Mbi provincat konsulare

Mbi provincat konsulare

Ndërkaq kush prej jush nuk e di se çdo vit ahejtë i paguajnë një shumë të madhe M. Pizonit, dhe se të gjitha taksat doganore të Dyrrahut shkojnë në përfitim të Pizonit?...

Oratio de aruspiciis responses

(Ligjëratë përgjegje aruspiceve)

Kush nuk e di që Platori, nga Orestida - krahinë e lirë e Maqedonisë, njeri i përmendur dhe bujar në këtë vend, shkoi delegat në Thesalonik tek ky perandori ynë (kështu e quajti ai veten). Ky meqë nuk mundi t'i merrte të holla, e burgosi dhe aty futi mjekun e tij për t'i prerë damarët me një barbarizëm të tmerrshëm, një delegati, një aleatit tonë, një miku, një njeriu të lirë. Ai nuk desh të gjakoste sëpatat e tij, por njollosi emrin romak me një krim të tillë që nuk mund të lahet veçse me gjakun e fajtorit. Cilët janë ata kriminela që përdorin mjekun e tyre jo për të shëruar por për të vrarë?...

info@balkancultureheritage.com