Mbi detyrat e nëpunësve

Mbi detyrat e nëpunësve

Libri I

Bujaria më e madhe është që të blihen robërit, të nxirren nga duart e armikut, të shpëtohen njerëzit nga vdekja dhe më tepër gratë nga përdhunimi, t'u kthehen fëmijët prindërve të tyre dhe prindërit fëmijëve të tyre, të kthehen qytetarët në atdheun e tyre. Të gjitha këto janë të njohura nga shkretimi i Ilirikut dhe i Thrakisë. Nëqoftëse do mblidheshin në një vend të gjithë robërit, të cilët shiten gjithkund nëpër botë, ata nuk do mund të plotësonin numrin e robërve të njërës nga këto provinca. Kishte, mgjithatë, nga ata që i çlironte kisha, të cilët dëshironin të ktheheshin në skllavëri, që ishte më e rëndë se robëria, sepse e urrenin mëshirën e huaj.

info@balkancultureheritage.com