Magjite e mira ne Mai te Zi
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Magjite e mira ne Mai te Zi

Ne luginen e Cermnices, mua me treguan per nje mjekim te hemise qe e ushtronte nje ”grua e zgjuar”. Ajo kerkonte nje pagese rreth dy pensesh si dhe t’i dhuroje pak djathe dhe disa veze. Ajo duhej te dinte emrin e sakte dhe bratstvon e te semurit por prania e tij nuk ishte e domosdoshme. Ajo hidhte ca uje qe posa ishte mbushur ne nje ene me çep te gjate (ibrik) dhe e vinte mbi zjarr qe te ziente duke thene: ”Uje, po te therras tri here nga qielli ne toke lere zorren e z. X te kthehet ne vendit e saj.” Ajo bente kryq tri here mbi enen me uje. Kur valon uji, e derdh ate shpejt ne nje pjate metalike te ceket, duke i perseritur fjalet e mesiperme dhe zhyste 1 STyke teposhte, ne ujin e enes. Ndersa ibriku ftohej, nje sasi nga uji i enes do te ngjitej ne gryken e tij. Sa me lart te ngjitej uji, aq me mire per te semurin sepse, po keshtu, edhe zorra e z. X do te kthehej ne vendin e vet. Kjo gje perseritet $do dite, ensa i semuri te penniresohet. Per £do here kerkohet pagese e re. Mua me thane se ne Gjuhidol kishte pese a gjashte gra qe e praktikonin kete magji; ndodhte qe edhe malazezte jashte shtetit, kur i kapte kjo semundje, u shkruanin ne shtepi per t’ua here kete magji.

Ne Mai te Zi dhe ne Shqiperi, kur te kafshonte akrepi, perdomin si ilag te sigurt vajin ku ishte mbytyr nje akrep brenda. Marku mbante ne dritare gjithmone nje shishe plot me ilaç te tille.

Afer Njegushit, Kerstoja me tregoi nje shkemb te shpuar permes te cilit i kalonin femijet per t’i sheruar nga semundja. Kjo ka qene bere veganerisht ne kohen e epidemise se koleres, me 1860. Plaku Mitar, vellai i Kerstos, e mbante mend mire kete dhe tha se ata ishin perpjekur, gjithashtu, t’i vendosnin njerezit ne mes te nje fushe qe te plugonin rreth tyre me qellim qe t’i vegonin nga semundja, por, shtoiai me trishtim, kjo gje nuk kishte sjelle shume dobi.

Mora vesh se edhe ne luginen e Cermnices, deri kohet e fundit ishte praktikuar nje mbrojtje e tille kunder mortajes se gjedheve. Me te marre vesh lajmin se mortaja e lopeve kishte rene ne fshatin fqinje, te gjithe i urdheruan te grumbullonin kafshet e tyre ne nje are. Per kete u zgj odhen dy pende qe, te cilet duhet te ishin vellezer dhe te mos kishte pjelle vig prej tyre. Po ashtu, zgjodhen edhe dy te rinj, edhe keta ishin vellezer dhe s’ishin bere baballare. Qete i mbrehnin ne plug. Plugimi fillonte ne te dyja anet e kunderta te ares. Kur njeri plug arrinte te vendi ku kishte filluar tjetri, duke u perfunduar keshtu brazda qe rrethonte tufen e bagetive, fshataret e grumbulluar shtinin me pushket e tyre siper kopese dhe, atehere, secili merrte kafshet e veta ne shtepi. Ceremonia quhej ”oborivanje” (plugimi rreth e qark).

Shume besime rreth shtatzanise lidheshin, gjithashtu, me magjine. Nje grua me barre nuk duhej te shikonte gjarprin, sepse femija do t’i ngjante atij. Ajo nuk duhej as te shikonte dhe as te degjonte delen qe e themin sepse femija do te gerhiste; ajo s’duhej te haute mishin e nje lope qe ishte me vig, sepse femijes do t’i rritej nje gunge ne qafe.

