Nëntipi me vazhdimësi
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Nëntipi me vazhdimësi

Modeli me qark të shtrirë deri në takimin me fushën, për qytetin e thjeshtë ilustrohet me shembullin e qytetit në Zgërdhesh dhe për qytetin me skelë me Lissi-n. Modeli me qark të mbyllur para takimit me fushën përfaqësohet me Foiniken.

Zgërdheshi ndodhet 33 km në lindje-verilindje të Dyrrahut dhe 15 km në veri të Tiranës. Qyteti shtrihet në një shpat shkëmbor trekëndësh, i cili zbret me pjerrësi 15° drejt fushës. Në periudhën e parë të hekurit, pjesa e sipërme e trekëndëshit zihej prej një qyteze të fordfikuar 1.40 hektarëshe. Me lindjen e qytetit në shek. IV p.e.s. , fortifikimi paraurban nuk u braktis, por u kthye në kështjellën e qytetit. Qyteti i mirëfilltë ( 8.20 ha), lindi në shek. IV p.e.s., kur muret mbrojtës qarkuan tërë shpatin trekëndësh të kodrës. Baza e këtij trekëndëshi vijon në fushë, paralel me vijat rrushkulluese, ndërsa kulmi ndodhet në majë, 84 m më lart, ku një qafe e ulët e lidh me kodrat përreth. Muret mbrojtës vijojnë edhe përgjatë brinjëve anësore të trekëndëshit, buzë damarëve shkëmborë.

Kjo dhe është korniza e strukturës urbane. Vetë struktura krijohej nga rrugët gjatësore që ngjiteshin nga poshtë drejt akropolit dhe rrugët e tërthorta, paralel me vijat rrushkulluese. Parcelat e krijuara nga ndërprerja e rrugëve me njëra-tjetrën kanë një formë lehtësisht trapeze. Për shkak të pjerrësisë së terrenit, rrugët gjatësore u gdhendën në shkëmb, por pa ndonjë kualitet të veçantë. Rrugët e tërthorta mbështeteshin në një sistem muresh tarracimi, të cilët nivelonin terrenin dhe krijonin bazamentin e duhur për to dhe platformat e banesave. Elementët arkitektonikë tregojnë se nga fillimet e shek. III p.e.s. tempujt kishin dalë jashtë rrethimit, duke shënjuar lindjen e qytetit të hapur.

Lissi (Lezha) dhe Akrolisi prej nga lindi ai, ndodhen në pikën ku Mali i Velës shtyhet drejt Drinit me një gjuhë shkëmbore. Në këtë pikë, sipas përshkrimit plastik të Anna Komnenas (shek. XI), “ kalon lumi Drymon (Drin), i cili para derdhjes në Adriatik ia lan këmbët Elisus-it (Alex. 12. 9. 321)”. Akrolisi, Lissi i lartë (373 m) lindi si qytezë e hekurit të parë, në shek. VIII p.e.s. Me krijimin e Lisit (144 m) ai nuk u braktis, po u kthye në një fortifikim mbrojtës të tijin. Vetë qyteti Lis u themelua në v. 385 p.e.s. nga tirani i Sirakuzës Dionisi., mbi një vendbanim të fortifikuar të fundit të periudhës së hekurit të parë (Diod. 15. 13. 4).

Nuk dihet për sa kohë ai funksionoi si ngulim Sirakuzian, por në vitet 213/168 p.e.s. Lissi shfaqet si rezidencë e mbretërve ardianë dhe bazë ushtarake ku “u dislokuan pesëmbëdhjetëmijë ushtarë (Liv. 44.30)”.

Muret mbrojtëse të qytetit, të cilat qarkojnë një sipërfaqe prej 22.3 ha, krijojnë një fortifikim të klasës së parë.

