Miniatura dhe piktura mesjetare në Shqipëri (shek. VI-XIV)
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Miniatura dhe piktura mesjetare në Shqipëri (shek. VI-XIV)

Motivi dekorativ i kodikut të purpurt të Beratit (Beratinus 1) Vinjetat dhe inicialet e kodikut të 3-të të Beratit Miniatura e Kodikut të 4-t të Beratit Motivet dekorative të kodikut të 5-të të Vlorës Miniatura e dekoreve të kodikëve të 6-të, të 8-të e të 9-të të Beratit dhe të 7-të të Vlorës Miniatura e kodikut të 10-të të Vlorës Dekoret e kodikut të 11-të të Vlorës Dekoret e kodikut të 15-të të Beratit Dekoret e kodikut të 22-të të Beratit Dekoret e kodikut të 23-të të Beratit Miniatura e kodikut të 24-t të Beratit Miniatura e kodikut të 35-të të Beratit Miniatura e kodikut të 38-të të Beratit Miniatura e kodikut të 41-të të Beratit Miniatura e kodikut të 55-të të Beratit Kodiku i 79-të të Gjirokastrës Kodiku i 83-të i Vlorës Kodiku i 88-të i Korçës Kodiku i 96-të të Korçës Kodiku i 95-të i Korçës Zhvillimi i artit të miniaturës së kodikëve mesjetarë Mozaiku parietal mesjetar në paraklisin e amfiteatrit të Durrësit Piktura më e vjetër e kishës së Shën Mërisë në Lubonjë të Kolonjës Piktura e kishës së Shën Mitrit në fshatin Bezmisht të Prespës Kisha e shelbuemit në Rubik dhe piktura e saj (shek. XII) Piktura e kishës së Shën Mërisë në fshatin Cerckë (shek. XI-XII) Piktura e kishës së shpërfytyrimit në fshatin Herebel të Peshkopisë Piktura e vjetër e paraklisit të Shën Stefanit në fshatin Dhërmi të Himarës Piktura e vjetër e kishës së Shën Mitrit në Boboshticë të Korçës Piktura e kishës së manastirit "Shën Mëria e Apollonisë" 1272-1328 Piktura e kishës së Marmiroit në Orikum të Vlorës Piktura e kishës së Shën Mërisë në Vaun e Dejës Piktura e kishës së Shën Triadhës në kalanë e Beratit (fillimi i shek. XIV deri në 1328)

Motivi dekorativ i kodikut të purpurt të Beratit (Beratinus 1)

Kodiku i purpurtë i Beratit, që njihet në botën shkencore me emrin Codex purpureus Beratinus Ф, si një nga riprodhimet më të vjetra ndër kodikët paleokristianë, ka vlera të dorës së parë për të dhënat shkencore. Ai është botuar nga P. Batiffoli i transkriptuar e me komente të shumta shkencore.

Kodiku në fjalë është dëmtuar rëndë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke qenë i fshehur në mjedise të papërshtatshme në Berat, është restauruar, por paraqitet mjaft i dëmtuar.

Ky thesar dorëshkrimor i lashtësisë sonë, që te ne ka arritur vetëm me ungjillin e Mateut e të Markut, përbëhej prej 100 fletësh pergameni (të ngjyrosura në purpurë, në të kuqe të thellë, sot shumë e zbehtë), është shkruar me shkronja argjendi të tretur, përveç disa fjalëve me ar që gjenden në disa fletë. Shkronjat janë kapitale të tipit të përzier kuadrat (iniciale të mëdha). Shkrimi është i vazhdueshëm, pa ndarje midis fjalëve, me iniciale të mëdha, por jo të stolisura.

Formatimi i fletëve është 314 x 268 milimetra. Teksti është në dy kolona, me 17 rreshta për kolonë dhe me një motiv dekorativ të vetëm. Duke u mbështetur në analizën e shkronjave dhe në krahasim me tekste të tjera, që janë të pakta të këtij tipi paleokristian, Kodikun e purpurt të Beratit shkencëtarët ia kanë atribuar shek. VI.

