Monumentet
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Monumentet

Përveç trakteve të veçuara arkaike në murin rrethues, monumentet më të hershme në Apoloni i takojnë shek. IV p.Kr., kur qyteti njohu lulëzimin më të madh, duke u shtrirë në të gjithë shpatin perëndimor të kodrës në një sipërfaqe prej 81 ha, që rrethohej nga një mur 4 km i gjatë. Dy maja kodrash zotëronin që nga sipër qytetin.

Jugorja, me kuotë 104 m. përbënte temeno-sin rreth tempullit të Apolonit dhe rrethohej nga një mur dekorativ. Maja me kuotë 101 m përbënte akropolin ushtarak, të quajtur nga Cezari arx. Midis të dyja kodrave dhe në tarracat në perëndim dhe jug të temenosit ishte agoraja. Pjesa tjetër e shpateve të kodrës brenda murit rrethues zihej nga lagjet e banuara. Një sipërfaqe rreth 4 ha në këndin veriperëndimor të qytetit, ku gjendeshin burimet e ujit, ishte euhorion.

Që nga shek. IV p.Kr. një pjesë e lagjeve u shtri jashtë murit rrethues në anën perëndimore, ku, në drejtim me rrugën e portit u krijua edhe një treg. Monumentet kryesore, dy stoa, buleuterioni, odeoni, biblioteka. tempulli i Dianës, janë zbuluar në agora. Në ekstremin veriperëndimor të saj është zbuluar teatri dhe pranë tij një rrugë kryesore si dhe një banesë e madhe e shek.II m.Kr. Një tjetër banesë interesante është gërmuar në jugperëndim të manastirit, ndërsa më në jugperëndim të saj gjendet gimnazi i zbuluar në gërmimet italiane. Krejt në krahun e kundërt, poshtë kuotës 101, gjendet nymfeu.

Monumentet e agorasë u takojnë periudhave të ndryshme ndërtimi. Muri mbajtës i temenosit dhe të dy stoat, të ndërtuar me blloqe katërkëndëshe guri, u takojnë shek.IV-III p.Kr., kur sheshi huazohej nga veriu dhe lindja me një radhë nishesh dhe portiqesh të godinave në përshtatje me perspektivën dhe vëllimet e tyre. Nga veriu, perëndimi dhe jugu kjo hapësirë me trajtim të çlirtë arkitektonik inkuadrohej në sistemin e rregullt ortogonal të qytetit. Nga lindja atë e kufizonte muri rrethues, ku nga dy hyrje kryesore mund të futeshin e dilin shpejt banorët e rrethinave që mermin pjesë në ceremonitë, festat apo veprimtaritë politike në agora.

Buleterioni, odeoni, biblioteka, harku i triumfit dhe tempulli i Dianës, të ndërtuar me tulla dhe llaç, kanë qenë ngritur pothuaj në një kohë, rreth mesit të shek. II m.Kr., kur hapësira e agorasë u gjeometrizua si një forum romak.

Muret rrethuese

Muri rrethues i ndërtuar nga kolonistët e parë të Apollonisë

Në gjatësinë e tij prej mbi 4 km muri rrethues na paraqitet si një monument kompleks i realizuar në disa periudha ndërtimi. Në plan ka formën e një paralelogrami me zgjatje veri-jugore.

Brinja e gjatë lindore kalon mbi thyerjen e kodrës, ndërsa ajo perëndimore, në kufirin midis kodrës dhe fushës. Ende nuk është sqaruar nëse disa ndarje me mure të brendshme u takojnë fortifikimeve dhe në cilën periudhë janë ndërtuar.

Në gjatësinë e mureve janë zbuluar apo vërejtur 20 kulla dhe 6 hyrje. por numri i tyre është padyshim më i madh.

Nën murin lindor të oborrit të manastirit është gjetur një trakt muri rreth 40 m i gjatë, që i takon fortifikimit më të hershëm të çerekut të fundit të shek.VIl p.Kr. Është ndërtuar me blloqe guri ranor me forma paralelopipede të çrregullta dhe shërbente si bazë për një mur më të lartë qerpiçi. Vazhdimi i murit arkaik mund të ndiqet në disa vende përgjatë pjesës lindore të kodrës, por në pjesët e tjera ai ka qenë zëvendësuar me struktura më të forta në periudhën klasike dhe helenistike.