Sipas Filipit të 5. (213 p.e.s.) “Mbrojtja e Lisit ish e admirueshme si për nga natyra ashtu dhe nga dora e njeriut, si nga toka ashtu dhe deti. Akrolisi qe ishte ngjitur me të, ishte aq i lartë dhe aq i fortë, saqë edhe një sy të vetëm t’i hidhte njeriu, do ta kuptonte menjëherë se nuk kishte asnjë fije shprese për pushtimin e tij (Polyb. 8.13)”.

Struktura ushtarake e tregon Lisin një qytet tipik shpati me një sistem mbrojtjeje prej katër muresh të tërthorta (diateihisma), të cilat krijojnë 4 breza mbrojtjeje; Akropolin që përkon me qytezën e hekurit të parë (2.3 ha), qytetin e sipërm (11 ha), qytetin e poshtëm (9 ha) dhe skelën breglumore e cila shërbente si port ushtarak dhe civil dhe si treg i jashtëm (1.5 ha). Për këtë të fundit na bën të ditur edhe Cezari, sipas të cilit “Mark Antoni la këtu anijet pontone... Por i biri i Pompeut erdhi vetë në Lis, ku sulmoi dhe dogji të 30 anijet tregtare që Antoni kishte lënë brenda skelës (Caes. B.C. 3. 29, 40).” Krahas skelës lumore, qyteti kishte në dispozicion edhe skelën e tij detare: Nimfeun (Shën Gjinin).

Skema urbane e Lisit është e përzier, ndërsa qyteti i poshtëm vijon me rrugë gjatësore nga poshtë-lart dhe rrugë tërthore paralel me vijat rrushkulluese, hyrjet e shumta të qytetit të sipërm, mbi shtatë të tilla, tregojnë se ky brez i përmbahej sistemit radiocentrik. Strukturë të përafërt me Lisin ka edhe Isa, e ndërtuar po nga Dionisi i Sirakuzës.

Foinike

Foinike/Finiqi, të cilën Polibi e quan me superlativa të pamerituar “qyteti më i fortifikuar, më i fuqishëm dhe më i lulëzuar i Epirit (Polyb. 2. 6, 8, 4)”, për herë të parë shfaqet në v. 330 p.e.s., në listat e thearodokoive të Argosit.

Zëvendësimi në këto lista i përfaqësuesit të Kaonisë me atë të Foinikes, e tregon atë kryeqendër të koinonit Kaon.

Foinike ndodhet në skajin verilindor të fushës Kestrina (Vrina), 5 km larg nga deti ku dhe kishte skelën personale Onhesm (Saranda). Qyteti shtrihet në faqen perëndimore të një masivi piramidal: 252 m të lartë, 600 m të ngushtë dhe 2500 m të stërzgjatur, me shpatet e gërryera si fizarmonikë.

Lart, masivi krijon një kreshtë 1.5 km të gjatë dhe vetëm 50 m të gjerë, ku jeta dëshmohet që në neolit. Më tej këtu lindi një qytezë e hekurit të parë, e cila në shek. V/IV p.e.s. u kthye në akropolin e qytetit. Brenda në akropol gjendeshin tempujt dhe sterat e ujit, ndërsa në rrëzë teatri i gjysmës dytë të shek. IV p.e.s. Nga kapërcyelli shekujve V/IV p.e.s., nga skajet e akropolit u lëshuan tërthor shpateve dy mëngë të fuqishme murale. Mëngët u bashkuan rreth 15-20 m mbi nivelin e fushës prej një muri 1 km të gjatë, duke krijuar kështu qytetin e fortifikuar 32 hektarësh.

Ndërkohë një mur tjetër, po sinusoidal dhe po në ndjekje të vijave rrushkulluese, e ndan këtë qytet në dy pjesë: në qytetin e sipërm, më të gjerë, dhe të poshtmin, më të ngushtë. Më tej qytetit iu bashkëngjit nga veriperëndimi një shtojcë trekëndëshe 16 hektarëshe, euhorioni, ku strehohej popullata e rrethinave në rast kërcënimi.

