Mjegullat kombetare mesjetare ne Adriatik
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Mjegullat kombetare mesjetare ne Adriatik

Fiset zeto-shqiptare dhe lidhja e 12 brezërive kroate

Metamorfozat kulturore të totemit. - Fizionomih biologjike e njëjtë e Zetës dhe e Shqipërisë së Veriut. - Fshati i zones qendrore dinarike. - Brezi mesjetar i famullive të fiseve të fuqishme nga liqeni i Shkodrës deri te liqeni i Baltës (Blatno jezero). - Pushteti mbretëror ndaj famullisë dhe fshatit. - Rrënimi I fiseve të fuqishme në Serbi, Podunavlje dhe në Sllavoninë e vjetër. - Anastrpfa e ndërgjegjes fisnore te kroatët.

E shkuara dhe e tanishmja e shqiptarëve dhe e malazezëve përbën një lëndë të ngarkuar mirë, e cila ka vlerë të dorës së pare edhe nga pikëpamja e historisë së përgjithshme të njerëzimit. Edhe pse këto krahina shtrihen në Adriatikun e lartë kulturor, struktura shoqërore e mbulesës së tyre indoevropiane është edhe sot thjesht fisnore. Këto vise janë klasike për studime të organizimit klanor, por krejt ndryshe nga viset amerikane të totemeve parësiore indiane. E vështruar sociologjikisht, historia e Shqipërisë është një krijim i pandërprerë mjegullash fisnore dhe rrënim i sistemeve të Vjetra klanore. Ekziston edhe sot ajo tepricë e kohës së vjetër, por kjo nuk është ruajtur në mënyrë autentike si në fushat e Wild West-it (Perëndimit të Egër), duke qenë se disa herë ka kaluar retortën e lartë. kulturore.

Fiset ilire janë shkrirë nëpër retortën romake dhe fiset shqiptare në radhë të parë nëpër retortën bizantine e serbe. Ajo që ne shohim sot atje, është fqrmacioni i tretë klanor në truallin shqiptar, njëkohësisht i dyti në truallin malazez.

Ato janë relikte shoqërore të mesjetës së vonshme. Ato nuk janë shpirti origjinal, por formimet e lindjes së vjetër, të krijuara me depërtimin e atavizmit kolektiv, të shkaktuara nga pushtimi I tmerrshëm turk. Ky depërtim ndodhi në atë kohë, kur luginat ishin fare të buta, plot me kulturë adriatike, kur atje, në agimin e Disit ose të Perëndimit evropian, nën thjerrën e fermentit aristokratik shqiptar e serb, shkriheshiri traditat e shkëlqyera të Bizantit, Serbisë e Bullgarisë. Nën thikat turke filluan menjëherë të shkatërroheshin ndërthurjet shoqërore me strukturë romako-bizantine. U kthyen në formën e mëparshme, që të qëndronin, të përziheshin e të ripërtëriheshin rishtas. Në plagën që e godet thika, organizmi social në Shqipëri e Mal të Zi reagon njësoj.

Sepse Zeta dhe Shqipëria e Veriut përbënin një fizionomi biologjike të vetme; ishin të lidhura në mënyrë të pandarë me një truall të njëjtë plastik, me një gjak të njëjtë ilir dhe me të njëjtat vuajtje historike.

Që nga koha kur ilirët e vjetër adhuronin Perëndinë e veçantë të barinjve e deri në ditët tona, kur (1908) baroni Nopcsa gjeti pjesëtarë të fisit afër Rugovës me kopetë e veta në rrethinat e Durrësit, në të gjithë këtë krahinë oshilacioni i barinjve të maleve ndërmjet kullotave verore e dimërore përbën një konstante biologjike. Në mesjetë, ashtu edhe më vonë, deri në ditët e sotme, emri Arbanas (shqiptar), Arnaut te bujqit sllavë është me kuptimin bari. Kjo mënyrë jetese gjysmënomade, në të cilën bujqësia u zhduk para blegtorisë, u shkaktua nga plastika e tokës, Kësaj mënyre jetese iu nënshtruan edhe elementët sllavë në Hercegovinë dhe në Dalmacinë e jugut. Malet e zonës dinarike-qendrore krijuan "stanin " (sllav. stan). Në këtë mënyrë u krijuan fshatra barinjsh, katundet shumë të vjetra paraindoevropiane, të cilat, pa marrë parasysh gjakun shqiptar, sllav a rumun, kudo janë njësoj; për sa i përket organizimit, ky është i njëjtë në të gjithë shekujt dhe në thelbin e vet është fare i ngjashëm me jetesën e barinjve të Alpeve Qendrore dhe me bashkimet (asocionet) e barinjve të Pirenejve.

Njëherë kjo zonë klasike e Adriatikut, me formime klanore në bazë të katundit vagant, pati vijimet e veta në veri ndër famullitë e mëdha. Në shek. IX e X shtrihej nga liqeni i Shkodrës deri te liqeni i Baltës, vendi homogjen i zhupanëve (famullive) sllave, i atyre amebave shtetërore, në krye të të cilave qëndronte zhupani, burri më i vjetër e më i shquar i "qytetit zhupan”, që ishte i fortifikuar me gardhe e penda dheu. Fjala "zhupan" është parasllave dhe do të thotë "zotëri në qark"; rrokja e parë e kësaj Fjale është në lidhje gjuhësore me fjalën shqipe"zot" (sllav. gospodin). Në lëkurën e hollë të pushtuesve turanë të Podunavljes, plazma klanore e jugut, me ndërmjetësinë e fiseve sllovake, ishte në lidhje me fiset çeke.

Fuqia mbretërore, qoftë e huaja apo e'vendit, ishte armiku më i madh i formimeve të vogla të fiseve sedentare. Kjo fuqi krijonte nga zhupani oborrtarët dhe nga oborrtarët krijonte peshqit e mëdhenj, që përlanin peshqit e vegjël të liqenit të vogël fisnor, asgjësonin bashkëfiset e tyre, fiset e vogla në kuptimin burimor të kësaj fjale? duke grabitur pasuritë e tyre të trashëguara dhe duke i kthyer në bujqër. Por megjithatë, fuqia mbretërore nuk arriti të shkatërronte dot katundin vagant. Ajo mund të shndërronte përkohësisht kryetarin e tij në oborrtar, por nuk mund të shkallmonte tërë fshatin dhe ta zbrazte atë.

