Banorët e fushës së Gjinokastrës. Kjo fushë formohet prej dy vargjeve gëlqerorë që shkojnë pothuej paralel, majat e të cilëve mbërrijnë deri në 4000 kambë naltësi. Ato kanë nji drejtim juglindje-jug edhe veriperëndim-veri dhe duken kudo si nji varg i pandërprerë, sepse fushat e Shukës në lindje dhe ajo e përroit të Kardhiqit në perëndim, nuk duken fare prej këndej. Në mes të këtyne dy vargjeve shtrihet një fushë prodhimtare, afër 10 orë e gjatë dhe nja 1 orë e gjysmë e gjanë. Këtë e përshkon nji lumë, që asht ujët kryesor të kësaj krahine; mirëpo vendasit nuk kanë nji emën të veçantë për të, ndërsa të huejt e emnojnë sipas qytetit të Gjinokastrës
Vazhdimi jugor i kësaj fushe ka ma fort nji drejtim veri-jug dhe kodrat që shtrihen përmes saj e ndajnë në tri fusha paralele, nga të cilat ajo e perëndimit asht shumë e bukur. Fusha në fjalë asht Dropulli dhe lumi që njom atë ka po këtë emën. Përrenjtë e këtyne fushave formojnë lumin në fjalë.
Afër dy orë larg prej derdhjes së lumit në Vjosë, të dy vargjet i afrohen atij dhe te ura e Subashit e ngushtojnë aq fort shtratin, saqë na shkon mëndja se në kohnat e vjetra kjo fushë do të ketë qenë këtu e mbyllun dhe se fundi i saj ka qenë nji liqen, derisa ujët mujti me ça nji rrugë përmes shkambinjve. Prej këtu fusha vazhdon të jetë e ngushtë, derisa mbërrin në rrafshinën e gjanë të Vjosës; këtu derdhet Drinosi afër një gjysmë ore mbi Tepelenën.
Në veri të përroit të Kardhiqit, pra, në lindje të lumit, ngrihen malet e egra dhe shumë të përçame, për të cilat folëm në pjesën e parë. Vargu perëndimor e ndan fushën e Gjinokastrës prej nji fushe të vogël dhe të thatë, e cila mban emnin vllahisht Zagori.
Krahina e Gjinokastrës asht ma e populluemja e të gjithë Shqipnisë dhe përbamja e popullsisë asht mjaft interesante, prandaj meriton nji vështrim ma të mirë.
Këtu gjejmë dy kontradikta të rrepta. Pjesa jugore e fushës asht greke, pjesa e veriut asht shqiptare dhe kufini gjator, që përshkruam ma sipër, shkon përmes tyne. Kufini gjuhësor në mes të dy elementeve dallohet ma mirë se në perëndim ose në jug të vendit, sepse atje përzihen të dy gjuhnat. Dhe kjo bie fort në sy, sepse kufini i gjuhëve nuk asht shënue prej natyrës.
Po ta krahasojmë gjuhën shqipe me gjuhën greke, atëherë mund të themi se këto janë si gjermanishtja me frëngjishten, d.m.th. për 50 shqiptarë që flasin greqisht vjen vetëm nji grek që flet shqip. Gjuha greke asht gjuha e shkrimit te toskët dhe, mbasi toska shëtit shumë në jetën e tij, ka edhe rast me e mësue këtë gjuhë ma shpejt. Por, siç duket, shqiptari mburret me greqishten e tij, ndërsa greku e urren shqipen si një gjuhë barbare.
Popullsia greke, pa përjashtim, asht e krishterë, shqiptarët pjesërisht janë muhamedanë. Në Gjinokastër dhe Libohovë ka hem kristianë, hem muhamedanë; këta të fundit janë me shumicë. Grekët që jetojnë këtu quhen të huaj. Banorët e Nepravishtës, të Kardhiqit dhe të gjitha fshatrat e Kurveleshit janë muhamedanë. Të krishtenë janë fshatrat zejtare të Lunxhërisë dhe të Rizës në verilindje dhe në përgjithësi të gjitha fshatrat që kanë toka në veri të fushës, d.m.th. t’asaj pjese që asht shqiptare.
Popullsia, pa marrë parasysh racën dhe fenë, ndahet ,në shumë pjesë në bazë të gjendjes shoqërore dhe zanateve që ushtron. Këto do t’i vërejmë ma me kujdes.
