Lugatet
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Lugatet

Ne Mai te Zi, kam pare se ekziston besimi ne lugatin, te cilin ata e quajne ”tenac”. Te behesh lugat, ata i thone ”potenciti se”. Lugati eshte burre ose grua, i vdekur, qe ngrihet nga varri dhe ben pune te keqija, naten. Kufoma duhet te ruhet me kujdes sepse, po te kaperceje nje mace siper saj, me siguri, do te behet lugat. Mua ne thoshin se, deri edhe kohet e fundit, kishte pasur raste vdekjesh per shkak te lugatit. Veprat e tyre duket se perzihen me ato te shtriges vjeshtica”, sepse per te dyja keto krijesa thuhet se thithin gjak.

Ne luginen e Cermnices tregohej nj e histori e çuditshme. Nje djale i ri dashuronte nje vajze por prinderit e saj, si? eshte zakoni, e kishin fejuar tashme qekur, keshtu qe ajo ishte e detyruar te martohej kunder vullnetit te saj me ate qe e kishin fejuar. Dashnori i saj iku i deshperuar nga Mali i Zi dhe vdiq jashte atdheut. Pas vdekjes se tij, ai u kthye ne vendin e tij si lugat dhe e vizitonte gruan naten. Shume e frikesuar nga kjo gje, ajo u tregoi disa fqinjeve te saj. Me lugatin ajo lindi nje femije dhe Kerstoja qe e njihte, me siguronte seriozisht se ishte krejtesisht si  njeriu i vdekur dhe s'mund te vihej ne dyshim qe ai ishte i ati. Meqenese ai kishte vdekur jashte, ishte e pamundur te beje gje me lugatin dhe te ndaloje vizitat e tij. Nje kufome qe dyshohet se eshte lugat mund ta ndalosh te ngrihet nga varri duke e shpuar me nje hu, dhe per kete, druri i murrizit eshte me i pelqyeri. Popi mund te ndihmoje ne kete ceremoni; kufomen mund ta nxjerrin nga varri me ane te hunjve prej murrizi dhe pastaj ta djegin ose ta gjymtojne. Nje menyre per te zbuluar nese nje kufome eshte lugat eshte prova me nje mez te zi pa asnje shenje te bardhe, te cilin e shtyjne qe te kaloje mbi varr. Ne qofte se mezi nuk pranon ta kaperceje, kjo do te thote se eshte lugat. Stefan Dushani ne nenin 20 te Kodit te tij, thote keshtu per kete praktike: ”Ne qofte se te vdekurit nxirren nga varri per qellime magjie dhe i djegin, fshati ku ndodh kjo do te gjobitet dhe popi qe ka qene i pranishem, shkarkohet nga detyra.” Por ligji ka deshtuar; ceremonia nuk eshte zhdukur akoma.

Edhe he Bosnje besonin shume ne lugatin; ketu ate e quanin ”lampif’ ose "vukodlati” (fjale per fjale, flok i ujkut) fjale qe i pergjigjet bishes, njeriut-ujk.

Shume qeveritare austriake vendas me kane thene se ne vitet e para te pushtimit austriak, djegia e trupit te lugateve ndodhte shpesh. Qeveria e ndaloi kete praktike, gje qe shkaktoi shume pakenaqesi. Nje rast i koheve te fundit (ma treguan me 1906) ishte shkaktuar nga shperthimi i tifos se zorreve ne Vlasenice. Nje djale i ri vdiq. Gruaja e tij u semur dhe ajo betohej se, naten, ishte kthyer bum i saj dhe i kishte pire gjak. Fshataret e trembur kerkonin ta nxirmin nga varri dhe ta digjnin kufomen e tij. Autoritetet e ndaluan kete gje. Atehere lugatin filluan ta shohinetadegjojne shume njerezqeupinte gjak. Pesembedhjete vete ydiqen. Do te ishte interesant te mesoje me siguri se sa vete vdiqen nga tifoja e zorreve dhe sa te tjere per shkak se besonin se e kishin te paracaktuar te vdisnin nga lugati.

Une kam pare shpesh te semure qe s'pranonin te mermin ushqimin, sepse besonin se pas nje jave do te vdisnin dhe shume prej tyre, qe tashme pothuajse kishin mbaruar, i kam sjelle ne vete dukeu dhene me force veze dhe raki. Shpejtesia me te cilen e bente efektin e vet kjo pije, ishte dipka zbavitese. Pas nje ore, i semuri kerkonte perseri nje pije te title dhe vendoste te jetonte. Pa ate, ai me siguri do te kishte vdekur, meqenese te gjithe njerezit e shtepise thoshin vazhdimisht: ”Ti do te vdesesh dhe s'benin perpjekje qe ta detyronin te haute.

S'ka dyshim se besimi ne viziten fatale te lugatit, ka shkaktuar vdekjen.

Qysh me terheqjen e pushtetit te qyteteruar te Austrise ne Bosnje, eshte raportuar per nje rast te ri te djegies se kufomes.

info@balkancultureheritage.com