Ndërtime Inxhinerike
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Ndërtime Inxhinerike

Burimet e shkruara, dëshmojnë për një rrjet të zhvilluar rrugor të pajisur me ura. Sipas Polibit, në vitin 216 p.e.s. “Theodoti dhe Filostrati i shkruan Perseut që të vinte sa më shpejt. Mbreti u nis menjëherë, por atë (diku mes Tepelenës dhe Përmetit) e ndalën Molosët qe kishin zënë urën e lumit Aoou (Vjosa) (POLYB. 27. 16)”. Po sipas Polibit, në v. 231 p.e.s., “Epirotët pasi arritën në Foinike, e ngritën lëmin buzë lumit që rrjedh pranë qytetit... Për siguri ata shkulën edhe drurët e urës mbi lumë. Ilirët pasi vendosën drurët mbi urë, e kaluan lumin pa pësuar gjë” (POLYB 2.5).

Rrjeti rrugor dhe urat

Fragmenti dëshmon për një urë me shtroje trungjesh dhe dërrasash mbi pilat e gurta, e cila mund të hiqej dhe vihej lehtë. Praninë e urave të tilla e dëshmojnë Dion Kasi, i cili flet për një urë që thyhet kur mbi të kalon ushtria e Pompeut, dhe Appiani, sipas të cilit gjatë marshimit nga Apollonia në Dyrrah Cezari “i shkatërroi tërë urat”. Vetëkuptohet se në një lëvizje kaq të ngutur mund të shkatërroheshin vetëm urat me shtresë druri. Ky tip ure përfaqësohet nga ura e Bogdanit, një nga urat e pakta të botës antike pararomake. Ura e cila ndodhet poshtë qytezës antike në Cerje, mbi një va në lumin e Vlorës, përbëhet prej katër pilave (këmbëve) me hapësirë drite 5 m nga njëra-tjetra. Dy pilat e brigjeve kanë formë trapezi dhe gjerësi 4 m, çka tregon se gjerësia e shtrojës dhe e rrugës ka qenë e konsiderue-shme, po 4 m. Nga këmbët në lumë, rolin e njerës këmbë e luan një shkëmb i rrafshuar për mbështetjen e shtrojës, ndërsa tjetra ka formën e një prizmi pesëkëndësh 7.50 m të gjatë, 3.20 m të gjerë dhe 4 m të lartë. Këmba është orientuar me majën e mprehtë kundër rrjedhës së ujit, në mënyrë që ta çajë atë, ndërsa nga pas është prerë rrafsh. Muratura izodomike me blloqe me faqe të sheshta, identike me muret rrethuese të qytetit, tregon se ura u ndërtua njëkohësisht me fortifikimin e qytetit, në kapërcyellin e shekujve IV/III p.e.s. Për përballimin më të mirë të presionit të ujit, blloqet e këmbëve të urës janë lidhur me ganxha hekuri me njëri-tjetrin.

Skelat

Të dhënat arkeologjike dhe linguistike tregojnë për kolonizimin e hershëm të Italisë së Jugut, që në mugëtirën paraarkaike të bronzit të vonë, nga mesapët, peuketët dhe daunët e trungut Japyg Ilir, të cilët Mommsen i cilëson si emigrantët më të hershëm të Gadishullit Italik. Të dhënat arkeologjike dhe linguistike tregojnë për emigrimin edhe të fisit të venetëve në Italinë e Veriut, çka dëshmohet edhe prej Herodotit.

