Neritan Ceka, Lazar Papajani - Nymfeu dhe termet e stacionit Ad Quintum

Neritan Ceka, Lazar Papajani - Nymfeu dhe termet e stacionit Ad Quintum

Në perëndim të Elbasanit, në kilometrin e shtatë të rrugës që të çon nga ky qytet në Peqin, ishin konstatuar mbeturinat e një godine antike, të njohur nga vendasit me toponimin Kalaja e Bradasheshit. Vrojtimet e para treguan se nuk kishim të bënim me një ndërtim mbrojtës, siç mund të pritej nga emri, por me një nymfe antik të ndërtuar në funksion të rrugës Egnatia, si pjesë e stacionit Ad Quintum.

Në vitin 1968 u ndërmorën gërmime sistematike për zbulimin e plotë të monumenteve dhe pregatitjen e kushteve për ndërhyrjen restauruese në strukturat e tij që rezikoheshin të dëmtoheshin, gjë që u krye në vitin 1969.

Me që një pjesë e mirë e nymfeut ruhen mbi sipërfaqen e tokes, zbulimi i tij nuk paraqiti vështirësi dhe u realizua shpejt. Në kërkim të vazhdimit të tij drejt perëndimit doli plotësisht në dritë një godinë termale, njëri prej ambienteve të së cilës, frigidariumi, ruhej pothuajse i plotë (fig. 1). Nymfeu dhe termet përbënin një kompleks të vetëm arkiteklonik, që duhet tu shërbente udhëtarëve që kalonin nëpër rrugën Egnatia.

Përveç afërsisë ndaj rrugës, në zgjedhjen e vendit për ndërtim është patur parasysh mundësia e shfrytëzimit të burimeve, të cilët janë mjaft të rrallë dhe me prurje të vogël në zonën kodrinore buzë së cilës kalonte rruga. Kodra e Fikasit përbën në këtë drejtim një përjashtim, duke qënë një mbështetje shtufi mbi formacicnin gëlqeror të ekstremit jugor të vargut të Krabës. Burimet që dalin në kufirin e dy formacioneve krijojnë përroin e pastër të Fikasil, që nuk shterron gjatë tërë vitit. Atje ku përroi i afrohej fushës. dilnin edhe një sërë burimesh të vegjël të shpërndarë në të gjithë zonën. Përpjekja për shfrytëzimin e ketyre ujrave ka përcaktuar tërësisht zgjidhjen arkitektoni ke dhe funksionale të nymfeut dhe, në një farë mase, vendosjen e termeve.

Të dy monumentet janë vendosur në një plan, mbi një teracë të krijuar midis dy muresh, pothuaj paralel midis tyre (tab. Ib. fig. 2). Muri i sipërm që mbështetet në faqen e kodrës, në një gjatësi prej 41.50 m. ka krijuar ambientin e nevojshëm për ndërtimin e termeve dhe përbën njëkohësisht fasadën e nymfeut. Muri i poshtëm përveç krijimit të një terace përpara nymfeut kufizonte nga ana jugore, godinën e termeve. Vihet re një zgjatje e mëtejshme e tij në drejtim të perëndimit, ku duhet të kenë qenë vendosur ambiente banimi.

Nymfeu

Fasada e monumentit krijohet nga pjesa lindore e murit të teracimit me gjatësi 26 m., që ndahet nga kontraforte të vendosura çdo 2.5 m. Në distanca të pabarabarta janë vendosur brënda tij tre hauze uji (tab. l-a). Përpara fasadës shtrihet një shesh 11 m. i gjërë, i kufizuar nga muri i teracimit. Nga lindja sheshi kufizohet nga një ambient absidal, i cili lë vënd për hyrjen e vetme, të kompleksit. Në anën e kundërt mbyllja e sheshit bëhet nga godina e termeve. Pjerrja e sheshit drejt perëndimit ka përcaktuar edhe diferencën e lartësive në dy skajet e fasadës së nymfeut nga 3 në 4 m. Hauzet e ujit i kanë hyrjet në gjysmën lindore të sheshit, me një vendosje simetrike dhe hapësira të pabarabarta drite.

Hauzi 1 është vendosur pothuajse në mes të murit mbështetës (tob. Ib, 1) dhe komunikon me sheshin përpara tij nëpërmjet një hyrje katërkëndëshe (fig. 3, tab. II, c). Hyrja mbulohet me një qemer cilindrik prej tullash me diametër më të madh se gjerësia e hyrjes. Hauzi ka formë katërkëndëshe me permasa 3.12x1.75 m. (tab. II, a). Pjesa e poshtëme e tij, që shërbente si depozitë uji, është ndërtuar nga tre anë me tulla deri në lartesinë e pragut të hyrjes (1.03 m.) dhe është suvatuar e tërë me llaç shamot të lyer me një cipë të bardhë izoluese. Faqja veriore, nga rridhnin ujrat, është ndërtuar me gurë dhe nuk është suvatuar. Dyshemeja është shtuar me tulla trapezoidale dhe në takimin e saj me faqet e murit është kaluar një kornizë izoluese Ilaçi shamot me trashësi 0.05 m. Hauzi është mbuluar me qemer cilindrik, që mbyllet në lartësinë 2.94 m. mbi nivelin e dyshemesë. Faqja përballë hyrjes (tab. II. b) vazhdon deri në kufizimin nga qemeri e ndërtuar me gurë. Në të dalin grykat e tre tubave që furnizonin hauzin me ujë, një grykë e katërt del në faqen perëndimore. Tubat janë formuar nga mbivënia e dy tjegullave kalypter.

Mbushja e ujit bëhej nëpërmjet hyrjes, para së cilës ruhen dy këmbë shkallësh prej guri të palidhura me murin, që i takojnë një periudhe të dytë ndërtimi, kur kanë zëvendësuar ndoshta shkallë më të hershme prej druri. Shkarkimi i ujit të tepërt bëhej 0.90 m mbi dysheme, nëpërmjet një tubi keramike që del në mesin e kontrafortit, në krahun lindor të hyrjes (tab. II d).

Hauzi 2 (tab. 1 b, 2) funksiononte sipas një porimi të ndryshëm nga i pari. Hyrja e tij mbulohet nga një qemer cilindrik, i cili në anën e majtë mbështetet në njerin prej kontraforteve që përbën njëkohësisht edhe një shpatull të hyrjes (fig. 4). Vazhdon një koridor 1.47 m. i gjatë, me të njëjtën gjërësi të hyrjes, por me qemer të ndërtuar prej bigori (gur çmërsi). Ky të çon tek hauzi, që ka formë katërkëndëshe 1 x 1.16 m. Muret anësore të tij janë ndërtuar me tulla. ndërsa qemeri që e mbulon, me bigor. Uji grumbullohej në hauz nga burimet e nëndheshme, gjë që ka bërë të panevojshme edhe ndërtimin e dyshemesë. Mbushja bëhej nëpërmjet hyrjes dhe uji i tepërt rridhte në një kanal të çarë përmes tij. Në faqen e murit, ndërmjet hauzeve 1 dhe 2, nëpërmjet të një tubi prej tjegullash kalypter, shkarkohej uji i një burimi të vogël.

Hauzi 3 (tab. 1b, 3) Është vendosur në këndin lindor të murit mbajtës (fig. 5). Hyrja e tij, që mbulohet me një qemer cilindrik proj tullash, vazhdon me të njëjtat përmasa dhe mënyrë ndërtimi në një koridor 0.90 m. të gjatë. Ky të çon tek hauzi katërkëndësh, 1.30 x 1.40 m., që mbushet nga burimet e nëndheshme, njëlloj si hauzi 2. Muret e pasuvatuara dhe fundi me një shtroje prej gurësh të vegjël, lejonin daljen e burimeve dhe kullimin e ujrave. Mbushja e ujit dhe rrjedhja e tepricave bëhej nëpërmjet koridorit.