Përveç shkrimit kaligrafik, që këtu paraqitet si art më vete, kodiku ruan një dekor me motive zemrash, që përbrenda kanë nga një lilak tripetalesh, interesant për vjetërsinë. Motivi përfshihet brenda dy linjash paralele të vendosura vertikalisht dhe që kthehen horizontalisht duke krijuar një kënddrejtë.

Ky motiv i thjeshtë, që simbolizon epiqendrën shpirtërore të njeriut, si më i vjetri në bibliografinë tonë më të lashtë, trashëgohet në kodikët tanë më të vonë, në mënyrë të njëjtë, si në Kodikun e 4-t të Beratit, 4, fl.116, dhe në Kodikun e 8-të të Beratit, fl.232, si edhe e stilizuar në dekoret e kodikëve të tjerë, si në Kodikun e 5-të të Vlorës, në Kodikun e 11-të Vlorës etj.

Vinjetat dhe inicialet e kodikut të 3-të të Beratit

Kodiku i 3-të i Beratit është perikope ungjijsh, me 145 fletë pergameni, me tekst në dy kolona, me format 28 x 18 cm, me 25 rreshta për kolonë, dhe me grafi me shkronja kapitale të tipit të përzier, në ngjyrë kafe e me tituj të kuq. Kodiku nuk njihej nga Batiffoli. Për herë të parë u konstatua gjatë kërkimeve tona në Berat.

Kodiku ruan dy vinjeta të stolisura në formë katërkëndëshi të përbërë prej katër shiritash, të mbushura me motive gjeometrike në formë sovajkash, të vendosura më mënyrë zig-zage, të njëjta me ato të vinjetës së ungjillit të Gjonit në Kodikun e 3-të të Beratit të artë, mbushur, gjithashtu, me motive në formë rombi si dhe stolisur me ndonjë shpend të stilizuar. Të gjitha këto, me ngjyrë kafe në të kuqe. Inicialet e kodikut janë relativisht të mëdha, të kombinuara me tri ngjyra kafe, ari e të kuqe ose të pikturuara me motive shpendësh të stilizuara dhe me dorë duke bekuar.

Kodiku në fjalë është me shkronja kapitale, ndonëse në disa tipare ka mjaft ngjashmëri me kodikët e purpurtë të Beratit të shek. VI. Shumica e tipareve të tij janë të një kohe shumë më të vonë. Grafia e tij nuk paraqitet aq e bukur sa ajo e kodikëve të etapës paleokristiane. Motivet e vinjetave të tij me sovajkë të vendosura në mënyrë zig-zage, si në Kodikun e 2-të të Beratit të artë dhe inicialet shumë të mëdha, që janë të njëjta ose kanë ngjashmëri me ato të kodikëve me shkronja të vogla korsive të shek. IX, flasin qartë që kodiku ynë (Kod. Br.3) me shkronja kapitale, nuk mund të datohet më i hershëm se në shek. IX.

Gjithashtu, duke pasur parasysh faktin që kodikët me shkronja kapitale nuk janë riprodhuar më mbas shek. IX, mendojmë që kodiku në fjalë nuk mund të jetë më i vonë se i shek. IX.

Miniatura e Kodikut të 4-t të Beratit

Kodiku i 4-t i Beratit është katërungjij, me 238 fletë pergameni, me tekst në një kolonë, me format 20,5 x 16 cm, me 25 rreshta për faqe, me shkronja të vogla të tipit të vjetër, ngjyrë kafe dhe titujt me shkronja kapitale ari.

Dorëshkrlmi paraqitet si një nga më të bukurit ndër kodikët më të vjetër të vendit tonë dhe një nga më të stolisurit me miniatura. Në to ruhen tri figura të ungjillorëve, mbasl e katërta, ajo e Markut, mungon me gjithë fletën e pergamenit, dhjetë vinjeta, gjashtë faqe me kanonet e Eusebit dhe shumë iniciale të stolisura me motive të ndryshme.