Si e tillë e tërë sipërfaqja e rrethuar arrinte në 54 ha, çka e rendit Foiniken në vendin e dytë të qyteteve të Epirit, pas Ambrakias.

Shpatet e pjerrëta të kodrës së qytetit nivelohen nëpërmjet një sistemi muresh tarracimi. Muret që vijojnë shpateve me sinusoida me amplitudë të fuqishme, mbartnin rrugët sinusoidale dhe pas tyre shiritat e valëzuar dhe të pandërprerë të banesave.

Nekropoli në shpatin perëndimor të kodrës, jashtë mureve rrethuese, parcelizohej nga tre rrugë 3,50-4 m të gjera me drejtim lindje-perëndim.

Materiali më i hershëm në të i përket gjysmës së dytë të shek. IV p.e.s., çka shënjon dhe terminus ante quemin për lindjen e qytetit.

Çuka Ajtoit

Çuka Ajtoit ndodhet 11 km në Jug-Perëndim të Butrintit në territorin e Kestrinëve. Para qytetit, nën kontrollin e tij të plotë, kalonte arteri që pulsonte nga veriu i Adriatikut (Aquilea) deri në jug të Jonit (ishulli Kythera) (TP Miller IR 559- 571, IA Cuntz 323- 325). Si i tillë, qyteti kishte funksionin e postbllokut për lëvizjet gjatë rrugës dhe më tej atë të një qendre administrativo-ekonotnike të Kestrinëve.

Fortifikimi kurorëzon një masiv shkëmbor konik 205 m të lartë nga fusha, të cilit i është prerë si me thikë gjysma veriore (fig. 45). Ky konfigurim natyror u la në dispozicion ndërtuesve shpatin jugor dhe gjysmat e anëve lindore dhe perëndimore. Në 1/3 e lartësisë koni qarkohetprej një muri të fuqishëm,duke përfshirë një sipërfaqe 7.50 ha, çka e rendit atë në kategorinë e qyteteve të mesme. Arkitektura ushtarake, me trase dhe hyrje të pambrojtura nga kullat dhe dhëmbëzime tepër të rralla, e daton atë nga gjysma e parë e shek. 5 p.e.s., për të mos thënë nga fundi i shek. 6 p.e.s. Rrënojat e banesave dhe gjurmët e rrugëve, tregojnë se struktura urbane vijonte me brezare të përzgjatura gjysmunazore, koncentrike me njëra-tjetrën, rreth 6/7 të tilla në skajin lindor dhe 3/5 në anët e tjera. Buzë tyre, në ndjekje të së njëjtës vijë rrushkulluese, kalonin rrugë me gjerësi 2.80 m dhe mbi rrugët banesa të gdhendura dhe ngulitura në shkëmb.

Prej tyre të pasurat me 3 kate lartësi, orientohen pingul ndaj jugut të insoluar mirë. Të varfrat, njëkatëshe dhe të vogla, janë të orientuara drejt perëndimit me insolacion të keq. Kjo tregon për një bashkësi shoqërisht dhe financiarisht të hierarkizuar dhe një bursë qoftë primitive trualli. Perpendikular me rrugët unazore, kalonin rrugët sekondare, jo dhe aq të rregullta: të rralla, të shkallëzuara dhe të përthyera. Si e tillë, struktura urbane i qëndron mjaft larg rregullsisë së sistemit ortogonal, ndërkohë që intervallumi, hapësira e lirë mes banesave dhe murit rrethues zbatohet me respekt të plotë, më mbi 10 m distancë mes tyre. Kjo mund të perceptohet edhe si tabu ushtarake, çka do të theksonte rolin militar të qytetit.