Në Gjinokastër banojnë pronarët e tokave të rrethit, të gjitha fshatrat e fushës janë të tyre, por ata kanë edhe prona të tjera jashtë rrethit të Gjinokastrës. Këta banojnë në shtëpia të nalta, të sigurueme mirë, të cilat në dhomat e poshtme kanë frangji kah rruga. Dritaret janë nalt, zakonisht dyfishe, porta e brendshme asht vendosë në mënyrë që nga rruga nuk shifet oborri i dytë. Këto ndërtesa kanë nji farë ngjasie me kështjellat qytetare të Kohës së Mesme, bile edhe stili primitiv, por interesant, i tyne na kujton ma fort Perëndimin se Lindjen.
Edhe rrojtja e banorëve të tyne i ngjasonte kalorësve të qyteteve tona, së pakut në kohnat e para. Çdo njeri me randësi i përdorte të ardhunat e veta për me mbajtë sa ma shumë shërbëtorë, me të cilët shkonte në luftë, kur e kërkonte Sulltani, ose kur kishte qejf me u shërbye si mercenar pashallarëve ose të mëdhenjve të Perandorisë Osmane. Në kohë grindjesh, kur ziheshin haptas shoq më shoq partitë e qytetit, dhe nji gjendje e tillë ishte pothuej e zakonshme, ai ruente shtëpitë me njerëzit e vet dhe mbas mureve të saj harxhonte kot shumë barot kundra frangjive të shtëpive armike. Në.të tilla raste, rrallë derdhej gjak, sepse secili ishte i mprojtun mirë.
Nganjiherë këta zotni delshin në pritë, kur shpresonin me ba ndonji plaçkë të madhe dhe përpiqeshin me i humbë gjurmat e tyne; por kjo mjeshtri nuk ushtrohej kaq haptas prej fisnikërisë si te ne dhe me këtë merreshin vetëm feudalët e vegjël. Por, në anë tjetër, fisnikëria, përveç zanatit të luftës, kishte edhe nji zanat tjetër, sikundër edhe kalorësit e Romës. Vetëm ajo mund t’i merrte doganat, të dhjetat dhe monopolet; zakonisht, shoqnitë e sipërmarrësve formoheshin simbas partive të tyne politike, për mbajtjen e të cilave kontribuonte shumë kjo tregti. Fisnikëria e Shqipnisë edhe sot merret me këtë tregti, e cila asht burimi i saj kryesor.
Feudalët që kanë toka ose shkojnë mercenarë, marrin të dhjeta dhe dogana, natyrisht janë të gjithë besnikë të fesë dominuese. Rreth këtyne grumbullohej vegjëlia e klasës luftarake të qytetit dhe të rrethit që gjente tek ata ushqim qoftë si mercenarë, qoftë si shërbëtorë. Ata që ishin ma të zotët shkonin në kurbet dhe baheshin mercenarë ose delshin kaçakë dhe zhvishnin udhëtarët. Vetëm pak qytetarë muhamedanë merreshin me tregti apo me zejtari, punë këto që ma përpara nuk konsideroheshin të ndershme, prandaj zakonisht u liheshin banorëve të krishtenë.
Popullsia muhamedane e Libohovës dhe e Nepravishtës, që gjinden në lindje të fushës, asht lidhun ngushtë me gjinokastritët nëpërmjet zakoneve, mënyrës së jetesës dhe partive politike. Përkundrazi, banorët muhamedanë të Kardhiqit dhe banorët e krishterë të Hormovës, emra që kanë marrë nji famë të vajtueshme falë hakmarrjes së tmerrshme të Ali Pashës, jetonin pothuaj krejt si mercenarë.