Të trija figurat e këtij kodiku i shohim të pikturuara me një kompozim më të zhvilluar nga ato të Kod. Br. 2, brenda një katrori me përmasa 19 x 19,8 cm të ndenjur mbl shqeme dërrase, para një -tryeze shkrimi me orenditë e shkrimit, dhe para një pulti me ungjillin e hapur mbi të. Kompozimi i figurave është gati në mënyrë të njëjtë, ulur dhe vertikal, me portrete gati frontale, duke mbajtur në pëqi me të djathtën ungjillln dhe kallamin e shkrimit midis gishtërinjve. Luka e ka dorën e majtë mbi pult, Gjoni mbi tryezë, dhe Mateu, të mbyllur grusht mbi buzë. Këto pozicione të thjeshta kanë shumë ngjashmëri me ato të figurave të kodikëve të shekullit IX. Ndonëse portretet e figurave janë shumë të dëmtuara, të ruajtura në slluetë e me pak mjekër, qëndrimi i Mateut me grusht mbështetur mbi buzë jep idenë që është duke u menduar, qëndrim ky që konsiderohet I trashëguar nga tradita e artlt antik të shekujve të parë të erës sonë.

Ngjyrat janë të kultivuara mirë, të lehta e gracloze, figurat, të thjeshta e me veshje të njëjta, me imation blu në të kaltër dhe hiton kafe të çelët si në të kuq. Ato paraqiten të komblnuara bukur e në mënyrë harmonike mbi dyshemenë e gjelbër të shuar e mbi sfondin ngjyrë arl të ndritshëm.

Përmes linjave dhe ngjyrave, që nxjerrin në pah mirë format e trupit nën rroba, figurat janë arritur me plastikë mjaft reale dhe finesë. Linjat përkufizuese dhe të palave të rrobave si dhe shiriti blu saks katror që përkufizon gjithë kompozimin, janë përdorur të trasha, me ngjyra të rënda, duke ia ulur mjaft hijshmërinë figurave, megjithëse gama e ngjyrave paraqitet unike e me tone të lehta, element ky që flet për vjetërsinë e kësaj miniature.

Një karakteristikë e veçantë që hasim në miniaturën e këtij kodiku është teksti për ungjillin e hapur të pultit, i shkruar në drejtimin gjatësor të librit dhe jo në mënyrë të zakonshme, gjë që na duket se bën përjashtim në gjithë miniaturën e kodikëve të vjetër, si të vendit dhe të huaj.

Kjo miniaturë e Kodikut të 4-t të Beratit ka analogji me shumë figura të kodikëve të vjetër të huaj, por më shumë përkon me figurat e Cod. 34 Dionisus dhe ato të Cod. Supplt. Gr. 79 të Bibliotekës Nacionale të Parisit, sidomos në mënyrën e kompozimit të figurës së Mateut, i cili mban ungjillin në pëqi dhe grushtin e majtë në buzë, në palat e rrobave, në skamnin dhe në mungesën e arkitekturës në sfond.

Meqë fushat e stolisura të kanoneve dhe të vinjetave të këtij kodiku të Beratit kanë shumë ngjashmëri me ato të Kodikut të 5-të të Vlorës, këto do t'l trajtojmë së bashku, për të nxjerrë ato pak ndryshime që ekzistojnë midis tyre, të cilat ndihmojnë dhe në datimin e këtyre kodikëve më me përafërsi.

Për elementet e saj antike kodiku duhet t'i atribuohet fundit të shek. X të erës sonë.

Motivet dekorative të kodikut të 5-të të Vlorës

Kodiku është katërungjijsh me 308 fletë pergameni dhe me disa perikope ungjijsh nga fundi, me tekst në një kolonë, me format 23 x 18 cm dhe me 22 rreshta për faqe. Grafinë e ka me shkronja të vogla korsive të tipit të vjetër, ngjyrë kafe, titujt e ungjijve, të kuq.

Kodiku ruan dhjetë faqe me kanone, katër vinjeta dhe iniciale, të vizatuara me motive të ndryshme. Përveç këtyre, kodiku stoliset me katër figura të ungjillorëve, të cilat janë pikturuar në letër dhe ngjitur mbi faqet e pergamenit, para fletës fillestare të çdo ungjilli. Këto figura në miniaturë, duke qenë të një moshe më të re se kodiku, do t'i trajtojmë më vonë simbas radhës kronologjike.