Qyteti i Rrafshit

Modelin me rrugë të ndërprera me kënd të drejtë me njëra -tjetrën, thuaj gjithnjë të përmendur si model hipodamik, në nder të Hipodamit të Miletit (498-408 p.e.s.), preferoj ta quaj ortogonal (kënddrejtë). Jo vetëm se ky sistem njihet që nga Mohenjo-Daro (2500 p.e.s.) e deri në New York, por, çka dhe është kryesorja, projektimi dhe implementimi i këtij modeli në Kasopea, Gitana dhe Elea/Velian në kapërcyellin shek. VI/V p.e.s., ka përparësi kohore ndaj qyteteve të projektuara nga Hipodami në gjysmën e dytë të shek. V p.e.s. (Pireas 450 p.e.s., Thuroi 444 p.e.s., Rhodos 408).

Ky model haset kryesisht në qytetet e ndërtuara në terrene të rrafshëta: në pllaja dhe fusha bregdetare dhe mjaft rrallë edhe në terrene kodrinore me pjerrësi të butë (Apollonia). Prej tyre qyteti i pllajës shtrihet në kodra të thepisura me mbrojtje mjaft të mirë natyrale, të rrafshuar lart në pllaja të sheshta. Qyteti fushor i lidhur gjithnjë me skelën, shtrihet fushave bregdetare. Në rastet me vazhdimësi fusha ndodhet rrëzë kodrave të qytezave që i lindën (Aulona, Epidamn/Dyrrah).

Qytetin e hershëm me strukturë ortogonale e ilustrojnë Kasopea dhe Gitana, ndërsa qytetin ortogonal të periudhës së mirëfilltë helenistike, të fundit shek. IV p.e.s. /shek. III p.e.s. e ilustrojnë Bylisi (fundi shek. IV p.e.s.), Antigonea (298- 295 p.e.s.) dhe Orraon (Ammotopos). Rasti i fundit është dhe rasti unik i urbanistikës dhe arkitekturës askete të qytetit garnizon. Së fundi qytetin me urbanistikë hibride, pjesërisht në kodër dhe pjesërisht në truall të sheshtë, e ilustron Apolionia.

Qytetin buzëdetar me vazhdimësi e ilustrojnë shembujt e Aulonas dhe Epidamn/Dyrrahut, ndërsa atë të lindur nga e para Salona.

Kassopea, kryeqendër e koinonit gjysmë të pavarur të Kasopoiye, ndodhet në një pllajë të rrafshët rrëzë malit Zalongo, në qendër të tokave të koinonit, 6 km largjonit dhe 12 km nga gjiri i Ambrakisë.

Terminus post quem-in (kohën pas së cilës) për lindjen e Kasopeas, shek. VI p.e.s., e fikson Skylaksi me thënien “Etnosi i Kasopoive jeton gjithashtu në fshatra (xara xtbpaç). Ata jetojnë në breg deri në gjirin e Anaktorit (Skylax 31).” Cakun tjetër, terminus ante quem-in (kohë para së cilës), e ofrojnë monedhat autonome të para vitit 343/2 p.e.s. dhe listat e theorodokoive/kasnecëve të Epidaurit (IG IV 2 95.25: 360/355 p.e.s.). Përmendja në këto lista me dy adresa të dhe dy ftesa, tregon se Kasopea në gjysmën e parë të shek. IV p.e.s. ishte një qytet i pavarur dhe qendër e koinonit homonim. Brenda këtij diapazoni, në çerekun e tretë të shek V p.e.s., Kassopea përmendet dhe nga Herodoti (EG.FIist.31, fr. 35), me gjasë më të madhe si qytet. Kjo datë mbështetet edhe nga arkitektura e ndërtimeve monumentale.

Qyteti i lindur nëpërmjet syneocismit (amalgamimit të disa fshatrave në një qytet) në gjysmën e parë të shek. V p.e.s., është një nga shembujt më të hershëm të qyteteve me strukturë ortogonale, të projektuar dhe zbatuar sinkron me fortifikimin. Muri rrethues i qytetit qarkon plotësisht pllajën dhe dy lartësitë dominuese mbi të, duke arritur një sipërfaqe të mbrojtur prej 32 ha.

