Muzika
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Muzika

Duke përshkruar doket e dardanëve Straboni thotë se ata, ndonëse doket i kanë plotësisht të egra gjithnjë e kanë kultivuar niuzikën dhe se kanë përdorur instrumente me frymë dhe me harqe.80 Ilirët e kanë dashur muzikën, këtë na dëshmojnë edhe autorë të tjerë antikë, mirëpo prej atyre lajmeve janë fare të pakta e nuk mund të konkuldojmë për instrumentet muzikore që kanë përdorur ilirët ose për llojin e muzikës ilire. Monumentet arkeologjike na japin fare pak fakte për instrumentet, të cilat i kanë përdorur ilirët. Për një instrument - siringun (syrinx) - mund të pohohet me mjaft siguri se ka qenë i njohur në tërë territorin ilir. Pamja e këtij instrumenti me shumë gypa paraqitet në situlën e bronzit nga Vaça (shek. V para e.re.) prandaj mund të mendohet se ishte përdorur qysh në atë kohë. Në monumentet nga periudha romake siringu është atribut i rregullt i hyjnisë vendase të pyjeve dhe të kullotave Silvanës, ose të pandanit të tij ilir, Vidasusit. Siringu që e shohim në përmendore është i përbërë nga katër, pesë ose më shumë gypa me gjatësi të ndryshme. Ky instrument është shumë i njohur edhe në shumë civilizime të tjera (në Ballkan haset qysh prej kohës së Homerit si isntrument tipik i barinjve) mund të supozohet se e kanë njohur edhe ilirët para se të vinin në kontakt me kulturën helene dhe romake.

Ilirët, sigurisht, kanë njohur edhe një instrument me frymë, të cilin e shohim në relefin nga Zaostrogu te Makarska. Duje Rendic - Miocevic i cili bëri analizën c monumentit mendon se fyelli pak i lakuar, pak më i trashë nga ana e fundit, paraqet një “variant të posaçëm të tipit klasik”, sigurisht tip i fyellit ilir.81 Nuk ka dyshim se ilirët kanë njohur edhe instrumente të tjera përveç këtyre që u përmendën, për të cilat mund të flitet në bazë të paraqitjeve figurative. Të kënduarit e këngëve epike me lahutë - aq karakteristik për popujt e sotëm të Ballkanit - ka gjithashtu rrënjët e veta të thella në të kënduarit e rapsodëve ilirë për veprat heroike të të parëve. Në një kontinuitet të pashkëputur jeton në shumë vise të Ballkanit deri sot mclosi popullor ilir, si dhe instrumentet në të cilat muziktantët ilirë kanë ekzekutuar meloditë e tyre.

Deri para disa kohësh etnomuzikologët i kanë kushtuar pak vemendje studimit të mbeturinave të formave të stërlashta muzikore në folklorin bashkëkohor ballkanik muzikor. Huluintimet, që i ndërmori kohëve të fundit etnoiogu sarajevas, Cvjetko Rihtman, hapën perspektiva interesante për njohjen e pasurisë muzikore ilire. Rihtman duke studiuar folklorin muzikor në Bosnje dhe Hercegovinë, vërejti se disa forma polifonike që paraqiten në këtë hapësirë nuk gjenden te popujt e tjerë sllavë, kështu që në bazë të kësaj përfundoi se fjala është për format, të cilat sllavët i hasën këtu kur erdhën. Studimet e hollësishme i bënë të mundshme që disa nga format polifonike t’i lidhë me rajone të cakluara gjeografike, e në bazë ato janë përputhur me rajonet gjeopolitike, në të cilat, në periudhën parahistorike dhe historike, jetonin fise të ndryshme ilire. Kjo përputhje e solli edhe në konkluzionin jashtëzakonisht interesant se “kjo praktikë specifike polifonike paraqet, vërtet, një relikt të kulturës muzikore ilire”.

Një përfundim të ngjashëm nxori edhe muzikologu shqiptar, Ratnadan Sokoli duke studiuar strukturën e formave muzikore në folklorin shqiptar. Ky autor paraqiti një tezë bindëse se shfaqja e muzikës polifonike në jug dhe i asaj homofonike në veri të Shqipërisë shpreh ndryshimet që në muzikën popullore të ilirëve kanë ekzistuar qysh në periudhën parahistorike.

Punimet e këtyre autorëve vërtetojnë atë që shumë ekspertë para tyre kanë menduar, se në shumë forma të rudimenteve muzikore, si është kënga malësore dhe në ritmikën e rreptë të shumë valleve të sotme ruhen gjurmë të valleve dhe të muzikës ilire parasllave.

info@balkancultureheritage.com