Kolonizimin e hershëm të Korkyrës nga Liburnët e dëshmon Straboni, sipas të cilit, gjatë rrugës për themelimin e kolonisë Korintiiase të Sirakuzës (734 p.e.s.), “Arhia la pas një pjesë të ushtrisë me në krye Kersikratin nga fisi i Herakliut, për të themeluar një koloni në ishullin që ata e quanin Shqeria dhe që tani quhet Kerkyra (Korfuz). Ai e zbatoi këtë duke përzënë Liburnët që zotëronin ishullin (STRAB. 6. 2)”. Kjo valë kolonizuese dhe migratore, e cila ka mjaft gjasë të ketë arritur Cyrenaikan në Libi 7, dëshmon lundrimin e zhvilluar detar që në shekujt XI/IX p.e.s. Fragmenti i Homerit “rastësisht erdhi një anije Thesprote, e cila lundronte për në Dulihun (Zakynthos) e pasur me grurë (OD. 19.293)”, tregon se ky lundrim në shek. VIII p.e.s. ishte një zeje rutinore.

Si i tillë, Adriatiku i periudhës arkaike (800 p.e.s.- 480 p.e.s.) ishte nën egjidën ilire, kryesisht të Ilirisë Veriore. Ndërsa ndodhitë e shekujve VII/VI p.e.s. ishin sporadike dhe kalimtare, kjo egjidë u reduktua ndjeshëm në çerekun e parë të shek. IV p.e.s., kur Dionisi i 1.1 Sirakuzës vendosi ta kthejë Adriatikun në një mare nostrum dhe nguliti në Ancona, Adria, Issa dhe Liss stabilimentet e tij koloniale.

Paraqitja më e hershme e anijes standard ilire dhe një nga paraqitjet më të hershme të anijeve antike, është li-burna e incizuar në kallçinjtë e një marinari (shek VIII p.e.s.). Më tej vjen stela e Novilaros, e cila paraqet një betejë detare në Adriatik mes Liburnëve dhe Picenëve (520 p.e.s.). Të dyja modelimet nuk kanë ndonjë ndryshim esencial nga liburna e shekujve IV/III p.e.s. e monedhave labeate, daorse, qyteteve Scodra (Shkodër) dhe Liss (Lezhë). Kjo tregon se Liburna e kishte arritur

konfigurimin optimal së paku që nga s hek. VIII p.e.s. Kthimi i saj në anijen standard të marinës ushtarake romake, dëshmon perfeksionin e arritur në inxhinierinë navale dhe lundrimin intensiv detar. Ky lundrim së pari, kërkonte porte të sigurt ku të përmenden në shek. VI p.e.s., në Periplus-in. e Scylaxit (shek. VI p.e.s.) i cili rreshton 6 qytete skela (Idasa, Dyyrta, Halups, Buthoe, Orik, Elaia), të cilat i veçon qartë nga qytetet koloni (Heraklea, Epidamn/Durrës, Apollonia, Ambrakia), të cilat i quan qytete helene (SCYL. 21, 22, 25, 26, 27, 30, 33).

Cilësimi i Dyrrahut “Tavernë e Adriatikut” nga Katuli (Durrachium Hadriae tabernam, CATULL 36) dhe përmendja në Epetium (Stobrec/Kroaci) e esnafit të hamejve (collegium saccarium), dëshmon jetën e gjallë në to. Ndërkohë densitetin e ilustron shpeshtësia e tyre: Vetëm përreth gjirit të Kastelanit, në një hapësirë 20 kilometërshe linearizohen 4 porte të fuqishëm.

Bylisi

Stera e Bylisit, 51 m e gjatë, 4.2 m e gjerë dhe 6 m e thellë , ka pasur një kapacitet prej 1.2 milionë litrash. E ndërtuar në fillim të shek. III p.e.s. poshtë shkallares së stadiumit, njëdorazi me të, ajo shërbente për ruajtjen e rezervës kryesore të ujit në raste rrethimi. Nisur nga popullsia e qytetit prej rreth 5500 banorësh 48 dhe norma e konsumit të ujit, në antikitet, rreth 101/person, kjo rezervë ishte e mjaftueshme për një periudhë trejavore, pa marrë në konsideratë këtu ujin e sterave private. Në rrethimet e rrepta, ku norma zbriste në person, uji i kësaj stere mjaftonte për përballimin e një rrethimi 100-ditor pa reshje.