Sheshi (tab. Ib, 4) përpara murit mbajtës ishte sigurisht në funksion të dy pjesëve të monumentit: për qarkullimin e njerzve, që mbushnin ujë për nevojat e tyre ose të banjos, dhe si shtetitore (xyste) për klientët e bonjos. Me këtë funksion të fundit lidhet edhe ndërtimi i një abside gjysëmeliptike, që kufizon sheshin nga lindja (tab. Ib, 5; fig. 6) duke krijuar një kënd pushimi të mbrojtur nga erërat.

Hyrja për në shesh bëhej në këndin juglindor (tab. Ib, 6) nëpërmjet një shkalle 1.05 m të gjërë, të vendosur paralelisht me murin e teracimit (fig. 7). Ka tetë këmbë me shkelje prej tullosh bipedale të vendosura për së gjëri. Lartësia e përbashkët e shkallëve prej 1.70 m. na jep dhe lartësinë origjinale të pjesës lindore të murit të teracimit. Mënyra e ndërtimit të tij të fundit është e ngjashme me atë të murit mbajtës përsa i përket përdorimit të brezave prej dy rreshtave tullash dhe kontraforteve.

Pas një zhvendosje që korespondon me gjërësinë e shkallëve ka një vazhdim të murit të teracimit për 8 m. deri sa kthen paralel me shtratin e përroit, duke shënuar fundin e monumentit nga kjo anë (tab. lb, 7). Muri shërbente aty edhe për të krijuar një pengesë për ujrat e përroit në rast vërshimi.

Përpara murit të teracimit është aplikuar një basen i hapur 2 x 1.70 m. (tb. Ib, 8). Vaska e tij në formë katërkëndëshe është ndërtuar me tulla dhe është veshur me llaç shamot. Lartësia e vogël e pareteve (0.60 m) na bën të mendojmë se ajo ishte e destinuar për të pirë ujë kafshët.

Kanalizimet. Ka një sistem kanalesh për furnizimin e nymfeut me ujë dhe për largimin e ujrave të tepërta. Kanali që furnizonte hauzin 1 me ujë, gjëndet pas murit mbështetës, thellë në tokë, kështu që prej tij shikohet vetëm pjesa e fundit, të cilën e përshkruam më lart.

Që nga hauzi i dytë në drejtim të vaskës së hapur para murit të teracimit, shkon një tubacion keramike (tab. lb, 9). Megjithëse nuk ruhet fillimi dhe fundi i këtij kanali, kuptohet se ai furnizonte me ujë burimi vaskën e hapur.

Ujrat e tepërta, ato që derdheshin gjatë përdorimit, si dhe ujrat e shirave, ridhnin drejt një kanali që përshkonte murin e teracimit që nga vaska në drejtim termeve (tab. Ib, 10). Në këtë pjesë, për të ndjekur pendencën nga lindja në perëndim, njëkohësisht për kanalin dhe sheshin, muri i teracimit është shkallëzuar. Në nivelin e poshtëm kalonte kanali me seksjon 0.65x0.50 m. Shkallëzimi i dytë ka një ngritje 0.35 dhe shërbente drejtpërdrejtë për mbajtjen e dheut të sheshit.

Termet

Në perëndim të nymfeut janë ndërtuar termet, që zënë një sipërfaqe prej rreth 130 m-. Ato janë vendosur në një plan katërkëndësh midis një muri mbështetës dhe një muri teracimi paralel me të parin. Të dy këta përbëjnë vazhdimin drejt perëndimit të mureve përkatës të nymfeut.

Godina ruhet mjaft mirë. Dallojmë aty dhomën e çveshjes (apo dyterium) në formën e një salle të gjatë (tab. Ib, A), që lidhet në lindje me dhomën e ujit të freskët (frigidarium) (tab. Ib, H) dhe nëpërmjet dy dyersh me dy ndarjet e ngrohta (tepidarium) (tab. Ib, B, C) në perëndim. Në një vendosje paralele me këto të fundit vijnë ambientet e nxehta (sudatio dhe laconicum) (tab. Ib, D, E). Si anekse të godinës jonë vendosur ambientet për personelin, furrën dhe një ambient në formë koridori të ngushtë.

Frigidari u zbulua pothuaj i plotë; ambientet e vendosura në murin mbështetës ruheshin deri në nivelin e dritareve, ndërsa ato në jug të tyre mbi atë të dyshemesë. U vu re se termet ishin braktisur kur godina ishte ende në këmbë. Pas kësaj ka patur një periudhë grabitje të materialeve të ndërtimit, të shoqëruar me depozitimin e dherave mbi dyshemetë e ambienteve. Gjatë grabitjes është shkatërruar dyshemeja e lakonikut, sudatorit dhe një pjesë e mureve. Ambienti i apodyterit u përdor përkohësisht pos braktisjes së banjove për banesë dhe, në të, ishte depozituar një shtresë me keramikë të përdorimit të përditshëm.

Apodyteri (tab. Ib, A). është salla qendrore e kësaj banjo dhe zë vendin kryesor në zgjidhjen planimetrike të godinës. Përveç funksionit si dhomë çveshje ai kryente lidhjen ndërmjet ambienteve të ngrohta dhe të ftohta në procesin e larjes. Ambienti ka formë katërkëndëshe 7.25x3.50 m. dhe mbështetet në anën më të ngushtë të tij tek muri i teracimit. Hyrja e apodyterit, e vetmja për gjithë banjon, është vendosur në murin jugor. Kalimi bëhet nga ana e sheshit, duke ngjitur një palë shkallë që u gjetën të dëmtuara. Lartësia e tyre prej 0.37 m shënon disnivelin midis dyshemesë së banjove dhe teracës së nymfeut. Nga apodyteri për në dy ndarjet e tepidarit të ngjisin dy palë shkallë të shtruara me tulla bipedale, ndërsa me frigidarin ndarja shënohet nga një prag 0.50 m. i lartë.

Muret e dhomës kanë qenë të suvatuara dhe të lyera. Në faqen veriore pranë hyrjes për në frigidar ka një nike 0.88 m., lart nga dyshemeja. Ka formë abside dhe shërbente me sa duket për vendosjen e sendeve për larjen e ftohtë.

Dyshemeja e dhomës është shtruar me llaç shamot. Në anën perëndimore ajo ngushtohet nga një sofat i vcndosur gjatë murit që nga qoshja jug-perëndimore deri në shkallën e derës së dytë të tepidarit. Sofati është i suvatuar dhe paraqet një ndërtim të mëvonëshëm, me që i është veshur dyshemesë dhe suvasë së murit.

Tepidari. Funksionin e tepidarit e kryenin dy ambiente me gjatësi të përbashkët 5.20 dhe gjërësi 3 m., të vendosura në një aks paralel me aoodyterin (tab. Ib, B, C). Ambienti i parë lidhet me një derë 1.07 m. të gjërë me apodyterin dhe komunikon me një derë tjetër pak më të ngushtë me dhomën tjetër të tepidarit. Të dy ambientet kanë qenë suvatuar me llaç gëlqerje me përzierje të pakët shamoti dhe ruajnë gjurmë të një lyerje polikrome.