Pllaja përshkohet nga lindja në perëndim prej dy rrugëve magjistrale 5.50 m të gjera, prej të cilave veriorja 600 m e gjatë dhe jugorja 500. Dy rrugët kryesore që e ndajnë qytetin në tre breza, ndërpriten nga 19 rrugë të tërthorta 4.40 m të gjera, të cilat i qëndrojnë 30 m, larg njëra-tjetrës. Kjo ndërprerje krijon 54 ishuj drejtkëndësh banimi, 35 të cungët dhe 19 të plotë, të ndarë në mes nga rrugina 1.5 m të gjera. Ishujt janë të përzgjatur, të tipit per strigas, karakteristik për qytetet e ndërtuara rishmë në periudhën arkaike. Ishujt e plotë, 120 m të gjatë dhe 30 m të gjerë, përmbanin 16 parcela banesash (210 m2) dhe të cungëtit 14 deri 2 parcela. Qendra e qytetit, agora, gjendet në Jug-Lindje të rrjetit urban.

Teatri i patë i Kasopeas, me skemë arkaike karakteristike për shek. V p.e.s., është vendosur me koncepte urbanistike po arkaike në skajin Veri-Perëndim të qytetit, jashtë rrjetit urban, 20 m larg ishullit të fundit.

Pozicion edhe më të largët, në protuberancën Jug-Perëndim të qytetit, ka herooni, varri monumental i Amymnoi Kasopait themeluesit të qytetit (Steph. s.v.). Vëmendja që i kushtohet sistemit të largimit të ujërave atmosferike, nëpërmjet tombinave disiplinuese, dëshmon për një urbanistikë avangardë dhe të kujdesshme që në fillesat e saj, çerekun e parë. të shek. V p.e.s.

Në fillim të shek III p.e.s., sistemi urban pësoi disa ndërhyrje: rruga kryesore që vijonte para shëtitores u devijua prapa saj, sheshi i qytetit kaloi nga forma ortogonale në formë trapeze dhe teatri i ri nuk u ndërtua më në skaj të qytetit, por drejt e në qendër.

Gitana ndodhet 9 km larg detit, në fund të bishtit kodrinor që tërheq pas vetes mali Vrisella, pak pas bashkimit të lumit Thyam (Kallamas) me afluentin Kalabaki-os. Luginat e të dy këtyre lumenjve janë dhe rrugët natyrale që lidhin bregdetin Tesprot me bërthamën e Epirit, pellgun e Dodonas.

Sipas Polibit (27.16.5), Gitana ndodhej afer detit, një natë rrugë larg Fanotes (Kardhiqit) dhe sipas Livit (42.38.1, v. 172 p.e.s.) në të mbaheshin tubimet e Lidhjes së Epirit (concilio Epirotarum). Identifikimin përfundimtar të Gitanas së Polibit dhe Livit, e siguron mbishkrimi votiv i messhekullit IV p.e.s. “në Gitana” (Ev Fiiavoto, SEG 26 717). Nisur nga përmendja e prytanit në këtë mbishkrim, Gitana supozohet kryeqendër e koinonit Tesprot. Qyteti shtrihet në një platformë të rrafshët, 25-40 m të lartë, të qarkuar dhe mbrojtur nga perëndimi, jugu dhe lindja nga meandrat e lumit Thyam. Platforma ka formën e çuditshme të balenës Beluga, me kokë të madhe njësh me trupin dhe bisht të hollë, e cila noton nga lindja në perëndim.

Mbrojtjen e anës veriore e siguronte kodra e fundit e Vrisellës, 123 m e lartë nga lumi. Kodra përfundon me një kreshtë, anën lindore të së cilës e zë një akropol i vogël (1.5 ha). Nga skajet e kreshtës varen poshtë dy mëngë murale, të cilat pasi arrijnë nivelin e platformës e qarkojnë atë plotësisht. Muret me xokol me muraturë poligonale dhe superstrukturë qerpiçi, përforcohen me kulla kuadratike.

