Në atë kohë, muslimanët e Andaluzisë kishin pësuar disfatë nga të krishterët dhe Andaluzia ishte duke u humbur në favor të botës së krishterë. Mirëpo, flota osmane nuk ishte aq e fortë sa të sundonte Mesdheun, kështu që iu desh të priste dhe një gjysmë shekulli për të arritur një pozitë më të fuqishme. Megjithatë, Bajezidi II dërgoi Kemal Reisin në ndihmë të bashkëfetarëve të Andaluzisë. Kjo ngjarje është përshkruar si më poshtë: "Duhet të përmendim një nga veprimet më mbresë-lënëse të flotës turke, që në përgjigje të kërkesës për ndihmë nga Grenada, në betejën e fundit me Kastijën, Bajezidi dërgoi Kemal Reisin për të bastisur bregun spanjoll. Flota ishte përdo-rur si mjet lufte edhe në vitin 1487, dhe pas rënies së Grenadës në vitin 1492, u përdor për të shpëtuar një numër të madh refugjatësh dhe për fi transportuar ata drejt Afrikës së Veriut. Kjo ishte ndërmarrja e parë e osmanëve në Mesdheun Perën-dimor, por ishte edhe një shenjë paralajmëruese e sukseseve të marinarëve turq, një shekull më pas, ku arritjet e para të kësaj periudhe ishin sulmet e Kemal Reisit në ishujt Baleare, Sardenjë dhe Pianoza (pranë ishullit të Elbës), në vitin 1501 " Musli-manët e Andaluzisë i kërkuan ndihmë Hëzër Hajreddin Beut (që më pas mori titullin Pasha), i cili dërgoi për ta 36 anije nga Algjeria. Gazinjtë vullnetarë osmanë arritën të dërgonin 70.000 muslimanë nga Andaluzia në Algjeri. Pas vdekjes së Xhemit, osmanët ishin të lirë të sulmonin territoret evropiane dhe arritën të aneksonin Inebahtën (Lepanton) e venedikasve në vitin 904/1499 dhe kështjellat e Motonit dhe Koronës, në More në vitin 905/1500.