Murit jugor dhe verior të dhomës i janë veshur dy sofate të ndërtuar me gurë të vënë pa rregull, të lidhur mc llaç të dobët gëlqereje dhe të suvatuar me një shtresë të trashë llaçi shamot. Gjërësia prej 0.49 m. dhe lartësia 0.51 m. tregojnë se sofatet shër-benin për uljen e klientcve në proçesin e ambientimit, përpara se të kaionin në dhomat e nxehta.

Dhoma e dytë e tepidarit në perëndim komunikon me sudatorin, ndërsa në anën e kundërt me apodyterin. Në proçesin e larjes dera që e lidh me apodyterin shërbente vetëm për dalje. Anët e saj ruhen plotësisht në lartësinë 1.70 m., mbi të cilën fillonte qemeri që ka qenë ndërtuar me tulla. Murit jugor dhe perëndimor i është veshur një sofat i ndërtuar në të njëjtën mënyrë si ai i dhomës së parë. Në të është murosur edhe një fragment i një guri varri prej mermeri të bardhë, që mban mbishkrimin hic situs est (Fig. 8). Edhe ky sofat i përket një periudhe të dytë ndërtimi.

Ambientet e nxehta. Një këmbë shkalle 0.15 e lartë të ngiit nga tepidari në hyrjen për në ambientin e nxehtë. Hyrja ruhet në të gjitha përmasat e saj 0.88x1.71 m. Në njerin krah duken shënjat e një qemeri me hark të plotë prej tullash. Sudatori dhe lakoniku janë vendosur paralel me ambientet e tepidarit, në një sipërfaqe më të kufizuar se e këtij. Në projektin e parë të termeve e gjithë kjo përbënte një sallë të vetme, e cila u nda në një periudhë të dytë ndërtimi në dy ambiente. Dyshemetë e të dy dhomave janë prishur gjatë grabitjes së materialeve të ndër-timit dhe hypokausit është krejt i zbuluar, gjë që na jep mundësi ta ndjekim këtë ndryshim. Një parvaz që përshkon muret anësore të sallës në lartësinë 0.78 m., përbënte në periudhën e parë pragun ku mbështetej suspensura (tab. III a). Duket se një hapësirë e tillë e hypokaustit ishte e pamjaftueshme për ngrohjen e tërë sallës dhe vetë kjo pati nevojë për adaptime. Dyshemeja u prish dhe salla u nda në dy ambiente nëpërmjet një muri (fig. 9), që përshkohet nën nivelin e dyshemesë nga tri hapësira: dy anësoret mbulohen me qemer të shtrirë tullash, ndërsa e mesit që i korespondon hyrjes, ka anash dy parvaze 0.26 m. të gjera, ku mbështetej pragu i derës. Në ndërtimin e këtij muri vihet re një teknikë më e dobët punimi dhe përdoren në muraturë copa nga dyshemeja e prishur.

Dyshemeja e re u ngrit 0.27 m. për ambientin jugor dhe 0.16 m, për atë verior, duke krijuar kështu edhe disnivelin e nevojshëm për rrjedhjen e ujrave. Lidhur me këtë u ngrit edhe pragu i derës që e lidhte sallën metepidarin dhe u ngushtua 0.34 m. hapësira e hyrjes me një mur tullash. Tek mbushja e pragut vihet re shënja e parvazit të ri të dyshernesë, që është 0.96 m. nga baza e hypokaustit dhe shënon këtu ngritjen më të ulët të dyshemesë, ku mblidheshin ujrat.

Dhoma më e vogël, e krijuar nga ndarja, kryente funksionin e sudatorit (tab. 1b, D). Ngrohja e saj bëhej nga dyshemeja nëpërmjet hypokaustit. Në muret e dhomës dallohen gozhdat që mbanin rotullat prej balte (tubuli) të një hypokausti vertikal, i cili nuk është ruajtur. Por mungesa e suvatimeve në faqet e dhomës deri në 2.45 m. mbi dysheme, dëshmon se ai e kalonte nxehtësinë drejtpërdrejtë në dhomë. Ambienti merrte dritë nga ana perëndimore me një dritare 1.15x1.20 m., të mbuluar me një piatabandë guri.

Lakoniku (tab. Ib, E) ka si aneks dy vaska për larje me ujë të ngrohtë. Në murin perëndimor të ambientit, në një dalje absidale është vendosur një vaskë në formë patkoi (tab. Ib, G, fig. 10). Ndahet nga hapësira e dhomës me një prag të shkallë-zuar dy herë për lehtësi ngjitje. Faqet anësore të vaskës dhe pragu janë veshur me një shtresë të trashë llaçi shamot, ndërsa dyshemeja është shtruar me tully bipedale të lidhura me të njëjtin llaç. Në vijën e takimit të faqes anësore me shtrojen dhe pragun kalon një kornizë harkore llaçi 0.08 m. e trashë. Dyshemeja e vaskës formon suspensurën mbi një hypokaust të vogël, që lidhet nëpërmjet dy ha-pësirash me hypokaustin e lakonikut (fig. 11). Nxeh-tësia kalonte edhe në faqet anësore të vaskës në-përmjet një hapësire ndërmjet rnurit dhe një pareti 0.25 m. të trashë, të krijuar me një rresht gjysëm tullash dhe derdhje llaçi shamot në një armaturë dërrasash (tab. IV, c). Largësia midis dy faqeve ka qënë mbushur me rodhane balte (tubuli) të gozhduar perpendikularisht në faqet e murit. Pareti ruhet plotësisht në lartësinë 1.20 m. mbi dyshemenë e vaskës dhe e kalonte nxehtësinë e hypokaustit drejt e në hapësirën e lakonikut. Në murin e absidës, ku është vendosur vaska, vemë re parvazin e një dritareje katërkëndëshe, në lartësi 1.60 m. nga fundi i vaskës. Në foqen e murit, mbi lartësinë e paretit, duken shënja të suvatimit me llaç të zakonshëm. Gjetja e një cope qemeri gjatë gërmimit tregon se mbulimi i absidës ka qënë bërë me një kaletë në formë sektori sferik.

Vaska e vendosur në murin jugor të dhomës ka formë katërkëndëshi (tab. Ib, F dhe fig. 12) dhe kufizohet me dhomën me një prag 0.65 m. të lartë dhe 0.70 m. të trashë, të shkallëzuar dy herë. Faqet e tjera të vaskës, që mbështeten tek muret e dhomës, kanë lartësi 0.60 m. dhe trashësi 0.22 m. Shtresa izoluese është prej llaç shamot dhe brinjët ku takohen faqet janë theksuar me kornizën e zakonëshme. Zbrazja e ujrave bëhej nga brenda lakonikut. Vaska qëndron e gjithë mbi tri rradhë kolonash prej tullash në lartësinë 1.10 m. Ajo është e shkëputur si ndërtim nga faqet e mureve dhe njëra prej kolonave ka mbuluar vrimën e hypokaustit në murin ndarës me tepidarin. Kjo tregon se në planin e parë nuk ishte menduar një vaskë e tillë dhe ndërtimi i saj u bë pas korigjimit të këtij plani.

Hapësira nën vaskë përbënte në këtë periudhë të dytë njëkohësisht dhe furrën e banjove. Gryka e kësaj të fundit përshkon murin jugor të dhomës dhe ka qënë e mbuluar me një qemer tullash me hark të plotë, nga i cili kanë mbetur vetëm gjurmët. Për shkak të rindërtimit nuk është e mundur të përcaktohet forma e parë e furrës, por ajo ka patur po atë volum që u zu më vonë nga vaska. Ngrohja direkte e ujit dhe nevoja për të siguruar një izolim më të mirë të vaskës, kanë përcaktuar edhe shtesën e një shtroje të dytë llaçi në dyshemenë e saj.