Përveç figurave, më interesante, ndër dekoret e këtyre dy kodikëve, paraqiten kanonet e Eusebit, të cilat në pjesën e sipërme stolisen me nga një fushë katrore të pikturuar, me përmasa 15,5 x 11 cm secila dhe të mbështetura mbi tri kolona. E mesit përbëhet prej dy shufrash të lidhura me anësoret cilindrike. Ato të Kodikut të 4-t të Beratit janë mbështetur vetëm mbi dy kolona anësore cilindrike, të gjitha me kapitale, bazamente e ornamente. Në këta dy kodikë disa nga fushat e stolisura të kanoneve përfshihen nga të trija anët prej brezash të ngushtë me motive vegjetale të stilisura. Në brendësinë e tyre ndahen në skema të ndryshme gjeometrike, si p.sh. në formë gjysmërrethi, i cili anash formon dy trikëndësha dhe, në mes, ka formë spate mesjetare gjysmërrethi.

Brenda këtyre skemave të mëdha ka të tilla më të vogla. Për shembull, brenda formës së spatës gjysmërrethi janë krijuar dy forma sovajkash në pozicion të pjerrët, mbështetur mbi dy kolonat anësore, ose, në mesin e fushës është krijuar një skemë në formë dardhe me dy breza anash që kanë formë gjysmërrethi, skajet e të cilëve mbështeten mbi kapitalet e kolonave.

Disa nga sipërfaqet e skemave gjeometrike dhe të brezave që i formojnë ato janë stolisur me motive prej kokëza lulesh jasemini të bardhë me një pikë të kuqe në mes, me motive boçesh, ende të paçela ngjyrë të gjelbër të ndritshme, të verdhë e lule rozë ose me trikëndësha të vegjël. Kornizat e tyre, në dlsa raste kanë forma rozetash me një lulkë në mes. Të gjltha këto përfshihen prej rrathësh të mëdhenj ose të vegjël. Motivet në fjalë kanë ngjashmëri me dekoret e mozaikëve paleokristianë, sl, p.sh., me ato të qemerit në Mauzolenë e Kostandinit në Romë.

Në fushat e kanoneve të pikturuara hasim dhe motivin e zemrës së stilizuar që trashëgohet nga kodi më i vjetër I Beratinus.

Në fushën e Kanonit lulet në formë zemre të stilizuara janë pak të zgjatura dhe me pozicionet e tyre formojnë rrathë të mëdhenj, që shkelin e shkelen nga të katër anët prej rrathësh të tjerë me distancë të njënjëshme, duke krijuar një skemë gjeometrike të thurur prej rrathësh të harmonizuar me simetri.

Ky motiv që gjendet në motivet paleokristiane, si, për shembull, i gdhendur në një brez mermeri në Shën Sofi të Kostandinopojës, njihet si i zakonshëm në vendin tonë, sepse, përveç që ruhet si dekor në kodet e Beratit e të Vlorës, të shek. X-XI, e hasim edhe në pikturën murale në Ristoz të Mborjes, në skenën "Guri", gjithashtu të gdhendur në dru, në dy ikonostaset më të vjetra të vendit tonë, ka mundësi, më të vjetrit në Ballkan, në kishën e Shën Mërisë së Maligradit, me shumë të ngjarë i pari i vitit 1345 dhe i dyti i vitit 1369. Gjithashtu, haset i punuar me stampë në mbulesën prej metali të ikonës së Pantokratorit dhe të Shën Mërisë, të ikonostasit të katedrales së Beratit, punë të shek. XIV, si dhe në latimet në gurë.

