Genti, mbreti i ilirëve, një popull fqinj me maqedonasit, mbasi bëri aleancë me Perseun kundrejt treqind talentëve, një pjesë të të cilave i mori që më parë, hyri në Ilirinë e pushtuar prej romakëve dhe delegatët Perpenën e Petilin, që erdhën për këtë /ngjarje/ tek ai, i lidhi. I njoftuar për këto, Perseu nuk dërgoi më pjesën tjetër të të hollave si më përpara, kur ai /Genti/ luftonte për atë kundër romakëve.