Marrëdhëniet osmane-memluke

Marrëdhëniet osmane-memluke

Gjatë sundimit të Sulltan Muradit I, filluan marrëdhëniet e para midis osmanëve dhe memlukëve dhe u zhvilluan më tej  me Jëlldërëm Bajezidin, dhe veçanërisht pas aneksimit osman të Bejlikut të Karamanit, dhe bejlikeve të tjera në rajonin e Anadollit, kur këto dy fuqi u kthyen në vende fqinje. Në atë kohë, memlukët dominonin Egjiptin, Hixhazin, Sirinë, Jemenin dhe disa pjesë të tjera të Anadollit. Osmanëve nuk iu pëlqente qëndrimi i memlukëve ndaj bejlikeve të Ramazanogllut (Ramazanoglu) dhe Dulkadirogllut (Dulkadiroglu). Nga ana tjetër edhe memlukëve nuk iu pëlqente aneksimi osman i Bejlikut të Karamanit në Anadoll. Ata e pritën Xhemin në Kajro, sikur ai të ishte një sulltan dhe kjo ishte një ngjarje që shkaktoi rritjen e tensionit, që u shoqërua me përballjet e para midis tyre në Çukurova, në vitin 890/1485. Por, Sulltani hafsit i Tunizisë, Ebu Zekerijja Jahja, e frenoi këtë krizë dhe luajti një rol tepër të rëndësishëm për arritjen e paqes midis këtyre dy fuqive muslimane në vitin 896/1491.

info@balkancultureheritage.com