Fushat e stolisura të kanoneve, shtresën e parë e kanë të kuqe, të dytën, e cila mbulon të parën, prej ari të shkrirë. Ndriçimi i saj evidencon bukur motivet lulore të stilizuara prej lulesh me gjethe blu saks ose të gjelbra, motivet në formë kryqi ose zemre, që harmonizohen me simetri, një blu e dy të gjelbra ose kokat e luleve me pesë petale, tri blu e dy të gjelbra, si dhe anasjelltas. Meqë linjat e rrathëve të mëdhenj ose të vegjël, që përfshijnë këto motive, të shumtën e rasteve janë blu, ndërsa ndër motivet ka dhe pak ngjyrë të kuqe të errët, jeshile të errët, në këto fusha mbizotëron bluja.

Të gjitha linjat përkufizuese të skenave, që janë të kuqe, si dhe ato të rrathëve, që janë blu, ato të motiveve të ndryshme lulore, që janë blu saks ose të gjelbra, përshkohen në mes prej linjash shumë të holla të bardha, te gjethet e gjelbra të verdha. Këto linjëza të shkurtra ndahen njëra nga tjetra prej dy pikash të bardha, ngjyrat e çelta të të cilave e gjallërojnë gamën e përgjithshme, i zbusin ngjyrat e errta, dhe i evidencojnë më bukur format e motiveve. Këto motive lulore njihen si të zakonshme në miniaturën bizantine të librit dhe shfaqen aty rreth gjysmës së shek. X, duke vazhduar gjatë shekujve XI-XII.

Në llnjën përkufizuese të poshtme të fushave të stollsura të kanoneve që del anash si shufër janë pikturuar varur nga një kemtar (thimiaton) ose njëfarë objekti që u përngjan kurorave mbretërore me gurë të çmuar. Kurse mbi linjën e sipërme përkufizuese të këtyre fushave të stollsura të kanoneve ose të vlnjetave janë dhënë nga një kantere antike e vonë, një shatërvan ose një lule e stilizuar me frut si të luleshtrydhes. Të gjitha këto janë kompozuar si në motivet antike, me shpendë anash, si pëllumb, rosë, thëllëzë malore ose gjel i stilizuar pallua, zog pallol ose pulë peshqish. Një kantare të tillë të kompozuar me dy pëllumba anash si ajo e Kodikut të 5-të të Vlorës, mund ta shohim pothuajse njësoj në mozaikun e Shën Vitallt të Ravenë dhe në mozaikët tanë paleokristianë etj.

Në kanonet e Kodlkut të 5-të të Vlorës, disa nga këta shpendë, qëndrojnë mbi linjën përkuflzuese të fushës së stolisur, disa të tjerë, më lart, mbi fushën e pastër të pergamenit, kurse në kanonet e Kodlkut të 4-t të Beratit të gjithë shpendët qëndrojnë mbi fushën e pastër të pergamenit, duke mos i prekur këmbët mbl llnjën përkufizuese të fushës së plkturuar. Qëndrimi i shpendëve me këmbë mbi pergamen të pastër dëshmon për një kohë më të vjetër të pikturlmlt të kanoneve, gjë që tregon se Kodlku i 4-t i Beratit është pak më i vjetër nga Kodiku i 5-të i Vlorës.

Shpendët në mlnlaturë me madhësi prej 3 cm, ndonëse më pak të stilizuara, si pëllumbat, rosat e thëllëzat, kanë tipare natyrore në punimin e imtësive, si, p.sh., në punimin e sqepave të kuq, ose të thonjve të zinj mbi glshtërinjtë e Imët, të kuq. Me shumë elegancë është realizuar qëndrimi i këtyre shpendëve, të cllat qëndrojnë me kthyer kokën pas, duke u zgjatur për të pirë ujë në shatërvan, duke qëndruar me një këmbë ose duke kruajtur kokën me këmbë.

Vetëm rosat qafëgjata dhe pëllumbat kanë ngjyrë më të çelët, rosat kafe dhe pëllumbat lilak, kurse shpendët e tjerë i kanë fletët me ngjyra të errëta, të gjelbër, blu, thëllëzat kafe të errët. Ngjyrat në to janë përdorur në mënyrë dekorative me qëllim që të korrespondojnë me ngjyrat e fushës, për të arrltur një gamë unike. Shpendët në kanonet e Kodikut të 4-t të Beratit janë plkturuar në mënyrë më të stilizuar, gjë që tregon se ky kodik është pak më i vjetër se Kodiku i 5-të i Vlorës.

