Nëntipi Radiocentrik
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Nëntipi Radiocentrik

Përfaqësues më i hershëm i nëntipit në stere është Nikaia e kapërcyellit shek VI/V p.e.s. dhe i atij me pozitë detare Oriku, po i shek. VI/V p.e.s.

Nikaia

Nikaia (Klosi/Fier), ndodhet në mes të territorit të bashkësisë Byline. Që nga shek. VI p.e.s. kur u krijua dhe deri nga fundi i shek. IV p.e.s. kur ajo lindi qytetin bijë Bylis, Nikaia ishte qendër e kësaj bashkësie. Qyteti kurorëzon një masiv shkëmbor 285 m të lartë nga yloor-i (Vjosa). Masivi ka shpate mjaft të pjerrëta, të lakuara lart në një kësulë të butë sferike, të përshtatshme për banim. Buzët e kësulës, para se të thyhen në rrëpirë, rrethohen me mure mbrojtëse, me blloqe të stërmëdha, të latuara por vrazhdët. Arkitektura ushtarake pa kulla e dhëmbëzime dhe gjetjet arkeologjike, e datojnë qytetin në kapërcyellin shek. VI/V p.e.s.

Muret rrethuese e ndjekin terrenin me vija të drejta por të thyera, duke krijuar një fortifikim trapezoidal me sipërfaqe 18 ha. Hyrja e tij kryesore ndodhet në verilindje, ku nis një rrugë njëkilometërshe drejt qytetit bijë Bylis.

Struktura urbane konsiston në një seri prej V/VI brezaresh unazore, koncentrike me qendrën e kupolës. Buzë brezareve vijonin rrugë unazore dhe pas tyre renditeshin ndërtimet e ndryshme, sociale a banesa. Gjurmët tregojnë se ky sistem ndërpritej nga rrugë rrezore të tufezuara në qendër.

Ndërsa brezaret afër qendrës u përkisnin ndërtimeve publike (teatri, shëtitoret), banesat shtriheshin unazave të mëtejshme, duke arritur deri në periferi ku respektonin intervallumin, hapsirën e lirë mes banesave dhe murit rrethues, pa u mbështetur tek ky i fundit.

Oriku

Sipas Scylaksit (shek. VI/V p.e.s),“lundrimi prej ishullit të vogël të quajtur Sason dhe deri në qytetin Orikon, mban një të tretën e ditës.” Ky datim përputhet me materialet më të hershme arkeologjike, të mesit të shek. VI p.e.s. Fragmenti në vijim po i Scylaks-it: “Orikoit që banojnë në krahinën e Amantias, janë ilire nga Bulinoit (Scyl. Orikoi 27)”, nuk lë hapësirë për diskutimet bezdisëse të tipit “Oriku- Kolonia e parë Greke në Adriatik ?”, përkatësisht për tezën e themelimit të qytetit nga Eubeas të kthyer nga lufta e Trojës (1275 p.e.s.). Kjo pasi në shek. XIII p-e.s. nuk bëhet fjalë për kolonizim grek dhe pasi lufta e Trojës u bë në Trojë, 250 km në Veri-Lindje të Eubeas  dhe jo p.sh. në Berlin, prej nga Eubeasve për të dalë në Eubea, u duhej të kalonin përmes Adtiatikut dhe Orikut.

Oriku përmendet si liman po në shekujt VI/V p.e.s. Sipas Hekateut (550-476 p.e.s.): “Pastaj është limani Orikos dhe sipas Herodotit (484-425 p.e.s.) “Lumi (Aoos/Vjosa) që buron nga mali Lakmon (Peristeri) dhe kalon përmes tokës së Apollonisë, derdhet ne det afer limanit Orikon.”

Qyteti dhe skela e Orikut, e njohur deri vonë si Pasha Liman (Kapudan Pasha liman/ limani i kryeadmiralit), ndodhet në skajin Jug-Perëndimor të Gjirit të Vlorës në një pozicion të mbrojtur mirë nga stuhitë dhe suhnet e papritura. Falë serës së Selenicës, pishave të Karaburunit dhe portit të brendshëtn në lagunë, Oriku ishte i destinuar nga natyra për të qenë kantier naval dhe bazë detare.