Në viset shqiptare, fuqia mbretërore bizantine bënte për vete vetëm pronarët, të zotët e tokave ushtarake. Nga këta krijonte fisnikërinë feudale. Edhe keta feudalë kapërdinë deri në fund të shek. XIII shumë fise, duke ruajtur vetëm emrin e tyre. Por fshati përsëri mbeti në malësinë e lartë.

Bërthama kombëtare serbe ishte kudo sedentare. Megjithatë, administrata bizantine i kishte shpërndarë fiset shumë kohë më përpara Në mbretërinë e pavarur nuk gjendej asnjë gjurmë e fiseve serbe. Qëndroi vetëm pronari (vlasteliçiq), aristokrati (vlastelin) dhe "personaliteti fisnik" (blagorodni velmuzh) dhe pas shkatërrimit të mbretërisë së Dushanit qëndruan disa dinastë të vegjël.

Edhe në veri, te çekët dhe në Pudunavlje, për shkak të fuqisë mbretërore gjithnjë e më të madhe, u shkatërruan formacionet fisnore nga themeli, por jo aq shpejt si në Serbi. Në Hungari fiset ishin dyfarësh: fisi i pushtuesve nomadë hungarezë (pak edhe turq) dhe ai i popullsisë sedentare autoktone sllave. Të dy tipat u shuan pothuaj në një kohë. Në shekullin XIV u panë ende disa gjurmë të gjalla të tyre.

Famullitë (zhupanet) e fiseve sllave u bënë atje njësi administrative (varmegye). Institucionet e tyre ligjore i mori përsipër pushteti qendror i mbretërisë, sikurse mund të shihet shumë bukur në përdorimin e vulës gjyqësore dhe të ndihmës avokatit.!

Pleqësia e fisit të famullisë (zhupanës) u shndërrua në bashki të fiseve varmegjane, të cilat i mbanin tokat e veta në bazë të dhurimit mbretëror, që u jepej kryetarëve të familjes dhe trashëgimtarëve të tyre.

Ashtu si në Podunavlje, njësoj ishte edhe në Sllavoninë e vjetër ndërmjet Dravës e Gvozdës. Mbeturinat e fundit të famullive të flseve të vogla i përthithi pushteti mbretëror me dhuratat e veta kolektive, sipas të cilave pjesëtarët e një fisi të vogël fitonin tokë si fisnikët feudalë. Nga famullitë e fiseve, aq sa kishte atëherë, u krijuan bashki fisesh, gjurmët e të cilëve i shohim edhe sot, si p.sh. në Turopolje dhe në Draganiq.

Vetëm në territorin e mbretërisë së vjetër kroate pranë detit nuk u zhdukën fiset aq shpejt. Përkundrazi, para shkatërrimit të saj në shek. XV, ato kaluan nëpër një fazë anastrofale shumë interesante, e cila nuk ka paralele në mbarë botën.

"Bujarëte dymbëdhjetë fiseve të mbreterisë së Kroacisë" 1350-1459. - Depërtimi i ndërgjegjes fisnore pas humbjes së dinastisë kombëtare. - Prirja e përmirësimit dhe fuqia e zakoneve të vjetra. - Emri kroat dhe traditat e mbretërimit. - Pranimi i sistemit feudal hungarez: Lidhja e fiseve kroate kundër vasalëve të shumëfuqishëm në praktikë dhe kundër së drejtës hungareze në teori. Fuqia e numrit të shenjtë 12 në Adriatik.

Formimi i veçantë i ndërgjegjes fisnore kroate, dhe lidhur me të i bujarisë së vjetër, është lidhja e dymbëdhjetë fiseve, e cila dokumentisht u tregua pas vitit 1350 (duodecim generations Croatorum), dhe që në një mënyrë zyrtare quhej: (tnobiles duodecim generationum regni Croatiae" (1360). Territori në të cilin kjo lidhje funksiononte, nuk ëshfë fiksuar asgjëkundi shprehimisht. Por pas shumë te dhënash të tërthorta, mund të pëfcaktohet përafërsisht me përpikëri në zonën ndërmjet Gvozdës (Kapela) dhe Cetinjës, me qendër rreth Kninit. Për herën e fundit përmendën 'nobiles duodecim generationum regni Croatie " në vitin 1459 dhe pastaj, për shkak të sulmeve të turqve, u shua ndërgjegjja për atë lidhje.

Në rijoftimet e kohës së mbretërve kombëtarë (deri në vitin 1096), përgjithësisht nuk përmenden fiset. Që këto ekzistonin fshehurazi edhe në kohën e pushtetit mbretëror, këtë na e tregon të përmendurit e shpeshtë të tyre në dokumentet e shek. XII. Aty përmenden: Kaçiq-të (1166), Kukarët (1178), Shubiq-të (1182), Çudomiriq-të (1207), Mogoroviqtë (1164), Gusiq-të (1187), Lapçanët e Karinjanët (1166), Poleçiq-të (1194), Laçniqiq-të (1207), Tugdmiriq-të (1189). Kaçiq-të ishin të njohur mirë edhe në Kostantinopoli në kohën e mbretit Emanuel Komnenit.

Nga dokumentet e shekujve XIII e XIV, te fiset kroate shihet prirja e fuqishme për përmirësim, çka qe përgjithësisht një gjë e natyrshme në të gjitha formimet fisnore. Për fisin Svaçiq, që  përmendet në dokumentet e viteve 1329-1350, kam treguar0 se ky ishte me të vërtetë dega e fisit të fuqishëm Kaçiq. Mandej shihet prapë një cilësi tjetër e përgjithshme e formimeve të të gjitha fiseve, d.m.th. të ndjekurit e zakoneve të vjetra (1361 consuetudines Croatorumf* dhe të lirisë së fisit (1370 libertates, 1379 iura Croatorum). Edhenë vitin 1273 shihej se veçanërisht ndërgjegjja burimore e parafisnisë, sipas së cilës bujar (nobilis) ishte secili; që i përkiste fisit dhe si i tillë nuk paguante taksë për tokën e vet (veri, primi et naturales regni Croatie nobiles). Më në fund del se në territorin e Kroacisë së vjetër, në kohën e hegjemonisë së 12 fiseve, kishte edhe fise të tjera, që mbaheshin si bujarë të vërtetë kroatë në bazë të së drejtës së proriës, edhe pse nuk bënin pjesë në Lidhje (1350 licet de nulla generatione duodecim generationum Croatorum suboles juissent). Të tillë ishin fiset e Vireviç-ve e të Glamoçann-ve, që përmenden në shek. XII.