Rosat dhe pëllumbat e pikturuar në këto kanone njihen si elementë me prejardhje nga tradita e pikturçs së librit të Armenisë, që ka arritur te ne nëpërmjet qendrave të mëdha të Bizantit, sepse në atë kohë ka qenë kulmi i ndlkimit të Lindjes në Bizant.

Kolonat e kodeve kanë formë cillndrike, po jo me plastikë të theksuar. Ato janë ngjyrë kafe të çelët ose të errët, të murme ose të gjelbër të errët, ose të kuqe të zbardhur, me damarë të errët ose të çelët, për të dhënë idenë e mermerit, megjithëse nuk e arrijnë atë efekt.

Kapitalet e kolonave të Kodikut të 5-të të Vlorës përbëhen prej dy pjesësh, kur pjesa e sipërme është e gjelbër, ajo e poshtmja është blu dhe anasjelltas. Këto, si dhe bazamentet, janë ploçake, por me lule të stilizuara, gjë që dëshmon për vjetërslnë e këtyre dekoreve. Për këto tipare, stolisjet e këtyre kanoneve duhet të jenë ndër të parat e këtij lloji në miniaturën e librit mesjetar në territorin e Perandorisë Bizantine.

Faqet fillestare të çdo ungjilli të kodikëve në fjalë stolisen me nga një vinjetë në formën e pi-së greke, me përmasa 10,4 x 1,7 cm, përkufizuar prej brezash të ngushtë me kokëza lulesh si ato të jasemlnit ose me motive në formë trekëndëshash.

Si fushat e kanoneve, edhe ato të vinjetave stolisen me koka lulesh blu ose të gjelbra, sfondi I të cilave ka mbetur i kuq sepse shtresa e sipërme ari është fshirë thuajse fare. Vinjetat në anën e slpërme stolisen me pëllumba dhe mëllënja të zeza, realizuar në mënyrë elegante.

Faqja tre e Kodikut të 5-të të Vlorës përkufizohet edhe me një shirit katërkëndësh, që përfshin gati të gjithë faqen e shkruar të pergamenlt, mbushur me lule si ato të fushave të kanoneve, të përfshlra edhe këto prej rrathësh, dhe të lidhura me njëra-tjetrën me anën e një linje me gjethe blu e të gjelbra.

Me shumë elegancë paraqiten të stolisura edhe katër inicialet e Kodikut të 5-të të Vlorës, me ngjyra blu, të kuqe dhe të gjelbër, madhësia e të cilave shkon 2,2-3,4 cm.

Është I njohur fakti që miniaturistët në Bizant fillojnë t'i kushtojnë një vëmendje të madhe stolisjes së kanoneve me dekore qysh nga gjysma e shek. X dhe, sidomos, gjatë shekujve XI e XII.

Mundësia e datimit të tyre në gjysmën e shek. X përjashtohet, sepse fushat e stolisura i kanë kanonet të mbushura me koka e petale lulesh, gjë që njihet si një karakteristikë e shekujve XI e XII, atëherë kur zbukurimet mbulojnë sipërfaqe të mëdha në kornizat e shkrimeve dhe të vinjetave. Por që të dy kodikët tanë të datohen pak më hershëm, na flasin tiparet që karakterizojnë dekoret e tyre, slç janë ato me forma gjeometrike, lulet e stilizuara, trajtimi i shpendëve në mënyrë të stilizuar dhe qëndrimi i disave prej tyre, pa i prekur këmbët mbi linjën përkufizuese të fushës së pikturuar, sfondi ngjyrë arl, pikturimi i të gjithave me finesë të theksuar, trajtimi i kapiteleve të kolonave me lule të stilizuara etj. Për këto tipare që tregojnë një trashëglmi jo të plotë të elementëve nga tradita e artit të antikltetit, Kodlku I 5-të I Vlorës ka shumë të ngjarë që t'i atribuohet gjysmës së parë të shek. XI. Në favor të këtlj datimi flasin edhe motivet, si dhe grafika e Kodikut Gr. 519 të Bibllotekës Nacionale të Parisit, që mban datën 1007, të cilat përputhen plotësisht me atë të Kodikut të 5-të të Vlorës. Kurse motivet e Kodlkut të 4-t të Beratit, për arsye të elementëve më të shumtë antikë, ka shumë mundësl të jenë të një kohe pak më të hershme nga ato të Kodikut të 5-të të Vlorës dhe duhet t'i atrlbuohet viteve të fundit të shek. X.

