Nëntipi Kurrizor
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Nëntipi Kurrizor

Nëntipin kurrizor në stere e ilustron Antipatrea (Berati), ndërsa nga ishujt dhe gadishujt qyteti i Epedonit (Stobrec).

Antipatrea

Antipatrea ndodhet në pikën ku shpërthen pengesën e fundit të zonës malore, del dhe rrjedh lirshëm në fushë. Qyteti shtrihet në rrafshin e sipërm të një kodre trungpiramidale trekëndëshe, 120 m të lartë nga lumi. Jeta në të dëshmohet që në neolit dhe gjurmët tregojnë për një aglomeracion paraurban të shek VIII/VII p.e.s., por qyteti i mirëfilltë lind në gjysmën e parë të shek. IV. p.e.s. Në këtë fazë sipër-faqja 9.60 hektarëshe e kodrës rrethohet me mure të fuqishme,të pajisura me kulla (IV p.e.s.). Sinkron me ta, në kodrën matanë lumit u ndërtua kështjella e Goricës, duke krijuar kështu një dry i cili hapte a mbyllte kalimin gjatë luginës së Apsit, rrugë kryesore në antikitet dhe mesjetë, e cila të nxirrte në pellgun e Korçës, Maqedoni dhe më tej në Danub.

Hyria e qytetit të fortifikuar ndodhet në qafën veriore ku viinë dhe puqen rrugët e jashtme dhe nis boshti i qytetit. Në këtë bosht që e përshkon qytetin mes për mes, nga veriu në jug, kapen rrugët sekondare, perpendikulare me vijat rrushkulluese. Boshti përfundon në kështjellën mesjetare, në një sop 40 m më të lartë se hyrja e qytetit.

Epetion

Epetion (CIL 3. 12815, Stobrec), ndodhet në mes të bregut lindor të Adriatikut. Skela gjendet menjëherë mbi qytet, në anën veriore, ku një plazh i vogël lejon tërheqjen dhe meremetimin e anijeve. Mbishkrimet që përmendin esnafin e hamejve (collegum saccarium), dëshmojnë jetën e gjallë të kësaj skele.

Epetion shtrihet në një gadishull të ulët 3.5 hektarësh, në formën e një trapezi të përmbysur. Me përjashtim të brinjës së shkurtër perëndimore të lidhur me sterenë, brinjët e tjera lagen nga deti. Muret mbrojtës i vinë përqark gadishullit, 10-15 m larg bregut, duke krijuar një fortifikim me planimetri po trapezoidale. Teknika dhe arkitektura primitive e datojnë atë nga fundi shek. V fillimi shek. IV p.e.s. Këtë datim e mbështet edhe fizionomia e gadishullit me shelf të thellë ku mund të afroheshin pa pengesë anijet e luftës, çka tregon besimin në supremacinë detare, përkatësisht thalasokracinë liburne të shek. V çerekut parë. të shek. IV p.e.s. Rrjeti i trashëguar rrugor, tregon se qyteti përshkohej mes për mes, nga perëndimi në lindje, prej rrugës kryesore, tek e cila, perpendikular me të, kapeshin rrugët sekondare. Midis banesave dhe mureve mbrojtës kalonte rruga perimetrale, në rolin e hapësirës së lirë mes murit rrethues dhe banesave.

Qyteti i Shpatit

Qyteti i shpatit bigëzohet në nëntipin me vazhdimësi, më të shumtë në numër, dhe nëntipin e lindur rishmë, në numër të kufizuar.

Nëntipi i parë është vazhdimi fizik i qytezave paraurbane, të cilat (kryesisht në shek. IV p.e.s.) falë pozicioneve strategjike tërhiqen dhe integrohen në sistemet zinxhir të mbrojtjes së formacioneve shtetërore. Në rastet e tilla, fortifikimi i trashëguar nuk braktiset, por modifikohet duke u ngarkuar me detyrën e kështjellës së qytetit.

Kur shpati pati sipërfaqe të kufizuar (Zgërdhesh), ose qyteti synonte të lidhej me skelën e tij (Liss), rrethimi u shtri deti në rrëzë të kodrës, çka kërkonte një brez mbrojtës të aftë për të përballuar makinat e rrethimit. Nëse sipërfaqja e shpatit ishte e mjaftë dhe qyteti nuk kishte skelë, qarku i rrethimit mbyllej para se të arrinte terrenin e rrafshët (Foinike). Kjo dhe shmangte mundësinë e vendosjes nga armiku të makinave të shumta të rrethimit. Parë me optikë ushtarake, fortifikimet e fundit kishin cilësi mbrojtëse mjaft më të mira se të parat, faktor ky që fitoi peshë gjatë dhe pas luftës civile të Dyrrahut (436 p.e.s). Nëntipi i lindur ex novo, nga hiçi, është mjaft i rrallë. Shkak për këtë është mungesa e komoditetit dhe vështirësitë e shumta për ndërtimin e rrjetit urban. Shembulli më i qartë i nëntipit është qyteti në Çukën e Ajtoit (shek. V p.e.s.), ngulim i cili lidhet me kapjen e një pike kyçe kontrolli.

info@balkancultureheritage.com