Shtytjen e parë evolutive e dha organizimi patriarkal kroat bujarme kristalizimin e mbretërisë kombëtare. Me të vërtetë edhe atëherë plëqësia e zhupaneve, në të cilën mund të merrte pjesë çdo "burrëbujar", shkrihej në këshillin e përgjithshëm të të gjitha zhupaneve nën pushtetin mbretëror. Një këshill i tillë fisesh qe ruajtur edhe në kohën e Arpadëve. Në kohën e Anzhuinëve, përbri banit apo nënbanit ishte "congregatio generalis" (1353) ose "colloquium universale" (1354), i cili nën Knin a Podbrisanë mbahej si trup këshilldhënës. Në territorin përreth Zarës (Zadarit) gjendej një e tillë "mbledhje e përgjithshme" edhe në kohën e venedikasve. Në këtë mbledhje merrnin pjesë fiset, të cilat që prej kohësh shumë të vjetra ishin lidhur me emrin e përbashkët kroat. Zgjerimi i grumbullimit të tyre në territore përpjesëtimisht të vogla, u mundësoi fiseve kroaite një kontakt të fortë e të pandërprerë, gjë që i ndihmoi shumë, kur pronave e lirive të tyre u kërcënohej rreziku nga ana e vasalëve mbretërorë dhe nga sistemi feudal hungarez.

Ky sistem, shumë dukshëm, filloi të kapë bregdetin kroat në fundin e shek. XII. Në vitin 1193, mbreti Bela III i dha princit a zhupanit të Kërkës (comes) Dujmit zhupën Modrush si pronë.

Për merita të veçanta politike, stërgjyshi Nelepiq, zhupani I Shibenikut Domaldo, mori në vitin 1210 tërë zhupën e Cetinjës. Me dekret mbretëror të vitit 1223, atij iu desh t'ia lëshonte Gregorit dhe Shtjefnit nga fisi Shubiq.

Me anë të ndërmarrjeve të tilla mbretërore, u zhvilluan në mes të fiseve familje të fuqishme, kryetarët e të cilave punuan me këmbëngulje për zgjerimin e pasurive të tyre dhe të fisit të vët; ideali politik i tyre ishte nderi trashëgues i banit, kurse qëllimi jëtik ishte thyerja e kundërshtarëve. Duke u mbështetur në pushtetin qendror mbretëror, këta kryetarë u bënë vasalë të fuqishëm dhe rrezik i tmerrshëm për pasuritë e fiseve, po edhe për mbarë fisin. Zhupanët e Bribirit (iupani Bribirstici) përpinë pak nga pak Shubiqët, Nelepiqët e Cetinjës, Svaçiqët, Kurjakoviqët, Gusiqët.

Krijimi i këtyre familjeve të fuqishme, ndaj të cilave, në fundin e shek. XIII, u bë i pafuqishëm edhe pushteti i Arpadëve të fundit, u dha në tërësi fiseve kroate shtytjen që të provonin së bashku, në Lidhjen e ndërsjellë, të mbronin të drejtat e bujarëve të vegjël në mbledhjet, në gjyqet e banit e të mbretit.

Një lidhje e tillë fisesh ekzistonte në tërësi në praktikë, kur, në gjysmën e parë të shek. XIV, anzhuinët hungarezë Karli I dhe sidomos Ludviku I i Madh filluaritë thyenin dinastitë e vogla të Shubiqëve të Bribirit dhe të Nelepiqëve të Cetinjës, por kur metodikisht filluan të viniii në zbatim feudalizmin e rreptë.

Njoftimet e viteve 1350-1360 japin një pamje të qartë të kësaj  prirjeje të dyfishtë, veçanërisht të kuptimit të bujarisë natyrore dhe asaj mbretërore.

Nga njëra anë mbreti shpallte të pavlefshme vendimet e dinastive të vogla kroate (1349, non valente prescriptione tempore tirampnorum terram Croatie contra nostram maiestatem tenentium) nga ana tjetër ndodhnin kundërshtime të forta në pikëpamje të se drejtës së pronës dhe të mbledhjes së taksave {census) ndërmjet pushtetit mbretëror5 administrativ e gjyqësor dhe kroatëve (1354, contetione non modica existe ite inter predictum dominum vicebanum et Croatos). Mbreti qëndronte I patundur në atë që kundërshtime të tilla "nuk kanë zgjidhje sipas zakonit të kroatëve ose dalmatëve, por sipas ligjit hungarez" (1361, non more aut secondum consuetudinem Croatorum an Dalmaticorum, sed iux' a legem et consuetudinem hungaricalem).

Ky është momenti kur lidhja e dymbëdhjetë fiseve, e krijuar për mbrojtjen e fisnisë kroate, përpiloi teorinë e vet të të drejtave dhe këto fise, në njoftimet gjyqësore më të larta, dalin si"nobiles regni Ciroatie duodecim generatiorum " (1370).

Numri i fiseve kroate qe më i madh, edhe pse lidhja përbëhej prej dymbëdhjetë fisesh; kjo është fare/e kuptueshme, kur merret parasysh fuqia biblike e këtij numri, në të vërtetë e numrit themelor të sistemit shumë të vjetër seksagezimal akadq-asiras (5x12). Ky numër kishte rëndësi për tërë Adriatikun. Në një marrëveshje ndërmjet Raguzës e Venedikut (1232) lexohet ky paragraf: "Raguzanët do të japin dymbëdhjetë pengje njerëzish prej dymbëdhjetë familjeve të bujarëve të qytetit të vet" (de duodecimparentatibus nobilioium illius terrae). Përdorimi i këtij numri ishte i përgjithshëm në procedurën gjyqësore të të gjithë sllavëve të jugut. Në Istria, në Kroaci, Bosnjë e Serbi numri i  gjyqtarëve dhe i të betuarve ishte dymbëdhjetë. Edhe gjykata e lartë, e themeluar (1771) në Mal të Zi nga Shqepan Mali, përbëhej nga 12 personalitetet më të shkëlqyera. Fisi shqiptar I Këlmendasve ndahej në shekullin XVII në 12 vëllazëri.