Një trakt i periudhës klasike bashkë me hyrjen me një korridor 4,15 m të gjatë dhe 2,90 m të gjerë, tërthor me murin rrethues, është ruajtur gjithashtu në anën lindore. Gjatë gjysmës II të shek. IV p.e.sonë atij i ka qenë ngjitur një bastion i madh me gjatësi 101 m dhe gjerësi 20 m.

Krepisi i tij përbëhet nga blloqe konglomerate lokale apo gëlqerore të Akrokerauneve. Pjesa e si-përme e murit ka qenë ndërtuar me qerpiçë 38 x 38 x 8 cm, që në një periudhë të dytë u zëvendësuan me tulla. Sipërfaqja e madhe e bastionit shërbente për vendosjen e litobolëve (gurëhedhësve) dhe për të mbledhur ujërat e shirave, që përcilleshin nëpër-mjet një sistemi kanalesh në dy stera gjysmëcilindrike të ndërtuara në bërthamën e murit.

Një periudhë e tretë përfaqësohet nga muri perëndimor i qytetit. Ai është realizuar si një rindërtim total në dy faza, të cilat datohen në shek.ll 1 p.Kr.: e para mund të lidhet me luftërat që zhvilloi pas vitit 270 p.e.sonë Aleksandri, biri i Pirros, dhe mbreti ilir Mytili, rreth Apolonisë; e dyta korrespondon me sulmet ilire dhe maqedone në tridhjetë vitet e fundit të shek.III p.e.sonë Muri perëndimor karakterizohet nga përdorimi i muraturës prej tullash 47 x 47 x 8 cm mbi një krepis prej blloqesh ranore me forma paralelpipede me faqen e zbukuruar me kornizë të thelluar dhe me gdhendjen e shpeshtë të monogrameve A dhe A, që zbërthehen në damosios - shtetëror.

Në këtë mur është zbuluar një nga portat kryesore të qytetit me gjerësi 3,70 m dhe korridor 6,60 m të gjatë të shtruar me plloça guri, ku ruhen dy kanalet e krijuara nga kalimi i vazhdueshëm i rrotave të karrove, në largësi 1,20 m nga njëri-tjetri.

Agoraja

Monumentet e agorasë u takojnë periudhave të ndryshme ndërtimi. Muri mbajtës i temenosit dhe të dy stoat. të ndërtuar me blloqe katërkën- dëshe guri, u takojnë shek.IV-III p.Kr., kur sheshi kufizohej nga veriu dhe lindja me një radhë nishesh dhe portiqesh lë godinave në përshtatje me pers- pektivën dhe vëllimet e tyre. Nga veriu, perëndimi dhe jugu kjo hapësirë me trajtim të çlirtë arkitek- tonik inkuadrohej në sistemin e rregullt ortogonal të qytetit. Nga lindja atë e kufizonte muri rrethues, ku nga dy hyrje kryesore mund të futeshin e dilin shpejt banorët e rrethinave që mermin pjesë në ce- remonitë, festal apo veprimtaritë politike në agora.

Buleterioni, odeoni, biblioteka, harku i triu- mfit dhe tempulli i Dianës, të ndërtuar me tulla dhe llaç, kanë qenë ngritur pothuaj në një kohë, rreth mesit të shek. II m.Kr., kur hapësira e agorasë u gjeometrizua si një forum romak.

Buleuterioni (Agonotetët)

Buleterioni i Apollonisë

Godina ka qenë trajtuar sipas tipit të një templum in antis, me përmasa 14,40 x 19,20 m. Vëllimin e thjeshtë prej tullash sipas teknikës opus testaceum të trupit të monumentit e zbukuronte fasada e trajtuar me një kolonadë korintike, që hapej drejt sheshit.

Arkitrau, i profiluar në tri pjesë, mban një mbishkrim kushtimor greqisht për kujtim dhe nderim të Villius Valentinus Furius Proculus nga i vëllai, Quintus Villius Crispinus Furius Proculus. Meqë të dy vëllezërit kishin qenë agonotetë, pra nëpunës të ngarkuar në organizimin e festave dhe garave sportive, buleuterioni u quajt nga L. Rey “Monumenti i Agonotetëve".