Frigidari. Në këndin që formon muri lindor i apo-dyterit me murin mbështetës të nymfeut është krijuar ambienti i frigidarit në trajtën e një dhome katër-këndëshe 2.60x2.95 m. (tab. Ib, H; tab. IV a) të mbuluar nga një kube që mbyllet në lartësinë 4.25 m. mbi dysheme. Lidhja me apodyterin bëhet me një hyrje 2.18 m të gjerë dhe 2.50 m. të lartë, që mbulohet me një hark gjysëm rethor tu-llash (tab. III b). Në anët e hyrjes dhe në faqen e po-shtëme të harkut daliohen gjurmët për vendosjen e një dere, që i ndante të dy ambientet. Frigidari merr dritë nga dy dritare në faqet lindore dh.e ju-gore, që kanë përmasa të njëllojta dhe mbulohen nga harqe të shtrirë prej tullash (tab. III c). Par-vazet e dritareve gjenden në lartësi të ndryshme nga toka dhe priren me një kënd 45° nga brenda.

Nga apodyteri për në frigidar kalohet në një prag 0.52 m. të lartë dhe zbriten dy palë shkallë.

Fundi i dhomës formon bazenin e frigidarit, që mbushej me ujë deri në nivelin 1.20 m, duke mbuluar të dy shkallët (tab. IV b). Për të mos lejuar filtrimin e ujit, dyshemeja dhe paretet deri në lartësinë 1.65 m. janë suvatuar me një shtresë të trashë llaçi shamot dhe në qoshet kaluar korniza e zakonshme. Mbi këtë lartësi paretet janë suvatuar me llaç të zakonshëm dhe janë lyer me bojë të bardhë dhe bojë qielli.

Ambiente ndihmëse. Ngjitur me ambientet e nxehta, nga ana jugore e tyre, ndodhet prefurni (tab. Ib, K). Ka të njëjtën gjerësi sa ajo e sudatorit, ndërsa gjatësia e tij kufizohet nga muri i teracimit. Muri jugor dhe perëndimor i dhomës përbëjnë shtesa më të vona dhe në fillim ambienti ka qënë i hapur ose mbulohej me një konstruksion druri. Dyshemeja është shtruar me llaç të përzier me copa guri. Hyrja bëhej me shkallë që të çonin në derën e vendosur diagonalisht në këndin jugperëndimor të ambientit. Në faqen veriore të dhomës del gryka e zjarrit të furrës, ndërsa në qoshen verilindore të dhomës dallohen gjurmët e një gryke të mbuluar me qemer tullash, që komunikon me hypokaustin. Sipas projektit të parë nëpërmjet kësaj të fundit do të dilte ajri pasi të kishte bërë qarkullimin në hypokaust. Pas ndryshimit të projektit sipas të cilit u mbyll hypokausti i tepidarit, gryka nuk u plotësua deri në fund dhe mbi të vazhdoi ndërtimi i murit.

Një shtesë më të vonë përbën një koridor i ngushtë që të çon nga shkallët e prefurnit në një ambient tjetër ndihmës, në anën lindore të tij (tab. la, M.L.). Ambienti që shërbente për personelin, ka formë katërkëndeshe dhe mbështetet në gjatësinë e tij tek apodyteri dhe tepidari (fig. 13). Është shtruar, njëlloj si koridori, me tulla trapezoidale.

Kanalet. Termet kanë një sistem të dyfishtë kanalesh: për furnizimin me ujë dhe për shkarkimin e ujrave të përdorur (tab. V). Furnizimi bëhej nëpërmjet një kanali të vetëm, me dy degëzime për të çuar ujë në frigidar dhe në kaldar. Uji merej nga një depozitë ende e pazbuluar, diku mbi murin e nymfeut, në këndin më lindor të tij. Prej këtu përcillej në një kanal me seksion katërkëndësh 0.20 m. të gjërë dhe 0.45 m të thellë, të ndërtuar me gurë e llaç e të veshur me llaç shamot. Kanali kalon gjatë murit të nymfeut dhe ruan trajtën e tij deri sa arrin frigidarin. Këtu duken gjurmat e një kanali që kthente në kënd të drejtë për gjatë murit lindor të frigidcrit, duke zbritur me pjerrësinë mbi kontrafortin e qoshes. Që aty një tub e përcillte ujin në basen. Tubi sot mungon dhe ruhen vetëm gjurmët e llaçit shamot në vendin e kapjes së tij në faqen lindore të frigidarit dhe një vrimë me diametër 0.20 m, nëpër të cilën tubi kthente për të dalë në hapësirën e brendshme të ambientit.

Në të njejtin vend bëhej edhe ndarja e ujit për në ambientet e nxehta. Një tubacion i përbërë prej dy pjese tubash keramike e devijonte ujin në një kanal të dytë, të ndërtuar në vazhdim të murit mbështetës të termeve. S'ka dyshim, se ai vazhdonte gjatë gjithë murit verior të termeve dhe kthente në murin lindor mbi piatabandat e dritareve, duke furnizuar të dy vaskat e sudatorit.

Shkarkimi i ujrave bëhej nëpër një rrjetë kanalesh, që përfundonin në një kolektor kryesor, i cili bashkohej në një pikë me kolektorin e nymfeut.

Gjatë murit verior të termeve kalonte një kanal i hapur që mblidhte ujrat që derdheshin në dysheme dhe ato që kondensoheshin në muret e ambienteve. Që nga sudatori këto ujra përcilleshin në tepidar, duke kaluar në një tub keramik, që përshkon murin ndarës në qoshen verilindore të dhomës. Këtu ujrat priteshin nga një lug i formuar prej një tjegulle të plotë solene. Uji kalonte në tepidar gjatë dyshemesë në anën veriore të dhomës, duke ndjekur pjerrësinë, që u dërgonte në një tub të dytë keramike në murin ndarës me apodyterin. Duke vazhduar gjithmonë rrugën gjatë dyshemesë, pranë murit verior, ujrat e grumbulluara derdheshin në një pusetë në këndin verilindor të ambientit. Puseta mbulohet me një pllakë katërkëndëshe 0.55 x 0.30 tn. prej mermeri të bardhë (fig. 14). Në qendër të saj është traforuar një rozetë tetë fletëshe brenda një rrethi me diametër 0.28 m. Në anët e rrethit janë traforuar ndërmjet fletëve të rozetës trekëndesha të vegjël. Nëpër vrimat ujrat derdheshin në pusetë dhe aty përcilleshin në një kanal nën dyshemenë e dhomës për në kolektorin kryesor. Kanali është ndërtuar me mur guri të veshur me suva llaçi shamot dho shtrojë tjeguhash solene, që mbajnë shenjën 7 të inçizuar me dy gishta.

Shkarkimi i vaskës në formë patkoi të sudatorit bëhej nëpërmjet një vrime në murin lindor të saj. Dy tjegulla solene të vëna pjerrtas në anën e jashtme të murit e drejtonin uiin në një kanal të ndërtuar me gurë e llaç. Kanali shkon drejt jugut paralel me murin e termeve dhe kthen në kënd të drejtë nga lindja, për tu futur nën dyshemenë e prefurnit dhe të ambientit ndihmës. Muret e këtyre ambienteve kanali i kalon nën harqe tullash, ndërsa në pjesen tjetër mbulohet horizontalisht me tulla.

Frinidari shkarkonte nëpërmjet një kanaii që ndjek nië viië të drejtë për në kolektor. Kanali ka gjërësi 0.31, lartësi 0.36 m. dhe është ndërtuar njëlloj si kanali i tepidarit.