Dymbëdhjetë fiset kroate, që paraqiteshin bashkërisht para të gjitha gjyqeve dhe në të gjitha çështjet, qenë: Kaçiq-të, Kukarët, Shubiq-Vt, Çudomiriq-XQ, Svaçiq-tQ, Mogoroviq-të, Gusiq-të, Karinjanët e Lopçanët, Poleçiq-të, Laçniçiq-Xt ose Lisniçiq-Xt, Jamometiq-të, Tugomiriq-të.

Emrat e tyre i dimë nga përshkrimet e përmendura në dorëshkrimin e arkigjakonit të Spalatit (Splitit); Thomës (1265).

Redaktimi më i vjetër i atij përshkrimi, të shkruar në gjuhën latine, tregon dorën e shek. XIV. Përmbajtja e tij u përket pikërisht 12 fiseve kroate dhe i jep asaj lidhjeje sanksionimin e vjetër, Tregon se si përfaqësuesit e atyre 12 fiseve (XIInobiles sapienciores de XII tribubus Chroatie) patën përfunduar në vitin 1102 traktatin me Kolomanin, mbretin hungarez. Numëron gjithçka që e pati brengosur fisin kroat në shek. XIV. Çfarë këta i brengoste, natyrisht, ishte e padrejtë, sepse si pasjen e lirë të pronave pa paguar taksa, ashtu edhe shërbimin ushtarak, sipas vërtetimit të këtij përshkrimi, i pati pranuar me kënaqësi të plotë edhe mbreti Koloman.

Perëndimi i formimeve të fisëve shqiptare të dorës së dytë: Arianitët, Zenevizët; Mazrekët, Shpatët, Skiirajt, Matesët, Lëtinët; Buzëzezët, Logoresë% Arbënt, Vdekja e tyre është lindja e dimistive. - Dita e madhe efshatit të Zetës dhe e Arbrit.

Për syrin e historianit, boshti politik bizantin fshehu për një kohë të gjatë sistemimin ekaosit të fiseve, që ndodhi kur pushtimi romak pati shkatërruar fiset e para ilire të Labeatëve, Pirustëye, Sardeatëve, Batiatëve, Partinëve etj. Vetëm në shek. XI, 'duke përshkruar vendimet gjyqësore dhe kiyengritjet me burim në Durrës, shqiptarët bizantine përmendin Arbariët (Shqiptarët) (Apfiavhai, Alfiavof). S'ka dyshim se në kohët e turbullta e të errëta të dyndjes së popujve u bënë? ndërmjet Matit e Vjosës, formime të reja e të fuqishme të fiseve, të cilat, duke marrë parasysh formimet e para ilire, qenë formime të dyta.

Në një listë anzhuine (Acta Albaniae 1, 563) përmenden 13 fise, të cilat në vitin 1343 banuan në ato vise. Lista origjinale në bazë të së cilës u puriuan dokumentet mbretërore anzhuine të ruajtura, duket se do të jetë bërë në gjuhën greke, Kjo statistikë del në dy lista e në tri vende. Megjithëse emrat e fiseve për të tri hërët, sipas tekstit duhej të ishin në rasën dhariore, kjo statistikë në mënyrë stereotipe thotë kështu: "Albos, Spatos, Catarucos, Bischesmi, Zeneuias, Bucceseos, Logoreseos, Mateseosfidelibus stiis "

Atje, pra, përmenden Aranitasit, të quajtur kështu sipas lumit të Vogël, që në kohën romake kishte emrin Argyas (mbishkrim në Bilidi: itempontes in Argyaflumine), dhe që ishte një degë e Devollit- Semanit, të Janicës së sotme. Në listën e kështjellavë, që mbreti Justinian kishte dhënë urdhërtë rindërtoheshin nëEpir të Ri, prokopi përmend kështjellën Apyvaç. Atje ishin Zenevët e Jugut, për të cilët do të flasim, si dhe për fisin Mazrek, emri i të cilëve, në statistikën e mësipërme, është  pa dyshim i gabuar, që i quan: Marchaseos, Fisi Shpata, i quajtur me këtë emër sipas shpatave të gjata greke, i dha emrin krahinës së Shpatit në jug të Skampës (Elbasanit). Sipas Skurajve, mori emrin krahina e mesjetës Skuria afer Durrësit, që sot quhet Manskuria (sllav, dudova Skurija = Skuriae manave). Matesejët u quajtën me këtë emër sipas lumit të Matit. Diku, nën vijën Lezhë-Krujë, afër Mises, provincës së mesjetës (7 paese dela Misia), pranë Kepit të Rodonit, duhet kërkuar qendra e "Latinëve" (Lecenis në vend të Letenis, 1227 sevastus Petras Leti, shqip Lëtin, Latin, katolik), emri i të cilëve është me origjinë fetare; pastaj fisi Buzëzezë" (Bacceseos, 1274 savasto Tumisius Bessossia; në kadastrën e Shkodrës të vitit 1416 gjendet shpeshherë mbiemri Busese-ssi, Bitsessia). "Logoresejtë" mendoj se kanë banuar në malet akrokeraune, një pjesë e të cilave quhen sot Lungarë.

Në krye të të gjithëve përmenden Albët Emri i tyre, siç është shpjeguar tashmë, u bë i përgjithshëm për gjithë grupin gjuhësor. Këta përmenden, për herën e fundit, pikërisht në këtë statistikë anzhuine.

Të gjitha këto fise, përveç Zenevivëve e Mazrekëve të Jugut, të cilët u shtynë deri në Thesali, në këtë kohë janë në rrugën më të mirë që të zhduken. 1 asgjësoi ato sistemi pronësor e feudal, si dhe titujt bizantinë, serbë, papnorë e anzhuinë, që i pranuan kryetarët e tyre. Fisi i Mesve (krot. MeSd), i quajtur kështu në kundërshtim me emrin Letinë, që sipas zakonit ortodoks merrte prosforën (shqip mesha "prosfora")? nuk përmendet më në statistikën anzhuine. Por më përpara (1272) përmendet"sevastus.

Petrus Messia". Në shek. XIV vendin e këtyre fiseve e zunë dinastitë e Dukagjinëve, të Topiajve, Aranitasve, Muzakëve, Matarangjëve dhe Shpatajve.