Pozicioni i saj 100 m larg teatrit dhe ngjitur me stadiumin, tregon se ajo shërbente edhe për furnizimin me ujë te pijshëm të spektatorëve që ndiqnin garat sportive dhe shfaqjet teatrale.

Stera, pjesërisht e gdhendur në shkëmb dhe pjesërisht me blloqe të latuara guri, mbulohej me një strukturë harqesh të mirfillta 0.08-0.90 m të gjera, të vendosura po 0.80-0.90 m larg njëri-tjetrit. Harqet përbëhen nga 11 blloqe në formë pyke, mbi të cilat mbështetej mbulesa me blloqe 1.2 m të gjata, mbi të cilat vijnte pista e stadiumit. Për të ndaluar rrjedhjen e ujit dhe infiltrimet e papastra, stera është suvatuar me llaç hidroizolues, me gëlqere dhe kokrriza e pluhur tulle.

Foinike. Stera publike e Foinikes, ndodhet në juglindje të akropolit. Stera e shek. IV/III p.e.s., (16 x 14.50 x 4.90 m) ka një kapacitet për 1.1 milion litër ujë. E gdhendur në shkëmb dhe veshur me blloqe të latuara guri, ajo është e hidroizoluar me llaç shamot, me gëlqere dhe grimca tulle. Kolonat mbajtëse në mesin e saj i përkasin rindërtimit të periudhës romake, ndërsa në periudhën antike ajo mbulohej me strukturë druri.

Orraon(Amotopos). Stera e Orraonit me kapacitet mbartës 400000 1. ujë (14 x 7 x 4 m), ndodhet në skajin më verior të qytetit. Stera është e gërmuat në shkëmb dhe e veshut me muraturë të rregullt izodomike. Një palë shkallë të gurta në skajin verilindor, të zbrisnin në tabanin e saj. Stera e mbuluar me strukturë druri, i brendashkruhej një rrethimi me murturë po izodomike (20 x 13 m).

Nisur nga sipërfaqja 5 hektarëshe e Orraonit, përkatësisht popullata rreth 1000-banorëshe, stera siguronte një furnizim 40-ditor për konsumin normal 10 1/ditë dhe një furnizim 200-ditor,«praktikisht të pafund, për konsumin 2  1/ditë në situatë rrethimi. Si e tillë, kjo rezervë mjaft e lartë thekson karakterin mbushej me ujin e shiut që binte në çati dhe kalonte në të nëpërmjet një sistemi tubacionesh. Forma e tyre është cilindrike dhe rrallëherë në trajtë shisheje (Gurzezë). Në banesat me oborr peristil sterat gjenden brenda oborrit, ndërsa në të tjerat skajeve të banesës. Normalisht diametri i tyre është 1.50-1.60 m, thellësia 2.50-3.50 m dhe kapaciteti për 7000-15000 1. ujë. Nisur nga norma e konsumit 10 1/person, për një familje 7 prej personash kjo i korrespondon një rezerve 100-200 ditore, praktikisht të pashtershme.

Paretet e sterave janë ndërtuar me muraturë guri ose tullash sektoriale të lidhura me baltë. Hidroizolimi arrihej nëpërmjet suvatimit të pareteve të brendshme me llaç shamot, me grimca tulle, dhe në një rast të vetëm me anë të lyerjes me serë (Nikaia). Për të ndaluar infiltrimin e ujërave sipërfaqësore, sterat visheshin nga jashtë me një këmishë argjile. Nga lart ato mbylleshin me kapakë guri, në mesin e të cilëve gjendej vrima e marrjes së ujit dhe anash kanali i furnizimit.

Nimfeu i Apollonisë

Nimfeu i Apollonisë, çezma monumentale kushtuar nimfave, gjendet brenda mureve rrethuese të qytetit, 100 m në veriperëndim të kodrës së akropolit ku shpërthenin burime të shumta uji. Në shek. IV p.e.s. këto burime u sistemuan në një impiant hidrik, i cili siguronte furnizimin e përditshëm me ujë, eliminonte ndotjen dhe i jepte hijeshi zonës. Nimfeu u shemb prej një tërmeti të fuqishëm në shek. e I p.e.s., kur ishte ende në funksion. Masa e dheut që e zuri përfund, e konservoi atë përsosur dhe pas gërmimeve dhe restaurimit pasues, ai u kthye në shembullin më të ruajtur të botës antike pararomake.

