Manastiret dhe kultura e tyre
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Manastiret dhe kultura e tyre

Gjatë krizës së madhe të shekujve III e IV, që pati si tipare të saj mohimin e kënaqësisë, asketizmin në lidhje me trupin, ushqimin, veshjen, seksin dhe intelektin, në Lindje, disa njerëz e kërkonin shpëtiminm larg prej të tjerëve dhe prej rrëmujës së qyteteve, duke u tërhequr në vetminë kolektive ose individuale. Arratija në shkretëtirë. Nga filiimi i shekullit V, ky model jete nis të përhapet në Perëndim, ku shfaqet një tip njeriu deri asajhere ende i panjohur: murgu, njeriu i vetmuar. Shkretëtira e vetmitarit perëndimor është pylli, që mbulonte hapësira të gjera në Europë. Murgjit ndërtojnë aty manastire, ku çojnë një jetë në bashkësi ose krijojnë ngujime fillestare heremitësh. Me valë të njëpasnjëshme, prej shekullit VIII, e më pas nga X në XII, Perëndimi do të vijë duke u populluar prej murgjish dhe heremitësh.

Murgjit nuk e braktisin krejtësisht qytetin. Që në fillim lindin manastire edhe në zonat urbane ose nënurbane - për shembull, në Romën e fundit të shekullit VI, nën shtysën e papës së ardhshëm Gregori i Madh, papë nga 590 në 604. Gjithsesi, siç do tashohim, vetëm gjatë Mesjetës së Vonë, rreth shekullit XIII, bashkësitë e tipit të ri (si për shembull urdhërat e lypsarëve) do të luajnë një rol të rëndësishëm në organizimin e qyteteve mesjetare.

Në shekujt VI, VII, e VIII mbërrijnë në kontinent murgjër irlandezë që zbresin deri në Italinë veriore, duke themeluar kuvende (Lyksëj, San Galo, Bobio) ku mbartin praktikat e tyre (të një asketizmi të rreptë gjer në skaj), sistemin e dënimeve të përshkallëzuara (penitencialet) dhe artin e tyre fantazues, të dëshmuar prej dorëshkrimeve në miniaturë, kryevepra origjinale me një bukuri të çuditshme. Kemi këtu një kufi të skajshëm të përkushtimit dhe të artit kristian.

Një nga institucionet italiane në manastire të shekullit VI do të njohë një sukses të bujshëm. Eshtë Rregulla e Shën Benediktit nga Norçia, themelues i manastirit të Montekasinos në Lacion jugor. Fama e urdhrit benediktin, i cili përfshin një numër të madh kuvendesh, i detyrohet karakterit të moderuar, të ekuilibruar dhe pragmatik të Rregullës, por edhe veprimeve të Karlit të Madh dhe Ludovikut të Devotshmit, që i ngarkuan Shën Benediktit të Anianos rishikimin e saj, duke ia imponuar më pas tërësisë së manastireve perëndimore.

Nga shekulli X, paralelisht me rritjen e të mirave materiale të Perëndimit, Klyni - një urdhër i fuqishëm, por që lidhet ngushtë me fisnikërinë feudale - krijoi një rrjet të ri manastiresh. Veç të tjerash, sidomos në Itali, u zhvillua një lëvizje e madhe heremitësh dhe me të lindën urdhëra të reja, që ecnin nën shembujt e thjeshtësisë evangjelike e të krishtërimit të hershëm (por pa dalë nga binarët e ortodoksisë). Mes tyre, urdhëri që pati suksesin më të madh qe ai i Sitosë, themeluar në Burgonjë më 1098, që mori famë prej një murgu të shquar të kësaj epoke, Shën Bernardi i Karavalës (1091-1153).

Manastiret mesjetare lëkundeshin mes dy polesh: penitenciali, që i jepte një rëndësi të madhe punës së krahut qoftë si formë dënimi qoftë si mjet që lejonte vetëmjaftueshmërinë ekonomike, pra shmangien e takimeve me botën e jashtme (gjë që i bëri shumë manastire faktorë të lulëzimit ekonomik në mjedisin rural e pyjor), dhe poli liturgjik, që i jepte përparësi opus Dei-vu shërbesës së Zotit, funksioneve, lutjeve, luksit të ceremonive që nderonin Zotin, fushë ku kryesonte Klynija.

Mes këtyre dy polesh, benediktinët ditën për mjaft kohë të mbanin në barazpeshë të dyja anët e peshores: puna e krahut dhe opus Dei, veprimtaria ekonomike dhe puna intelektuale e artistike. U zhvillua një kulturë shpesh e thellë, herë-herë e shkëlqyer, që kërkonte harmoninë mes "kënaqësisë së letrave dhe dashurisë për Zotin". Thuajse të gjitha manastiret kishin bibliotekën-punishte të tyre, scriptorium-in, ku kopjoheshin dhe ktheheshin në miniaturë dorëshkrimet. Sistemi i manastireve ndihmoi në nxitjen e fjaJës së shkruar. Ruminacioni në manastire, që ushqehej sidomos me leximin dhe meditimin e Biblës, i dha krishtërimit si fe e Librit kuptim të plotë, edhe pse në përgjithësi mjediset e manastirevë parapëlqenin interpretimin simbolik të Shkrimeve në dëm të interpretimit të fjalëpërfjalshëm.

Organizimi i manastireve dha veç të tjerash modele për matjen dhe zotërimin e kohës. Ndarja e ditëve në orë kanonike nga shërbesat e ndiyshme është një shembull i ndarjes së kohës që iu dha jetës së përditshme dhe shfaqja e këmbanave, të cilat përhapen në shekullin VII, do ta bëjë krishtërimin të jetojë për shekuj me rradhë nën ritmet e kohës së Kishës.

Duke praktikuar punën e krahut për penitencë, murgjit sidoqoftë i dhanë dinjitetin që i përkiste personit dhe statusit të tyre. Ata ndihmuan kështu në rehabilitimin e punës në sistemin e vlerave fetare dhe njerëzore.

Por murgjërit nuk hoqën dorë së predikuari arratinë dhe përbuzjen ndaj botës ifuga mundi, contempus mundi) dhe vazhduan t'i largonin të krishterët prej kërkimit të vetëdijshëm të progresit dhe vullnetit për të përmirësuar kushtet e jetës tokësore.

info@balkancultureheritage.com