Miniatura e kodikut të 38-të të Beratit
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Miniatura e kodikut të 38-të të Beratit

Kodiku është katërungjijsh me 239 fletë letër, me tekst në një kolonë, me format 25 x 19,5 cm dhe me 21-22 rreshta për faqe. Grafia e tekstit është me shkronja kaligrafike të vogla të tipit të vonë, ngjyrë kafe të çelët.

Para fletës fillestare të çdo ungjilli kodiku ruan nga një skenë të ungjillorit përkatës dhe, përmbi titullin e fletës fillestare, nga një vinjetë në formë katërkëndëshi kënddrejtë, stolisur me motive gjeometrike monokrome.

Skenat e ungjillorëve të kodikut në fjalë kanë madhësi 14,5 x 12,3 deri në 17 x 15,7 cm. Treungjillorët e parë paraqiten të kompozuar, si zakonisht, ulur në frone para një sfondi arkitektonik të zhvilluar, kurse Gjoni para mjedisit shkëmbor, veçse këtë radhë jo në këmbë, por ulur pranë nxënësit të tij Prohorit, që shkruan mbi një fletë pergameni të hapur mbi gjunjë. Ky kompozim i ungjillorëve paraqitet pothuajse i njëjtë me ato të skenave analoge të mëparshme. Por, ndonëse monokrom (njëngjyrëshe), ka një realizim të lartë artistik, që vërehet në qëndrimin bukur e të ekuilibruar të figurave, me lëvizje e gjeste të matura, lidhur e harmonizuar mjaft mirë me godinat arkitektonike të sfondit, si dhe me orenditë e shkrimit pranë, që e plotësojnë mjedisin e një shkrimtari mesjetar.

Gjoni me Prohorin paraqiten pranë një mjedisi të realizuar fare thjeshtë. Ai është vizatuar me pak linja të thyera monokrome, sa për të dhënë idenë e vendit të shkretë, kurse figurat ndenjur përkundrejt njëra-tjetrës janë kompozuar në mënyrë reale, të natyrshme. Gjoni është me kokë të kthyer e me vështrimin sikur komunikon me ndonjë, i habitur, vështrim që e përforcon dora e djathtë e tij e hapur, kurse Prohori jepet pak i kërrusur, duke shkruar mbi një fletë pergameni. Ky kompozim vë në dukje në mënyrë të natyrshme detyrat e tyre, diktimin e Gjonit dhe rolin prej sekretari të Prohorit. Përveç kompozimit real e artistik të figurave, ato janë ndërtuar e janë trajtuar me një nivel të lartë artistik. Ngjyra monokrome e këtyre figurave është kafe e përzier me pak të kuqe, që ka dhënë të kuqërremtën. Siluetat e figurave, linja përkufizuese e tyre është realizuar me një lehtësi të çuditshme dhe me një finesë të rrallë nga ana e autorlt, duke arritur figura me përpjesëtime të rregullta e gracioze.

Piktori, duke dashur që këto miniatura t'i pikturojë njëngjyrëshe, i ka dhënë linjës rolin kryesor në trajtimin e figurave dhe me anë të saj ka arritur atë efekt me anën e përdorimit e të kombinimit të ngjyrave. Vetëm me anë të linjës e të ngjyrës së kuqërremtë, mjeshtri i talentuar ka trajtuar figura piktureske, me prirje të theksuara realiste, me plastikë, me volum e me lëvizje elegante. Ndonëse pa tiparet e rënda të miniaturës së shek. XIII, në to nuk vërehet mjeshtëria e punimit e kultivimit të ngjyrave. Ato janë vizatime me akuarel dhe nuk flasin për teknikën e ndërlikuar të miniaturës mesjetare, me ngjyra. Vlera e tyre konsiston në vizatimin me mjeshtëri të lartë të piktorit.

Nëpër vinjetat e kodikut në fjalë, ajo e Markut është e mbushur prej tetë rrathësh të vegjël, të stolisur me nga katër vizatime zemrash, duke formuar secila nga një lilak në brendësi prej tri petalesh. Vinjetat e tjera i kanë sipërfaqet të mbushura me linja të bardha të gërshetuara, duke krijuar skema të parregullta mbi hjë sforid të kuqërremtë. Inicialet, relativisht të mëdha, stolisen prej linjash të kuqërremta mbi letrën e bardhë, me trajtim, mund të themi, banal.

Duke u mbështetur në trajtimin e kësaj miniature, të figurave të vinjetave, të inlcialeve si edhe në grafinë rezulton që kodiku dhe miniaturat e tij nuk mund të jenë më të hershme se të shek. XIV dhe, madje, nga dekadat e fundit të atij shekulli.

Çlirimi i Kostandinopojës nga latinët (1261), dihet, që i dha një ngritje zhvillimit të arteve figurative në Bizant. Megjithëse u përtërinë qendrat e riprodhimit të librit në Kostandinopojë, me njëfarë ngritje të vogël edhe të artit të miniaturës, zhvillimi i kësaj gjinie nuk pati atë ngritje artistike që patën gjinitë e tjera të arteve figurative dhe nuk dha më kryevepra arti në gjininë e vet.

Nga veprat dorëshkrimore që ruhen nga shek. XIV në vendin tonë nuk rezulton ndonjë ngritje e theksuar në artin e miniaturës, siç shohim se ka ndodhur në gjininë e pikturës murale dhe të ikonës. Me sa duket dhe në qendrat e vogla në periferi të Bizantit nuk dhanë më vepra të rëndësishme në gjininë e miniaturës së librit.

info@balkancultureheritage.com