Nimfeu përbëhet prej pesë pjesëve kryesore: murit pendë për mbledhjen e ujerave të burimit, pesë kanaleve të tërthorta që i përcillnin këto ujëra në kanalin gjatësor, kanalit gjatësor që i kalonte ujërat në basenet, baseneve të dekantimit dhe depozitimit dhe fasadës monumentale të Nimfeut.

Nimfeu është ndërtuar me muraturë izodomike, me blloqe të latuara guri prej formacioni ranor. Në blloqet, brenda anathyrosisit, kornizës dekorative, shihet monogrami AA (Damosia tis Apollonias/ Populli i Apolonisë), i cili tregon se Nimfeu u ndërtua me fondet e bashkësisë qytetare.

Muri-pendë, 57 m i gjatë dhe 1.6 m i lartë, gjendet në pjesën e sipërme të shpatit, 17 m mbi basenet. Detyrë e tij është disiplinimi i ujërave të burimeve dhe dërgimi i tyre në grykat e pesë kanaleve të tërthorta. Kanalet e tërthorta që gjenden 8-11 m larg njëri-tjetrit, pas një trakti të shkurtër horizontal zbresin me pjerrësi 35°. Kanalet që mbështeten në mure të ulëta, përbëhen prej varg-seksioneve 1.50 metërshe, të shkallëzuara për të shmangur rrjedhjen e vrullshme të ujit. Për të ruajtur pastërtinë, si kanalet e tërthorta ashtu edhe kanali gjatësor, mbuloheshin me rrasa guri.

Kanali gjatësor ku uji shkarkohej nga kanalet e tërthorta, vijon mbi një mur 48 m të gjatë. Në pjesën qendrore muri shërben si faqe e basenit të dekantimit, ndërsa anëve si mur tarracimi për shpatin e kodrës. Ndërsa në pjesën e tarracimit blloqet vijojnë ngjitur njëri-tjetrit, në pjesën mbi basen ata kanë hapësira ndërmjet tyre, të cilat lejojnë derdhjen e ujit në basen.

Baseni me planimetri trapeze (10 x 7 x 5.3 m), ndahet prej një muri 1.10 m të lartë në dy pjesë: në basenin e dekantimit (20 m3) dhe basenin e depozitimit (40 m3). Uji pasi dekantonte llucën në tabanin e pjesës së pasme, derdhej mbi murin ndarës dhe mbushte basenin e depozitimit. Për të shmangur humbjen e ujit, ana e brendshme e basenit dhe kanalit gjatësor është suvatuar me llaç hidroizolues me grimca tulle dhe lustruar me jaki, të bardhë veze. Nga baseni i depozitimit, uji vijonte me kanale në dy kolonat e mesit, prej ku rridhte në formë çurke nëpërmjet rubineteve. Zënia e kanaleve bëri që më vonë mbushja e ujit të kryej duke i zhytur enët brenda në basen. Hajati dhe baseni mbuloheshin me çati njëflegërshe, e cila ujin e shkarkonte në pjesën e pasme të basenit.

Në ballë të nimfeut gjendet portiku, me ballin të hijeshuar prej pesë kolonave dhe dy pilastrave dorike 2.40 m të larta. Portiku estetikisht homogjen, ka tipare harmonike, të thjeshtë dhe serioze. Raporti diametër-lartësi kolone 1:8, më vishkullor se zakonisht, i jep ballit të pordorur proporcone elegante dhe shmang rendesen e stilit dorik.