Kur në shek. XIV filluan të prisheshin që nga themeli organizimet shoqërore të centralizuara të shfetit bizantin e serb; kur në shek. XV turqit fshinë dinastitë e vogla; kur qytetet shumë të vjetra vdiqën prej vdekjes filetike, - atëherë ra ora e fshatit të bariut, që kishte trashëgiminë e kohës së lashtë, i armatosur me hobe, me një shkop të trashë dhe me një shigjetë helmuese, I shtytur nga instikti për vetëmbrojtje: me hakmarrje, me besë dhe me lidhje gjaku (vëllamë). Ai fshiu fshatrat e buta në fusha dhe, së bashku me to, fshiu edhe organizimet juridike bizantine-serbe.

Kështu për të tretën herë, e të dytën here pas zhupaneve sllave të mëparshme, mbulohet Shqipëria e Mali i Zi me formime fisesh të fuqishme, që qëndrojnë edhe sot. Edhe Jireçeku pohon se fiset e sotme malazeze, fillimi i të cilave është prej shek. XIV, e kanë prejardhjen nga fshatra të mëdhenj barinjsh. Këto fise janë: Zubcët nën malin Orjen - 1305, Meleshevcët në rrethinat e Bileqes 1397, Banjanët 1389, Drobnjakët në Dormitor 1354, BjellogUavcët në fushën e Zetës 1348, Ohzrihniqët e Njegushët mbi Kotorr 1435, Piperët në Moraçë 1416, Vasojeviqët afër kullës së Medunit 1444.

Edhe fillimi i shumë fiseve shqiptare është që nga shekulli XV, por edhe nga shek. XIV. Kastratasit, embrioni i të cilëve ka qenë afër rrënojave të "taborit" romak, afër rrënojave të Kastrës, të parë që në vitin 1559 mbi rrugën Shkodër-Orosh; pastaj Prekalët, Malësorët; Shkrelasit, Mirditasit dalin si mbiemra familjesh në kadastrën e Shkodrës së vitit 1416. Emri I Kelmendëve, që më vonë qenë të fuqishëm, (shqip Këlmend, në shumës Këlmendët) rrjedh prej kështjellës bizantine Clementiana, që përmend Prokopi, dhe të cilën duhet ta kërkojmë mbi rrugën romake Shkodër-Prizren, afër doganës mesjetare të Shën Spasit (sllav. Svetoga Spasa, shqip të Shën Spasit). (1353, dominus Georgius filius Georgti Clementi de Spasso).

Gjaku i pastër i barinjve bashkëvepronte edhe në krijimet e fiseve malazeze. Për bashkëpunimin e rumunëve flasin emrat Piperi e Mogushi. Përzierjen e fortë të gjakut shqiptar e tregojnë emrat e disa vëllazërive të vjetra malazeze. Të tilla qenë:

Mataguzhët afër Podgoricës (1335), Mahinët përgjatë bregdetit (1435), të cilët nakujtojnë Mavioi ilirë, mandej Malonshiqët m luginën e lumit Zetë, pastaj Matarugët të shuar prej shumë kohësh (të quajtur me këtë emër sipas shpatave që mbanin), të cilët sot rrojnë në përrallat në Grahovë. Kjë kujtim për vëllazërinë baritore shqiptare është ruajtur në emrin Goljemade (Gojëmadhe) (1444), thellë në Mal të Zi? ku sot nuk kupton askush shqip. Në këtë pikëpamje janë karakteristike edhe përrallat, të cilat e shpien bufimin e fiseve shqiptare e serbe në stërgjyshër të përbashkët. Sipas tyre, për shembull, serbët e sotëm, Vasojeviqët, Piperët dhe Ohzrihniqët, ashtu edhe Krasniqët e Hotët shqiptarë rrjedhin nga pesë vëllazëritë.

Por ndonëse vërtetohet se në përgjithësi të gjitha këto fise janë formuar prej fshatrave, megjithatë gjeneza e tyre, po ta shikojmë hollësisht, është shumë e koklavitur dhe e trazuar.

Formime të treta flsesh. - Fshati luftarak si bërthamë fisesh: Tuzi e Hoti. - Sistemi pronësor dhe fshati I kërkuar i fushës. ~ "Compagnie overo communi" fshatrash me luftëtarë. - Mbledhja e fshatrave ose kuvendi ("kuvent"), - Çfarë sjell fshati e çfarë katundi në mjegullën fisnore?

Në listën e Deçanit (1335) përmendet "Katun Arbanas", kryetari i të cilit ishte Llesh Tuzi. Ky ishte fshati Tuz i kadastrës së Shkodrës së vitit 1416, në bregun lindor të liqenit të Shkodrës me 16 shtëpi të vetë tuzasve. Por tërë fisi i Tuzit, vendi i të cilit shtrihej nga lumi i Rrjollit në bregun lindor deri në Vir (shqip "kullotjedimërore") në bregun perëndimortë liqenit, pati (në vitin 1416) 150 shtëpi dhe 500 luftëtarë. Në vendin e këtij fisi gjendej edhe fshati Kamenicë (Chameniza), banorët e të cilit ishin në shek. XIV shumë të përzier; gjysma e tyre përbëhej prej të ardhurve nga fshati Momusha afër Prizrenit. 

Në qoftë se merret në këtë mënyrë, rasti interesant i tuzëve si paralele edhe origjina e Piperëve malazezë, të cilët, sipas kërkimeve të Erdeljanoviqit, janë formuar prej Piperëve dhe ptej bariorëve shumë të fuqishëm të zhupës së vjetër të Luzhës dhe prej Mugoshëve ruiriunë bredhës, atëherë del fare e qartë origjina e fiseve të treta.

Një vëllazëri (1416 Vlasamr në qarkun e Shkodrës), që ishte një shoqëri barinjsh, mbizotëronte mbi banorët e fuqishëm e bredhës të një krahine dhe u shkrime taushtarakisht në orën ë rrezikut.

Një vëllazëri e tillë shqiptare e Krushevës dhe e Kamenicës kanë qen Bythëdosët ("podex porci"), të çilët në dokumente quhen Bisdos (1335), Busadosa, Butadossi, Bitidossl Këta më të shpejtë u shkrinë me Tuzët (1415, Octi, Tusi et Bitidossi).

Në të njëjtën mëriyrë bëhet jashtëzakonisht i fortë fisi i Hotit (Otti, Octi, Chioti, Coti 1414 e më tej). Djepin e këty fisi duhet ta kërkojmë në Plavë përmbi Guci mbi Lim (1330) "Hotina Gora", sot Mali i Hotit). Në vitiri 1417 ky fis ishte në gjak (quia manus posuit sanguine eorum) me Balshën III Balshaj. Ky "mal" (montanea) në vitet 1417 gjendej kryesisht në shërbim të Venedikut, por herë-herë shkretëronte edhe distriktin e Shkodrës.

