Mënyra se si Roma mbërriti në perandori (350-140 para Jezu Krishtit)
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Mënyra se si Roma mbërriti në perandori (350-140 para Jezu Krishtit)

Ndërkohë që Roma zmadhohej përmes mjeteve që feja dhe idetë e asaj kohe kishin vënë në dispozicion të saj, në të gjitha qytezat e madje edhe në Romë, kishin nisur të shfaqeshin, gradualisht, një numër ndryshimesh shoqërore dhe politike, të cilat po ndryshonin njëherazi si qeverisjen e njerëzve, ashtu dhe mënyrën e tyre të të menduarit. Këtë revolucion e kemi përshkruar më sipër; ajo që vlen të nënvizohet këtu është se ky revolucion përputhet me zhvillimin e madh të fuqisë romake. Këto fakte që kanë ndodhur në të njëjtën kohë, nuk mund të thuhet se kanë qenë të shkëputura prej njëri-tjetrit. Pushtimet e Romës nuk do të ishin aq të lehta, në rast se shpirti i vjetër i qytet-shteteve nuk do të ishte shuar asokohe kudo; po kështu, është e vështirë të besohet se regjimi i qytet-shteteve do të binte aq shpejt, nëse pushtimi romak nuk do t'i kishte dhënë atij goditjen përfundimtare.

Midis ndryshimeve që kishin ndodhur në gjirin e institucioneve, në zakone, në besime, në të drejtën, kishte ndryshuar natyrë edhe vetë patriotizmi dhe ky përbën një prej faktorëve që ka kontribuar më shumë në zhvillimin e madh të Romës. Më lart kemi treguar se cila ishte ndjenja që mbizotëronte në periudhat e para të qytezave. Kjo ndjenjë ishte pjesë e fesë; njerëzit e donin atdheun pasi ata donin perënditë mbrojtëse të tyre, pasi tek ato, ata gjenin pritanenë, zjarrin hyjnor, kremtimet, lutjet, himnet, ndërkohë që jashtë fesë nuk kishte as perëndi, as kult. Patriotizmi rridhte njëherazi nga besimi dhe nga feja. Por kur kastës priftërore iu hoq e drejta për të sunduar, ky lloj patriotizmi u zhduk bashkë me të gjitha besëtytnitë e vjetra. E megjithatë dashuria për qytezën nuk u zhduk, por ajo mori një formë të re.

Atdheu nuk duhej më për fenë apo perënditë e tij; tani ai duhej vetëm për ligjet, për institucionet, për të drejtën dhe për sigurinë që ai u jepte pjesëtarëve të tij. Shihni, për shembull, në rastin e përshpirtjes funebre që Tuqididi vendos në gojën e Perikliut, se cilat janë arsyet që e shtyjnë atë të dojë Athinën: kjo qytezë kërkon që "të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit"; "që ajo t'u japë njerëzve lirinë dhe t'u hapë atyre rrugën e nderimit; që ajo të ruajë rendin publik, të sigurojë autoritetin e magjistratëve, të mbrojë të dobëtit, të ofrojë për të gjithë kremtime dhe festa, të cilat janë edukimi i shpirtit". Dhe oratori përfundon, duke thënë: "Ja përse Iuftëtarët kanë parapëlqyer që më mirë të vdesin heroikisht sesa të lejojnë grabitjen e këtij atdheu; ja përse të gjithë ata që kanë mbijetuar, janë të gjithë të gatshëm të vuajnë dhe t'i përkushtohen atij." Pra, njeriu vazhdon ende të ketë detyrime ndaj qytetit; por këto detyrime nuk rrjedhin më nga i njëjti parim si dikur. Njeriu vazhdon të japë gjakun dhe jetën e tij, por kjo gjë nuk bëhet më për të mbrojtur hyjninë e tij kombëtare dhe vatrën e të parëve; ai e bën këtë për mbrojtjen e institucioneve të qytezës, prej të mirave të të cilave ai përfiton.