Gruaja shtatzene mund ta marre vesh se g’do te linde, duke hedhur ca veze peshku te thata ne zjarr. Ne qofte se ato do te hidheshin perpjete ’’pop-pop”, ai do te jete djale; po te vershellenin dobet, do te dale vajze.

Ne qofte se deshiron digka gjate barres, ajo duhet te te mos preke me dore ndonje pjese te trupit te saj, sepse po t'i kete shkuar mendja, per vere dhe te vere doren mbi fytyre, femijes do fi dale nje njolle e kuqe po ne ate vend; ose, po te behet fj ale per qumesht, njolla do te jete e bardhe. Tufa flokesh te bardhe qe vihen re ne disa raste, thuhet se jane formuar per kete shkak. Po te deshiroje mish derri, femijes do t’i dalin disa qime te forta te kreshperuara peipjete, te vendi i prekur. Te gjitha keto jane orvatje per te shpjeguar tipare te vepanta te njerezve dhe besimetetillambizoterojne akoma, edhe ne Angli.

Ne qofte se ndokush kapercen permbi nje femije qe eshte ne djep, femija nuk do te rritet. Djepi duhet te ruhet me kujdesin me te madh. Ne themel te kesaj qendron me teper arsyeja sesa magjia, sepse, ne qofte se djepin e godet me shqelm ndonje qe kercen pa kujdes, kjo mund t’i demtoje shtyllen kurrizore dhe do te kishte ate rezultat qe permendem. Besimi se kapercimi i djepit e shkaktonte keqen, e mbron femijen.

Nuk eshte e lehte te thuash se ku mbaron magjia dhe ku fillon mjekesia. Ata qe kerkonin ndihmen e nje doktori europian, kishin kujdes qe trajtimin e tij ta plotesonin edhe me nuska e magji tamam si te semuret angleze qe do te vazhdonin te mjekoheshin me ndonje ila? qe ka patenten se te sheron me siguri dhe, ne te njejten kohe, ndjek receten e nje doktori.

Kur kujdesesha per te plagosurit bullgare ne Oher, me 1904, vura re qe nje femije i plagosur kishte te lidhur ne qafe nje monedhe argjendi greke te vjeter, me pamje te bukur. Une i kerkova nenes se femijes qe te ma shiste, por ajo me tha se per kete duhej te merrte leje ne shtepi. Kur e takova me vone, ajo me tha se kishte kerkuar pelqimin e njerezve te saj, por s'mund ta shiste. Ate ia kishin dhene femijes se saj qe ta mbante, duke e quajtur kete si nje favor te madh. Gjate shume brezave, ajo kishte qene ne kete familje dhe kishte mjekuar njerez pa numerim. Sa per kureshtje, e pyeta se me ?fare ?mimi e vleresonin dhe mora peigjigjen: ”As me tere arin e botes nuk mund te blihet ajo” Pergjigje qe e zgjidhi problemin.

Kudo ne Ballkan, nuskave te shkruara u vihet rendesi e madhe. Myslimanet shkruajne ne to fjali nga Kur’ani, te krishteret pjese te nxjerra nga Ungjilli. Ne serbisht, ketyre u thone ’’Zqpfs”. Ato mbyllen ne kuti argjendi qe, si nga serbet ashtu edhe nga shqiptaret quhen me ijalen turke ”hajmali”\ ose qepen ne kellefe lekure. Keta kane, zakonisht, forme trikendeshe. Shumica e grave katolike te Zadrimes, ne Shqiperi, mbanin dy krucifikse bronzi ne nje zinxhir dhe nje kellef lekure me nuske ne forme trekendeshi. Kellefe te tille vihen shpesh edhe ne briret e qeve. ’’Shkrimi” i te krishterit per te krishterin nuk sjell dobi; ai duhet te shkoje fshehtas qe te kerkoje nje te tille nga nje mysliman dhe anasjelltas.

