Mbishkrimet
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Mbishkrimet

Mbishkrime antike në faqen shkëmbore në gjirin e Gramma, mbishkrim latin
Me emrin e Gneiu Pompey

Emri i Gramës është i lidhur në mënyrë të qartë me mbishkrimet e gdhendura që në antikitet mbi falezat që rrethojnë gjrin, sikurse në pikën veri-perëndimore të ishullit Siros ku ka një tjetër vend me emrin Grammata. Në qendrën e Siros grafitet kanë qenë shkruar nga shekulli i V në shekullin e VII pas Krishtit ; në qendrën e brigjeve të detit Jon, mbishkrimet greke më lashta u takojnë shekujve të fundit para erës sonë, të pasuara nga disa mbishkrime latine të periudhës perandorake, përpara se greqishtja mesjetare të bëhet mbizotëruese me mbishkrime që në më të shumtën e herëve i drejtohen Jezu Krishtit.

Këto mbishkrime janë të njohura, të paktën, që me kalimin e Qiijakut të Ankonës, më 1434, i cili kishte marrë shënim shtatë tekste. Porti i Gramës del në portulanët grekë të shekullit të XVI (midis viteve 1534 dhe 1573). Henri Daumet, shoqërues i Leon Heuzey në misionin e tyre arkeologjik të Maqedonisë (Mission archëologique de Macëdoine, Paris, 1876) vjen në gjirin e Gramës dhe kopjon edhe ai tre mbishkrime të tjera. Austriaku Carl Patsch vjen gjithashtu aty me rrugë tokësore në pranverën e vitit 1900 dhe boton katërmbëdhjetë tekste, përfshi edhe tre tekstet e Daumet.

Mbishkrimet shkëmbore kanë qenë të shumta në gjirin e Gramës: Faik Drini, më 1999, jepte një numër prej 1500 mbishkrimesh, gjë që është plotësisht e mundur. Kornizat e vogla të lëmuara mbi shkëmb janë të panumurta, por shumë prej tyre nuk përmbajnë më tekste që mund të lexohen, për shkak të erozionit të shkaktuar nga era dhe shiu që përplasen mbi këto faleza që prej më shumë se dy mijëvjeçarësh për sa u takon teksteve antike.

Mbishkrimet antike në gjuhën greke u drejtohen Dioskurëve, Kastorit dhe Poluksit, që janë hyjni shpëtimtare, mbrojtëse të detarëve dhe të anijeve. Formula e përdomr saktëson që autori i mbishkrimit “i kërkon ndihmë Dioskurëve” për njerëztëndryshëm,anëtarfamiljeje,bashkëudhëtarë, bashkëskllevër ose bashkëluftëtarë

Disa nga përfituesit e këtyre lutjeve janë me origjinë nga qytete të largëta, por s’mund të thuhet me siguri në se ata vetë janë të pranishëm në Gramë : ata janë nga Ilioni, Fokea, Heraklea, Ponti apo Sebastia (Samaria e lashtë), gjë që dëshmon për qarkullimin përgjatë këtyre brigjeve të detit Jon dhe Adriatik të udhëtarëve që me shumë gjasë kanë qenë duke shkuar për në Itali ose duke u kthyer prej andej. Prania e emrave latinë të përkthyer në greqisht flet gjithashtu për lidhjet e ngushta midis dy brigjeve të Adriatikut dhe të detit Jon, në atë shkallë sa emrat latinë përdoren nga banorë të bregut lindor.

Emri i Cnaeus Pompeius, me shkronja greke, na sjell në mendje luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut të madh, por ky emër mund të jetë edhe i djalit të madh të tij, roli i të cilit në det është vënë në dukje nga Cezari (De Bello civili, III, 4, 4 ; 5, 3 dhe 40): pikërisht ai ua merr Orikun forcave të Cezarit përpara se të sulmojë portin e Lisit.

Mbishkrimet mesjetare, të shkruara në greqisht, janë lutje që i drejtohen Jezu Krishtit, përgjithësisht duke përdorur formulën “Senjor, ndihmoje shërbëtorin tënd”. Besimtari kërkon nga Zoti ndihmë për veten, natyrisht sepse ndodhet në hall të madh e për këtë arsye bën thirje për ndihmë për një ndërhyrje të shpejtë e të menjëherëshme. Dokumenti mesjetar më i çuditshëm, i paraqitur tashmë nga Henri Daumet, është ai që tregon se më 1369, Mbreti i Romakëve Johani i V Paleologu ka ardhur në gjirin e Gramës, gjatë një udhëtimi për në Venedik, i njohur nga dëshmitë bashkëkohëse.

info@balkancultureheritage.com