Kolektori kryesor, që kalon mbi murin e teracimit të monumentit, është ndërtuar me gurë e llaç gëlqereje dhe është suvatuar me llaç shamot. Ka seksion trapezi me gjërësi 0.38 (0.30 m) dhe thellësi 0.50. m. Takohet me kolktorin e nymfeut në drejtim të frigidarit, për të derdhur ujrat bashkërisht në një grykë në drejtim të jugut.

 

Vërejtje mbi teknikën e veprimit

Muratura. Nymfeu dhe termet janë punuar me të njejtat materiale dhe teknikë ndërtimi. Kjo të bie në sy që në vështrimin e parë mbi muraturën. Muri mbajtës dhe muri i teracimit i nymfeut përbëjnë ndërtime me derdhje qurësh të vegjël e llaçi, që përshkohen nga breza tullash dhe kanë në fasadë një faqe muri prej gurësh me forma të pa rregullta (Tab. la, III a). Ato bëjnë pjesë në këtë drejtim në tipin e muraturës opus incertum me breza tullash, të quajtura zakonisht opus mixtum Të dy janë përforcuar me pilastra katërkëndëshe 0.95 x 0.33 m., të ndërtuara vetëm me tulla 0.29 x x 0.17 x 0.04 m., të cilat janë vendosur rreth 2.50 m. larg njëra tjetrës. Tek muri mbajtës janë kaluar dy breza tullash 1.10 m. mbi njeri tjetrin, të cilët përshkojnë horizontalisht gjithë fasadën e murit, i poshtëmi në lartësinë e pragjeve të hauzeve, ndërsa i sipërmi në atë të shpatullave të harqeve të hyrjeve. Brezat përbëhen nga dy rreshta tullash 0.31 x 0.15 x 0.04. Trashësia e llaçit midis tyre është 0.03 — 0.04 m. Tek muri i teracimit ruhet vetëm një brez i cili shkallëzohet duke ndjekur pjerrësin e terrenit. Gjërësia e brezit është 0.11 m.

Të dy muret dallohen vetëm nga trajtimi i fasadave. Tek muri i teracimit në tërësinë e fasadës të tipit opus incertum, takojmë edhe një fragment të së njëjtës kohë me fuga të mbushura të vijëzuara në një rrjetë poligonale (fig. 15). Muri i fasadës së nymfeut ka një trajtim më dekorativ. Në fasadë janë vendosur gurë mesatarë e të mëdhenj, në largësi të theksuara nga njëri tjetri. Fugat janë mbushur me një shtresë të trashë llaçi me rërë të ashpër i cili i vishet sipërfaqes së rrafshtë të gurëve duke u trajtuar me mistri në formë të një kornize që kufizon gurin (fig. 16). Po për arësye dekorative janë futur në këto sipërfaqe llaçi copa tullash, janë stampuar rrathë të vegjël dhe janë vizatuar me inçizim në mënyrë skematike peshq, pranë hyrjeve të hauzit 2 dhe 3. Mo krijimin e kornizave dhe vendosjen e copave të tjegullave nuk është ndjekur ndonjë rregull i caktuar dhe efekti dekorativ është mbështetur në lojën e çrregullt të hijës dhe dritës.

Nuk ka ndonjë ndryshim kohor midis tri mënyrave të ndryshme në realizimin e fasadave të dy mureve, sepse në vazhdim të murit të teracimit, për nga termet është punuar një copë me mënyrën e kornizave. Kështu në murin e teracimit ndeshin të zbatuara, në të njejtën periudhe ndërtimi, të tëra stilet e trajtimit të fasadave.

Muret e termeve janë ndërtuar të gjithë me teknikën opus incertum me breza tullash që përshkojnë tërë gjerësinë e murit (f:g. 18-19). Janë përdorur gurë shtufi të thyer në formë shumkëndëshe, që nuk e ka-lojnë madhësinë 0,10 m dhe si lidhës llaçi i gëlqeres, i pregatitur me rërë të ashpër lumi. Brezi i parë i tullave prej tre rreshtash me gjërësi 0.19 m. shënon kufirin ndërmjet themelit dhe murit të dhomës. Mbi të vazhdon muratura prej guri në lartësinë 0.60 m. pason një brez prej dy rradhë tullash me lartësi 0.10 m. dhe fuga llaçi 0.02 m., i cili përsëritet mbi një muraturë guri me lartësi 0.30 m., kësaj radhe me tre rreshta (0.17 m) me fuga llaçi 0.02 m. Dy breza të tjerë prej dy rreshta tullash me gjërësi 0.11 m. nivelojnë lartësi prej 0.83 dhe 1.10 m. Brezat kalojnë në të njëjtën nivel në të gjithë muret e ambienteve të termeve, duke u lidhur në qoshet kornizat e dyerve dhe dritareve me muraturë të plotë tullash. Në këto vende lidhja midis mu-raturës së gurit dhe të tullës bëhet përveç brezave edhe me dalje të shkurtëra tullash, që futen në muraturën e gurit. Brezi më tipik i tullave ëshlë ai prej dy rreshtash me fugë llaçi prej 0.02-0.04 m, por në frigidar kemi breza me pesë rroshta me fuga llaçi prej 0.03 m. dhe gjërësi brezi 0.32 m. Për faqen e jashtme të mureve të termeve është karakteristike vënja në dukje e fugave midis gureve, në ndryshim me murin e fasadës së nymfeut ku janë mbushur me llaç jo vetëm fugat, por edhe një pjesë e sipërfaqes së jashtme të gurit. Sidoqoftë, të dy muret e arrinin efektin dekorativ nëpërmjet murit të çveshur.

Harqet, qemeret dhe kubetë. Me harqe tullash kanë qenë mbuluar të gjitha dyert e ambienteve që ruhen, si dhe dritaret, me përjashtim të asaj të sudatorit, që mbulohet rne një piatabandë guri. Ruheshin në gjendje më të mirë harqet e hyrjes dhe dritareve të frigidarit, ndërsa tek dyert ruheshin gjurmët e shpatullave të harqeve. Në gjendje të plotë ruhen edhe harqet e hyrjeve të hauzeve. Me përjashtim të dritareve të frigidarit, që janë mbuluar me hark me kurbaturë të shtrirë, në rastet e tjera është zbatuar harku me kurbaturë të plotë. Gjithashtu përbën një përjashtim mënyra e ngritjes së harkut mbi shpatullat e hyrjes në hauzin nr. 1, me diametër që e kalon gjerësinë e 'hyrjes.

Qemeret janë ndërtuar vetëm në kamaret e nymfeut për të mbuluar hauzet dhe galeritë e shkurtëra që të çojnë tek ato. Është përdorur vetëm forma cilindrike, që është realizuar me vendosje gurësh bigori ose tullash të lidhur me llaç gëlqereje mbi kallëpin prej dërrasash ose drurësh të rrumbuilakët.

Kubetë janë përdorur në dy raste: për mbulimin e frigidarit dhe të absidës ku është vendosur njera nga vaskat e lakonikut; nga këto, e para ruhet plotësisht (tab. Va, b). Kubeja- ngrihet mbi një bazë katërkëndëshe të formuar nga muri verior i ambientit dhe muret mbi harqet e hapësirave të dritës. Në të katër qoshet janë ndërtuar trekëndësha prej tjegullash solenë të vendosura njera mbi tjetrën, me anë të prera pjerrtas me sqepar. Kubeja është ndërtuar me gurë bigori të vendosur në një hark të shtrirë. Mbi të është derdhur llaç dhe pastaj një përzierje llaçi dhe gurësh deri në horizontal, gjë që i jep frigidarit një formë kubike. Në sipërfaqen e poshtëme të kubesë ruhen gjurmët e armaturës prej dërrase, mbi të cilën kanë qonë vendosur gurët.