Kryetari i tij quhej kapetan (capitaneus montanee Ottorum). Në vitin 1434 quhej: Junch Hoth iam dominus in partibus Albanie. Te Pamalokët ose Mërkojeviqët në bregdetin e Ulqinit, kryetari në atë kohë (1419) quhej vojvodë.

Kështu, duke përfshirë katundifshatra të fuqishme të luginës, ai mori me vete dy elemente të reja, një element ushtarak dhe tjetri ligjor.

Fshati i fortë ishte i lidhur, pra, pas sistemit të pronave, që u jepte shteti, ndërsa më vonë pas dinastive të vogla ushtarake. Një fshat i tillë, në kohën paraturke, nuk ishte i formuar prej një fisi të vetëm, por ishte i përbërë prej elementesh shumë të ndryshme. Lidhjet e gjakut aty ishin shumë herë më të dobëta se në katund. Në kadastrën e Shkodrës (1416) vetëm disa fshatra kishin banorë homogjenë me një mbiemër; fshatrat e tjerë ishin të përzier. Në fshatin Grisë përmenden p.sh. tri familje me emër Tomaristë, mjaft larg nga Jugu, nga krahina rreth Tomorit në Muzeqe (në kroat. Muzëkji); pastaj përmendet njëfarë Andrea Lochoy (nga vendi Lohe afër Kupelnikut në Pilotin e Poshtëm; afër Lohës (1348) përmendet edhe "Berishin dol" ("lugina e Berishës" dhe dy Malësorë. Kastratasit, Tuzët, Schirelli, Prekalët e Hotët duken të shpërndarë nëpër fshatra të ndryshëm. Në shumë fshatra si "cavo" (kryetar) përmendet ndonjë Hot; kurse Alexius Castrati në vitin 1403 ishte "caput trium villarum”

Fshatrat shqiptare të mesjetës ishin të shpërndara, sikurse janë edhe sot. Fshati Podgora (20 shtëpi) kishte (më 1416) 5 lagje me kufij të veçantë, sikurse edhe lagjet e fshatit Shikle (më 1348), të cilat quheshin Kruimada e Kërsti, në Pilotin e Epërm. Për fshatin Oblikë, nën malin Tarabosh, thuhet (më 1448) "potius vocanda est paesium quam villa.

Fuqia e fshatit ndryshonte jashtëzakonisht. Nga 114 vendbanime, që përmend kadastra e Shkodrës, më i dobët ishte Aycadicami me një shtëpi dhe më i fuqishëm Copenico (Kupelnik, Koplik) me 89 shtëpi. Qëndrueshmëria e disa vendbanimeve në këtë kohë ishte shumë e pasigurt; në zonën e Shkodrës përmenden 8 fshatra të shkretuara (desabitado). Fshatin Renesi me fusha të punuara mirë, e lanë banorët dhe shkuan në viset e qytetit të Drivastit, që të mos paguanin taksat.

Nën udhëheqjen e kryetarëve (cavo) të vet ose të pronarëve, këto fshatra organizoheshin në njësi ushtarake, lidhnin kontrata të veçantame Venedikun (më 1417 fshati Barbarossi) lidheshin me katunde fisesh luftarake, të cilët shpesh u jepeshin pronarëve të tyre. Këta ishin "compagnie overo communV\ të cilët në raste rreziqesh të mëdha lidheshin midis tyre. Sistemi i pronarëve pak riga pak u shua; vendin e tyre e zuri mbarë fshati i luftëtarëve. Në shek. XVI dhe XVII gjendeshin shumë statistika fshatrash të Malit të Zi dhe të Shqipërisë Veriore, në të cilët, përveç numrit të shtëpive, shënohej edhe numri i luftëtarëve. 

Në vitin 1455 përfaqësuesit e 51 fshatrave të Zetës së Sipërme nënshkruan në ishullin Vranina se bashkoheshin me venedikasit. Atje u bë një konventë e dukshme, shqip kuvendi ose mbledhja e fshatrave (tutto el convento de Xenta).

Përveç elementeve ushtarake, bizantine-serbe proriësore, në fshatrat e luginës, fermentin e të cilave e formonte katundi malësor i lidhur me gjak e fis përmbanin në mjegullën fisnore të gjitha ato elemente të jetës ligjore, që u zhvilluan në një shkallë më të lartë, të cilat sot shihen në zakonet e malësorëve shqiptarë. Tradita sipas së cilës këto zakone ligjore, të quajtura me emrin "Kanuni i Lekës është në lidhje me Lekën III Dukagjinin (1459-1479), të marra në mënyrë simbolike, nuk janë kurrsesi të shtrembra.

Këto zakone janë plot me ndikime të së drejtës bizantine-serbe tëmesjetës. Përkundrazi, katundi i barinjve futi në fiset e ndryshme njësi të trashëguara nga koha e vjetër: gjakmarrjen, besën dhe vëllazërimin, që në shek. XI përmenden te barinjtë vllehë në Thesali.

Formimi i lidhjes së Mirditasve katolikë; "prenku " i "të tre bajraqeve të Ohrit" - Ndikimi i kishës në organizimin e fiseve. - Amebat (zyrat) hierarkike shtetërore: Prifti Shtjefën i Mirkojeviqëve (15.53) dhe "shtëpia e parë" e tij; ipeshkvi i Lezhës, Gjergj Vladanji (1676); "kryeipeshkvi i Kuq " Afanasi (1596). - Formimi ifiseve shqiptare të Toskëve në fund të shekullit XV: Grisejët; Kirilejsët, Plesejët, Kordhesejët.

Në bazë të fshatrave të organizuara ushtarakisht, fi Iloi në shek. XV edhe lidhja e madhe e Mirditës. Katundet kishin atje rolin e bashkimit. 

Gjurmën e parë të emrit Mirditë në mbiemrat e dy familjeve në fshatin Mensabardi ("Manza e bardhë") nën Shkoder (1416 Jon Mirdit, Petro Mirdit). Këta njerëz kishin ardhur këtu nga viset ndërmjet Fandit e Matit, banorët e të cilave, dhe pastaj e tërë krahina, morën ndajshtimin sipas përshëndetjes së zakonshme që përdorej atje "mirë dita".

