Lukani
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Lukani

Lukiani ështe shkrimtar grek i shek. II të e. sonë. Veprimtaria e tij me e madhe zhvillohet në kohën e Antoninëve. Lindi në Samosatë te Komagjenës, në breg të Eufratit, afërsisht midis viteve 120-125. Megjithëse në fëmijëri qe dhënë mbas artit të skulptures, prindërit e dërguan të studiojë letërsi, ku u dallua shumë në satirë dhe retorikë sofistike. Ai u bë një nga personalitetet më të ditura dhe më me kulturë të kohës së tij.

Lukiani ushtroi ofiqe administrative në Antiohi, brodhi, duke mbajtur konferenca nëpër vende të ndryshme të Azisë, Greqisë, Italisë dhe Galisë, dhe u vendos pastaj përgjithnjë në Athinë. Këtu u mor edhe me filozoft. Në pleqëri u bë sekretar perandorak në Egjipt.

Ai dallohet si një shkrimtar shumë prodhues. Nga prodhimtaria e tij janë ruajtur vepra të shkruara pjesërisht në formë dialogësh, pjesërisht në formë tregimesh. Në këto vepra, Lukiani, me një humor të lehtë përshkruan teoritë filozofike të kohës së tij dhe kritikon në mënyrë të hapur dhe pa u trembur kontradiktat dhe anët qesharake në legjendat për perënditë, sektet fetare, të metat dhe dëshirat e kota të njerëzve, etj.

Nga veprat e tij janë për t'u përmendur dialogët e përmbledhur në dialogët e perëndive, dialogët e detit dhe dialogët e të vdekurve.

Te Lukiani gjejmë disa të dhëna me interes mbi Bardhylin dhe Pirron.

Veprat

Adv. Ind 21 (III 149)

Thonë edhe për Pirro Epirotin, burrë për të tjera i admirueshëm, se u prish në një mënyrë të tillë nga lajkatarët, saqë besonte se ishte i ngjashëm me Aleksandrin...

Macr. 10 (III 196)

Bardhyli, mbreti ilir, thuhet se luftoi mbi kalë në luftën kundër Filipit, kur ishte 90 vjeç.

Nav. 7 (III 216)

Timolau: Varkëtari, burrë i mirë dhe i zoti për të biseduar, më tha se mbasi u nisëm nga Fari me një erë jo shumë të fuqishme, ditën e shtatë arritëm në Akamantë, pastaj me erën e Zefirit që na kundërfrynte u sollëm tërthorazi gjer në Sidon dhe së andejmi, duke rënë në një shtrëngatë të fortë, ditën e 10 erdhëm tek helidonët përmes Aulonës, ku për pak të gjithë do të ishin mbytur në ujë. Dikur e kam provuar edhe vetë, duke lundruar pranë helidonëve sa lart ngrihej dallga në këtë vend dhe sidomos kur fryn era Liva, e përzier me jugun.

Amor. (II210)

Likynos: Kur po mendoja për të lundruar për në Itali, m'u sigurua një anije e shpejtë nga ato me dy sërë lopatash, të cilat duket se i përdorin sidomos liburnët, fis që ka ndejen në gjirin e Jonit...

Laps. II (1332)

Meriton të përmendet edhe Pirro Epiroti, burrë i cili pas Aleksandrit, në çështje ushtarake zinte vendin e dytë dhe që i ka sjellë mijëra ndryshime fatit. Ky, pra, i lutej perëndive, u bënte fli dhe u bënte dhurata, por kurrë nuk kërkoi prej tyre fitore ose dinjitet më të madh mbretëror, lavdi dhe pasuri të tepëruar; lutej vetëm për një gjë: të ishte i shëndoshë, sepse po të kishte këtë, të tjerat do t'i kishte vetë me lehtësi, dhe kujtoj se ai mendonte shumë mirë, duke arsyetuar kështu, se asnjë dobi nga të mirat e tjera nuk ka përderisa mungon shëndeti.

info@balkancultureheritage.com