Në vitin 1135/1723, afganët ngritën krye kundër Safevitëve, morën Isfahanin dhe rrëzuan një herë e përgjithmonë sundimin e Safevitëve në Persi. Ky akt i nxiti Emirët Sunnitë të Dagestanit (në rajonin verior të Kaukazit) që të betoheshin për besnikëri ndaj Devletit Osman, që, nga ana e tij, caktoi njërin prej tyre, Davudin, si Han të Shirvanit. Ushtria osmane mori Tiblisin dhe emëroi Hanin Shenevar në drejtimin e tij, si dhe në drejtimin e Hemedanit, Revanit, Ganxhes dhe Tebrizit.
Sadrazami Ibrahim Pasha emëroi shumë nga të afërmit e tij në pozicionet kyçe të Devletit. Ky nepotizëm e nxiti popullin të ngrihej në revoltë dhe ta rrëzonte Sulltan Ahmedin III në vitin 1143/1730. Mahmudi e trashëgoi fronin si Sulltani i ri osman.