Medreseja e El-Haxh Sinanit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Medreseja e El-Haxh Sinanit

Po të mos marrim parasysh “medresenë” e rrallë të Gjirokastrës, atëherë medreseja e Haxhi Sinanit, që ndoshta ka qenë pasardhëse e më të vjetrës së Bajazidit II, është shembulli i vetëm që dëshmon për një institucion ortodoks osman të një niveli të lartë arsimi në Shqipëri. Ndërtesa nuk është as shumë madhështore dhe as shumë karakteristike. Ajo është një strukturë provinciale e thjeshtë, e ndërtuar sipas një plani, i cili duket se ka qenë veçanërisht i favorizuar në Ballkanin Perëndimor. Shembuj të tjerë të ngjashëm me të mund të përmendim medresenë e Asllan Pashës në Janinë apo medresenë tashmë të zhdukur të Koski Mehmed Pashës në Mostar të Hercegovinës. Të dyja këto datojnë në fillimet e shekullit të XVII. Ka dyshime se medreseja e Beratit mund t’i përkasë ndonjë date më të vonë, por ndërtimi i saj është bërë sipas të njëjtit plan, me një rresht të gjatë klasash për studentët, të lidhura nga një hajat prej druri. E gjitha kjo është e mbuluar nga një çati e madhe po prej druri, me një mbulesë tjegullash. Në këtë medrese ka 15 klasa të të njëjtit lloj dhe të së njëjtës formë, të gjitha këto të pajisura me vatër dhe me një oxhak të lartë. Dy nga dhomat kanë një oxhak të përbashkët, kështu që numri i përgjithshëm i oxhaqeve shkonte në tetë. Në fakt, janë më pak, sepse kur e pashë atë në vitin 1978, e gjithë struktura ishte në restaurim të plotë dhe jo të gjitha oxhaqet ishin rindërtuar.

Medreseja ndodhet në lindje të xhamisë së Bajazidit II, por ajo nuk është e vendosur sipas ndonjë forme të rregullt gjeometrike. Xhamia dhe medreseja janë të ndërtuara përgjatë dy brinjëve anësore të gjata, ndërsa teqeja diku në majën e tyre. Ndërtesa është 31.25m e gjatë dhe 7.80m e gjerë. Klasat janë secila nga 5.50m të gjera, duke lënë nga 2.30m për gjerësinë e hajatit. Klasat, të mbuluara me drurë dhe të gjitha me të njëjtat përmasa dhe forma, përfshijnë një sipërfaqe prej 4 m2. Përveç një dere dhe një dritareje në murin përballë hajatit, ato kanë edhe një dritare shtesë në murin e pasmë, një tipar ky shumë i rrallë. Klasa mund të ketë qenë pas pjesës së majtë të ndërtesës, por vendndodhja e saj nuk mund të shqyrtohet, për shkak të rrethanave lokale. Lagjet e ndërtesës janë ndryshuar në 30 vitet e fundit ( llogaritur në kohën kur autori shkroi librin).

E gjithë ndërtesa ndodhet mbi një themel të ngritur, ku janë bërë 15 bodrume dhe secili prej tyre ka derë prej druri. Në vitin 1978, këto dyer janë zëvendësuar nga grila prej hekuri. Ndoshta, bodrumet mund të kenë shërbyer si dyqane për tregtarët e pazarit që ndodhej në jug të xhamisë dhe të rrethinave të saj. Medreseja është e ndërtuar me blloqe të prera me kujdes, me gurë gëlqerorë të bardhë. Asaj i mungon plotësisht elementi dekorativ dhe gdhendës. Një mungesë e tillë dhe projekti i saj pa asnjë farë frymëzimi, e datojnë këtë medrese në gjysmën e parë apo në mes të shekullit të XIX, kohë gjatë së cilës Islami u përhap në mënyrë të gjerë në Shqipëri.

Përsa i përket emrit të themeluesit të kësaj pune kaq të rrallë, ekzistojnë vetëm kujtime lokale të paqarta. Emri i ndërtesës dhe i ndërtuesit të saj është përmendur në listën e ndërtesave arsimore në vilajetin e Janinës, në librin vjetor të vitit 1318 H (1900/01).(32) Emri i saj ishte “Medrese-i el-Haxha Sinan”, por ndërtuesit janë përmendur si Islam Beu dhe Hasan Rusi. Islam Beu ka qenë anëtar i familjes së famshme të Ymer Vrionit. Në vitet ‘40 të shekullit të fundit, ai luftoi kundër rebelëve të Anti-tanzimatit, së bashku me Sulçe Beun dhe Jusuf Beun, djalin më të ri të Ymer Vrionit. Edhe pse një gjë e tillë nuk dihet në mënyrë të sigurtë, ka shumë mundësi që Medreseja e El-Haxh Sinanit të zërë pjesën më të madhe të vendqëndrimit të medresesë së Bajazidit, të përmendur nga Evlia Çelebiu. Megjithatë, ky gjimnaz nuk përmendet as nga lista e vitit 1660 e medreseve osmane në Ballkan, e botuar nga Zergin, dhe as nga vepra e fundit e Kahid Baltacit. Por, duhet shtuar se këto nuk janë burimet e vetme.

Publikimi i mëvonshëm i mufassal tahrirs (regjistrat e detajuar të taksave) në arkivat turke apo publikimi i plotë i akteve themeluese të ndërtesave të shumta të Bajazidit II në Ballkan, ka siguruar të dhëna të hollësishme mbi një çështje të tillë. Në fakt, Evliai ka shtuar ndonjë medrese në mënyrë të zakonshme, ka lavdëruar më shumë ndonjë mejtep, daru-l-hadith (shkollë për mësimin e traditës islame), apo ndonjë kolegj të caktuar. Megjithatë, duket si diçka jo shumë e zakontë që një xhami e tillë kaq e madhe të mos ketë patur ndonjë institucion për mësimin e arsimit të mesëm. Sidoqoftë, dihet me siguri që xhamia ka qenë e përbërë nga pjesët e saj periferike. Edhe disa vite pas Luftës II Botërore, hamami i përmendur nga Evliai, si një nga ndërtimet e Sulltanit, ndodhej në një largësi të caktuar, në jug të xhamisë.

Ai u shkatërrua kur u bë ndërtimi i qendrës së re të qytetit.

Shënim: Tek shëninu i xhamisë së Bajazidit II, Frashëri dhe Dashi e quajnë këtë ndërtesë “Konakun e teqese halvetije”, pra një bazë dervishësh dhe jo një korpus klasash për nxënësit e medresesë. Një mundësi e tillë, nuk duhet të përjashtohet.

info@balkancultureheritage.com