Muret rrethuese
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Muret rrethuese

Muri rrethues i ndërtuar nga kolonistët e parë të Apollonisë

Në gjatësinë e tij prej mbi 4 km muri rrethues na paraqitet si një monument kompleks i realizuar në disa periudha ndërtimi. Në plan ka formën e një paralelogrami me zgjatje veri-jugore.

Brinja e gjatë lindore kalon mbi thyerjen e kodrës, ndërsa ajo perëndimore, në kufirin midis kodrës dhe fushës. Ende nuk është sqaruar nëse disa ndarje me mure të brendshme u takojnë fortifikimeve dhe në cilën periudhë janë ndërtuar.

Në gjatësinë e mureve janë zbuluar apo vërejtur 20 kulla dhe 6 hyrje. por numri i tyre është padyshim më i madh.

Nën murin lindor të oborrit të manastirit është gjetur një trakt muri rreth 40 m i gjatë, që i takon fortifikimit më të hershëm të çerekut të fundit të shek.VIl p.Kr. Është ndërtuar me blloqe guri ranor me forma paralelopipede të çrregullta dhe shërbente si bazë për një mur më të lartë qerpiçi. Vazhdimi i murit arkaik mund të ndiqet në disa vende përgjatë pjesës lindore të kodrës, por në pjesët e tjera ai ka qenë zëvendësuar me struktura më të forta në periudhën klasike dhe helenistike.

Një trakt i periudhës klasike bashkë me hyrjen me një korridor 4,15 m të gjatë dhe 2,90 m të gjerë, tërthor me murin rrethues, është ruajtur gjithashtu në anën lindore. Gjatë gjysmës II të shek. IV p.e.sonë atij i ka qenë ngjitur një bastion i madh me gjatësi 101 m dhe gjerësi 20 m.

Krepisi i tij përbëhet nga blloqe konglomerate lokale apo gëlqerore të Akrokerauneve. Pjesa e si-përme e murit ka qenë ndërtuar me qerpiçë 38 x 38 x 8 cm, që në një periudhë të dytë u zëvendësuan me tulla. Sipërfaqja e madhe e bastionit shërbente për vendosjen e litobolëve (gurëhedhësve) dhe për të mbledhur ujërat e shirave, që përcilleshin nëpër-mjet një sistemi kanalesh në dy stera gjysmëcilindrike të ndërtuara në bërthamën e murit.

Një periudhë e tretë përfaqësohet nga muri perëndimor i qytetit. Ai është realizuar si një rindërtim total në dy faza, të cilat datohen në shek.ll 1 p.Kr.: e para mund të lidhet me luftërat që zhvilloi pas vitit 270 p.e.sonë Aleksandri, biri i Pirros, dhe mbreti ilir Mytili, rreth Apolonisë; e dyta korrespondon me sulmet ilire dhe maqedone në tridhjetë vitet e fundit të shek.III p.e.sonë Muri perëndimor karakterizohet nga përdorimi i muraturës prej tullash 47 x 47 x 8 cm mbi një krepis prej blloqesh ranore me forma paralelpipede me faqen e zbukuruar me kornizë të thelluar dhe me gdhendjen e shpeshtë të monogrameve A dhe A, që zbërthehen në damosios - shtetëror.

Në këtë mur është zbuluar një nga portat kryesore të qytetit me gjerësi 3,70 m dhe korridor 6,60 m të gjatë të shtruar me plloça guri, ku ruhen dy kanalet e krijuara nga kalimi i vazhdueshëm i rrotave të karrove, në largësi 1,20 m nga njëri-tjetri.

info@balkancultureheritage.com