Meandri
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Meandri

Domethënie të ngjashme simbolike, siç ka pasur spiralja, ka pasur edhe meandri. Në të vërtetë, meandri nuk është asgjë tjetër veçse spiralja me vija të thyera nën këndin e drejtë. Në të 

njëjtën mënyrë si edhe spiralja, ashtu edhe meandri paraqitet që në paleolitin e ri dhe që në atë kohë ka pasur pa dyshim domethënie simbolike. Paraqitet shpesh sidomos në epokën e neolitit16 dhe më vonë në disa kultura të epokës së hekurit.

Ndryshe nga spiralja, meandri paraqitet shumë rrallë te ilirët. Më shpesh e gjejmë në Istri, si në blloqet e mëdha prej guri ngaNesactiumi18 ashtu edhe në urnat e varreve prej qeramike (T. I, 1; T. II, 4), në objektet dekorative dhe në enët prej bronzi. Jashtë Istrisë këtë motiv e gjejmë edhe në trevën midis iumenjve Sava, Drava dhe Danubi dhe në visete Alpeve lindore, kurse në visetetjera e ndeshim mjaft rrallë.

Duke e lënë anash problemin e prejardhjes së meandrit po theksojmë faktin që ky motiv te ilirët paraqitet më shpesh në objektet e karakterit sakral dhe të kultit. Përkujtojmë seblloqetprej guri nëNesactium, nëtëcilët paraqitet meandri, pa dyshim i kanë takuar ndonjë objekti të kultit, dhe se urnat e varreve me meandrin i kanë takuar kategorisë së objektevetëcilat janë të lidhura me besimin nëjetën e amshueshme dhe se peshat piramidale kanë edhe (të paktën në disa raste) domethënie simbolike dhe se vatrat e shtëpive në Donja Dolina kanë pasur funksion të rëndësishëm në kultin e të vdekurve. Përveç kësaj nuk guxojmë, të mos e marrim parasysh faktin se në disa raste (p.sh. në tokëzën e brezit nga Picugu i Istrisë) meandri bën kombinime në të cilat paraqitet svastika si element konstitutiv. E tërë kjo shpie në përfundimin që disafise ilire meandrit i kanëdhënë domethënien e simbolit religjioz. Mirëpo, paraqitja e këtij motivi në byzylykë dhe enë prej bronzi që përdoreshin flet se edhe ky motiv gjatë kohës në disa raste e ka humbur domethënien e vet burimore simbolike.

info@balkancultureheritage.com