Lidhur me origjinën e etruskëve ekzistojnë tri teori: njëra mbështet origjinën e tyre nga lindja; teoria e dytë përkrah origjinën etruskëve nga Alpet e Europës, ndërsa teoria e tretë mbështet origjinën autoktone të etruskëve, pra, që etruskët janë vendës në trojet e tyre.
Këto teori, që i kanë rrënjët në thellësitë e shekujve, qysh në antikitet dallojnë mjaft ndërmjet tyre, madje në mjaft raste madje edhe e përjashtojnë njëra-tjetrën.