Pak metra pas anës së djathtë të medresesë të sapo përshkruar ndodhet një ndërtesë në formë katrore. Ajo është afersisht 8m2. Kjo ndërtesë dallohet nga arkitektura vendase, për shkak të cilësisë së mirë të ndërtimit dhe dritareve të vendosura në mënyrë shumë të kujdesshme. Këtu kemi të bëjmë me një mejtep që dikur i përkiste kullijes përreth xhamisë së Bajazidit II. Mejtepi ka pamjen e një xhamie të vogël të stilit shqiptar. Ai ka një tavan të thjeshtë dhe një çati të mbuluar me tjegulla të vjetra të kuqe.
Detajet e pakta arkitektonike na lejojnë të themi që ky mejtep është ndërtuar në të njëjtën kohë me medresenë fqinje dhe ndoshta nga të njëjtët ndërtues. Ndërtesa është është në një gjendje shumë të mirë, edhe pse gjatë vitit 1978 ajo ka shërbyer si magazinë.