Mbishkrimet
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Mbishkrimet

Blatimet e Orakullit të Dodonës ndahen në dhurata votive, me ose pa mbishkrime, dhe lamela orakullore, tabulate plumbi ose fletë bakri ku klientët e orakullit, persona privatë a institucione politike, shkruanin pyetjet për vërtetësinë e asaj që kishte ndodhur dhe parashikimin e asaj çka do të ndodhte. Si të tilla ato klasifikohen në pyetje të rëndomta, si e Lysanit nëse e shoqja Anyla barrën e ka me të a me ndonjë tjetër dhe pyetje me pasoja për rrjedhën e historisë (si ajo e Aleksandrit Molos për nisjen a jo të ekspeditës Italike Strab. 6. 15). Si i tillë orakulli i Dodonës ishte një bankoprovë për çka kish ndodhur dhe fabrikë parashikimi për të ardhmen.

Sot, në magazinat e Dodonës gjenden mbi 2500 lamela, prej të cilave janë publikuar 167, shumica në vitin 1878 (dy vjet pas gërmimeve të para), në vitet 20 të shekullit të shkuar dhe fare pak në vitet 50/60 të këtij shekulli. Në lamelat e publikuara, i përmenden emrat e 75 ad-i resatëve: 18 institucioneve politike dhe 57 personave privatë. Nga institucionet politike, 6 janë federata shtetërore dhe 12 qytete.

Nga 6 federatat shtetërore, përveç Mondaitëve të palokalizuar qartë,885 të tjerat janë federata etnike autoktone (Bylinë: shek.III p.e.s., Molosë: mesi shek. IV p.e.s., Kaonë: IV/III p.e.s.” Atintanë: IV p.e.s., Arktanë: IV/III p.e.s.).

Nga 20 lamelat e 12 qyteteve, 7 i përkasin 5 qyteteve autoktonë (nga 2 Dodona, shek IV/III p.e.s. dhe Oriku v. 480-460, shek. III p.e.s.),nga një Hemara, shek. IV p.e.s., Onhesmi/Satanda, shek IV p.e.s. dhe Foinike/Finiqi, v. 330-320 p.e.s.) dhe 11 të 5 qyteteve koloni në territorin ilir (Kerkyra/ Korfuzi, shek V-të. 300 p.e.s., nga 2 Epidamni/Durrësi, shek. VI/450 p.e.s. dhe Ambrakia/ Arta, shek. IV/III p.e.s. nga një Farosi/Hvari, 385 p.e.s. dhe Apollonia, 4 p.e.s.

Prej lamelave të qyteteve koloni, së paku 4 i përkasin. Prej lamelave të qyteteve koloni, së paku 4 i përkasin kohës kur këto qytete ishin nën sovranitetin ilir. Së fundi 2 lamela i përkasin qyteteve të Magna Graecias/Italisë Jugore (Tarant, Heraklea Lukania). Por surpriza më befasuese e Orakullit të Dodonës nuk janë tabulatet e qyteteve dhe njësive shtetërore autoktone. Surpriza është se në 167 tabulatet e botuar të Orakullit të Dodonës, të pranuar thuaj unanimisht si Orakull Grek, nuk shfaqet asnjëherë emri i ndonjë qyteti a njësie shtetërore greke. Po aq, ndryshe nga lamelat e personave privatë nga Magna Graecia, të cilat e tregojnë qytetin e origjinës (mjaft prej tyre qytet të Mesapëve dhe Daunëve të shtegtuar nga Tesprotia), në 57 lamelat individuale emri i një qyteti grek, i Athinës, shfaqet vetëm një herë, aq sa dhe Egjipti. Po këtë panoramë kanë edhe mbishkrimet votive, gjeografia e të cilëve nis nga liqeni i Shkodrës, me mbishkrimin më të hershëm të orakullit (shek. VI/V p.e.s.), të “M Gangrios Ardianit” për të vijuar në hapësirë dhe kohë me agonotetin Parthin Mahata (shek. II p.e.s.) dhe Kleomahun Atintan, shek IV p.e.sonë.