Gjatë gërmimit të kaidarit u gjetën pjesët e një kalote në formë sektori rrethor, që mbulonte vaskën në formë patkoi. Ka qenë ndërtuar po ashtu me një derdhje gurësh dhe llaçi.

Suspensura. Mënyra e ndërtimit të dyshemesë në ambientet e termave është bërë në përshlutje me funksionin e tyre: në ambientet e nxehta përbën suspensurë ndërsa në të tjerat dysheme të zakonshme. Si mbështetje e suspensurës në lakonik dhe sudator (fig. 20) ka shërbyer një shtrojë horizontale prej tullash të vendosura në vija të drejta. Mbi këtë shtrojë, në distanca rreth 0.40 m, janë vendosur në një sistem kuadratik tulla që shërbenin si bazament për kolonat e hypokaustit. Këto të fundit janë ndërtuar prej tullash të rrumbullakta, të lidhura me llaç gëlqereje me trashësi sa të tullës. Nën vaskal kolonat janë ndërtuar prej tullash katërkëndëshe.

Suspensura ka patur tek dhomat një trashësi 0.26 m, të formuar nga një shtrojë tullash bipedale, që vendosej mbi kolonat, nga një shtresë prej copa tjegulle të vendosura pjerrtas në një mbushje llaçi shamot prej 0.17 m dhe një shtrojë të fundit vetëm prej llaçi shamot. Tek vaskat suspensura është më e trashë ngaqë mbi kolonat janë vendosur dy rreshta tullash në atë katërkëndëshe (tab. III, C) dhe tri rreshta në atë në formë patkoi.

Në ambientet e tepidarit shtroja e dyshemesë është e njëllojtë me atë të ambienteve të nxehta, por në vend të kolonave ajo qendron mbi një shtresë dheu të ngjeshur. Dyshemetë e apodyterit dhe frigiderit janë shtruar po ashtu me llaç shamot.

Suvaja. Pjesë të plota të saj ruhen në apodyter, në faqet veriore dhe perëndimore të ambientit. Në trashesinë prej 0.025 m. suvaja përbëhet prej një shtrese llaçi gëlqereje me përzierje rerë të ashpër, një cipë të hollë sherbeti gëlqereje të pastër dhe cipës së bojës. Bojatisja është bërë me një sistem kuadratesh vertikale dhe brezash kufizues.

Suvaja e faqes veriore ruhet në gjëndje më të mirë (fig. 21). Sipërfaqja që ka mbetur e lirë nga kamarja është bojatisur me një ndarje panelesh katërkëndeshe, të vendosur në mënyrë simetrike, që qarkohen nga breza prej rypash shumë ngjyrësh. Paneli qëndror është lyer me ngjyrë vjollcë. Në të është vizatuar skematikisht me bojë qielli një bimë me gjethe shpate. Dy rrypa vertikale ngjyrë mavi shënojnë ndarjen me dy panele të mëdha të lyer me bojë të kuqe. Me një bojë të bardhë janë shënuar konturer e këtyre paneleve dhe janë krijuar ndarje drejtkëndëshe më të vogla brenda tyre. Në sipërfaqen rreth kamares është shtuar një panel tjetër po me të njëjtat ngjyra dhe ndarje. Të gjithë panelet qarkohen nga një kornizë katërkëndëshe prej rrypash të bardhë, të kuq dhe mavi. Vazhdon mbi të një fushë e bardhë dhe një kornizë tjetër shumëngjyrëshe, që shënon fillimin e një kornoozimi, i cili nuk është ruajtur. Në faqen perëndimore të ambientit ruhet më mirë suvaja në krahun e djathtë të hyrjes për në dhomën e dytë të tepidarit (fig. 22). Ka një panel të vetëm katërkëndësh, me konturë të shënuara me vija të bardha rreth fushës së lyer me të kuqe. Lart dhe poshtë janë kaluar në gjerësinë e panelit dy shirita me bojë qielli dhe përqark korniza e zakonshme me ngjyrë jeshile, vjollcë dhe të bardhë. Një fushë e dytë, që ruhet pjesërisht, vazhdon mbi një brez të dytë me të njëjtat ngjyra si ato të faqes veriore.

Periudhat e ndërtimit. Në kompleksin e termave dhe nymfeut të Bradasheshit dallojmë dy periudha ndërtimi (tab. Ib), nga të cilat e dyta përbën një shtesë të kufizuar muresh. Periudha e parë e ndërtimit është ralizuar në dy faza të përcaktuara nga ndryshimi i projektit të parë të termeve. Ky projekt përmbante ndërtimin e dy ambienteve të ngrohura me hypokaust: kaldarit dhe tepidarit. I pari përbënte një dhomë të vetme dhe do të kishte vetëm vaskën në formë patkoi.

Ngrohja do të bëhej nga një furrë e vendosur në murin jugor të kaldarit dhe nxehtësia do të qarkullonte’ nën suspensurën e këtij, duke kaluar në tepidarin nëpermjet gjashtë vrimave të mbuluara me qemer gjysëm rethor prej tullash. Qarkullimi i plotë i nxehtësisë do të bëhej me daljen e ajrit nga një vrimë në këndin jugperëndimor të tepidarit, e cila është lënë pa u përfunduar.

Projekti pësoi një ndryshim në fazën e parë të punimeve, sipas të cilit u mbyllën me mur gurësh vrimat për komunikimin e hypokausteve të kaldarit dhe tepidarit (fig. 23). Në tepidar u anullua ndërtimi i suspensurës dhe dyshemeja u vendos mbi një shtresë dheu të ngjeshur, që mbushi boshllëkun e parashikuar për hypokaustin.

Periudha e dytë e ndërtimit përfaqësohet nga ndryshimet e bëra në kaldar, ku u prish suspensura dhe ambienti u nda në dy dhoma me një mur që fillonte nga bazamenti. Mbi furrën u ndërtua një vaskë e dytë, katërkëndëshe. Në këtë kohë u shtuan edhe sofatet në ambientet e tepidarit dhe apodyterit. Ky ndryshim duhet të jetë bërë për të arritur një ngrohje më të mirë të kaldarit dhe ndoshta lidhet me futjen e elementeve të rinj në procesin e larjes. Periudha e dytë e ndërtimit përmbledh gjithashtu ngritjen e mureve në pjesën jugore të termeve për të krijuar një ambient të mbyllur në prefurn, si dhe për krijimin e një koridori të gjatë që kalon krahas tij. Në nymfë kemi ndryshime të ndjeshme, përveç ndërlimit të vaskës së hapur.

Duket se pas daljes nga përdorimi të termeve shërben si banesë vetëm apodyteri. Pjesa tjetër, e shkatërruar, u përdor më vonë për të nxjerrë materialet e ndërtimit, me të cilat u ngritën banesa të thjeshta në perëndim të termeve.

Datimi. Për caktimin e kohës së ndërtimit dhe funksionimit të monumentit duhet të nisemi nga një sërë konsideratash, që rrjedhin nga vrojtimi mbi planimetrinë, teknikën e ndërtimit dhe gjetjen arkeologjike.

