pasi morën lajmin e martirizimit të Sadrazamit dhe shkatërrimin e krahut të djathtë të ushtrisë osmane. Austriakët nuk i ndoqën pas trupat osmane, por kapërcyen lumin e Danubit në jug, morën Timi-shoarën pas 3 muajsh rrethimi, dhe vazhduan avancimin e tyre drejt Beogradit, të cilin e rrethuan në vitin 1129/1717. Sadrazami Halil Pasha u përpoq ta shpëtonte qytetin, por nuk arriti, dhe përfundimisht Beogradi ra në duart e austriakëve në vitin 1129/1717.

Në betejën e Petervaradinit, Sadrazami i ri Nevshehirli Ibrahim Pasha (1717-1730) ishte dëshmitar i paraqitjes së dobët të ushtarëve jeniçerë dhe u bind se ata ishin shumë të korruptuar për të luftuar kundër Austrisë. Për këtë arsye, ai propozoi nënshkrimin e menjëhershëm të traktatit të Pasarovidt (Porofës), në vitin 1130/1718, sipas të cilit osmanët i dorëzuan Timi-shoarën dhe Beogradin Austrisë, si dhe disa vende të tjera në Adriatik venedikasve. Megjithatë, Veziri i Madh Nevshehirli Ibrahim Pasha arriti t/i përmirësonte financat e Devletit, dhe pati një sukses të veçantë në uljen e shpenzimeve vetëm brenda pak vitesh. Por, nisma e tij për organizimin e Lale Devri luksoz (periudha e festivaleve të tulipanëve) i nxiti njerëzit që të ngriheshin në revoltë kundër vezirit të madh, që përfundoi dhe me vdekjen e tij, në vitin 1143/1730.

info@balkancultureheritage.com