Miniatura e dekoreve të kodikëve të 6-të, të 8-të e të 9-të të Beratit dhe të 7-të të Vlorës

a - Kodiku i 6-të i Beratit është perikope ungjijsh me 50 fletë pergameni me format 21 x 19 cm, me tekst në dy kolona, me grafi të tipit të vjetër jo të theksuar kaligrafike dhe me datën e riprodhimit 1043. Kodiku ruan tri vinjeta të vogla dhe iniciale me ngjyra të thjeshta, pa art, të cilat po i botojmë për arsye se ruajnë datën e riprodhimit që ndlhmon në orlentimin e datimit të kodikëve të tjerë.

Zbukurimi i fletës 26 përbëhet prej dy shiritash të hollë që gërshetohen me njëri-tjetrin në mënyrë zig-zage, me gjatësi 7,4 cm me ngjyra kafe e blu dhe me pak të kuqe. Kurse motivi i fletës 31 është në formë byzylyku, prej dy linjash horizontale të ndara në katërkëndësha të vegjël me nga një lulkë mbi fushë kadife në të kuqe, me madhësl 6,7 x 0,7 cm. Ky motiv në formë byzylyku ka shumë ngjashmëri me një vlnjetë të Cod. Patmos 39, i clli ruan vitin 972“. Iniclali "T" (taf) në fletën 33 është më i zhvilluar nga tipi i parë i thjeshtë, trupin e ka të kuq të errët me dy unaza blu dhe një fjongo lidhur në formën e shifrës tetë. Ky lloj tipi i tafit me fjongo është më i vjetri në inicialet e dorëshkrimeve tona, datuar më 1043, dhe konsiderohet me prejardhje nga Bitinia e Azisë së Vogël.

Kodiku në fjalë duke qenë me grafi dhe dekore të thjeshta, ka mundësl të ketë qenë pronë e ndonjë kishe fshati dhe, më vonë, ndonjë intelektual, duke çmuar vlerën e vjetërsisë e ka sjellë në bibliotekën e Peshkopatës së Beratit, ku e kemi gjetur.

b - Kodiku I 7-të I Vlorës është perikope ungjljsh me 287 fletë pergameni, me format 27 x 22 cm, me tekst në dy kolona, me 21 rreshta për kolonë. Grafia e tekstlt është me shkronja të vogla të tipit të vjetër kaligrafik, ngjyrë kafe, titujt ari, por me shkronja të vogla jokapitale.

Kodiku në fjalë, ndonëse nuk ruan figura, paraqitet me vlera artistike, si për kaligrafinë ashtu dhe për katër vinjetat e tij artistike, në formën e pl-së greke, të stolisura me motive gjeometrike e lulore të stilizuara. Këto motive kanë shumë ngjashmëri me ato të dy kodikëve të mëparshëm, të Kodikut të 4-t të Beratit dhe të Kodikut të 5-të të Vlorës.

Motivi I vinjetës së fl. 3 përbëhet prej një linje të valëzuar, e cila në çdo valë, me anë të një llnje të kurbtë, formon një rreth të pambyllur me një medaljon të vogël në mes. Këto linja stolisen me gjethe të vogla. I gjithë motivi është në ngjyrë blu saks mbl sfond të ndritshëm ari. Ky motiv përputhet gati plotësisht me motlvin e një vinjete të Psaltirit të Bibliotekës publike të Shën Petërburgut Cod. Gr. 214, që datohet rreth viteve 1074-1081, dhe ka shumë ngjashmëri me motivet e kodlkëve të tjerë, si me motivln e një vinjete të Cod. 44 të Patmosit15dhe të një vinjete të Cod. Canon 110 të Oksfordit, Bodleian Lib.16 që datohen rreth gjysmës së parë të shek. X.