Në lindje ky bisht zbret në lumë, ku ndodhej skela. Në anën e përkundërt, në veri-perëndim, një mur i tërthortë zbret drejt lumit duke krijuar kështu ndërmjet qytetit dhe lumit një brez parambrojtës 7 hektarësh.

Ndonëse e gjithë sipërfaqja e rrethuar është 28.7 ha, të përshtatshme për banim janë vetëm 16 hektarët e plat-formës dhe 2 hektarë nga akropoli në kreshtë. Pjesa tjetër i përket shpateve të gërryer dhe të pjerrët të kodrës. Thikat prej obsidiane dëshmojnë se jeta në këtë truall ka nisur që në neolit, ndërsa nekropoli i shtrirë për 1 km42 tregon banimin e tij të gjatë. Teatri i shekullit 5 p.e.s.,43 materiali arkeologjik dhe arkitektonik dhe monedhat e viteve 550-500 p.e.s. (fig. 58),44 dëshmojnë lindjen e qytetit nga çereku i parë i shek. 5 p.e.s.

Platforma pjerret lehtë nga veriu në jug (7-9 °). Një mur me kulla e ndan këtë platformë në sektorin perëndimor dhe atë lindor. Muri paraqet një rebus, pasi ngjitur me të vijojnë ishujt të cilët e kthejnë murin në absurd dhe vetëm me shpërfilljen e tij urbanistika merr fizionomi dhe fiton domethënie.

Platforma 750 m e gjatë nga perëndimi në lindje dhe 260 m e nga jugu në veri, përshkohet nga dy boshte rrugore paralele, 5.5-6 m të gjerë dhe 73 m larg njëri-tjetrit. Pas 400 m boshtet kthehen me 15° në përshtatje me terrenin. Prej tyre veriori vijon 350 m më tej për të zbritur në lumë dhe lehtësuar transportin e mallrave nga skela, ndërsa jugori ndal pas një ishulli. Perpendikular me rrugët horizontale, vijojnë 14 rrugë vertikale, 3-4 m të gjera dhe 8° të pjerrëta të shtruara mirë me gurë plloçakë. Ndërprerja e dy sistemeve rrugore krijonte një skarë prej 13 ishujsh të plotë mes dy rrugëve kryesore dhe 28 ishujsh pjesorë mbi dhe nën rrugët. Ishujt ndahen në mes nga rrugina qorre, të cilat nuk vijojnë nga fillimi në fund. Prej tyre ishujt e plotë janë 33 m të gjerë dhe 73 m të gjatë. Gjatësia e ishujve pjesorë reduktohet në funksion të terrenit ose afrisë me murin rrethues, nga 22 në 70 m. Ishujt e plotë përmbanin normalisht 8 banesa (diku më shumë dhe diku më pak) me sipërfaqe rreth 250 m2 (18 x 16 m), me hyrje nga rrugët e gjata vertikale.

Duke zbritur nga ishujt ata të zënë nga ndërtimet administrative dhe shoqërore, qyteti kishte rreth 32 ishuj banimi, përkatësisht 250 banesa. Për familjen standarde me 10 persona, kjo i përgjigjet një popullsie prej 2500 banorësh dhe një dendësie 160 banorë/ha, krejt në përputhje me normat e kohës.

Pjesa social/administrative ndodhet në 3-4 ishuj të skajit perëndimor, ku veçohen disa ndërtesa ku mund të kërkohet prytaneioni dhe buleuterioni dhe ku ndihet hapësira rreth 50 x 60 m e një sheshi publik. Një zgjidhje krejt specifike, që nuk njihet diku tjetër, është kombinimi në sheshin Veri-Perëndimor (80 x 32 m) i rreshtit të 16 dyqaneve me shëtitoren (76 x 13 m). Po në perëndim, por në anën e jashtme të rrethimit, ndodhet teatri i qytetit, skemë kjo krejtësisht arkaike.