Por ky patriotizëm i ri nuk pati saktësisht të njëjtat efekte si edhe patriotizmi i epokave të lashta. Meqenëse zemra nuk ishte më e lidhur me pritanenë, me perënditë mbrojtëse, me tokën e shenjtë, por vetëm me institucionet dhe ligjin dhe kur këto të fundit, në gjendjen e paqëndrueshmërisë ku gjendeshin atëherë të gjitha qytezat, ndryshonin shpesh, patriotizmi u kthye në një ndjenjë të luhatshme e të paqëndrueshme, të varur nga rrethanat e të nënshtruar ndaj të njëjtave luhatje si edhe vetë qeverisja. Atdheu nisi të duhej po aq sa duhej edhe vetë qeverisja politike që mbisundonte në çastin në fjalë; njeriu që i konsideronte Iigjet e vendit të tij të këqija nuk ndiente më asgjë që të mund ta mbante të Iidhur me të.

Në këtë mënyrë, patriotizmi i qytet-shtetit në shpirtin njerëzor do të dobësohej e do të shkonte drejt shuarjes. Tashmë, për njeriun, mendimi i tij ishte më i shenjtë se atdheu, e po kështu edhe triumfi i klikës ku ai bënte pjesë ishte më i shtrenjtë sesa madhështia apo lavdia e qytezës së tij. Gjithkush nisi të parapëlqente dhe të zëvendësonte qytezën e vendlindjes me qytezën ku ai shihte se institucionet ishin më të fuqishme dhe funksiononin. Atëherë, njerëzit nisën të largoheshin nga vendi i tyre më me dëshirë; ata nisën t'i druheshin më pak mërgimit. Ç'rëndësi kishte, tanimë, nëse dikush dëbohej nga pritaneja apo privohej nga uji lustral? Tashmë njerëzit nuk mendonin më aspak për perënditë mbrojtëse dhe mësonin shpejt të bënin edhe pa atdheun e tyre.

Rruga për të kaluar nga kjo gjendje në gjendjen ku njerëzit mund të rroknin armët kundër qytezës së tyre, nuk do të ishte shumë e gjatë. Ata nisën të bashkoheshin edhe me qyteza armike, vetëm e vetëm që partia e tyre të triumfonte dhe ata të kishin pushtet në të. Nga dy argianët, njëri parapëlqente më shumë qeverisjen aristokratike, pra ai donte më shumë Spartën sesa Argosin; tjetri parapëlqente demokracinë, pra ai donte Athinën. As njëri, as tjetri nuk ishin fort të Iidhur pas pavarësisë së qytezës së vet dhe nuk e kishin të vështirë të thoshin se ishin qytetarë të një qyteze tjetër, me kusht që kjo qytezë të mbështeste klikën e vet në Argos. Si te Tuqididi, ashtu edhe te Ksenofoni shohim se kjo mënyrë të menduari ishte pikërisht ajo që do të shkaktonte dhe do të mbante ndezur për një kohë të gjatë luftën e Peloponezit. Në Plates, të pasurit bënin pjesë në partinë e Tebës dhe të Spartës, demokratët ishin pjesëtarë të partisë së Athinës. Në Korkyrë, klika popullore ishte për Athinën dhe aristokracia për Spartën12. Athina kishte aleatë në të gjitha qytezat e Peloponezit dhe Sparta kishte të tillë në të gjitha qytezat joniane. Tuqididi dhe Ksenofoni pajtohen mes tyre, kur thonë se nuk kishte më asnjë qytezë, ku partia popullore e saj të mos ishte ithtare e Athinës dhe aristokracia ithtare e Spartës13. Kjo luftë mishëron përpjekjen e përgjithshme të grekëve për të vendosur kudo të njëjtin ndërtim, nën hegjemoninë e së njëjtës qytezë; por njëra palë kërkon aristokracinë, nën mbrojtjen e Spartës, pala tjetër kërkon demokracinë, me mbështetjen e Athinës. E njëjta gjë ndodhi edhe në kohën e Filipit: në të gjitha qytezat, partia aristokratike ushqente, me të gjitha forcat e saj, dëshirën për të sunduar Maqedoninë. Në kohën e Filopemenit, rolet ishin përmbysur, por ndjenjat mbeteshin të njëjta: partia popullore pranonte të sundohej nga Maqedonia, ndërkohë që të gjithë ata që ishin për aristokracinë, i ishin bashkangjitur Lidhjes Akease. Kështu, dëshirat dhe pasionet e njerëzve nuk kishin më për objekt qytezën. Të paktë ishin ata grekë që nuk qenë të gatshëm të sakrifikonin pavarësinë e qytet-shtetit të tyre, me kusht që të kishin ndërtimin politik që ata dëshironin.