Hormovitët njikohësisht ishin dhe hajdutë të mëdhenj; fshati i tyne gjindet në qafat që përshkruem ma sipër. Udhëtarët që shkonin për në veri banin ma mirë nji rrugë të vështirë nëpër malësinë e Kurveleshit, e cila nuk ishte ma pak e rrezikshme. Këta hormovitë nuk janë të vetmit shqiptarë luftëtarë të Jugut, që i kanë mbetë besnikë fesë se tyne. Edhe banorët e krishterë të Zagorisë në juglindje të fushës në fjalë, ashtu si edhe himariotët në bregdetin e Akrokeraunies, e fitojnë bukën si mercenarë. Edhe në Kurvelesh shkojnë shumë vetë ushtarë me rrogë, por këtu nji pjesë e madhe e popullsisë thjesht muhamedane janë barinj gjashë. Bujqësia asht lanë mbas dore, sepse tokat janë të pakta dhe të dobëta. Prandaj Kurveleshi, kur bahet bereqeti mirë, e siguron bukën për 8 muaj, kur nuk bahet, vetëm për 4 muej. Sasinë që i mungon duhet ta blëjë nga jashtë.
Vargu lindor që përshkruem, nuk zbret aq pjerrët në fushë sa ai i perëndimit, prandaj edhe shpatullat e tij kanë ma shumë vende për banim dhe për mbjellje. Këto ara nuk janë aq pjellore sa ato të fushës, por ia vlen barra qeranë me i punue dhe me i mbjellë; këtu e kemi Çalën sidomos për Lunxhërinë që shtrihet përballë Gjinokastrës; atje gjenden 9 fshatra të lira, shtëpiat e të cilave janë shumë të përhapuna, simbas zakonit shqiptar dhe të rrethueme me qipshte. Banorët nuk merren me bujqësi, meqë toka asht e dobët, por me zejtari dhe punojnë në kurbet. Prandaj edhe popullsia e Lunxhërisë zakonisht përbahet prej grave, fëmijëve, pleqve dhe sakatëve, të cilët kujdesohen për punimin e arave, të vneshtave të rrushit dhe për punët e shtëpisë. Të gjithë burrat që janë në gjendje me punue, shkojnë në kurbet dhe vijnë rrallë në vendin e tyne.
Banorët e Rizës, përkundrazi, janë tregtarë vogëlsinash; ndër ata janë edhe disa që punojnë pëlhura. Disa familje, madje, ushtrojnë edhe punën e xherahut.
Labovitët përpara kanë qenë të gjithë pëlhurendës, por sot kanë mbetë pak, shumica janë tregtarë vogëlsinash. Nji familje e atjeshme, Mikançulati, si duket nji familje e ardhun, ma përpara merrej me blegtori. Sot të gjithë pjesëtarët e kësaj familjeje janë tregtarë vogëlsinash.
Si këto dy krahina me banorë shëtitës, ka edhe shumë të tjera në Epir. Edhe zagoritët e himariotët jetojnë në kurbet si mercenarë. Banorët e Delvinaqit që flasin greqisht, krahina e të cilëve në veri takon me Zagorinë dhe në perëndim vjen deri te malet në lindje të Gjinokastrës, punojnë në kurbet si kasapë dhe kopshtarë, sidomos në Stamboll. Edhe ndër fshatrat e kësaj krahine pak burra mbesin në shtëpi, të tjerët e fitojnë bukën me kurbet.
Lugina e liqenit të Janinës ndahet në lindje prej Zagorisë nëpërmjet nji vargu të thatë. Kjo ka 44 copë katunde, të cilat, me pak përjashtime, banohen prej furrëxhinjve, bakajve, mejhanexhinjve, mjekëve dhe tagrambledhësve shëtitës. Në Turqinë Evropiane, në Mbretninë Greke dhe ndër brigjet e Azisë së Vogël nuk gjindet qytet mesatar që nuk ka nji koloni prej këtyne, madje gjer edhe në viset ma të mshefta të Azisë së Vogël.
Por kjo vlen edhe për ustallarët (ata janë hem muratorë, hem marangozë) e Shqipnisë së Mesme, sidomos të Kolonjës dhe të Dibrës. Atje ushtrojnë po këtë zanat të gjithë banorët e nji krahine.
Ata që bajnë mure në Turqinë Evropiane dhe në Mbretninë e Greqisë, ose presin dru, ose sharrojnë dërrasa, që të gjithë janë nga Shqipnia. Këtu ka dhe krahina ku druvarët, sharrëxhinjtë dhe gërmuesit e kanë trashëgue mjeshtërinë e tyne. Këta zejtarë punojnë së bashku; ata udhëtojnë bashkarisht nën kryesinë e nji mjeshtri të vjetër dhe transportojnë materialin e duhun me anë të kafshëve. Thuhet se numri i zejtarëve epirotas që punojnë në Stamboll dhe në rrethet e tij asht 6.000.