Si prifterinjte ortodokse, ashtu edhe ata katolike, shkruajne nuska te panumerta; ata e palosin letren me trish, e pershkojne me nje fill spangoje dhe udhezojne qe te lidhet te vendi ku ndjehet dhimbja dhe fshataret bejne rrugen ne kembe me milje te tera per te siguruar kete ndihme. Ne Oher, kur po kontrolloja te semuret, para se t'i vizitonte doktori, takova ne nje forme te re trajtimi. Aty kishin sjelle nje femije me qafe te mbeshljelle me fashe te trashe. Kur ia hoqem mbeshtjellesen, pame se qafa i kishte marre nje ngjyre te purpurt te turbullt qe te shqetesonte, sikurta kishte ndrydhurkeq. Por kjo ishtenganuska e shkruar me boje kopjativ qe kishte leshuar ne lekuren e qafes! Nenen e perkedhelte shpresa se magjia kishte zene mire.

Si ne Shqiperi, ashtu edhe ne Mai te Zi, une kam pare myslimane ne mase qe shkonin ne kishe ose te ndonje faltore e permendur kristiane per te kerkuar sherim. Ne Kishen Ortodokse te Trinise se Shenjte, diten e festimit ne Plevlje, kam pare dy xhandare turq qe kishin sjelle nje te Qmendur me duart e lidhura prapa dhe e lane ate perballe altarit gjate sherbeses qe te mund te sherohej.

Shume mijera fshatare ortodokse, katolike dhe myslimane grumbulloheshm te Shtunen e Trinise te faltoija e shenVasil Ostrogut, ne Mai te Zi nje shenjtor thjesht malazias. Faltoija e nje shenjtori tjeter vendas ne manastirin e Piperit eshte, gjithashtu, shume e permendur. Menyra me e mire per te siguruar sherimin eshte qe te kalosh naten shtrire pertoke, me koken nen arkivol, duke mbajtur me vete reliket. Per kete, kerkohet nje gmim i madh. Mua me treguan se nje mysliman te goditur nga paraliza, e kishin sjelle nga Mostari mbi nje mushke dhe ai kishte paguar njezet e pese napolona qe te kalonte naten ne kete menyre. Te nesermen, ai u be mire dhe u kthye ne shtepj i lumtur. Por ai ishte mysliman qe nuk besonte dhe, pas pak, tha se nuk e kishte sheruar shenjtori, ai ishte sheruar vetiu. Te nesermen, ne mengjes, ai u zgjua i paralizuar perseri, kurse njezet e pese napolonat i gjeti nen jastek! Shenjtori ia hoqi mjekimin dhe ia ktheutehollat.

Nje nuske me shkrim te mire ben efekt te mire, kurse nje e title me shkrim te keq, vepron, gjithashtu, keq.

Kur isha ne Shkoder, nje oficer turk ra ne dashuri me nje vajze katolike. Ai veproi ndershmerisht dhe i kerkoi doren nga prinderit e saj. Per tmerrin e tyre, vajza jo vetem qe deshironte te martohej me te, por ajo shkoi edhe ne shtepine e nje te afermi te tij qe te jetonte aty deri sa te rregullohej martesa dhe e shpalli veten myslimane. Meqenese ajo nuk kishte amtur moshen, prinderit e saj u ankuan te kryepeshkopi, i cili nderhyri dhe ate e derguan ne shtepi. Pastaj, per ta larguar nga ndikimi i turqve, ate e nisen te miqte e tyre, ne Podgorice. Edhe ketu, ajo ngulte kembe me kokefortesi se deshironte te behej myslimane deri sa ata qe e kishin ne kujdes, vune re se ajo mbante nje nuske turke rreth qafes. Ata keputen lidhesen dhe e hodhen ate send ne zjarr dhe ja, pa u djegur mire ajo, vajza u be menjehere e krishtere perseri. Keshtu mbaroi ky roman i dhimbshem i saj dhe mua me thane se veshtire se ajo mund te gjente ndonjehere burre te mire per shkakte kesaj magjie fatale. Marku, ne te vertete, e quante fat te madh qe ata e, kishin zbuluar ate nuske shkaterrimtare dhe u tmerrua kur une shpreha keqardhjen per te.

 

info@balkancultureheritage.com