Monumenti kurorëzohej me një fronton deri në lartësinë 11 m. Gjurmët e ruajtura mbi geizon tregojnë se në timpanin e fasadës kanë qenë vendosur skulptura.

Vestibuli i shkurtër pas kollonadës paraprinte hyijen 3 m të gjerë që të çonte drejt e në sallën e bulesë me përmasa 11,20 x 13,80 m. Pjesa e prapme e saj. e trajtuar në formë eksedre shërbente si sfond për shkallaren, ku uleshin dikur anëtarët e bulesë. Dy anekse të ngushta prapa saj shërbenin për të lehtësuar vëllimin e ndërtimit. Monumenti ka qenë ndërtuar në çerekun e fundit të shek.Il m.Kr

Harku i triumfit

Harku i triumfit

Para buleterionit ruhen katër këmbët e një harku triumfi, të ndërtuara me tulla dhe të veshura dikur me pllaka mermeri të bardhë. Monumenti që ka pasur një gjatësi 14 m dhe lartësi rreth 10 m, përshkohej nga tri porta të mbuluara me harqe për kalimin ceremonial. Vendosja e harkut është bërë tërthor me kryqëzimin e dy rrugëve kardinale të qytetit, në mënyrë që të shihej nga të gjithë ata që i afroheshin qendrës. dhe të përbënte kalim të detyruar për në shesh.

Biblioteka

Biblioteka

Është një ndërtim i thjeshtë katërkëndësh 10 x 11m. i realizuar me të njëjtën teknikë dhe sipas të njëjtit plan urbanistik me buleuterionin. Ka qenë inkuadruar brenda një shëtitoreje të hershme, duke ruajtur fasadën e saj. madje dhe pjesën e poshtme të nisheve. Parvazet që profilojnë muret e brendshme të ndërtesës mund të kenë shërbyer për mbështetjen e rafteve prej druri. gjë që e bëri L. Rey-n të identifikonte këtu bibliotekën - arkiv të Apolonisë në shek.II m.Kr.

Stoa A

Stoa A

Kompleksi i monumenteve të periudhës perandorake romake, i orientuar rigorozisht sipas pikave të horizontit. ka qenë ndërfutur në një kompleks më të lashtë monumentesh të ndërtuara lirshëm rreth sheshit të agorasë në shek. IV-III p.Kr. Nga lindja dhe veriu ky shesh kufizohej me një radhë muresh mbajtëse që pengonin njëkohësisht shkarjen e dherave të kodrës drejt tij, në sajë të trajtimit në formë të nisheve gjysmërrethore. Atyre u bashkëngjiteshin edhe dy stoa që shërbenin si vende takimi dhe diskutimesh për qytetarët. Nga e para, që ka qenë mbuluar pjesërisht nga biblioteka e kohës perandorake romake, ruhet mjaft mirë stilobati me blloqe të zbukuruara me shenja apotropeike, si dhe kolonat dorike me diametër 0.52 m, të gjetura in situ. Hapësira prej 5 m pas kolonadës, e cila shërbente për shëtitjen e njerëzve, mbyllej nga një mur me nishe gjysmëcilindrike, që i vishej kodrës. Ruhen tri prej tyre me diametër 5,50 m, të ndara nga ballë 2,50 m të gjerë. Disa elemente arkitektonike të gjetura gjatë gërmimeve tregojnë se shëtitorja kishte edhe një kat të dytë. Ndërtimi i saj ka qenë bërë në gjysmën e dytë të shek.IV p.Kr.