Për sa u përket njerëzve të ndershëm e skr upulozë, përçarjet e përhershme, dëshmitarë të të cilave ata qenë, ua kishin neveritur regjimin e qytet-shtetit. Këta njerëz nuk mund të ushtronin më një ndjenjë dashurie ndaj një forme shoqërore, ku duhej luftuar çdo ditë, ku i varfri dhe i pasuri ishin në luftë të përhershme mes njëri-tjetrit, ku ata shihnin alternimin pa fund mes dhunës popullore dhe asaj aristokratike. Tani, ata uronin daljen nga ky regjim, i cili, pasi kishte prodhuar njëfarë madhështie, nuk mimd të prodhonte më veç vuajtje dhe urrejtje. Do të niste kështu të ndihej nevoja e daljes nga sistemi i qytet-shteteve dhe arritja e një tjetër forme qeverisjeje, të ndryshme prej asaj të qytet-shtetit. Shumë njerëz do të ëndërronin, më së paku, vendosjen e një pushteti sovran mbi qy tezë, i cili do të mbikëqy rte ruajtjen e rendit dhe do t'i detyronte shoqëritë e vockla grindavece të jetonin në paqe. Në këtë kuadër, Focioni, një qytetar i mirë, i këshillonte bashkatdhetarët e vet të pranonin autoritetin e Filipit, duke u premtuar përkundrejt këtij çmimi, mirëkuptimin dhe sigurinë.

Në Itali, punët nuk shkonin më ndryshesesa në Greqi. Qvtezat e Latiumit, Sabinës, Etrurisë, ishin përfshirë dhe trazuar nga të njëjtat revolucione e luftëra, dhe dashuria ndaj qytezës ishte në zhdukje e sipër. Ashtu siëdhe në Greqi, gjithkush përqafonte me dëshirë një qytezë të huaj, për të arritur të impononte mendimet dhe interesat e veta në qytezën e tij.

Kjo gjendje mendore e njerëzve, do të kthehej në fat të madh për Romën. Ajo përkrahu kudo aristokracinë dhe kjo e fundit, kudo, do të bëhej aleate e saj. Le të përmendim disa shembuj. Gens-i Klaudia e braktisi Sabinën, si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve të pafund dhe u vendos në Romë, pasi institucionet romake i pëlqenin më shumë se ato të vendit të vet. Në të njëjtën epokë, shumë familje latine do të vendoseshin në Romë kur në të sapo ishte vendosur sundimi i patriciatit, sepse ato nuk e donin regjimin demokratik të Latiumit'4. Në Arda, aristokracia dhe plebenjtë ishin në Iuftë mes tyre, plebenjtë thirrën në ndihmë Volskët, por aristokracia ua dorëzoi qytezën romakëve'5. Etruria vlonte nga përçarjet; Veii kishte rrëzuar qeverisjen aristokratike; qyteza u sulmua nga romakët, ndërkohë që qytezat e tjera etruske, ku sundonte ende aristokracia priftërore, nuk pranuan të ndihmonin Veianët. Legjenda shton se, në këtë luftë, romakët grabitën një ogur veian dhe mundën të bënin për vete disa orakuj, të cilët u siguronin atyre fitoren; vallë, kjo legjendë, a nuk na jep mundësinë të shohim se ishin priftërinjtë etruskë ata që ua hapën dyert e qytezës romakëve?

