Mitologji
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Mitologjia Helene

Gjeneaologjia e Zotëve
Zeusi në fron, Olimp
Përdhunimi i Persefonit Prosperine
...
Pasardhësit e Prometeut
...
Odiseu dhe njerëzit e tij ndeshem e ciklopët.
Phaethon dhe qerrja e tij, të gjithë në flakë, ranë në tokë
Pegasus dhe Bellerophon
...
Perseu dhe Herkuli
Medusa
Minotauri dhe Tezeu në labirint
...
...
...
Atalanta dhe molla e artë
Akili dhe dera e Trojës.
Helena e Trojës
...
...
Kali i Trojës
Aventurat e Odisesë
Enea dhe Sibyl hyjnë në barkën e Charon
Teba dhe Atreida
Dera e Athinës

Gjetje arkeologjike nga prehistoria

Pikturë me skenë gjuetie në shkëmbin e Spilesë në fshatin Tren (Bilisht)
Varëse bronzi në trajtë kali të stilizuar. Zbukuruar në trup me rrathë
koncentrikë të pikëzuar në mes. Lartësia 6,2 cm. Rehovë, Kolonjë.
Varëse bronzi në trajtë kafazi me një figurë dreri, të stilizuar sipër.
Gjatësia 9.5 cm rehovë Kolonjë
Sumbulla bronzi me formë gjysmësferike me të çara radiale. Zbukuruar
me motive gjeometrike të invizuara, diametri 3,6-3,9 cm
Urakë, Bazje, Klos (Mat)
Varëse bronzi me forma rrathësh të brendashkruar, rrathë me diametra në trajtë
kryqi ose  trerrathë të bashkuar. Diametri 4,7-8 cm, gjatësia 3.5 cm,
Parondi Berat
Paftë bronzi në trajtë rozete e zbukuruar me rrathë koncentrikë të incizuar pikë në mes. Pafta ose varëse me forma të rrumbullakta me e pa rreze paraqesin diellin, ose tregojnë simbolin e diskut diellor, diametri 6.6 cm Shtoj Shkodër
Roli i gruas në ekonominë dhe në riprodhimin e jetës i shtyu banorët e lashtë të epokës së neolitit në krijimin e kultit të gruas mëmë, duke e trajtuar atë me anë të figurave prej balte të pjekur. Enë balte antropomorfe.

Përfytyrime mitologjike, gjetje arekologjike Apolloni

Nike fluturuese, Doreza e e një vazo bronzi, Prodhim Korinthian,
gjysmës së dytë të shek. VI p.e.sonë.
Zeusi i Dodonës. Figurinë prej bronzi prodhim korintas. Gjysma e dytë e
shek. të VI p.e.sonë
Broke nga Atika, perzanton "sfinks", fundi i shek. VII p.e.sonë
Dionisi si aktor, krater italik me figura të kuqe nga çereku i parë i
shek. IV p.e.sonë
Krater Apulian i fillimit të shek. IV p.e.sonë
Amorfë nga Atika e pikturuar zi, mesi i shek. VI p.e.sonë
Vazo Atikase e mesit të shek. VI p.e.sonë
Kalorësi i Apollonit, reilef i shek. III p.e.sonë
Kokë memeri e Artemisës, shek. III p.e.sonë
Afërdita në mes grifonëve, Stelë Apolloniate e shek. III-II p.e.sonë.
Personifikimi i lumit Aous, burim jete dhe prosperiteti për Apoloninë shekulli IV p.e.sonë
Shtizëhedhës. Figurinë prej bronzi e prodhimit korintas, gjetur në lartësinë 101 gjysma e dytë e VI-p.e.sonë.
Olpe e prodhimit korintik fundi i shekullit VI p.e.sonë
Perëndesha Athena duke ndjekur gjigantin Enchelados. Amfora e zezë Atikase nga mesi i shekullit VI p.e.sonë

 

Përfytyrime mitologjike gjetje arkeologjike Buthrot

Fundi i një vazoje të madhe bronzi në formë "sfinksi" shek. III p.e.sonë
Posedioni, figurinë bronzi (gjetur në Antigone, shek. III p.e.sonë)
Pani i dehur, figurinë bronzi, shek. III p.e.sonë
Koka e Apollos, kopje romake nga një model grek, gjysma e parë e shek. IV p.e.sonë
Asclepius - Aesculapius. Reliev prej mermeri i shekullit II pas Krishtit, gjetur në faltoren e tij

 

Përfytyrime mitologjike gjetje arkeologjike Selcë (Pelion)

Afërdita, terrakotë e prodhimit lokal, fundi i shek. III p.e.sonë
Erosi si aktor, reliev i aplikuar nga një vazo bronzi, shek. III p.e.sonë
Atlet, figurinë bronzi,  fundi i shek. VI p.e.sonë
Bizhuteri floriri nga Selca e Poshtme
Reliev që përfaqëson mburojën ilire nga fasada e varrit monumental nr.2
Paftë rripi nga varri nr.3, përfytyron luftëtarët ilirë.