Mbishkrimet vijnë e shpeshtohen me mollosët e tesprotët dhe mbyllen me etolët e konsideruar më shumë epirotë sesa gjysmëepirotë. Kësaj tabloje i përmbahet edhe seria e mbishkrimeve të bazamenteve të shtatoreve (shek. III p.e.s.), të cilat blatohen nga koinone a dinjitarë bylinë, molosë, tesprotë, kaonë dhe po këtë pikturë riprodhon për shek. II e.s. Pausania: “Për banorët e steresë, etolët, fqinjët akarnanë dhe vetë epirotët, më i besueshëm është orakulli i profeteve që sjellin përgjigje nga drurët (Paus. 21.2).

Gjetjet arkeologjike. Objektet më të hershëm arkeologjikë në Dodonë, sëpata/çekanë të brimuar guri (perforated axe/hammer), përfaqësojnë përqendrimin më të fuqishëm të këtij instrumenti në Evropën Jug-Perëndimore. Sëpata/ çekanët u gjetën në një shtresë kulturale me cifla stralli, furra-gropa për pjekjen e qeramikës dhe qeramikë, identike me shtresat e qendrave të aferta të datuara nga karboni C 14 në periudhën Eneolit/ Bronz i hershëm (2920-2470 p.e.s.).

Sëpata/çekanët e tipit “pikë loti” (teardrop) dhe faqe konvekse, i përkasin nëntipit Roe Ila të Eneolitit/ Bronzit të hershëm (2900- 2500 p.e.s.). Përmasat 2-3 herë më të vogla se të veglave dhe armëve normale, i dëshmojnë ato ex voto, dhurata votive hyjnive.

Mungesa e banesave dhe varreve dhe seria e sëpata-çekiçëve, tregon qartë se Dodona e nisi rrugëtimin si qendër e pastër kulti dhe jo aglomeracion banimi, që në periudhën eneolitike. Ky funksion dhe ky datim sqarojnë origjinën e ritualeve enigmatike Selle, të lidhura qartë me kultin para/proto Indo-Europian të Tokës/ Gaias.

Evoluimi i modeleve qeramikë ndjek parabolën e evolucionit panilir, i cili nis nga bronzi i mesëm për të përfunduar në modele me elegancë balerine në fundin e hekurit. Kjo dhe mungesa e shenjave të dhunës, dëshmon aglomerimin e butë në Eneolit/ Bronzin e hershëm të vendasve para Indo-Europianë me të ardhurit e rinj Indo-Europianë. Format po evolucionare dhe mungesa e shenjave të dhunës, dëshmon shkrirjen po të butë të popullsisë së ngjizur proto Indo-Europiane (PIE) me të ardhurit e rinj Indo-Europianë përgjatë Bronzit të mesëm/të vonë. Këto aglomerime i siguruan Dodonës përcjelljen e ritualeve të Gaias deri në fillimet e periudhës së hekurit. Si i tillë peizazhi ilir diferencon nga peizazhi helen, ku përplasjet ishin të ashpra, deri në masakra (Hdt. 6.137-139). Funksionimi i Orakullit në Bronzin e mesëm dhe të vonë, dëshmohet tërthoras nga numri i madh i armëve dhe veçanërisht sëpatave të shek. XIV/XII p.e.s. të një kohe kur sëpata si njësi këmbimi mall/para, konsiderohej dhurata më e pëlqyer votive. Drejtpërdrejt dhe jo më tërthoras, këtë funksion e dëshmojnë kupat picërrake, imitime vendore të modeleve mikene (1435-1300 p.e.s.), dhe krejt qartë seria e “sëpatave me thepa” (trunnion axe, shek. XIV/XII p.e.s.) prej fletësh bronzi, krejtësisht afunksionale, me përmasa dhe peshë lodre.

Në fund të bronzit të vonë dhe përgjatë hekurit të parë, kur në plan të parë dalin burimet historike dhe mbishkrimet, materiali arkeologjik fiton një funksion tjetër. Atë të dëshmisë së njëtrajtësisë së Dodonës me peizazhin arkeologjik Ilir.

info@balkancultureheritage.com