Më pas, kur Kapua ngriti krye kundër Romës, u pa se kalorësit, domethënë trupi aristokratik, nuk morën pjesë në këtë kryengritje16. Në vitin 313, partia aristokratike u dorëzoi romakëve qytezat e Ausonias, Soras, Minturnës, Vescias17. Kur etruskët përfunduan mes njëri-tjetrit një aleancë kundër Romës, tek ata ishte vendosur forma qeverisëse popullore; në këtë koalicion nuk do të pranonte të hynte vetëm një qytezë, ajo e Arretiumit; kjo si rrjedhojë e faktit se në Arretium sundonte ende aristokracia. Kur Hanibali ndodhej në Itali, të gjitha qytezat ishin pre e trazirave; por këtu nuk bëhej fjalë për pavarësinë; në çdo qytezë, aristokracia ishte për Romën dhe plebenjtë për kartagjenasit.

Mënyra e qeverisjes së Romës pasqyron preferencën e vazhdueshme që aristokracia kishte për të. Seria e revolucioneve që kishte përfshirë të gjitha qytezat, kish nisur edhe në Romë, ndonëse disi më e ngadaltë. Në vitin 509, kur në krye të të gjitha qytezave latine ishte vendosur një tiran, në Romë ishte vendosur pushteti i aristokracisë. Më pas, demokracia do të vendosej edhe atje, por kjo do të ishte një demokraci shumë më e kufizuar dhe më e reduktuar. Pra, qeverisja e Romës do të ishte më e gjatë se në çdo qytezë tjetër, e Ilojit aristokratik, duke u bërë kështu, për një kohë të gjatë, shpresë për partinë aristokratike të krejt qytezave të tjera.

Më në fund, demokracia do të arrinte të triumfonte edhe në Romë; por, pavarësisht nga kjo, atje procedurat dhe ato që mund të quhen dinakëritë e qeverisjes, do të mbeteshin aristokratike. Nëpër kuvendet e centurive, votat ndaheshin sipas pasurisë. Edhe në kuvendet e fiseve, nuk ndodhte aspak ndryshe; në fushën e së drejtës, duket sikur nuk kishte kurrfarë dallimi; mirëpo, në fakt, klasa e varfër, e veçuar siç qe në katër fise qytetare, gëzonte të drejtën e vetëm katër votave, përkundrejt tridhjetë e një votave të klasës së pronarëve. Zakonisht, asgjë nuk ishte më e qetë sesa këto kuvende; në to fliste vetëm kryesuesi i kuvendit ose ai, të cilit ai i jepte fjalën; në to nuk dëgjohej asnjë orator; diskutimet ishin të pakta; në pjesën më të madhe të kohës, gjithçka reduktohej vetëm në votimin me po ose jo dhe në numërimin e votave; meqenëse veprimi i fundit ishte tejet i ndërlikuar, ai kërkonte shumë kohë dhe shumë qetësi. Shtojmë këtu se Senati nuk ripërtërihej çdo vit, sikurse veprohej në qytezat demokratike të Greqisë. Ligjërisht, në çdo lustër të ri, ai përbëhej nga censorët; faktikisht, listat ngjasonin nga një lustër te tjetri, dhe anëtarët që nuk figuronin më në lista, përbënin një përjashtim; kësisoj, Senati ishte kthyer në një trupë thuajse rentiere, e cila zgjidhte vetveten dhe ku bijtë zinin vendin e baballarëve. Ai ishte kthyer në një trup oligarkik.

Zakonet kishin mbetur akoma më shumë aristokratike sesa institucionet. Në teatër, vendet e senatorëve ishin të rezervuara. Në trupën kalorësiake shërbenin vetëm të pasurit. Në një pjesë të madhe, gradat e ushtrisë u rezervoheshin kryesisht të rinjve që rridhnin nga familje të mëdha; Skipioni nuk ishte ende gjashtëmbëdhjetë vjeç, kur ai do të komandonte një skuadron.

