Muret rrethuese
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Muret rrethuese

Rrafshi i sipërm i kodrës me sipërfaqe vetëm 0.21 ha ka qenë përfshirë brenda një fortifikimi me planimetri afërsisht katërkëndëshe 65 x 30 m. Traseja e mureve ndjek linja të drejta dhe nuk ka kulla. Hyrja e vetme e kështjellës ka qenë vendosur në këndin jugperëndimor, me korridor paralel me murin. Muri me gjerësi 2.20 m ka dy faqe prej gurësh të mëdhenj gëlqerorë dhe mbushjen me gurë të vegjel.

Vendosja në fasadë e blloqeve me madhësi të ndryshme, të punuar trashë vetëm në faqet horizontale dhe me plotësimin me gurë të vegjël të hapësirave midis tyre, ka ngjajshmëri me muret e fortifikimit protourban të Margëlliçit, Dorëzit dhe Zgërdheshit.

Ndërtimi i fortifikimit datohet në fund të shek. VII p.e.sonë. nga krijimi i një shtrese kulturore me qeramikë vendëse dhe të importuar. Një fazë e dytë e fortifikimit ka modifikuar linjën e murit rrethues në anën perëndimore, duke përdorur një teknikë më të përparuar ndërtimi, veçanërisht duke latuar më mirë blloqet me forma katërkëndëshe. Sipërfaqja brenda fortifikimit ka qenë përdorur pa ndërprerje për banim gjatë shek. VII- IV p.e.sonë Njëkohësisht, një pjesë e vendbanimit u zhviilua jasht mureve, në tarraca të krijuara në anën jugore dhe perëndimore të kodrës.

Muri rrethues ka qenë braktisur gjatë gjysmës së dytë të shek. IV p.e.sonë., kur u krijua qyteti i Gurzezës.

info@balkancultureheritage.com