Në vitin 1436, duke u kthyer prej Tokës së Shenjtë, kaloi nëpër Raguzë (Dubrovnik) "filius ducis PrenghiKy është i pari kujtim i titullit prink, pringi (prenk-princeps), që edhe sot e mbajnë me fanatizëm kryetarët e mirditasve katolikë, të cilët që nga koha e vjetër ishin nën ndikimin e fortë të abatëve benediktinë të Shën Lleshit (Sanctus Alexandër de Monte) n'6 Malin e Shenjte.

Mirditasit përmenden rrëth vitit 1570 si një lidhje ushtarake fshatrash jashtëzakonisht e fuqishme drejtoheshin nga udhëheqës të trashëgueshëm. Në vitin 1610 mirditasit kundërshtonin të pranonin kalendarin Grigorian, sepse kjo do t'u pakësonte të ardhurat; kjo ishte një karakteristikë e veçantë e jetës së tyre.

Seprej çfarë elementesh të ndryshme ishte e përbërë ajo lidhje fisesh, këtë na e tregojnë edhe sot tre bajraqet e Ohrit, që quhen: Kthella, Bishkashi dhe Selita. Stërgjyshërit e këtyre vëllazërive, siç dukët, kanë ikur në viset e Mirditës qysh në kohën e tmërreve të para të turqve në Ohër dhe në rrethinat e tij (1466). Edhe në vitin 1641 dalloheshin përmbi Lezhë, rië Mat dhe rreth Kurbinit Mirditasit, Bugarët dhe Selitët. Turqit atëherë i quanin kryengritës.

Në kohën e vetorganizimit të fiseve shqiptare e të Zetës, kur atje ishte zhdukur fare aristokracia e lartë dhe kur turqit i paten dëbuar fare venedikasit, atëherë ndikimi i kishës u bë shumë I madh mbi të gjitha ato fise luftarake.

Nga malet e Zetës dhe deri në Ohër e Himarë shihen prova të qarta të shformimit të fiseve të organizuara në njësi hierarkike shtetërore. Sikurse dihet, Mali i Zi u bë me të vërtetë nën vlladikët e vet.

Kryeipeshkvi i Tivarit, Bizzi, i cili në vitin 1610 kishte vizituar dioqezën e vet, tregon për banorët e fshatit Blinisht, se si ata, sapo shihnin priftin, linin çdo punë dhe vraponin t'i puthnin dorën. Kryetari kryelartë, Gieclalos, njeriu që kishte bërë vrasje te shumta e të shëmtuara, shkon dhe i bie në gjunjë kryeipeshkvit dhe i lyp bekimin. Në vitin 1601 u strehua në malet e Dukagjinit ipeshkvi i Stefanisë e i Bendës nga shkaku i persekutimeve. Kur turqit, në bazë të denoncimit të venedikasve, deshën ta kapnin këtu (1603), u ngrit ky popull i armatosur dhe i vrau të gjithë këta.

Për Mirkojeviqët a Pamalokët afër Tivarit, tregon Justiniani (1553) se ishin nën udhëheqjen e priftit Shtjefën shtëpia e tij ishte më e fuqishme ndërmjet Markojeviqëve "shtëpia e parë"; banonte në fushë në rrëzë të malit afër "Shpellës së Zezë".

Priftërinjtë dhe vetë ipeshkvët ishin atëherë luftëtarë tëfortë, që i përshtateshin qarkut të vet. Në vitin 1602, tregohet për një franciskan, që shërbente meshën dhe i kiyente detyrat shpirtërore i veshur me rroba qytetare, por edhe me fustanellë turke me armë në brez.

Në atë kohë (1642) në Shqipërinë e Veriut kishte priftërinj të rinj pa asnjë kualifikim: ushtarë, që në Lombardi kishin mësuar italishten, konkurronin me përfundime të mira për priftërinj. Përkundrazi kishte ndodhur që njëfarë Dom Mark Grasutit, kandidatit të kolegjit ilir, ia morën famullinë e Barbullushit priftërinjtë e Shkodrës. Në shek. XVII, ipeshkvët e  Lezhës kishin ndikim të madh mbi ushtarët në Ndërfandë; këta rregullonin atje të gjitha çështjet e kundërshtimet qytetare.

Ipeshkvi Gjergj (kroat. gjuro) Vladanji (1656-1692) shkaktoi në vitin 1676 mërinë e turqve kundër vetvetes, sa dha urdhër të ndërtonin një kullë (casa forte) në famullinë e Shën Nikollës (ndoshta abatia e mëparshme në grykën e Bunës).

Por shumë e fuqishme dhe më përpara se në Mal të Zi, u pa ndikimi i princave fetarë larg në Jug. Në fund të shek. XV gjendeshin edhe në Shqipërinë e Jugut, në vend të Zenevjevëve e të Shpatëve, të cilët i mori me vete stuhia etnike në Thesali, mjegulla më të buta fisesh, Për këto kemi njoftime nga koha, kur turqit depërtuan në truallin e Italisë, morën Otranton dhe e mbajtën që nga 25 korriku 1480 deri më 8 shtator 1481) Atëherë, pushteti Napolitan, që t'i dëbonte nga ato vise, ndërmori kundërmësymjen mbi Vlorën, Kaninën dhe Himarën. Operacionet i drejtonte këtu "Constantino Musachi Carli", nipi i Skënderbeut.

Në arkivin e Milanos gjenden raporte të mjafta mbi atë luftë në Shqipëri, të drejtuara dukës së Kalabrisë dhe Otrantos. Atje gjenden edhe dy letra të Konstantin Muzakës, njëra e ruajtur në përkthimin italisht, sepse origjinali ka qenë i shkruar në gjuhën greke, ndërsa tjetra në kopje të thjeshtë. Në një nga këto raporte dhe në dy letra përmenden fiset shqiptare prapa Vlorës deri në Himarë.) Këto fise janë: Chirlejsët (Churlisey), Plesejët e  Covesejët. Emri i këtyre të fundit ishte drejtësisht Kordhesejë.

Analogjisht, sikurse Shpatët quheshin me këtë emër sipas shpatave që mbanin, ashtu edhe Kordhesejët ishin thirrur kështu, sepse e kishin zakon të mbanin kordha. Kirilesejët quheshin, padyshim, me këtë emër sipas britmës luftarake të tyre Kvpie. Duket se ky ishte emri i përbashkët, nën të cilin kuptoheshin Plesejët e Corvesejët së bashku.

