Lukani
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Lukani

Lukani, i nipi i filozofit të shquar romak, Seneka, lindi në Kordovë me 3 Nëntor të vitit 39 të e. sonë. Që në fëmijëri Lukani u dallua për një pjekuri të parakohshme intelektuale. Mësoi tek mësuesit më të mirë të kohës. Që në moshë të re thuri poemën "Iliaca", mbi luftën e Trojës, dhe një vjershë "Catachtonion" ku këndon zbritjen e një heroi të panjohur në botën tjetër. Në Athinë kaloi siç ishte zakon atëherë, një kurs perfeksionimi. U ftua pastaj nga Neroni, i cili e donte ta kishte në rrethin e miqve të tij. Por më vonë kjo miqësi u shndërrua në armiqësi. Pjesëmarrja në komplotin e Pisonit kundër Neronit i kushtoi Lukanit jetën; ai u dënua me vdekje më 30 Prill të vitit 65 të e. sonë.

Vepra kryesore e Lukanit "Pharsalia", e vetmja vepër e ruajtur por e papërfunduar nga shkaku i vdekjes së tij tragjike, është një poemë e madhe e ndarë në 10 libra. Subjekti i saj është lufta në mes Cezarit dhe Pompeut, por pas Farsalës dhe pas vdekjes së Pompeut të kënduar në librin e tij të VIII, fillon tregimi i ndërmanjeve të reja ushtarake. Kjo vepër ka më tepër rëndësi letrare se sa historike.

Gjatë përshkrimit poetik të ngjaijeve të luftës civile, një pjesë e të cilave u zhvillua edhe në vendin tonë, Lukani u këndon megjithëse kalimthi edhe vendeve ku u fortifikuan ushtritë e dy pretendentëve romakë para se Cezari të sulmonte Dyrrahin.

Libri II

Përtej deti i gjerë shtrihet, qoftë kur anijet me vela

shkojnë drejt skelave të tua o Kerkyrë, qoftë kur majtas synohet

Epidamni ilir, duke u drejtuar drejt valëve të Jonit.

Këtu strehohen varkëtarët, kur Adriatiku të gjitha fuqitë e veta

i vë në lëvizje, dhe kur Keraunia fshihet ndërmjet reve, dhe kur

Sasoni kalabrik, zhduket nën valët shkumbëzuese.

Libri V

Por kur nata iku

Një re ia mori shkëlqimin ditës dhe detrat pak nga pak

u tronditën deri në thellësi, dhe ua lëvizi Kerauninë varkëtarëve.

Prandaj anijet filluan të rrëmbehen dhe deti i shqetësuar flotën

e vuri në lëvizje; dhe me erë dhe përkrahjen e valëve

u avit dhe çengelat në rërën e Palestës hodhi .

Fusha e parë pa se prijësat zunë vend në shatore afër njëri-tjetrit

dhe këtë /tokë/ i shpejti Genus dhe Apsi i qetë

e rrethojnë me brigje. Që të kalojnë anijet në Aps

bëhet shkaktare një baticë të cilën me pabesi e tërheq një valë e lehtë.

Por në Genus, bomat herë të shkrira prej diellit, herë prej shiut

derdhen: As njëri, as tjetri nuk lodhen me një rrjedhje të gjatë,

por kur i afrohen bregut nuk shohin veçse fare pak vende.

Libri VI

info@balkancultureheritage.com