Në Pjesën e portikut, dy kanalet anësore nuk ndërpriten S’ ,tC t,elat’ P°r '”i°’në Përtei Ponikut duke ruajtur po të njejten gjerësi, shkallëzim dhe pjerrësi si kanalet anësore. Si te tille muret e tërthorta kthehen nga elemente konstruknve në elemente dekorative, duke krijuar linja te pandërprera, të vazhduara. Linja të gjata ndjekin edhe mun pendë dhe muri gjatësor, paralele midis tyre. Të vetmet elemente që spikasin në vertikalitet janë kolonat dhe pilastrat e orderit dorik, të cilat nëpërmjet raportit te gjetur, rreptësisë dhe lakonizmit të tyre harmonizojnë me linjat serioze e të thjeshta të fontanës.

Kanalizimet

Largimi i ujërave tej mureve rrethues ishte i domos-doshëm, pasi në raste shirash të fortë muret ktheheshin në diga ujrambledhëse. Kjo do ti dëmtonte rëndë ata, pasi shumica e tyre vijonte me një superstrukturë qerpiçi mbi xokolin e gurtë. Për këtë, xokoli përshkohej nga kanale, të cilat jashtë përfundonin me lugje për derdhjen e ujit (fig. 5T).

Ky problem, në murin me tulla të Apollonisë u zgjidh më studiuar dhe me kërkesa estetike. Sistemi i largimit të ujërave në murin jugor të qytetit përbëhet prej kanaleve, pusetave dhe murit pendë, detyra e të cilit ishte që të mos lejonte ujërat e shiut të arrinin murin rrethues me tulla të lidhura me baltë.

Ujërat e mbledhura prej murit pendë, kalonin në pusetat e mbuluara me qemer, në fundin e të cilave niste kanali i tërthortë (1.50 x 0.45 m) me blloqe të latuar guri. Kanali i cili e përshkon mes për mes dhe me pjerrësi murin rrethues, në anën e jashtme trajtohet me përkujdesje dekorative, duke u mbuluar me hark të mprehtë, të njëjtë me harkun e hyrjes së shek. III p.e.s. në temenos.

Guroret

Guroret antike, të cilat furnizonin materialin bazë të mureve rrethuese, gurin, dëshmohen si në kontakt të drejtpërdrejtë me murin, si në Amantia ku shkëmbi prej nga u nxorën gurët u kthye në pjesë organike të murit, ashtu dhe larg.'Ndër to teknika e nxjerrjes kapet në gm oren në Selcë, ku janë përdorur si pykat prej druri të thatë, të cilat pas futjes në fumela dhe lagies bymeheshin dhe e çanin gurin, ashtu dhe teknika me leva hekuri dhe kanale.

Gurorja më e madhe ku janë nxjerrë rreth 200.000 m3 gurë, është ajo e Gramës në Karaburun.Me emrin Gramë, që greqisht do të thotë shkrim, ajo e morri nga rreth 15 000 mbishkrimet e shkruara nga lundërtarët para se të niseshin të kalonin kanalin e Otrantos, i cili shquhet për shtrëngatat e befasishme. Mbishkrimet antike i drejtohen vëllezërve Dioskurë, mbrojtësve të lundërtarëve, ndërsa ato mesjetare Krishtit.

Mbishkrimet më të hershme, ato në faqet vertikale të guroreve, i përkasin shek. IV p.e.s., çka tregon se aktiviteti tyre nisi së paku në shek. IV p.e.s. Materiali i nxjerrë, gëlqeror i kualitetit të lartë, travertin, haset nga Dyrrahu deri tej lumit Aheron. Përputhja stilistike dhe teknologjia e njëjtë e përpunimit, tregon se elementet arkitektonike dhe blloqet murale parapërgatiteshin në punishtet e Karaburunit dhe më tej dërgoheshin me rrugë ujore deri afer kantiereve të ndërtimit. Shënjimi me numra i detajeve të bashkueshme, tregon për punishte që punonin sipas porosive, indirekt për projektime të detajuara në letër të arkitektëve porositës.

info@balkancultureheritage.com