Lufta me Rusinë
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Lufta me Rusinë

Pasi rusët i kthyen Persisë kështjellën e Derbendit dhe disa vende të tjera, lidhën një traktat me të kundër osmanëve. Ky ishte një veprim i zgjuar nga ana e rusëve. Duke i dhënë Persisë disa avantazhe të vogla, Rusia arriti të siguronte kalimin e Persisë në anën e saj, në luftën kundër Devletit Musliman Osman. Por kjo ishte dhe një tradhti nga ana e Persisë, një tradhti që nuk mund të kapërcehej lehtë, për ata që e kishin kryer. Me anë të këtij traktati, Persia kreu një gabim të rëndë, që e vendosi atë në anën e një vendi jomusliman të fuqishëm kundër një Devleti musliman.

Ndërkohë, rusët shkelën traktatin e tyre të paqes me osmanët, duke sulmuar në vitin 1143/1730 kështjellën e Azakut dhe Ozit (Odesës) dhe u sulën kundër Krimesë. Për pasojë, Sulltan Mahmudi dërgoi Sadrazamin Silahdar Mehmed Pashanë për ta zgjidhur këtë situatë. Ushtria osmane mbërriti në Babadagë (Babadagi), por austriakët e vonuan avancimin e tyre, me pretekstin se ishin duke biseduar për paqen, ndërkohë që në të vërtetë e kishin sulmuar territorin osman, duke shkelur kështu në mënyrë flagrante traktatin e fundit të paqes me osmanët.

Mehmed Pasha nuk ishte një komandant me shumë përvojë dhe, për këtë arsye, çështjet e Devletit iu besuan Osman Halis Efendiut. Por ky i fundit, nuk pranoi të dërgonte pajimet dhe municionet e nevojshme në garnizonet e Ozit (Odesës), Benderit dhe Vidinit, me pretendimin se ky do të ishte një shpenzim i panevojshëm, ndërkohë që, sipas gjykimit të tij, arritja e një traktati paqeje ishte afër. Për pasojë, mosdërgimi i armatimeve çoi në dorëzimin e kështjellave strategjike të Azakut, Ozit dhe Këllburunit në duart e Rusisë. Kjo disfatë i kushtoi jetën Osman Halis Efendiut, ndërsa Silahdar Pasha u shkarkua nga posti i tij si Sadrazam, dhe në vendin e tij u emërua komandanti i kështjellës Bender, Abdullah Pasha. Në këtë rast, osmanët morën një mësim nga hadithi sherifi, sipas të cilit:

"Nëse çështjet (e rëndësishme) i besohen një personi të paaftë, atëherë duhet të pritet një fatkeqësi (dështim) prej tij."

Ushtria ruse sulmoi Gadishullin e Krimesë, por populli i saj i transferoi orenditë e veta. shtëpiake në vende të sigurta në male, dogji grurin dhe, sa herë që kishte mundësi, e shqetësonte ushtrinë ruse. Megjithatë, ushtria pushtuese ruse e dogji dhe e shkatërroi gadishullin dhe u detyrua të tërhiqej përfundimisht, duke lënë pas më shumë se 20.000 ushtarë të vdekur apo të humbur.

info@balkancultureheritage.com