Nga Eordaia ishin Ptolemeu, i biri i Lagit, dhe Aristoni, i biri i Peisait.
Cynegeticus
(Mbi gjuetinë)
Atje ku fushat janë të përshtatshme si në Myzi, Geti, Skythi dhe lliri, gjuetia e drerëve bëhet me kuaj të racës skythe dhe ilire. Këta /kuajt/ për vrapim garash nuk janë të mirë, por megjithatë nuk janë për t'u përbuzur, duke i krahasuar me kuajt e Thesalisë, të Siqelisë apo të Peloponezit, pasi i qëndrojnë lodhjes.