Odeoni

Odeoni

I vendosur në anën veriore të sheshit. përballë buleuterionit, ky monument ka shërbyer për zhvillimin e shfaqjeve muzikore letrare, por edhe për mbledhje zyrtare. Vëllimi i tij ngrihej si një paralelpiped me gjerësi 14 m, gjatësi 20 m dhe lartësi rreth 10 m. Sipërfaqja e thjeshtë e mureve prej opus testaceum thyhej nga komizat prej guri gëlqeror që zbukuronin anët e tri hyrjeve të tij si dhe nga një geison masiv, i cili mbyllte muraturën nën çatinë. Në pamjen e brendshme monumenti ishte trajtuar si një teatër i vogël i mbështetur në faqen e kodrës me cavea të përbërë prej 16 radhësh, ku mund të uleshin rreth 300 shikues. Tri shkallë ngjiteshin midis radhëve për të lejuar lëvizjen e shikuesve. Gjithashtu, lëvizja e tyre nga dyert anësore drejt shkallëve bëhej në një shkallëzim të gjerë që ndante cavea-n nga pulpitum-i i ulët në orkestrën gjysmër-rethore. Hyrja ballore, më monumentale, e paraprirë nga një platformë me katër shkallë, shërbente për kalimin e artistëve apo oratorëve. Ndryshe nga trajtimi i thjeshtë i jashtëm, odeoni kishte nga brenda një pamje luksoze të krijuar nga veshja me mermer e cavea-s dhe e mureve. Monumenti përbën një ndërtim interesant për kombinimin e tipit helen të odeonit me teknikën romake të ndërtimit dhe datohet rreth mesit të shek.II m.Kr.

Sanktuari i Dionisit

Sanktuari i Dionisit

Murit perëndimor të odeonit i mbështetet një faltore e vogël me përmasa 5 x 5 m. Fasada e saj zbukurohej nga dy kolona jonike. Në pjesën e prapme. që shfrytëzonte një nishe të murit mbështetës të shek.IV p.Kr., gjenden tri bazamente për vendosje skulpturash. Në të dyja anët, dy bazamente të gjata mbanin ndoshta relieve të lidhura me funksionin e faltores. Faltorja mund të ketë qenë në funksion të odeonit, lidhur me kultin e Dionisit, apo të perandorit.

Tempulli i Dianës

Tempulli i Dianës

Në anën perëndimore të buleuterionit është zbuluar një tempull tipik romak mbi podium, i orientuar nga sheshi qëndror i agorasë. Monumenti përfaqëson një ndërtim të thjeshtë me opus testaceum dhe vetëm fasada ka qenë trajtuar me elemente arkitektonike guri. Prej tyre kanë mbetur pjesë arkitrarësh dhe komizash, prej të cilave është e vështirë të krijohet një përfytyrim mbi fasadën. Gjatë gërmimit janë gjetur pjesë të shtatit të Dianës, prej të cilit mund të nxirret përfundimi se tempulli i ishte kushtuar kësaj perëndeshe të nderuar në mënyrë të veçantë në Apoloni.

Prytaneioni

Prytaneioni

Mbështetur me murin e buleuterionit dhe ndarë nga një rrugicë nga tempulli i Dianës gjendet një monument me hyrje të zbukuruar nga një kolonadë me shtylla të rrumbullakëta mermeri me kapitele korintike. Gjatë gërmimit të këtij monumenti në vitin 1960 u gjetën njëmbëdhjetë skulptura të shek. II-III m.Kr., që paraqisin zyrtarë të lartë. Për këtë arsye u mendua se ajo ka shërbyer si prytaneion.

Stoa B

Stoa B

Është monumenti më i ruajtur i periudhës klasike në agora. I ndërtuar rreth mesit të shek.IV p.Kr., njëkohësisht me bastionin e anës lindore të murit rrethues, ai i qëndroi kohës dhe u përdor të paktën deri në shek.II m.Kr. Ka në plan formë katërkëndëshe 72,2 x 10,50 m dhe ndahet në dy rrugë nga një kolonadë e brendshme prej 36 kolonash dorike tetëkëndëshe. Ka qenë dy-katëshe me një diferencim të stileve të kolonadave, dorik për të poshtmin dhe jonik për të sipërmin, sipas një modeli korintas.

Muri i prapmë i monumentit, që i mbështetej faqes së kodrës, ka qenë trajtuar me shtatëmbëdhjetë nishe në formë gjysmëkubeje për rritjen e qëndresës.

Kolonada e katit të sipërm përbëhej me kapitele jonike të zbukuruar me kalisa. sipas një modeli të njohur në Epir dhe Maqedoni në shek. IV p.Kr.

Stoa B përfaqëson një monument mjaft interesant, veçanërisht për trajtimin me shtatëmbëdhjetë nishe të murit fundor, që rriste qëndrueshmërinë e monumentit, por edhe krijonte sfonde mjaft të përshtatshme për vendosjen e skulpturave. Disa prej këtyre të fundit, të datuara në shek.II m.Kr., u zbuluan edhe gjatë gërmimeve të bëra nga L. Rey.

