Modelet sui generis
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Modelet sui generis

Modelet sui generis, pa paralele me modelet e njohura, ilustrohen me qytetet Daors dhe Buthrot (Butrint). Daorsi, kryeqendra enigmatike e federatës Daorse (Darsii), sipas Apianit njerës nga federatat e lashta dhe më kryesore ilire (App. Ulyr 2), gjendet në Osanjici, në Bosnjën qendrore. Jeta në të dëshmohet që në periudhën e bronzit, por fortifikimi dhe ndërttmet urbane i përkasin shek. IV p.e.s.

Qyteti shtrihet në veri-perëndim të një platoje 500 hektarëshe, 220 m të lartë nga fusha, mes për mes së cilës kalon kufiri mes Bosnje Hercegovinës dhe Republika Srpskas. Qyteti përbëhej nga qyteti i hapur i pllajës (25 ha), një lagje në tarracën poshtë buzës jugore të pllajës (16 ha), brinja e ngushtë nën akropol (1.5 ha) dhe vetë akropoli me sipërfaqe 0.60 ha. Si i tillë ai ishte një qytet i madh dhe i hapur 43 hektarësh, i pajisur me një akropol tejet të fuqishëm por krejt të padobishëm, pasi në rast lufte në të nuk mund të strehohej as 1/10 e rreth 7000 banorëve të qytetit.

Ndonëse gjurmët ndërtimore në pllajë janë të zbehta dhe të mbivëna, ndihet se struktura urbane e antikitetit i përmbahej strikt rregullave të urbanistikës ortogonale: ndërprerjes me kënd të drejtë të rrugëve dhe formës drejtkëndore të ishujve të banesave. Kjo kapet fare qartë në tarracën jugore, ku një sistem muresh paralele me vijat rrushkulluese nivelonte dhe shkallëzonte terrenin.

Qyteti gjendet në një gadishull brenda gadishullit të Ksamilit. Në perëndim ai laget prej ujërave të Jonit, në lindje nga liqeni Pelodes (Butrintit) dhe në jug nga kanali i Vivarit, i cili e lidh detin me liqenin, duke e kthyer në një strehim të sigurt për anijet. Në veri terreni lartësohet me një shkëmb të rrëpirët ndërsa në jugë shtrihet një terren i rrafshët 10 ha. Jeta në rrafshin e sipërm të shkëmbit dëshmohet që në periudhën e bronzit, ndërsa në shek. VIII/VII p.e.s. lindi një qytezë 2.7 hektarëshe. Në shek. VI/IV p.e.s. qyteti zgjerohet në Jug-Lindje duke arritur një shtrirje prej 6.5 ha.

Agora

Krahas qyteteve monocentrike, me një qendër unike (Apolloni, Bylis, Buthrot, Gitana, Elea, Kassopea), një pakicë janë policentrike, shumëqendërshe (Amantia, Dimal, Foinike). Në Amantia dhe Foinike kjo justifikohet me ngushtësinë e akropolit dhe rënien e shpateve të qytetit, por kjo nuk vlen për Dimalin, ku elementet e arkitekturës sociale i qëndrojnë larg njëri-tjetrit për arsye të panjohura. Përcaktuese dhe formuluese e agorave, shesheve qendrorë të qytetit ku tubohej dhe pulsonte jeta qytetare, ishte shëtitorja. Si në raportin tablo/kornizë, shëtitorja qarkonte dhe inkuadronte pikturën e rrafshët dhe monotone në ekstrem të sheshit në vartësi të kërkesave dhe shijeve të kohës: Në mënyrë rigide gjeometrike në antikitetin klasik (Apollonia, Kasopea) dhe në mënyrë të lirë dhe zhdërvjellët në antikitetin helenistik (Bylis, faza 2. Apollonia, Kasopea).

info@balkancultureheritage.com