Njëqind vjet më vonë, këto fise dhanë lufiëtarë, të cilët ishin prej atyre (Albanesi e Cimmarioti) 10.000 vetave, që në vitin 1596 përmenden nën udhëheqjen e metropolitit ortodoks të Ohrit, Anastaziut, dhe që ishin të veshur përherë me rrobë të kuqe si kryeipeshkvi i tyre, të cilin e donin më shumë se çdo njeri tjetër si fëmijët, ashtu edhe populli primitiv e turmat moderne.

Lezha dhe Shqipëria e Veriut sivatër e lëvizjes së madhe të krishterëve në Ballkan 1593-1614. - Vlladikët dhe Këshillat e pleqve, "pleqësi" - Lidhja adriatike e fiseve në vitin 1620. - Veriu shqiptar dhe Jugu shqiptar.

Kjo dukuri e Kryeipeshkyit të Kuq, i cili i dha vetes titullin e patriarkut të Bullgarisë, të Serbisë dhe të Shqipërisë, është në lidhje me lëvizjet e mëdha të elementit të krishterë në Ballkan kundër turqve, që filloi në vitin 1593. Papa dhe disa fuqi të mëdha të Perëndimit ishin pleksur në këtë lidhje. Vatra kryesore e lëvizjes ishte Shqipëria dhe këtu kryeqendra ishte përsëri qytëti i Lezhës.

Pranë shqiptarëve, serbëve, himariotëve dhe hercegovinasve duhej të dilnin edhe shqiptarët e Apulis (Pulies) (1595 quetti Albanesi che in Pnglia si trovano e con prestezza potriano da BrindisitraghetarsiinAlbania). Ekspertët e Perëndimit e kishin vlerësuar zonën nga Shkodra deri në Himarë (1593) për 40 000 luftëtarë. U provua të veprohej edhe me forcën e traditës historike

Në fillim luajtën një rol të madh si agjeritë politikë disa pjesëtarëtë familjeve të dikurshme të patricëve në Lezhë (Thomas Pelessa, Paolo Dukagjini), në Tivar (Marco Samuelis), një ulqinak (1595 uno de Dulcigno di famiglia Gliubizza), pastaj Mark dhe Gjon Gjini, siç duket, bajraktarë të Mirditës. Por venedikasit, që mbanin anën e turqve, e bënë të pamundur realizimin e aksionit të këtyre njerëzve, pjesërisht duke i paraqitur si aventurierë, pjesërisht se me ndihmën ë besnikut të tyre, Pal Dukagjinit, (1602 spione delli signori Venetiani), kishin zënë kalorësin Thomë Pelessën (1596). Edhe kushërinjtë e tij, të dy Gjinas, u bashkuan atëherë me të.

Por në krye të krejt lëvizjes ishin princiit e kishtërë: metropoliti i Ohrit, ipeshkvi i Lezhës, Patriarku i Pejës, Gjoni, (1614) dhe ipeshkvi i Korçulës. Pas shpinës së vlladikëve (peshkopëve) " shqiptarë fshiheshin gjerentët; "këshillat e pleqve" ose pleqsitë, të cilat u panë më së pari në Lezhë  dhe qe nga shek. XVI luajtën një rol të madh edhe në Greqi. Në këshillat e fiseve bashkëpunonin pranë kryetarëve ose "pleqve tëparë" edhe kleri i lartë e i ulët.

Edhe për vendimet e mëvonshme, shumë të rëndësishme, e morën nismën prelatët; këtyre ua ngarkuan edhe zbatimin.

Nuk mund të ishte, pra, e dyshimtë që ndikimi i kishës, përveç urrejtjes ndaj turqve, bëri që ksenofobia dhe urrejtja e pafre e njësive të vogla bujare të mund t'u shërbente qëllimeve më të larta. Tani me të vërtetë u krijuan edhe lidhje shumë të mëdha, të cilat të kujtojnë tamam Lidhjene njëkohshme të Irokezëvë (1560) në Amërikëri e Veriut, që u kënduan prej Longfellout në "Song of Hiawatha" e famshme.

Patrici katolik Bolizza (i Kotorit) njofton në vitin 1614 se fiset e veriut (Hoti, Kuçi, Shkreli etj.j kishin lidhur besë për ndihmë të ndërsjellë dhe për mbrojtje kundër turqve. Atëherë Hotët numëronin 600 luftëtarë, Këlmendasit 650, Kuçët 1500, Shkrelët 80 dhe Kastratasit 130.

Kulmi i këtyre lidhjeve arriti në vitin 1620. Në atë vit (më 11 nëntor) u bashkuan, nën pretekstin se do të paguanin taksën, në Beograd mbi Danub, vojvodët nga Lika, Polj ica, nga i gjithë Mali i Zi; pastaj u bashkuan edhe kryetarët e Kuçit, të Dukagjinit e të Kelmeridit, që do të vendosnin për çlirimin e të gjitha krahinave të pushtuara me ndihmën e spanjollëve dhe të Papës.

Rolin kryesor, si bërthama e atëhershme e shqiptarëve katolikë, e luajtën Këlmendasit në fundin e shek. XVII, kur ushtria austriake (1689) kishte depërtuar thellë në Ballkan. Atëherë në tërheqjen e shqiptarëve për kryengritje kuridër turqve, meritat më të mëdha i pati franciskani Toma Rospasari, ndërsa udhëheqësi i kryengritësve serbë ishte pariarku i Pejës, Arseni III. Nën udhëheqjen e tij u krye lëvizja e madhe e sërbëve në veri (1690);  pak më vonë (1723-1727) u themelua kolonia e shqiptarëve afër Zarës me bashkëpunimin e kryeipeshkvit të Tivarit, Vinçenc Zmajeviqit, prej viseve afër Shkodrës e Tivarit.

Kundërshtimi ndërmjet Shqipërisë së vogël të Veriut, ku edhe sot ekziston lidhja e fiseve katolike të mirditasve, e trashëguar nga historia, dhe Shqipërisë më të madhe të Jugut e myslimane, ku nuk u arrit deri në formacione të mëdha fisnike e të qëndrueshme, por sistemi turk i çifligjeve është bashkuar me organizimin bizantin e me pronat e mëdha të aristokratëve shqiptarë; ky kundërshtim është kaq vital, sapër një kohë të gjatë nuk do të shuhet ndjesia, që mirditasit kërkojnë një republikë të vetën.

info@balkancultureheritage.com