Ky muze, i ndodhur poshtë kështjellës së vjetër në shëtitoren aferrondelës së Bajazidit I, midis koleksioneve të tij përmban edhe disa mbishkrime osmane nga periudha e fundit e sundimit turk mbi Durrësin. Përveç dy ose tre gurë varresh me një interes shumë të kufizuar dhe disa pjesëve të gurëve të ngjashëm, ekziston një mbishkrim që ia vlen të përmendet për më shumë se një arsye. Ky është mbishkrimi që më parë ndodhej mbi hytjen e gjykatës, e rindërtuar në kohën e Abdulhamitit II dhe e shembur disa dekada më parë. Mbishkrimi është në një pllakë prej guri gëlqeror me kokërr të imët, e cila ka përmasat 56 x 49cm. Ai përmban shtatë dyvargëshe, të paraprirë nga një turga (monogram perandorak) e Sulltanit. Nje hisori është rimë tetrametrike katalektik-y—/-v—/-v-. Dy qoshet e pjesës së poshtme të gurit të mbishkrimit janë të thyera, duke hequr kështu disa shkronja. Meqë ai përfaqëson një element të rrallë të poezisë së vonë osmane, por që gjithsesi aderon me modelet dhe stilet e vjetra, po e japim në formë të plotë:
(23.11.1881-11.11.1882)
Versioni në shqip i këtij mbishkrimi është si më poshtë:
la) Madhëria e tij Abdulhamidi Kan i bujarisë legjendare
/ lit: legjendës së bujarisë/
b) ka fituar gjithë këtë lavdi duke e bërë sundimin e tij të suksesshëm
2a) Padyshim (kjo është) prej pushtetit të tij të shenjtë (që) është bërë realitet
b) një vend i admirueshëm dhe i këndshëm lumturie
3a) Ruajtësi i Kuranit, Muhammed Beu, ky njeri me përkushtim të lartë,
b) ka vënë në jetë të gjitha aftësitë e tij për ndërtimin e saj.
4a) Kazma e mendimeve të tij fisnike zhduk malet b) (dhe) i kthen shkëmbinjtë e fortë në gurë të çmuar.
5a) Gjithashtu edhe Hajredin Efendiu, gjykatësi, b) ka treguar dashamirësi në ndërtimin e kësaj vepre.
6a) Veçoria e shtimit të një rruge për njerëzit që kanë punë(29) b) e ka përforcuar në mënyrën më të mrekullueshme këtë ndërtesë.
7a) Me sinqeritet nga zemra, Samiu ka përpiluar kronogramin e saj: b) “Ky vend drejtësie është ndërtuar në formën më të bukur”.
(viti) 1299 (1881-1882)
Megjithëse jo i plotësuar tërësisht, kronogrami mund të paraqitet në formën e mëposhtme: Kjo është shtëpia e së vërtetës, është ndërtuar shume bukur.
Vlera numerike e kronogramit është një më e vogël sesa numri 1299 H, e dhënë në pllakën e mbishkrimit. Megjithatë, duket shumë e vështirë që numri “1”, që i korrespondon shkronjës “elif ’ (a), të ketë qenë në pjesën e thyer të fjalës së fundit, duke dhënë kështu shumësin e “ma’delet”, meqë një gjë e tillë do të nevojitej për efekt rime, duke i ndryshuar të gjitha mbaresat e vargjeve dhe duke u dhënë atyre mbaresën “-at”. Duket e pamundur që poeti, muratori apo kaligrafuesi t’i ketë ndryshuar gabimisht të gjitha këto forma shumësi në njëjës, me përjashtim të vetë kronogramit. Ndoshta vjersha është bërë një vit përpara përfundimit të ndërtesës. Ky është një problem që hasim shpesh në kronograme, problem që i ka bërë shumë vetë të mendojnë se në praktikën e gjerë të kronogramit, dallimet janë pranuar si të arsyeshme.
Nuk është krejtësisht e sigurtë nëse jemi të saktë në identifikimin e poetit, Samiut. Duke e marrë në kontekstin shqiptar, ndoshta na lejohet të mendojmë se bëhet fjalë për Shemsedin Sami Frashërin, dijetarin dhe enciklopedistin e famshëm shqiptaro-osman, i cili në vitin kur është shkruar mbishkrimi, ka qenë në kulmin e krijimtarisë së tij. Megjithatë, Samiu nuk njihej më shumë si poet. Ndërkohë, personalitete të tjera me këtë emër nuk ishin aktivë në këtë kohë.
Salnameja e Vilajetit të Shkodrës e vitit 1892/93 përmend “Baçkatibin” e mexhlisit, Ydare Kalemin, pra sekretarin kryesor të administratës lokale të qytetit të Durrësit, njëfarë Ismail Sami Efendiu. Mos ndoshta është ky njeri personi për të cilin po flasim? Në fakt, ai duket se është kandidati më i mirë për këtë gjë.