Përsa i përket planimetrisë, të dy pjesët e monumentit, termet dhe nymfeu, përbëjnë nga pikpamja arkitektonike, zgjidhje origjinale të kushtëzuara nga terreni dhe funksioni i tyre në shërbim të rrugës Egnatia. Për termet do të ishte i arësyeshëm një krahasim kryesisht me monumentet e këtij karakteri me përmasa të vogla. Në këtë drejtim ka një ngjashmëri funksionale me termet e kohës perandorake në Butrint dhe me ato të Zevgolatios (Greqi), ku vëmë re (tek këto të fundit në periudhën e parë të ndërtimit, që i takon shek. ll-lll të e. sonë) një kaldar me dy vaska, njëra katërkëndëshe dhe tjetra gjysëm rrethore. Një vaskë gjysmë rrethore me ndërtim pothuaj të ngjashëm me tonën mund të sillet si shëmbull edhe nga një godinë publike në Nova Bullgari.

Nymfetë e tipit me fasadë (sipas klasifikimit të N. Neuerburg), të cilëve i takon edhe monumenti i ynë, fillojnë të ndërtohen nga mesi i shek. I të e. sonë, por karakteristike bëhen për shek. ll-lll të e. sonë.

Përsa i përket teknikës së ndërtimit, tek termet gjejmë përsëri elementë për të përforcuar datimin e mësipërm. Përdorimi i suspensurave anësore me tubulë, të cilën e takojmë në Bradashesh, tek vaska gjysëm rrethore dhe në murin nga jugu i tepidarit, i takon viteve 100-300 të e. sonë. Aplikimi i kubesë në frigidar dhe kalotës në ambientin e kaldariumit na çon gjithashtu në shek. II të e. sonë kur kemi një zbatim të rëndomtë të tyre në ndërtimet e vogla.

Mënyra e ndërtimit të mureve paraqet veçori, të cilat nuk lejojnë futjen në skemat e zakonëshme të teknikës romake të ndërtimit. Megjithëse opus incertum me breza tullash ndërpritet në Romë me Hadrianin, njihet përdorimi i tij në provincat lindore edhe gjatë kohës së Antonin Piut dhe Mark Aurelit, veçanërisht në ndërtimet hidraulike. Një përjashtim të tillë përbën me siguri edhe monumenti që trajtojmë. Këtu kemi një kalim nga tipi i vërtetë i opus incertum, në mura-turën prej gurësh lumi të përshkruar nga breza tu-llash, që bëhet e zakonshme në ndërtimet e vona an-tike të vendit tonë, për të cilën mund të përdorim ër dallim termin opus mixtum. Një shëmbull klasik të opus incertum me pesë rreshta tullash në brez me lartësi një këmbë, të tipit të njohur në monumentet romake të fundit të shek. I- fillimit të shek. II. të e. sonë, e kemi në amfiteatrin e Dyrrahut dhe ujë-sjellsin e Buthrotit. Në shek. II të e. sonë kemi raste të përdorimit të muraturës opus reticulcitum që ndërpritet tashmë prej brezash me tre rreshta tullash. Kjo përbën një mënyrë kalimtare ndërtimi që realizohet gjatë shek. ll-lll me braktisjen e opus reticulatum dhe zbatimin e opus incertum me një numur të pakët rreshtash me brezin e tullave (2-3 rreshta). Mund të mendojmë se kjo teknikë mbetet karakteristike për këtë kohë, me përjashtim të rasteve të rralla, kryesisht në ndërtimet hidraulike, ku ndeshim ende brezin me pesë rreshta tullash, në kalimin nga shek. II në shek. Ill-të e. sonë. Rastet e tjera të përdorimit të brezave të tullave i takojnë shek. IV (kalaja e Elbasanit. Porta) dhe dallohen nga opus incertum i shek. l-ll nga përdorimi i gurëve të zallit, që vendosen në rreshta të rregullt, si dhe nga brezi prej katër rreshta tullash. Në Bradashesh muratura e termeve dhe e murit të teracimit të nymfeut përfaqëson një teknikë të qartë opus incertum, duke patur kryesisht dy rreshta tullash në brez, por edhe raste me pesë rreshta. Mund të shohim këtu shenjat e braktisjes së kësaj teknike, për të kaluar në një mënyrë të re të muraturës me breza tullash. Kjo përpjekje është bërë tek muri mbajtës i nymfeut ku gurët janë vendosur në mënyrë të rregullt, ndërsa dallimi i çdo guri tipik për opus incertum, jepet në një formë të re nëpërmjet theksimit të kornizës së llaçit. Këtë të fundit e kemi vërejtur si mënyrë dekoracioni të thjeshtë edhe në kalanë e Elbasanit dhe atë të Portës. Nga këto tipare, përsa i përket teknikës së ndërtimit të mureve, monumenti i Bradasheshit lidhet me një peniudhë kalimtare nga opus incertum me breza tullash në opus mixtum me gurë lumi, në shek. ll-lll të e. sonë.

Mënyra e lyerjes së murit tek apodyteri na shërben gjithashtu si një pikëmbështetje për datimin e monumentit. Një mënyrë mjaft të ngjashme kompozimi të paneleve dhe kombinimi të ngjyrave të kuqe, jeshile, blu dhe violet i gjejmë tek vila e Hadrianit që i takon viteve 120-136 të e. sonë. Mbizotërimi i së kuqes së fortë, tipik për Bradasheshin, takohet veçanërisht në gjysmën e dytë të shek. II të e. sonë, kur vizatimi me panele është mjaft i shpeshtë.

Gjetjet arkeologjike na japin pika mbështetje për të kufizuar periudhën e ndërtimit dhe të funksionimit në një terminus post quem dhe ante quem. Për të parën mund të na shërbejë copa e gurit të varrit me mbishkrimin hic situs est, formulë tipike për shek, I të e. sonë, që është murosur në sofatet e tepidarit. Kohën e fundit të funksionit të termeve e jep keramika e gjetur në ambientin e apodyterit, e cila i takon shek. IV të e. sonë. Gjetja e keramikës së të njëjtës kohë në ambientet e banimit të ndërtuara me materiale të grabitura nga monumenti, dëshmon se shek. IV shënon edhe fundin e termeve si godinë.

Duke u mbështetur në një numur të mjaftueshëm elementesh datuese, mund të përcaktojmë si kohë të ndërtimit të termeve gjysmën e dytë të shek. ll-të e. sonë, ose gjysmën e parë të shek. III. Periudha e rindërtimeve mund të vendoset në shek. lll-të e. sonë. deri në prishjen e monumentit në fillim të shek. IV.

Ngritja e termeve dhe nymfeut në afërsi të rrugës Egnatia nënkupton qënien e një stacioni rrugor, pjesë të të cilit do të ishin të dy monumenteve, por sidoqoftë nuk mund të flitet për një qendër me shtrirje të madhe dhe me jetë intensive. Me sa duket stacioni i vogël i Bradasheshit u krijua në kohën kur Skampini, që nuk ishte më tepër se 7 km. larg, sapo zhvillohej si qytet. Në kushte të një rritje spontone të qytetit, me vështirësitë e natyrëshme të furnizimit me ujë, vazhdoi të ndjehet nevoja e termeve dhe e nymfeut të Bradasheshit. Në mesin e shek. IV Skampini ka marrë formën e plotë si qytet dhe pak kohë më vonë rrethohet me mure. Me këtë koinçidon rrënimi dhe braktisja e termeve dhe nymfeut të Bradasheshit. Krisjet harkore nëpër mure tregojnë se goditja e parë u dha nga një tërmet. Pas kësaj nuk u ndje më nevoja e rindërtimit të monumentit dhe vetëm pjesa e padëmtuar u përdor përkohësisht për banesë.