Muratorët, druvarët dhe gërmuesit kthehen për Shëngjergj në banimet e tyne dhe ikin në Shënmitër, sepse besojnë se vetëm atëherë mund të ruajnë shëndetin, në qoftë se verën e kalojnë në ajrin e pastër të maleve të tyne. Këtu kanë edhe njifarë të drejtë, sepse në Greqi, Tesali dhe Maqedoni ka pak vende që janë të shëndetshme në verë. Zejtarët në Qalë punojnë, mundësisht, po në atë vend ose se pakut në atë krahinë, por vitin tjetër shkojnë atje përsëri vetëm në qoftë se nuk kanë sigurue gjetiu nji punë tjetër ma të mirë. Prandaj edhe zgjidhja e vendit të punës asht për ata nji çashtje me randësi. Grupi që niset nën kryesinë e nji mjeshtri të vjetër punon nji kohë bashkarisht, por ndonjiherë ngjan që njani ose tjetri shkëputet nga shokët e vet ose grupi i gjithë shpëmdahet, por kjo asht nji turp për ta. Për me ba punime ma të mëdhaja bashkohen shume grupe, por zakonisht nji grup ndahet ne disa pjesë të vogla, që punojnë në të njëjtën kohë në vende të ndryshme. Nji grup muratorësh zakonisht ka 20 vetë, grupet e druvarëve nganjiherë janë ma të mëdha; por nji grup dhegërmuesish nga Shqipnia e Veriut shpesh numëron me qindra kokë. Kryemjeshtri ban kontratat, prandaj shpeshherë mungon nga puna për me kërkue punë tjetër.
Çmimi zakonisht caktohet në bërrylkatrore (2 kambë) për murin, por ata punojnë shumë herë edhe me pagë ditore.
Tregtarët dhe zejtarët e qyteteve nuk ktheheshin rregullisht në vendin e tyne; ata nganjiherë rrinin vjete me radhë në kurbet; Kështu tregojnë për një tregtar nga Zagoria e Janinës, që vdiq tashti vonë, i cili pak ditë mbas martesës u kthye përsëri në dyqan të vet dhe vetëm pas 12 vjetësh vizitoi sërish gruan. Këta zejtarë nuk mund t’i quajmë shetitës, se ata rrinë në nji vend ku kanë zanë punë dhe bahen si vendas.
Epiroti, përgjithësisht, asht i zoti i punës, kursimtar dhe në kurbet ven shpejt aq pasuri sa me mbajtë mirë familjen e tij, prandaj në fshatrat e tyne shofim shtëpia si në qytet dhe banorët e tyne janë të veshun me stofra fabrike shumëngjyrëshe, kurse veshja fshatare e vendit përbahet prej stofi leshi ose pambuku, pa ngjyra, të punuem në shtëpi. Tregtarët e këtyne krahinave nganjiherë bahen shumë të pasun. Në Epir ka shumë vise ku banojnë familje, meshkujt e të cilëve punojnë në kurbet si zejtarë dhe tregtarë dhe ku mjeshtërinë e babës e trashëgon i biri. Mbi zakonet e këtyne fshatrave zejtarësh do të flasim më vonë gjanë e gjatë.
Tani po kthehemi te klasa e fundit e banorëve të fushës në fjalë; këta janë bujqit. Kjo klasë, si kudo, gjendet në shkallën ma të ulët. Fshatarët e fushës, pa përjashtim, janë bujq të nji pronari, sepse toka që punojnë asht e zotnive muhamedanë që banojnë në qytet. Këta, zakonisht, si në gjithë Lindjen, punojnë tokë me të tretë, d.m.th,. dy pjesë të prodhimit i merr bujku dhe nji pjesë zotniar4. Bujkrobë nuk ka në Perandorinë Osmane, prandaj në bazë të ligjit bujku asht i lirë me e lanë tokën dhe me shkue ku të dëshirojë. Por kjo ndodh rrallë; gjithashtu rrallë ndodh edhe që pronari i tokës të përzejë bujkun e vet. Djemtë e bujkut zakonisht e ndajnë tokën e t’et; në qoftë se ka vetëm vajza, atëhere i merr tokat i shoqi i vajzës ma të madhe. Në bazë të ligjit angaria nuk ekziston, por pronari i tokës i merr shërbëtorët e vet nga familjet e bujqëve. Nganjiherë zotnitë përdhunojnë vajzat dhe gratë e fshatit, por opinioni publik e dënon këtë gja rreptësisht.
