Në fortifikimet e qytetit dallohen dy periudha ndërtimi në dy linja të ndryshme muresh. Rrethimi i parë qarkon vetëm pjesën jugore të kodrës, duke lënë të hapur pjesën e pakalueshme nga rëniet shkëmbore. Ruhen pak trakte, si dhe një bastion me ballë 6.60 m (fig.2). Muri është ndërtuar me blloqe të mëdhenj gëlqerorë, me forma trapezoidale, me faqe të palatuara, të vendosur në rreshta të shkallëzuar dhe është mjaft i ngjajshëm me murin rrethues të periudhës së parë në KIos dhe veçanërisht me fortifikimet kaone të Foinikes, Butrotit, Çukës së Ajtojt,etj. Si rrjedhim periudha e parë e fortifikimit në Olympe datohet në fund të shek. V ose në fillim të shek. IV p. Kr.
Rrethimi i dytë përfshin dyfishin e sipërfaqes, rreth 16 ha, me një mur 1500 m të gjatë. Muri rrethues, me gjerësi 3.30 m, është një emplekton i tipit katërkëndësh izodomik (fig.3), me rreshta të rregullt me lartësi të barabartë rreth 0.60 m (dy këmbë), por që dallohet nga muri izodomik i Amantias nga faqet e papunuara të blloqeve në fasadë. Kjo periudhë ndërtimi është vendosur rreth mesit të shek. IV p. Kr. Nuk janë zbuluar hyije dhe kulla të kësaj periudhe.
Një mbishkrim i plotë ka qenë gjetur në këtë qendër, i vetmi që njihet deri tani; është fjala për një kushtim për Zeus Megistos i bërë nga politarku, katër synarkontë dhe sekretari. Ky qytet i vogël ekzistenca dhe lokalizimi i të cilit kanë qenë bërë të njohura në sajë të tetë monedhave të gjetura aty, del në këtë mbishkrim me institucionet e veta, midis të cilave ai i politarkut. F. Papazoglou, “Politarques en Illyrie” (Politarkët në Iliri), Historia, XXXV, 1986, 4, f. 438-448 thotë se kjo magistraturë është me origjinë maqedone; dihet se Filipi V ka pushtuar për një kohë të shkurtër një pjesë të këtyre krahinave perëndimore që nga viti 213. P. Cabanes, “Les politarques en Ëpire et en Illyrie mëridionale” ( Pohtarkët në Epir dhe në IIirinë e jugut), Historia, XXXVII, 1988, 4, f. 480-487 ka vënë në dukje ekzistencën e një pohtarku tjetër në qytetin Karadros (shih P. Cabanes dhe J. Andrëou, “ Le rëglement frontaher entre les cites d’Ambracie et de Charadros) (Zgjidhja e çështjes së kufirit midis qyteteve të Ambrakisë dhe Kara-dros), (BCH, CIX, 1985, f. 499-544 dhe 753-757) që s’ka të bëjë me Maqedoninë, sepse dokumenti është i mëvonshëm nga humbja e Perseut në vitin 168. Për rastin e politarkut të Olympes, origjina e kësaj magistrature është më e pasigurtë, përsa kohë që datimi i kushtimit për Zeus Megistos mbetet i pasigurtë: nëse do ta datonim atë në fund të shekullit III para Krishtit, sikurse bënte F. Papazoglou, ndikimi maqedon mund të qëndrojë; nëse mbishkrimi është më i vonë (fillimi i shekullit II) roli i Maqedonisë humbet; emri i kësaj magistrature mund të ketë patur qenë përdorur nga Roma, në Karadros sikurse dhe në Olympe pas vitit 168, si një term i përshtatshëm për të emërtuar magistratin që qëndronte në krye të qytetit.