Përsa i përket identifikimit të këtij stacioni të vogël rrugor, ne mbetemi për lokalizimin me mutatio Ad Quintum të Itinerarit të Burdigalës (Cuntz, 608,3). Distanca prej 6 miljesh që jepet nga Skampini nuk përputhet në fakt me largësinë prej 7 km, të monumentit nga kalaja e Elbasanit. Por vetë emëri i stacionit na kujton se numuri i miljeve të distancës duhet të jetë pesë dhe jo gjashtë, shifër që korespondon afërsisht me gjatësinë e rrugës, po të kemi parasysh se ajo kalonte rrëzë kodrave. Përmendja e stacionit në një itinerar të shek. IV të e. sonë përputhet me kohën e funksionimit të termeve.

Gjetjet. Gjatë gërmimit të monumentit dolën në dritë kryesisht materiale ndërtimi të depozituara pas prishjes së tij. Vetëm në ambientin e apodyterit dhe në një ambient banimi në pjesën perëndimore të termeve u kapën shtresa kulturale, që përmbanin keramikë përdorimi të përditshëm. Në apodyter keramika u gjet në një shtresë të depozituar mbi dyshemenë e ambientit në kohën kur ky e kishte të humbur funksionin e tij lidhur me termet dhe kishte shërbyer si dhomë banimi. Në anën perëndimore të termeve, në faqen e pjerrtë të kodrës, ka qenë hapur një vend për vendosjen e një banese të vogël. Këtu u dalluan horizonte pa ndonjë diferencë të madhe kohore midis tyre. Horizonti i poshtëm, i depozituar mbi terracën e krijuar në vazhdim të murit të terracimit, në drejtim të perëndimit, përfaqësohet nga një shtresë rreth 1 m., që përmban mjaft fragmente keramike. Horizonti i dytë fillon me një shtrojë tullash që i takon një banese të ndërtuar me materiale të nxjerra nga rrënojat e monumentit. Të dy horizontet lidhen me një periudhë jete, që ka vazhduar në atë territor pas shkatërrimit të termeve dhe që mund të na shërbejë, njëlloj si shtresa e depozituar në apodyter, si një terminus ante quem për kohën e funksionimit të monumentit.

Ndërmjet keramikës së gjetur në apodyter dhe asaj të banesës në perëndim të termeve ka dallime, të cilat diferencojnë në kohë, gjithmonë brenda shek. IV të e. sonë. Duke qenë se në keramikën e apodyterit gjejmë forma dhe teknika më të hershme mund ta vendosim atë në gjysmën e parë të shek. IV. Gjetja e monedhave të Valentinianit I dhe e një kandili me monogramin e Krishtit, na jep si kufi për pjesën tjetër të keramikës, gjysmën e dytë të shek. IV të e. sonë. Kjo përputhet edhe me vetë zhvillimin e jetës në këtë qendër.

Pas zbulimit të plotë, në vitin 1968, u kryen disa punime me karakter konservimi dhe restaurimi në ambientet e termeve që paraqiteshin më të dëmtuara.

Ambienti që rrezikohej më tepër, ishte frigidari. Prishja e harqeve të dy dritareve dhe portës që e lidh me apodyterin, si edhe dëmtimi i qoshes jugperë-ndimore rrezikonte qëndrueshmërinë e kubesë. Vetë kjo kishte të çara të theksuara dhe në disa vende kishte humbur mbështetjen.

Për të siguruar përkohësisht qëndrueshmërinë e kubesë, u morën masa të menjëhereshme konservuese, të cilat konsistonin në forcimin e qoshes jugperëndimore. Për këtë u krijua një veshje e fortë me dërrasa pishe të forcuara me binarë (fig. 24) dhe boshllëqet u mbushën me rërë të ngjeshur. Kjo përbënte një kontrafort të sigurtë për tensionin e ushtruar nga ana e kubesë. Nga ana tjetër, për të lehtësuar peshën ndaj qosheve, në qendër të saj u vendos edhe një shtyllë druri.

Realizimi i projektit të restaurimit filloi me harqet e dëmtuara të frigidarit. Gjurmët për rindërtimin e tyre ishin të qarta sidomos në ato të portës dhe të dritares lindore. Në këtë të fundit, në krahun e majtë, harku ruhej gati plotësisht në një të katërtën e tij (fig. 25). Gjithashtu ruhej edhe në krahun e kundërt një pjesë e vogël, që lehtësonte punën për caktimin e kurbës. Nga harku i portës, që ishte në pjesën më të madhe i shembur, ruheshin gjurma të vogla në të dyja shpatullat, që lejonin ndërtimin e harkut në formë gati të gjysëm rrethit (fig. 26). Ndryshe qëndronte puna në dritaren jugore, ku harku ishte gati plotësisht i dëmtuar, Në krahun e majtë ishte pjesa më e madhe e shpatullës dhe vetëm dy tullat e fundit, që ishin në vendin e tyre, na dhanë mundësi të caktonim hapësirën e dritës. Në krahun e djathtë, së bashku me shpatullën ruhej edhe një pjesë e vogël e thembrës se harkut. Përveç kësaj, gjurmët e tij pas heqjes së tullave ruheshin në një pjesë të mirë nën murin që ngrihej mbi qemer. Këto gjurma bënë të mundur caktimin e një harku të shtrirë, të ngjajshëm me atë të dritares lindore.

Ngritja e shpatullës së majtë dhe ndërtimi i harkut të dritares jugore, si edhe ai i portës, ndihmonin njëkohësisht edhe në forcimin e qoshes jugperëndimore, nga e cila varej qëndrueshmëria e kubesë.

Si materiale ndërtimi u përdorën, llaçi bastard dhe tulla të reja me dimensione të aferta me ato të vjetrat, të pregatitura për këtë qëllim. Pas përfundimit të harqeve u vesh me mur guri pjesa e murit mbi to, duke ruajtur brezat e tullave dhe duke imituar teknikën e vjetër të ndërtimit. Boshllëku që krijohet ndërmjet murit të ndërtuar rishtas dhe masës së kubesë u mbush me beton. Në ato vende ku ndërmjet murit dhe kubesë krijohej një hapësirë më e madhe, siç ishte rasti mbi qemerin e portës, lidhja u sigurua edhe me shufra hekuri.

Në të njëjtën mënyrë u veprua edhe për qoshen jugperëndimore. Një blok muri me madhësi mesatare i kësaj qoshe ishte shkëputur krejtësisht nga pjesa qëndrore. Në këtë rast u pastrua mirë hapësira ndërmjet këtyre pjesëve dhe u derdh aty beton i holluar, me qëllim që të mbusheshin të gjitha boshllëqet. Më këtë mënyrë u sigurua lidhja e bllokut të shkëputur dhe njëkohësisht forcimi i kësaj qosheje ku vepron pesha e kubesë.

Punime me karakter forcimi u kryen edhe nën vaskën katërkëndëshe mbi kaldaj, ku u ngritën katër kolona të shembura, për të mbështetur fundin e vaskës. Për ndërtimin e tyre u përdorën tullat e gjetura në vend dhe si mjet lidhës llaçi bastard.

Masa të tilla konservuese u kryen edhe në suvanë e shkëputur nga muri në frigidar. Boshllëku u mbush me një përzierje gëlqere, çimonto, rërë. Me të njëjtën mënyrë u veprua cdhe në suvatë që ruhen në ambientet e tjera të termeve, si dhe në atë të apodyterit. Me qëllim që kjo pjesë të ruhej nga lagështira dhe sidomos nga shiu, u ndërtua, pa prekur monumentin, një strehë me skelet të lehtë metalik, e mbuluar me eternit.

Masa konservuese u ndërmorën, edhe në pjesë të tjera të monumentit, për tu siguruar nga dëmtimet e mundëshme.

info@balkancultureheritage.com