Sistemi ortogonal kapet po qartë edhe në Elean (Velian) e supozuar si kryqendra e parë Tesprote, (fig. 66), për nga arkitektura ushtarake më rudimentare se pasrendësja e saj Gitana (fig. 67)50

Bylisi, qyteti bijë i Nikaias dhe kryeqendër e mëtejshme e koinonit Bylin, u paraplanifikua dhe u ndërtua nga para në kapërcyellin shek IV/III p.e.s. Formulimi urbanistik e tregon atë një nga shembujt më avangardë të urbanistikës helenistike. Kodra që mbart qytetin, lartësohet për 460 m nga lumi Aoos (Vjose) me shpate të pjerrëta, të këmbyer me rënie të forta shkëmbore. Lart kodra vjen e rrafshohet në një pllajë trekëndëshe me një kreshtë fare të lehtë në mes. Pllaja përshkohet mes për mes nga një rrugë magjistrale 770 m e gjatë dhe 8.30 m e gjerë, e cila nga fundi përvijon qendrën shoqërore të qytetit. Paralel me të vijojnë dy rrugë të tjera po 8.30 m të gjera, ajo nga lindja po kaq e gjatë dhe tjetra nga perëndimi më e shkurtër.

Rrugët gjatësore ndërpriten prej rreth 11 rrugësh të tërthorta, 6.60 m të gjera, të orientuara saktësisht nga lindja Antigonea, ndodhet në qendër të luginës së Drinos, përballë Gjirokastrës, në truallin e fisit Kaon Argyrinoi. Qyteti me emrin e gruas së parë të Pirros Antigonea (298- 295 p.e.s.), daton brenda këtij diapazoni dhe si i tillë është ndër shembujt e datuar më preras dhe bindshëm. Antigonea shtrihet në një pllajë 35 hektarëshe në formën e një trekëndëshi dybrinjënjëshëm të përzgjatur nga jugu në veri. Në fillim të tijin në veri, në kodrën e Shën Mëhillit, ndodhet një qytet i vogël (polisma) 2.2 hektarësh, i gjysmës së parë të shek. IV p.e.s. Me lindjen e qytetit të mirëfilltë, ai sipër mori rolin e post-bllokut dhe kështjellës për qëndrimin e garnizonit, por pa u integruar në thurjen e rrjetit të ri urban.

Kornizë e këtij rrjeti është muri mbrojtës me xokol izodomik dhe superstrukturë qerpiçi. Struktura urbane e qytetit ravijëzohet nga 3 rrugë gjatësore paralel me brinjën e gjatë të trekëndëshit.

Rrugët deri 800 m të gjata dhe 7 m të gjera, ndërpriten nga 14-16 rrugë tërthore 5.50 m të gjera. Rrugët përshkohen në mes nga kanale për largimin e ujërave, ndërsa rrugët gjatësore janë pajisur me trotuare 1.5 m të gjerë. Ndërprerja e dy sistemeve me njëri tjetrin krijonte rreth 45 ishuj banimi të plotë a pjesorë. Prej tyre ishujt e plotë kanë përmasa 104 x 55 m dhe pjesorët minimumi 25 x 55.

Ndonëse brenda ishujve banesat me oborr korridor përzihen me banesat mondane me peristil, vetë ishujt i nënshtrohen grupimit hierarkik në lagje të varfra, të mesme (kryesisht të artizanë/tregtarëve me punishte/ dyqane të hapura drejt rrugës) dhe të pasura. Në funksion të kësaj hierarkie sipërfaqja e banesave luhatet nga 100 m2 për shtresat e mëditësve (banesa e karrocierit), në 200 m2 për shtresat e mesme artizano/tregtare (banesa e lëkurë regjësit) për të arritur në 650 m2 në banesat me peristil të shtresave të kamura (grosistë dhe dinjitarë). Si e tillë sipërfaqja neto e banimit ka qenë rreth 18 ha dhe numri i banesave rreth 450. Kjo për familjen standard 10 personëshe, i përgjigjet një popullsie prej 4500 qytetarësh, përkatësisht dendësisë 130 banorë/ha.