Muri fundor, i cili u zbulua i rrënuar, u restaurua në vitet ’60 nga K. Zheku dhe i ka qëndruar mjaft mirë kohës.

Teatri

Teatri

Shënonte fundin e Agorasë në anën perëndimore. Monumenti është gërmuar pjesërisht duke nxjerrë në dritë orkestrën dhe proskenën, ndërsa shkallarja, hyrjet dhe skena sapo kanë filluar të zbulohen. Shkallarja me diametër rreth 100 m, ku mund të uleshin rreth 10000 shikues, ka qenë mbështetur në faqjen e kodrës, duke ngritur në mënyrë artificiale një ledh për vendosjen e krahut veriperëndimor. Në qendër të saj është orkestra me diametër 35 m e qarkuar nga një kanal për mbledhjen e ujërave të shirave.

Proskena e teatrit 6,50 m e gjerë dhe 12,30 m e gjatë është trajtuar në odrin jonik me një antablement të ulët mbi pilastra. Në pjesën veriore janë zbuluar një radhë kolonash dorike që i takonin, me sa duket. një portiku 5 m të gjerë që qarkonte nga jashtë skenën, sipas një modeli të njohur edhe në Bylis.

I ndërtuar në gjysmën e parë të shek.III p.Kr.. teatri vazhdoi të përdorej edhe në kohën perandorake, kur u bënë rindërtime në orkestër dhe në skenë. Nga kjo periudhë janë ruajtur disa pjesë të frizit dorik të zbukuruar me bukranion, kantar dhe rozeta, që gjenden sot në portikun e muzeut. Në periudhën e vonë antike teatri u braktis dhe në shek.XIII blloqet e shkallareve të tij u përdorën për ndërtimin e kishës së Shën Mërisë.

Temenosi

Temenosi

Maja e kodrës më të lartë të Apolonisë,e njohur si kuota 104, apo Kodra e Ullinjve, ka përbërë qendrën e temenosit, ku, menjëherë pas themelimit të qytetit, ishin vendosur faltoret kryesore. Në shek.IV p.Kr. ultësira në veri të kodrës u kufizua me një rrethim të plotë në formë katërkëndëshi, që mbyllej me portiqe nga ana veriore dhe ishte rezervuar vetëm për tempujt dhe faltoret.

Propiletë

Hyrja për në temenos nga ana perëndimore ishte trajtuar në formën e propileve. d.m.th. të një korridori midis dy tarracave. mbi të cilat ngri-heshin tempujt. Ajo kishte gjerësi 9 m në fillim, që ngushtohej në 7 m në fund të korridorit prej 36 m të gjatë. Tarraca veriore ka qenë krijuar në mesin e shek.III p.Kr., ndërsa ajo jugore ka qenë shtuar mbi murin mbështetës të stoas B në shek.I m.Kr. Ujrat që vinin nga temenosi nëpër propiletë. mblidheshin në një kanal të thellë. të ndërtuar me mure guri. i cili fillon në këndin e stoas B.

Faltorja A

Faltorja A

Në shek.I m.Kr.,përballë propileve, ka qenë ngritur një godinë katërkëndëshe 19,14 x 19,64 m, me hyrje të paraprirë nga një portik. Ambienti i vetëm katërkëndësh brënda monumentit ka qenë shtruar me mozaikë. Monumenti duket të jetë një faltore e lidhur me kultin e një heroi, apo të një perandori.

Faltorja B

Faltorja B

Mbi tarracën që kufizon propiletë nga jugu është zbuluar bazamenti i një faltoreje të shek.I m.Kr. Ajo ka formën tipike të tempujve romakë të orientuar, me podium. Hyrja për në faltore ishte nga lindja dhe paraprihej nga një portik me gjerësi 3 m.

Disa copa kolonash pa kanelyra, prej mermeri ngjyrë blu dhe disa sima me kokë luani dhe pjesë të tjera arkitektonike, dëshmojnë për prezencën aty afër të rrënojave të një tempulli të madh e të bukur të periudhës së Severëve.