Sundimi i klasës së pasur do të vazhdonte në Romë më gjatë se në çdo qytezë tjetër. Arsyet qenë dy. Njëra është se Roma mundi të realizonte pushtime të mëdha dhe fitimet do të shkonin kryesisht në favor të klasës tashmë të pasur; krejt tokat e grabitura të të mundurve do të kalonin nën zotërimin e saj; ajo shtiu në dorë tregtinë e vendeve të pushtuara, duke i bashkangjitur asaj edhe përfitimet e jashtëzakonshme që siguronte vjelja e taksave dhe administrimi i provincave. Këto familje do të pasuroheshin nga brezi në brez jashtëzakonisht shumë dhe secila prej tyre do të kthehej në një fuqi më vete përkundrejt popullit. Arsyeja e dytë ishte se romakët, qoftë edhe romaku më i këputur, ushqenin një respekt të lindur për pasurinë. Ndërkohë që klientela e vërtetë ishte zhdukur prej kohësh, dukej sikur ajo ishte rigjallëruar përmes nderimit që u bëhej pasurive të mëdha; nuk do të vononte shumë dhe do të bëhej zakon që proletarët të shkonin çdo mëngjes për të përshëndetur të pasurit dhe t'u kërkonin atyre ushqimin e përditshëm.

Nuk mund të thuhet se në Rornë, Iufta mes të pasurve dhe të varfërve shihej ndryshe nga ç'shihej edhe në të gjitha qytezat e tjera. Por ajo do të shpërthente vetëm në kohën e vëllezërve Grak, domethënë pas përfundimit të pushtimeve. Megjithatë, në Romë, kjo Iuftë nuk do të merrte kurrë natyrën e dhunës që ajo kishte pasur kudo tjetër. Populli i varfër i Romës nuk e lakmonte me zjarr pasurinë; ai i ndihmoi pa zemër Grakët; ai nuk deshi të besonte se këta reformatorë punonin për të dhe i braktisi ata në çastin vendimtar. Ligjet agrare, aq shpesh të paraqitura përpara syve të të pasurve si të rrezikshme për ta, popullin do ta linin thuajse gjithnjë indiferent dhe ai do të shkaktonte vetëm trazira të një Hoji sipërfaqësor. Shihet qartë se atij i mungonte dëshira e madhe për të zotëruar tokë; edhe kur atij i ofrohej mundësia për të përfituar nga shpërndarja e tokës publike, domethënë e atyre tokave që ishin pronë e shtetit, atij nuk i shkonte kurrsesi ndër mend të zhvishte të pasurit nga pasuritë e tyre. Si pasojë, gjysmë prej një respekti të lashtë e të ngulitur thellë dhe gjysmë prej zakonit që ai ishte mësuar të mos punonte, atij i pëlqente të jetonte mënjanë, si hije e të pasurve.

Klasa e pasur pati zgjuarsinë të pranonte në gjirin e saj familjet më të shquara të qyteteve të nënshtruara apo të aleatëve të saj. Të gjithë ata që ishin të pasur në Itali, do të arrinin pak nga pak të formonin klasën e pasur të Romës. Rëndësia e kësaj shtrese nuk do të reshtte së rrituri dhe ajo do të kthehej në zot të shtetit. Ajo do t'i ushtronte magjistraturat e vetme, pasi ato kushtonin shtrenjtë për t'u blerë; ajo ishte e vetmja që mbushte radhët e Senatit, pasi për të qenë senator, cetis-i i kërkuar ishte shumë i lartë. Kësisoj, do të krijohej një realitet i çuditshëm, ku pavarësisht prej faktit që ligjet ishin demokratike, do të arrihej në formimin e një fisnikërie dhe ku populli, edhe pse i gjithëfuqishëm, do të pranonte që ajo të ngrihej mbi të, duke mos iu kundërvënë kurrë në mënyrë të vërtetë.

Kështu pra, në shekullin e tretë dhe të dytë para erës sonë, Roma ishte qyteti më aristokrat në pikëpamje qeverisjeje përkundrejt çdo qyteti tjetër të Italisë apo Greqisë. Së fundmi nënvizojmë se, nëse në çështjet e brendshme Senati ishte i detyruar të mbante parasysh edhe turmën, në fushën e politikës së jashtme ai ishte zot absolut. Ishte ai që priste ambasadorët, që përfundonte aleancat, që shpërndante provincat dhe legjionet, që ratifikonte aktet e gjeneralëve, që vendoste kushtet që u imponoheshin të mundurve; sende këto, të cilat kudo ishin atribut i kuvendeve të popullit. Të huajt, në marrëdhëniet e tyre me Romën, nuk kishin të bënin kurrë me popullin; ata dëgjonin të flitej vetëm për Senatin dhe ata ushqeheshin me idenë se populli nuk kishte kurrfarë pushteti. Ky është opinioni që një grek i shpreh Flaminiusit: "Në vendin tuaj, i thotë ai, qeveris pasuria dhe gjithçka tjetër i nënshtrohet asaj'9."