Orraon (Amotopos) ndodhet 14 km në veri të Ambrakisë, në hyrje të ngushticave që komandonin rrugën nga Ambrakia dhe gjiri i njëemërt, përkatësisht nga Greqia Veriore, drejt Molosisë së mirëfilltë: kryeqytetit Ajakid Passaron dhe në Dodona.

Rëndësia strategjike e qytetit, nuk ndryshoi as në v. 294 p.e.s., kur Pirro e kaloi kryeqytetin e mbretërisë së tij në Ambraki. Qyteti kurorëzon një kodër të pjerrët 158 m të lartë, e cila rrafshohet lart në një pllajëz 5 hektarëshe. Orraon lindi në çerekun e parë. të shek. IV p.e-s., kur pllaja u qarkua me mure të fuqishme dhe në brendi të saj u ngulit garnizoni. Shkatërrimi në v. 167 p.e.s. nga ekspedita e Pal Emilit dhe braktisja pasuese, lejojnë leximin e pastër të rrënojave.

Ndonëse endja urbane e qytetit i përmbahet sistemit ortogonal, zgjidhja nuk është standard. Struktura urbane ravijëzohet nga dy rrugët kryesore 210 m të gjata dhe 4.3 m të gjera, të cilat i kalojnë qytetit mes për mes, nga lindja në perëndim, duke e ndarë në tre breza.

Rrugët kryesore ndërpriten me 12 rrugë gjatësore 3 m të gjera, të cilat i përmbahen strikt drejtimit jug-veri. Ndërprerja me kënd të drejtë e të dy sistemeve rrugore, krijon një skarë me 32 ishuj 15 m të gjerë, të cilët përmbanin vetëm një rresht banesash. Ishujt e plotë, 86 m të gjatë, përmbanin rreth 5 banesa, ndërsa të cungëtit vetëm një. Si i tillë numri i banesave është rreth 100, popullsia e qytetit 800/900 persona dhe dendësia 160-180 persona/ha. Si i tillë ai mund të shërbejë si koeficient i sigurt në përllogaritjen e popullsisë së qytetit të fillimit të shek. IV p.e.s. Përveç një sheshi të vogël në veri (30 x 30 m), ku dhe gjendet hyrja kryesore, nuk ka asnjë hapësirë tjetër publike. Po këtu gjendet dhe stera për 500.000 m3 ujë. Këto veçori: stera e madhe për të përballuar rrethimet e gjata, mungesa e shesheve dhe arkitekturës sociale, i japin Orraonit karakterin e një symperipolie, qyteti periferik ushtarak, dhe pamjen e zymtë të qytetit kazermë me baraka të gurta drejtvizore. Si i tillë qyteti është një hibrid ushtarako/civil, ku për shfrytëzimin maksimal të hapësirës së garnizonit, u përdorën rregullat e urbanistikës civile.

Ndonëse e trishtë për jetën civile, kjo strukturë standard për një castrum romak është krejt e veçantë për kohën. Kjo na çon tek fragmenti i historianit ushtarak Frontinit: “Qëmoti romakët dhe popujt e tjerë e ngrinin kampin me baraka të shpërndara aty-këtu... Pirro qe i pari që mbajti gjithë ushtrinë brenda një ledhi. Romakët si e thyen në Malevent dhe shtinë në dorë kampin e tij, arritën në kampin e sotëm (Frontin 4. 1. 14).

info@balkancultureheritage.com