 

Gjithësia, Perënditë, Njerzëit

Në lindje, lindja e Athinës, dhe në perëndim Poseidon, Muzeumi i Akropolit
Leto, Artemis, Apollo
Familje që japin sakrificë për Artemisën, shek. IV, Muzeu Nacional Athinë
Statujë Bronzi, Zeusi me rrufe, nga Dodona, Muzeu Nacional Berlin

 

Qyteti antik

Dodonë, riksontruksion ideal i skenës
Dodonë, planimetria e teatrit
Kassopea, rikonstruksion ideal i skenës
Buthrot, rikonstruksion ideal i skenës, shek. II, p.e.sonë
Apolloni, rikonstruksioni i fazës së dytë të skenës

 

Struktura e simbolizmit ilir

Paftë bronzi në trajtë rozete e zbukuruar me rrathë koncentrikë të incizuar me pikë në mes. Pafta ose varëse me forma të rrumbullakta me e pa rreze paraqesin dielln, ose tregojnë simbolin e diskut diellor. Shtoj, Shkodër.
Paftë bronzi në trajtë syzesh me rrathë koncentrikë të thelluar. Leshnjë, Skrapar
Varëse bronzi me stringla të cilat përfundojnë me varëse antropomorfe të stilizuara. Gjatësia 22,5 cm, Shtoj, Shkodër.
Varëse bronzi në trajtë kafazi me figurë zogu sipër. Kuç i Zi, Korçë
Varëse bronzi në trajtë dopio kryqi. Zbukuruar në krahë me vija rrethore të incizuara, ndërsa në skaje me nga një rreth me pikë në mes. Kuç i Zi, Korçë.
Varëse bronzi me forma rrathësh të brendashkruar, rrathë me diametra në trajtë kryqi ose trerrathë të bashkuar. Perondi, Berat.
Reliev i një mburoje ilire nga i njëjti monument

Që disa motive gjeometrike kanë pasur domethënie simbolike ose magjike së pari e dëshmuan etnologët, të cilët e vërejtën këtë duke i studiuar kulturat primi- tive të Afrikës, të Azisë, të Amerikës Jugore etj. Ata dëshmuan gjithashtu se fise ose popuj të ndryshëm të njëjta motive u atribojnë ndonjëherë domethënie të ndryshme simbolike, dhe kështu me vijë zik - zake disa e paraqesin gjarpërin, të tjerët rrufenë, zjarrin, lumin; trekëndëshi paraqet rëndom vulvën, por edhe syrin e zotit (në krishterizëm p.sh.), mirëpo, veç kësaj mund të ketë edhe fuqi apotropike etj.

Studimi i kujdesshëm i ornamentikës së kohës parahistorike ka treguar se edhe ajo ka pasur, në disa raste përveç funksionit dekorativ edhe funksionin simbolik. Qëndrimi i tillë mbi ornametikën e periudhës parahistorike është i kohës së re. Në të vërtetë G. Wilke, F. Adamav. Scheltema e të tjerë që në fillim të këtij shekulli kanë kërkuar domethënie më të thellë simbolike të disa motiveve ornamentale që ndeshen gjatë tërë periudhës parahistorike.

Duke u mbështetur në bibliografinë e pasur që është shkruar deri tani mbi simbolikën e motiveve ornamentale parahistorike, mund të përfundohet se motivet e shumta dhe të shumëllojshme që dëshmohen në stolisjen ilire, në qeramikë, pllaka guri, monedha e objekte të tjera kanë pasur po ashtu kuptime simbolike, sado që është vështirë të thuhet gjithmonë çfarë kuptimi u kanë dhënë ilirët në kohëra e në vise të ndryshme secilit motiv ornamental.

Për disa motive të tilla megjithatë, me një dozë të konsiderueshme sigurie do të mund ta përcaktojmë përmbajtjen simbolike, qoftë në bazë vetëm të paraqitjeve në trevën ilire, qoftë edhe në bazë të domethënies së tyre simbolike në kulturat e tjera indoevropiane.

Në këtë kapitull do të flasim vetëm për motivet e “pastërta” ornamentale, pra, jp përato antropomorfe ose zoomorfe, përtë cilatdotë bëhet fjalë në tekstin e mëtejshëm të këtij punimi. Do të përqendrohemi, përveç të tjerash, vetëm në ato motive për të cilat dihet me siguri se kanë pasur domethënie religjioze, kulti ose magjike, kanë pasur kryesisht domethënie të tillë, për arsye se është e njohur se shumë motive ornamentale, të cilat në fillim kanë pasur ekskluzivisht  domethënie simbolike, me kohë këtë e kanë humbur dhe janë shndërruar në dekorim të thjeshtë, ose këtë domethënie simbolike e kanë ruajtur vetëm në raste të jashtëzakonshme - në përmendoret mbi varre, në urna varri dhe në përgjithësi në objekte të lidhura për religjionin dhe kultet.

Njëri ndër motivet omamentale, i cili pjesërisht e ka ruajtur domethënien simbolike, kurse pjesërisht (edhe në pjesën më të madhe!) ka shërbyer si stoli “e pastër”, ka qenë spiralja.

info@balkancultureheritage.com