Lufta me Rusinë
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Lufta me Rusinë

Pavarësisht faktit se vendimet e konferencës ishin kundërshtuar për shkak të ndikimit të Mid'hat Pashait, shpresa për paqe nuk kishte humbur ende, edhe pse Cari rus, Aleksandri II, ishte i shqetësuar nga Britania. Për këtë arsye, Ignatievi, ambasadori rus në Stamboll, zhvilloi një vizitë zyrtare në kryeqytetet evropiane, ku edhe diskutoi mbi situatën, dhe 6 fuqi të mëdha: Britania, Franca, Gjermania, Austria, Italia dhe Rusia nënshkruan Protokollin e Londrës më 31 mars 1877/16 Rebi'ul Evvel 1294. Ata ia dërguan me telegraf këtë Protokoll të shkurtër qeverisë osmane, duke i kërkuar asaj një pjesë toke për Malin e Zi, fillimin e reformave nga qeveria osmane në Bosnjë e Hercegovinë dhe Bullgari, dhe uljen e numrit të ushtrisë osmane. Rusia i dërgoi edhe një notë tjetër, ku i kërkonte qeverisë osmane të dërgonte një ambasador në Shën Petërburg, për të diskutuar reduktimin e numrit të ushtrisë ruse, pasi osmanët të kishin reduktuar numrin e tyre të ushtrisë. Qeveria osmane e kundërshtoi koncesionin e tokës për Karadagun (Malin e Zi) dhe kërkoi një reduktim të njëkohshëm të të dy ushtrive, osmane dhe ruse. Ata gjithashtu kërkuan që ndërkohë që ambasadori osman do të dërgohej në Rusi, duhet të dërgohej dhe ambasadori rus në Stamboll, më 10 prill 1877/26 Rebi'ul Evvel 1294.

Duke hamendësuar se Devleti Osman do ta kundërshtonte Protokollin e Londrës, rusët nënshkruan një traktat të fshehtë me Rumaninë, sipas të cilit kjo e fundit do t'i lejonte ushtritë ruse të kalonin Danubin, dhe do t'i ndihmonin ata në sulmin kundër territorit osman.

Duke qenë se në këtë mënyrë kishte përgatitur sfondin e nevojshëm politik dhe kishte përfunduar përgatitjet ushtarake, Rusia i shpalli luftë Devletit Osman më 24 prill 1877. Sulltan Abdylhamidi II iu kërkoi të gjitha palëve nënshkruese të Trak-tatit të Parisit, të zbatonin detyrimet e tyre dhe të vinin në ndih-më të tij. Por, shtetet evropiane nuk u përfshinë në këtë problem, për të cilin ata ishin zotuar nëpërmjet nënshkrimit të trak-tatit. Pasi kishte marrë në kontroll Detin e Zi, Cari i Rusisë planifikoi të pushtonte një pjesë të Anadollit, dhe të arrinte deri në Gjirin Iskenderun në Mesdhe. Ushtria ruse pushtoi Dobruxhën, Zishtovën dhe Tërnovën duke masakruar shumicën e popullsisë muslimane në këto vende, ndërsa Nikopoli ra pas një qëndrese mbresëlënëse. I zemëruar nga këto prapaskena, Sull-tan Abdylhamidi II ndryshoi komandantët e ushtrisë osmane dhe Sylejman Pasha arriti ta pengonte për një kohë të gjatë në Shipka, ushtrinë ruse, që ajo të mos kalonte në Bullgari. Njëra nga njësitë ushtarake ruse pushtoi Vidinin, por u ndalua në Plevne nga Osman Pasha dhe mbrojtja në Shipka dhe Plevne ndaloi sulmin e vrullshëm rus drejt Stambollit. Nga ana tjetër, Ahmed Muhtar Pashai kishte mbrojtur Karsin për një kohë të gjatë, në frontin lindor kundër sulmit rus. Në shenjë vlerësimi të përpjekjeve të tyre, Sulltan Abdylhamidi nderoi me titullin gazi Osman Pashanë dhe Ahmed Muhtar Pashanë. Por, në mbledhjen e Parlamentit të 7 Dhilhixhxhes 1294/13 dhjetorit 1877, qeveria u kritikua dhe, në fakt, u gjend në një situatë jo të këndshme dhe të turpshme, për shkak të përparimeve të trupave ruse në Evropë dhe në Lindje. Megjithatë, Sulltan Abdylhamidi argumentoi se ai kishte respektuar fjalën e tij, se do të mblidhte Parlamentin, por ky i fundit ishte sjellë në një mënyrë të papërgjegjshme, dhe për këtë arsye kishte merituar vendimin e tij për ta shpërndarë në mënyrë të menjëhershme.

info@balkancultureheritage.com