Përgjithësisht, në mes të pronarëve dhe bujqëve ekziston nji lidhje patriarkale dhe bujqit i kanë zotnitë e tyne si mbrojtës dhe këshilltarë, për çdo nevojë ata u drejtohen atyne. N’anë tjetër, edhe pronarët i mbrojnë interesat e bujqve. si me qenë të vetat, qoftë në qeveri, qoftë para të huajve. Por në kohnat e para vetëm zakoni i frenonte pasionet e nji zotnie, prandaj nuk duhet të çuditemi që ata pronarë që e përbuzin zakonin, kanë ba abuzime dhe mizorina të tmerrshme. Por nji përdhunim i tillë i zakonit nuk pajtohet me karakterin e shqiptarit. Mëgjithëse shqiptari nuk ka shumë kuptim të trashëguem (pietët) për gjanat e shenjta, ai nuk asht edhe skeptik, sepse nuk e lodh mendjen të pyesi mbi qysh-in dhe pseh-in e gjërave. Këtu dominon, pa dyshim, akoma zakoni, sepse njani ose tjetri nuk guxon me prekë aty.
Pra, në këtë fushë klasa ma e ulët e popullit janë bujqit e bindun, pa tokë, të cilët nuk kanë asnji randësi politike.
U munduem me dhanë nji pasqyrë deri-diku të kjartë mbi grupet e ndryshme, në të cilat ndahet popullsia e fushës në fjalë simbas origjinës, fesë dhe mjeshtërisë së tyne. Këto ndarje na bajnë të mendojmë se qysh shkojnë këto grupe shoq me shoq. Pjesëtarët e nji grupi martohen ndërmjet tyne. Edhe të krishtenët e muhamedanët nuk bashkohen, ndonëse të tilla martesa janë ba në krahinën e Vlonës në fillim të shekullit dhe bahen edhe sot në disa skaje të veçueme të Shqipërisë së Veriut. Edhe shqiptari i krishtenë nuk përzihet me vajzën e një fshatari dhe anasjelltas.
Duhen rrethana të jashtëzakonshme që të përzihen këto dy raca që banojnë po në nji vend. Ai që i njeh këto vende e di se këto raca të ndryshme as që u shkon ndërmend një gjë e tillë. Duket se instikti natyror i njeriut me u veçue kundra çdo gjaje të huej, shtohet me gradën e gjendjes së tij natyrore. Nji proverb turk thotë: “Njeriu urren atë që nuk e njef’. Si duket, njeriu i kulturës asht në gjendje me durue dhe me iu përshtatun rrethanave dhe ideve të hueja. Ky asht dhe shkaku që shtresa zejtare e të krishtenëve shqiptarë veçohet prej shtresave të luftëtarëve dhe bujqëve shqiptarë, ndonëse edhe ata janë të krishtenë. Këtu gjuha dhe feja janë të përbashkëta, por mënyra e jetesës ndryshon dhe kjo mjafton për me i ndamun këto dy shtresa. Bile edhe po në të njëjtën shtresë bajnë krushqi shoq me shoq ato familje që vijnë baras përsa i përket gjendjes së tyne ekonomike. Kjo gja vlen sidomos për fshatarët, të cilët, megjithëqë simbas opinionit të vendit formojnë shtresën ma të ulët të popullit, i shikojmë fort këto gjana në rrethin e tyne.
Kur të përshkruajmë zakonet e ndryshme, ne do të shofim se në martesat nuk luan rol dashunia, çifti i ri bashkohet simbas zgjedhjes që kanë ba prindërit. Kjo gja e lehtëson, bile e ban të mundshme ruajtjen e këtij zakoni.
Nga këto që thamë deri këtu, nxjerrim dy përfundime: mjeshtëria trashëgohet brez pas brezi dhe martesat bahen ndërmjet shokëve të zanatit. Këto janë pikat ma me randësi të nji kaste dhe prandaj besoj se kam të drejtë të them se në fushën e përmendun ma sipër dhe në pjesën ma të madhe të Shqipnisë lulëzojnë kastat.