Prej këtu do të rezultonte që në të gjitha qytezat, aristokracia do t'i kthente sytë nga Roma, do të mbështetej mbi të, do e pranonte atë si mbrojtësen e saj dhe do të lidhej pas pasurisë së saj. Kjo bëhej edhe më e pranueshme nisur nga fakti që Roma nuk ishte për askënd qytet i huaj: sabinët, latinët, etruskët, të gjithë shihnin tek ajo një qytezë sabine, një qvtezë latine apo një qvtezë etruske dhe grekët besonin se tek ajo gjendeshin edhe vetë ata.

Kur Roma do të shfaqej mbi Greqi (199 para Jezu Krishtit), aristokracia do të hidhej në krahët e saj. Në atë kohë, pothuaj askush nuk mendonte më se si të zgjidhte mes pavarësisë dhe nënshtrimit; për shumicën e njerëzve, çështja që shtrohej për zgjidhje ishte vetëm ajo midis aristokracisë dhe partisë popullore. Në të gjitha qy tezat, partia popullore përkrahte Filipin, Antiokun apo Perseun, ndërsa partia aristokrate përkrahte Romën. Te Polibi dhe te Tit-Livi mund të shohirn se, nëse në vitin 198 Argosi u hapi portat e tij maqedonasve, kjo erdhi si rrjedhojë e faktit që në pushtet ishte populli; një vit më vonë, do të ishte partia e të pasurve ajo që do t'u dorëzonte qytezën e Opuntias romakëve; tek akarniasit, aristokracia do të përfundonte një traktat aleance me Romën, por një vit më vonë ky traktat do të prishej, pasi, ndërkohë, demokracia do të dilte fitimtare; Teba, në aleancë me Filipin për sa kohë që partia popullore ishte më e fortë, do të afrohet me Romën sapo në pushtet vjen aristokracia; në Athinë, në Demetriadë, në Focea, popullsia është kundër romakëve; Nabisi, tirani demokrat, është në luftë me ta; Lidhja Akease, për sa kohë qeveriset nga aristokracia i mbështet ata; njerëz ata parapëlqejnë më shumë sundimin romak se demokracinë; do të vijë një çast, kur në vetë Lidhjen Akease partia popullore do të ngrejë krye; nisur nga ky çast, Lidhja kthehet në armike të Romës; Diaeos dhe Kritolaos janë, njëherazi, prijësit e klikës popullore dhe gjeneralë të Lidhjes kundër romakëve; ata luftojnë trimërisht në Skarfea dhe në Leukopetra, ndoshta më pak në emër të pavarësisë së Greqisë sesa në emër të triumfit të demokracisë.

Këto fakte janë mjaftelokuente për të treguar se si Roma arriti të krijonte një perandori të madhe, pa shumë përpjekje. Fryma e qytet-shtetit po zhdukej pak nga pak. Ndjenja e pavarësisë po kthehej në një ndjenjë gjithnjë e më të rrallë dhe zemra njerëzore po kthehej gjithnjë e më shumë drejt interesave dhe pasioneve të partive. Qyteza po harrohej në mënyrë të pandjeshme. Pengesat, që dikur kishin ndarë qytezat dhe kishin krijuar aq shumë botë të ndryshme nga njëra-tjetra dhe ku horizonti i secilës prej tyre kufizonte dëshirat dhe mendimet njerëzore, po binin njëra pas tjetrës. Në krejt Italinë dhe Greqinë, tashmë nuk dalloheshin më veçse dy grupe njerëzish: nga njëra anë një klasë aristokrate; nga ana tjetër, një parti popullore; njëra kërkonte sundimin e Romës, tjetra e kundërshtonte atë. Ajo që do të dilte ngadhënjimtare ishte aristokracia dhe Roma do të krijonte perandorinë e saj.

info@balkancultureheritage.com