Tempulli i Apolonit

Tempulli i Apolonit

Në majën e kodrës me kuotë 104 janë gjetur pjesë arkitektonike që provojnë se tempulli është ndërtuar në ordrin dorik. Më e rëndësishmja ndër to është një pjesë frizi prej guri gëlqeror të Akrokerauneve me paraqitjen e amazonomahisë, që datohet rreth vitit 525 p.Kr. Përdorimi i një elementi jonik, siç është frizi me skenë të pandërprerë në një tempull dorik, ndeshet në të njëjtën kohë në Magna Grecia (Cavallino) dhe Azinë e Vogël (Assos).

Ana jugore e kodrës ka qenë rrethuar me një mur dekorativ, i cili kufizonte sipërfaqen e shenjtë të temenosit. Aty është ruajtur mjaft mirë edhe porta monumentale me hark të rremë, të mprehtë, tipik për arkitekturën Apoloniate. Përpara portës, në të djathtë, ngrihet mbi një bazament cilindrik obelisku, simbol i Apolonit Agieus. Paraqitjen e obeliskut e ndeshim në monedhat prej bronzi të qytetit që pas mesit të shek.III p.Kr. Ai ndeshet gjithashtu në Ambraki dhe koloni të tjera korintase.

Akropoli

Kodra me kuotë 101 e Apolonisë ka qenë fortifikuar në shek.V p.Kr. me një mur prej blloqesh katër -këndëshe. Rrafshi i sipërm i kodrës ka shërbyer edhe për vendosjen e faltoreve, siç e dëshmojnë gjetja e kushtimeve për Zeusin dhe Artemisin. Hyrja e vetme për në akropol gjendet në anën jugore dhe ka formën e propileve me një korridor të gjerë dhe pamje monumentale. Akropoli nuk e kishte humbur funksionin mbrojtës edhe në periudhën e Cezarit që e quan akropolin me fjalën latine arx(Caes.B.civ.III,12,l).

I cilësuar si monumenti më i madh e më i ruajtur i Apolonisë, nymfeu shtrihet në një sipërfaqe pothuaj 1500 m2 në shpatin veriperëndimor të kodrës, në pjerrësi 350. Në pjesën më të lartë të tij një rrjet kanalesh mblidhnin ujërat e burimeve dhe i përcillnin në një depozitë qëndrore. Kjo e fundit ka qenë trajtuar në formën e një godine monumentale me një basen katërkëndësh të ndarë në dy pjesë, ku e para shërbente për kullimin e ujërave dhe e dyta për mbushje. Një kolonadë dorike me lartësi 2,40 m zbukuronte fasadën e ndërtesës, duke mbajtur njëkohësisht edhe presionin e ujit mbi ortostatet prapa saj.

Ndërtimi i nymfeut mund të vendoset krahas atij të murit jugor të temenosit rreth mesit të shek. III p.Kr. Një shekull më vonë monumenti u shkatërrua nga një shkarje masive dheu. Fasada e monumentit u restaurua menjëherë pas zbulimit nga K. Zheku, ndërsa një pjesë e mureve të basenit dhe kanaleve nga G. Pani.

Gjimnazi

Monumenti, i përcaktuar si i tillë nga gjetja e tjegullave me vulën gymnasiou (e gimnazit), gjendet në jugperëndim të manastirit, në krah të rrugës që lidhte atëherë portën jugore me qendrën e qytetit. Ka planimetri katërkëndëshe 20x30 m me një oborr të hapur nga jugu, ku zhvilloheshin ushtrimet gimnastikore. Dy ambiente të mëdha në veri të tij shërbenin për zhvillimin e mësimeve, ndërsa në një ambient tjetër gjysmërrethor me vaska qeramike efebët laheshin pas mbarimit të stërvitjes. Fillimet e godinës vendosen në shek.VI p.Kr., por ajo ka vazhduar të përdoret me disa rindërtime deri në shek.III m.Kr.

Nymfeu

Nymfeu

I cilësuar si monumenti më i madh e më i ruajtur i Apolonisë, nymfeu shtrihet në një sipërfaqe pothuaj 1500 m2 në shpatin veriperëndimor të kodrës, në pjerrësi 350. Në pjesën më të lartë të tij një rrjet kanalesh mblidhnin ujërat e burimeve dhe i përcillnin në një depozitë qëndrore. Kjo e fundit ka qenë trajtuar në formën e një godine monumentale me një basen katërkëndësh të ndarë në dy pjesë. ku e para shërbente për kullimin e ujërave dhe e dyta për mbushje. Një kolonadë dorike me lartësi 2,40 m zbukuronte fasadën e ndërtesës, duke mbajtur njëkohësisht edhe presionin e ujit mbi ortostatet prapa saj.

