Përmasat tejet të vogla dhe forma e mbyllur i kategorizon ndërtimet e tjera të kultit në Dodonë në kategorinë e thesauroseve.
Përcaktimi i perëndive të cilave iu dedikuan naiskoset është thjesht hipotetik dhe fare bukur ato mund të kenë qenë thesaurose të qyteteve të ndryshme, si në Olimp a Delf. Si i tillë vështrimi arkitektonik synon tipologjinë dhe unitetin e modeleve në arealin Ilir pa ngulmuar në përkatësinë theonomike.
Naiskosi i Afiërditës ? (4,7 x 8,5 m) është naiskosi më i hershëm. Naiskosi është i tipit prostil me ante, me dy kolona në ballë mes cungjeve murale. Kolonat janë të stilit dorizues tetëkëndësh, identike me kolonat tetëkëndëshe në Butrint, Bylis, Foinike, Apolloninë dhe stoan e teatrit të Dodonës. Stili i lidhur vetëm me Pirron, e daton naiskosin në vitet 297-272 p.e.s.