Kodra e qytetit, ovale dhe 9 hektarëshe,11 lartësohet nga fundi i një rripi të ngushtë ranor që ndan ujërat e gjirit të Vlorës nga laguna e Dukatit. E butë dhe fare e ulët, as 25 m e lartë, kodra nuk ofron ndonjë mbrojtje natyrale, por kjo kompensohet disi me qenien sandviç midis detit dhe lagunës. Si i tillë përcaktues në ngulimin e qytetit nuk ishte vetë mbrojtja natyrale, por pozicioni strategjik dhe kushtet portuale. Luftimet këmbëngulëse mes Cezarit dhe Pompeut kthimi i saj në kryekantier dhe bazë navale të admiraliatit Osman (v. 1536) dhe stacionimi në v. 1958 i numrit më të madh të nëndetëseve mesdhetare, tregon se vlera strategjike e Orikut nuk humb asnjëherë. Kornizën e qytetit e përcakton muri rrethues në rrëzë të kodrës, me xokol guri dhe superstrukturë qerpiçi. Xokoli me blloqe kuadratike të latuara, por ende larg punimit perfekt dhe formulimi primitiv i hyrjes verilindore, tregon moshën arkaike të murit. Brenda kësaj kornize, qyteti e ka gdhendur kronikën e tij në gur. Banesat, sterat e ujit, rrugët dhe monumentet janë daltuar shkëmbinjve. Qendrën e qytetit, lartësinë 25, e zinte akropoli 2.6 hektarësh prej ku rrezatoheshin rrugët radiocentrike, rrezore dhe të shkallëzuara në shkëmb.

Cezari, zëvendësit e të cilit zhvilluan në Orik luftime të gjata me oficerët e Pompeut, jep një përshkrim plastik dhe të saktë të qyteti dhe skelës së tij: “I biri i Pompeut... erdhi me ngut në Oriki.... (Ai) u binte mureve të qytetit edhe nga toka duke përdorur shkallë edhe nga deti me flotën.

Njëkohësisht pushtoi atë pendën natyrale (molem naturaleni) që zgjatej në det duke e kthyer në gadishull dhe katër anije me dy sërë rremash i kaloi në portin e brendshëm duke i shtyrë me cilindra dhe leva (Caes. 3.40).” Kjo tregon se Oriku ishte pajisur me dy porte: të jashtmin dhe të brendshmin në lagunë (interiorem portum).

Ky i fundit që mund të strehonte tërë anijet e gjata që e sollën Cezarin nga Italia në Orik, ishte mjaft i thellë, edhe për anije me dy sërë rremash.

Gjurmë muresh qarkuese të por-tit shihen në Jug-Lindje, ku një mur 1.90 i gjerë zhytet në ujërat e lagunës. Strukturën urbane e sjell Heuzey, i cili e vizitoi Orikun në mes të shekullit XIX, kur gjurmët ishin mjaft më të qarta. Sipas përshkrimit të tij “Shkëmbi i qytetit është daltuar në një seri katesh koncentrike me nga një rrugë për çdo kat. Rrugë shkallore të shumta të ngjisin nga anët në akropol. Ky i fundit ndahet më dysh nga një mur i brendashkruar dhe në qendër të tij shihet një kapelë, e cila përcakton vendin e tempullit të dikurshëm të qytetit”

Persqopi (Albanopoli ?)

Qytëti 15 hektarësh i Persqopit gjëndet 8 km në jug të Tiranës , as 1 km në lindje të Petrelës, në fillim të ngushticave të Kërrabës përmes të cilave kalonte dega veriore e rrugës së Kandavisë (Via Egnatia). Madhësia dhe pozicioni në qendër të koinonit Parthin, tregon se ai ishte kryeqendra e tyre, gjasisht Albanopoli (Ptolem. 3.12.20).

Jeta në të nis në hekurin e parë, për t’u intensifikuar në gjysmën e dytë të shek. IV p.e.s. kur lindi qyteti. Kodra e Persqopit, lartpërfundon me një kreshtë/kupolë rreth së cilës shtjellohet qyteti. Muret rrethues qarkojnë shpatet e kodrës nga tërë anët, përjashtuar veriun ku i mbështeten greminës. Veçanti e tyre është mbrojtja avangardë jo me kulla, por me bastione.

Ndonëse trualli është mjaft i pjerrët (30-40°), shpatet dhe tarracat e vogla zihen prej banesave me xokol guri dhe mbulesë tjegullash, buzë të cilave përqarken rrugë të vrazhdëta eliptike, gjysmunazore. Në veriperëndim ruhet një banesë më e fisme, me blloqe të latuara. Nga fillimi shek III p.e.s. qyteti shpërthen jashtë mureve, çka dëshmohet nga banesat në shpatet jugperëndimore. Lartësia nga fusha (400 m) dhe pjerrësia mjaft e madhe e terrenit, për këtë kohë karakteristike për kështjellat por jo qytetet, tregon se qyteti në Persqop nuk u përzgjodh për liir të kushteve të përshtatshme për banim, por falë pozitës qendrore dhe strategjike, mjaft të volitshme për administrimin dhe koordinimin e lëvizjeve ushtarake.

info@balkancultureheritage.com