Kjo gja ndër vende të tjera mund të ketë themele ma të shëndosha; atje ku konkurojnë shoq me shoq zakonet, fenat dhe racat e ndryshme, kastat i lidhin dhe i veçojnë grupet ma fort ndërmjet tyne, e kjo asht po ajo gja. Por, në qoftë se në këto raste kastat mbështeten vetëm mbi zakonet, d.m.th. mbi instiktin e popullit, që lindin midis rrethanave të jetës së tij, atëherë ato do të zhduken posa të ndryshojë baza e tyre, d.m.th., kur të ndryshojë gjendja e rrojtjes së popullit.
Lexuesit që mendon, do t’i ketë ra në sy ngjashmënia në mes gjendjes që përshkruem dhe asaj të Atikës së Vjetër. Kjo asht kaq e madhe saqë meriton me u zgjanue pak ma tepër mbi këtë pikë. Sepse edhe në Atikën e vjetër nji fyle përbahej prej njerëzve që kishin po atë mjeshtëri, banonin po n’atë krahinë, banin martesa ndërmjet tyne dhe ua trashëgonin fëmijëve zanatin që kishin mësue prej babës. Mbas kësaj analogjie fylet e Atikës së Vjetër kishin dhe nji randë.
Këtu luftëtari asht edhe zejtar, edhe bujk, bariu bahet ushtar dhe njikohësisht punon dhe tokat e pakta që ia ka falë natyra. Pra, ndamja nuk bazohet mbi zanatin e vetëm, por mbi zanatin kryesor. Rendet e fyleve janë 4: luftarë, zejtarë, bujq dhe barinj.
Neve na bien ndërmend të 12 komunet e Atikës së Vjetër që janë zhvillue ashtu si i kam përshkrue dhe nuk janë shpikë ose krijue. Ma poshtë do të shofim se fisi shqiptar nuk asht tjetër veçse nji zgjanim i familjes, i cili u ngjan fiseve të Atikës së Vjetër. Në Labovë bile edhe numri i familjeve të nji fisi asht baraz me numrin e vjetër, sepse atje rrojnë tri fise kryesore që kanë secili nga 20-30 shtëpi.
Të 11 fshatrat e Rizës, ku ban pjesë edhe Labova, në shumë pika duken si një tanësi e bashkueme, sepse atje banojnë njerëz që kanë po ato zakone dhe po ato zanate dhe lidhen mes tyne me anë të martesave. Në qoftë se bashkojmë fiset ma të vogla me të mëdhatë, atëhere numri i fiseve në këtë krahinë nuk do të ishte ma shumë se 30, aq ka pasë edhe fratria ose triti në kohën e vjetër. Po ta ndajmë pastaj në dy pjesë krahinën e Lunxhërisë, ku banojnë zejtarë shëtitës që kanë ba krushqi me banorët e Rizës, atëhere do të kemi tri fratri, të cilat, të bashkueme mund t’i krahasojmë me fylen e Atikës së Vjetër.
Por ai që beson se e ndamja e fyleve të Atikës së Vjetër asht zhvillue vetvetiu, duhet ta marri si numër mesatar numrin 30 familje për çdo fis dhe 31 fise për çdo fratri.
Po ta zemë se Gjinokastra me rrethet e saj formon nji botë më vete dhe shifet nevoja me e nda mirë popullin, atëherë personat që janë ngarkue me këtë detyrë nuk besoj ta ndryshojnë gjendjen e tanishme, sepse nuk do të kishin fuqi me i zbatue vendimet e tyne edhe sikur të donin. Por ata do të mundohen të gjejnë mënyrën me rregullue disi ato gjana që deri tash kanë qenë krijesa të thjeshta të natyrës.
Këta do të munden dhe me i bashkue fiset e vogla të nji vendi në nji fis ma të madh. Por në qoftë se do të veprojmë me shkëputë prej nji fisi kryesor, për me fitue nji shifer matematike të rrumbullakosur, pjesëtarët që teprojnë dhe me ia dhanë nji tjetri, atëherë do të hasim në nji kundërshtim të pathyeshëm, sepse me këtë i shpallim luftë nji mentaliteti që ka rrënjë të thella në popull.