Ndërtimi i nymfeut mund të vendoset krahas atij të murit jugor të temenosit rreth mesit të shek. III p.Kr. Një shekull më vonë monumenti u shkatërrua nga një shkarje masive dheu. Fasada e monumentit u restaurua menjëherë pas zbulimit nga K. Zheku, ndërsa një pjesë e mureve të basenit dhe kanaleve nga G. Pani.

Tempulli i Shtyllasit

Tempulli i Shtyllasit

Shtylla e vetme dorike me lartësi 6,83 m dhe diametër 1,42 m, që ka mbetur nga ky tempull, të tërheq vëmendjen mbi kodrën e parë në jug të Apolonisë.

Vrojtimet kanë bërë të mundur të kuptohet forma e dikurshme e tempullit si një peripter heksastil. Gjashtë kolona në ballë dhe njëmbëdhjetë anësore rrethonin naosin me përmasa 10 x 22 m. Hyrja nga verilindja, paraprihej nga një pronaos midis dy anteve dhe katër kolonave, njëra prej të cilave është ajo që ruhet sot. Tempulli ka qenë ndërtuar rreth vitit 480 p.Kr., duke përdorur gurin e Akrokerauneve për blloqet dhe shtyllat. Nuk dihet perëndia së cilës i kushtohej tempulli.

Rrugët dhe Banesat

Pamje e oborrit qëndror

Rruga që të çon nga jugu drejt qendrës së qytetit (cardo maximus) është zbuluar pjesërisht në lindje të buleuterionit. Në gjerësinë prej 7,40 m rruga ka pasur në të dyja anët kuneta për mbledhjen e ujërave të shirave si dhe trotuare, pas të cilave vazhdonin portikët e dyqaneve.

Përpara odeonit ajo takohet në kënd të drejtë me një rrugë tjetër që zbret drejt perëndimit (decumanus maximus), duke formuar dy akset kryesore mbi të cilat ngrihej sistemi ortogonal i parcelave të banimit (insula). Secila prej tyre kishte gjerësi 60 m dhe gjatësi rreth 120. Për së gjati, përmes tyre, kalonte gjithmonë një rrugë e ngushtë vetëm 1 m. që shërbente kryesisht për mbledhjen e ujërave të çative. Vazhdimi i decumanus maximus është zbuluar për rreth 100 m përpara teatrit, ku ka gjerësi 6,20 m. Rruga ka qenë shtruar me zhavorr dhe ndahet tërthorazi nga pragje guri që pengonin shkarjen e dherave.

Banesa G gjendet në krah të gimnazit. Qendrën e saj e përfaqësonte oborri peristil katërkëndësh i shtruar me plloça që kufizojnë një impluvium tetëkëndësh.

Portikët e gjerë që qarkonin në të katër anët oborrin, kanë qenë shtruar me mozaikë me motive gjeometrike e floreale, të organizuara me panele katërkëndëshe. Nga lindja dhe veriu i oborrit, karshi diellit, ishin vendosur kthinat më të mira, për banim.

Gjatë gërmimit të banesës u gjet portreti prej mermeri i një filozofi. dhe shtati prej mermeri, pa kokë, i Athinasë Promahos, vepër e skulptorit athinas Euemerit. Punime restauruese janë kryer sistematikisht për konsolidimin e mozaikëve.

Banesa D ishte, në fakt. një pallat me sipërfaqe rreth 3500 m2. duke zënë gjysmën e një insule. Nga hyrja kryesore një korridor i gjatë të çonte në oborrin katërkëndësh 15 x 12,5 m, me peristil dorik, me kolona guri të rrafshta mbi të cilat ngrihej kolonada jonike e katit të dytë. Nga perëndimi dhe lindja e saj ishin vendosur dhoma të shtruara me mozaikë që shërbenin kryesisht për pritje. Një sallë 9,10 x 7,25 m shtruar me mermer, që shërbente për ceremonitë, të çonte në anën jugore në një oborr të madh, që ishte hapësira intime e familjes, gynaikonitis. Oborri rrethohej nga një peristil, nga i cili ruhen korridoret e anës veriore dhe lindore, të shtruara me mozaikë me figura të thjeshta gjeometrike. Në këtë krah zhvillohej pjesa e tretë e pallatit, që përbëhej nga dhomat më të mira të banimit. Në krahun lindor gjendet dhoma e quajtur e Akilil, sepse në mozaikun e dyshemesë së saj është paraqitur ndeshja e heroit grek me mbretëreshën e amazonave, Pentesilenë.