Këtë motiv e gjetëm të përdoret dhe nga piktori ynë, Onufri, në veshjen e sipërme të mbretëreshës Elenë, në ikonën e Shën Kostandinit dhe Elenës së Beratit. Gjithashtu, motivin në fjalë e gjejmë shpesh në veshjet tona popullore, si, p.sh., në xhybet e qëndisura me ar të Shqipërisë së Veriut.

Iniclalet e këtij kodiku nuk paraqiten shumë të zhvilluara, por me finesë të theksuar.

Duke pasur parasysh kaligrafinë e tekstit, motivet e vinjetave, finesën e inicialeve, që nuk janë të zhvilluara, si edhe krahasimin me dekoret e kodikëve të tjerë të datuara, ka shumë arsye që kodikun në fjalë, t'ia atribuojmë gjysmës së dytë të shek. XI.

c - Kodiku i 8-të i Beratit është perikope ungjijsh me 346 fletë pergameni, me tekst në dy kolona, me format 26,4 x 21,4 cm dhe me 22-23 rreshta për kolonë, grafia me shkronja të tipit të vjetër kaligrafik, ngjyrë kafe, titujt prej ari. Kodiku ruan dy vinjeta, në formë pi greke dhe 14 të tjera në formë shiriti horizontal, nga të cilat, dy janë të pikturuara me ngjyra dhe të tjerat janë skica të vizatuara.

Kodiku, si nga arti i grafisë dhe nga trajtimi-i vinjetave rezulton i riprodhuar prej dy personash të ndryshëm.

Me qenë se dy vinjetat në formë pi greke të pikturuara me motive lulore e gjeometrike dhe me ngjyra blu e të gjelbër mbi sfondin prej ari të ndritshëm, janë shumë të ngjashme me ato të kodikëve që trajtuam të shek. XI, mund të datohet dhe kjo pjesë e Kodikut të 8-të të Beratit e gjysmës së dytë të shek. XI. Kurse pjesa tjetër e kodikut me vinjeta pa ngjyra, me motive të vizatuara në formë skicash, duke mos e pasur shkrimin kaligrafik, si pjesë e parë e kodikut, mund të konsiderohet e një kohe pak më të vonë.

Në këtë kodik paraqet interes motivi i vinjetave që është i njejtë me atë të kodikut Beratinus 1, si trashëgim i traditës sonë të vjetër me motivet dekorative të dorëshkrimeve.

d - Kodiku i 9-të i Beratit është perikope ungjijsh, me 151 fletë pergameni, me tekst në dy kolona, me format 31,5 x 24 cm dhe me 24 rreshta për kolonë. Grafia është me shkronja të vogla të tipit të vjetër ngjyrë kafeje të çelët, titujt prej ari. Kodiku ruan dy vinjeta, njëra në formë pi greke, dhe tjetra në formë shiriti horizontal, ngjyrë vishnje e të gjelbër mbi sfond ari, me motive shumë të ngjashme në grafi me ato të kodikëve të shek. XI.

Miniatura e kodikut të 10-të të Vlorës

Kodiku është katërungjijsh me 305 fletë pergameni, me format 28,2 x 20,3 cm, me tekst në një kolonë, grafia me shkronja të vogla e tipit të vjetër, ngjyrë kafe, titujt me shkronja kapitale ari dhe me 20 rreshta për faqe.

Si dokument dorëshkrimi i lashtësisë sonë, kodiku në fjalë paraqitet një nga më të stollsurit me miniatura e dekore të ndryshme artistike, më i bukuri ndër kodikët tanë dhe ndër më të bukurit, në përgjithësi. Ky dorëshkrim ruan katër skenat e ungjillorëve, me përmasa 24 x 15,5 cm secila. Katër vinjeta në faqet fillestare të çdo ungjllli, me katër fasada kishash të pikturuara, secila mbi faqen që fillon listën e p