Gjatë gërmimit u gjetën disa skulptura, nga të cilat më me interes është një tors i Apolonit. Banesa ka qenë ndërtuar në shek.il m.Kr. dhe është braktisur në fillim të shek.III m.Kr

Kultura

Fizionominë e kulturës apoloniate në periudhën e lulëzimit të qytetit në shek. IV-II p.Kr. e japin arkitektura dhe skulptura. Urbanistika e Apolonisë kishte adoptuar kriteret nga Magna Grecia, me insula të stërgjatura 120 x 60 m në raport 1:2, të cilat i ndeshim edhe në Bylis e Antigone. Përkundrazi, agoraja e periudhës klasike dhe helenistike dallohej nga vendosja e lirë e monumenteve sipas principeve klasike të Athinës, që bazohen në kombinimin e vëllimeve.

Me Magna Grecia është i përbashkët edhe ndërtimi i murit rrethues me tulla mbi një krepis gurësh, apo i varreve monumentale me qemer. Mënyra e ndërtimit të proskenës së teatrit dhe afrimi i saj ndaj spektatorëve janë veçori që e lidhin arkitekturën e Apolonisë njëkohësisht me Magna Grecian dhe Epirin. Përdorimi i dendur i harqeve dhe qemerëve dhe trajtimi i pjesëve arkitektonike të ordrit jonik, krijojnë lidhje të qarta me Epirin dhe Akarnaninë, por edhe me Maqedoninë. Krijimet origjinale të arkitekturës apoloniate si: portiku me nishe, kolonat tetëkëndëshe, tipi i nymfeut, etj., krijojnë një fizionomi të veçantë të arkitekturës apoloniate në kuadrin e asaj helene.

Apolonia shërbeu si model në ndërtimin e qyteteve të prapatokës. Në Bylis u përvetësua principi ortogonal i Apolonisë, u zbatua i njëjti tip i proskenës së teatrit, si dhe i stoas me kolona tetëkëndëshe. Dimali kopjoi në përmasa më të vogla tipin e stoas me nishe të Apolonisë. Skulptura përfaqësohet që në epokën arkaike me frizin e amazonomahisë nga tempulli i Apolonit, i realizuar me një cilësi mjaft të lartë.

Në shek.lV-III p.Kr. arti i skulpturës njohu zhvillimin më të madh, lidhur me ndërtimet monumentale në qytet. Skulptura e rrumbullakët është e rrallë dhe zotërojnë reiievet nga frontonet e tempujve dhe nga gurët e varreve. Apolonia krijoi modelin e vet të steleve që dallohen nga forma e zgjatur dhe skenat e pasura, ku dallohet ajo e zbritjes në botën e përtejvarrit. Në shekujt e parë të erës sonë, krahas ruajtjes së autonomisë politike, Apolonia ruajti edhe tipare të veçanta të kulturës së saj.

Në kohën e Jul Klaudëve dhe Flavëve pati një import të dukshëm kopjesh dhe origjinalesh në Apoloni. Gjatë gjithë sundimit të Antoninëve pati një periudhë të rilindjes së artit apoloniat, veçanërisht me skulpturën e portretit.

Atlas që mban botën mbi supe. Pilaster për mbajtjen e pllakave prej guri (ortostate), rreth peristiles së banesës G shekulli II pas Krishtit.
Personifikimi i lumit Aous, burim jete dhe prosperiteti për Apoloninë shekulli IV p.e.s
Olpe e prodhimit korintik fundi i shekullit të 6-të p.e.s.
Lekito atike e mesit të shekullit VI p.e.s.
Koka mermeri e Artemis, e gjetur pranë tempullit të Dianës, shekulli III para Krishtit.

 

info@balkancultureheritage.com