Ma poshtë do të shofim se fiset e mëdha të fushës sonë ndahen në shumë degë. Këto mund të formojnë elementët për nji zhvillim ma të gjatë, në bazë të të cilave fisi, po ta favorizojnë rrethanat, mund të zmadhohet dhe të bahet nji vëllazëri. Degët pastaj zanë vendin e fisit të tanishëm, pa u këputun lidhje e fisit prej këtij zgjatimi. Neve na duket se në këtë mënyrë asht zhvillue fratria e Atikës sepse ajo, po të shkojmë në rranjët, asht nji institut familjar. Kjo qëndron në krye të shërbimit fetar dhe ban hetime mbi legjitimitetin e fëmijëve që bajnë anëtarët e fratrisë, gja e cila në fillim kishte për qëllim me e ruajtë të pastër gjakun e fisit. Se në qoftë se fëmija ishte i një fratrori, ishte njëkohësisht qytetar i plotë i fisit. Prandaj fratria kontrollonte edhe martesat në mes anëtarëve të saj. Do të shofim ma poshtë se edhe në Shqipni zakoni i thjeshtë i përcakton fisit po ato gjana. Por që fisi të zmadhohet në mënyrë natyrore dhe të bahet fratri, fëmijëve të parë u duhet nji kohë e gjatë dhe nji zhvillim i pandërprerë. Prandaj jemi të mendimit se zhvillimi i të ndamunit në shtetin atik ka rrjedhun nga familja dhe nga fisi dhe kjo asht nji dëshmi me randësi e faktit që banorët e Atikës janë vendas autoktonë. Por besojmë që ky zhvillim nuk ka qenë fare pa ndërprerje, sikundër kujtonin të vjetrit, sepse shumë shenja na japin me kuptue se vendi asht pushtue. Fakti i parë asht ekzistenca e bujqëve. Sepse nëse zhvillimi i një komuniteti të lirë fshatarësh nuk do të ishte trazue fare, atëherë ky rezultat nuk do të ishte kurrë. Edhe aristokracia jonë nuk do të kishte qenë në gjendje me i ba bujkrobë fshatarët e lirë, po të mos kishte gjetun shumë shembulla nga pushtimi i parë i vendit. Turqit, pak nga pak, me anë procedurash të ndryshme, i kthyen në çifligje nji shumicë të madhe fshatrash të lira, por fshatarët i lanë personalisht të lirë, megjithëqë tek turqit ishte e zakonshme skllavëria shtëpiake, sepse në Perandorinë Bizantine kishte bujq që paguanin qira, por jo bujkrobë. Pra, edhe këtu vepruan simbas modeleve të gatshme që gjetën aty.
Si duket, po në këtë mënyrë vepruen edhe pushtuesit e parë të Atikës, të cilët tokat ma të mira i muarën për vete, pa i ba skllavë pronarët e parë. Por fshatrat e malësisë, të lirë dhe atje si kudo, sepse ishin të veçuem, kishin nji popullsi luftëtare dhe toka e tyne ishte e dobët. Në këte mënyrë shpjegohet ekzistenca e klasës fshatare të Atikës, e cila s’ka as tokë, as randësi.
Sheja e dytë e pushtimit të Atikës së Vjetër asht përqendrimi i fuqisë shtetnore prej Teseut ose prej atyne që përfaqëson ky emën, sepse nji popull që ndahet simbas parimeve natyrore nuk mund ta bëjë këtë gja. Po ta zëmë se përqendrimi i fuqisë shtetnore u ba në bazë të nji marrëveshjeje të lirë kjo nuk asht e mundun, sepse has në pengesa shumë të mëdha. Ky asht vetëm produkti i dhunës, sikundër dhe inkorporacionet shumë të lashta të Romës.
A nuk dështoi në nji kohë ma të përparueme edhe për nji qëllim të naltë oratoria e Talesit nga Mileti, kur u përpoq nje ua mbushë mendjen jpnasve të Azisë së Vogël për me i përqendrue forcat e tyne? Jonët nuk ishin vendas autoktonë, por kolonistë të ardhun dhe Talesi kishte si precedencë bashkimin që pat ba Teseu. Por ai nuk kërkoi kaq shumë, se nuk donte me prekë autonominë e qyteteve të ndryshme përsa i përket rregullimit të çështjeve të tyne të brendshme.Taiesi nuk do të kishte pasë ma shumë fat edhe ndaj banorëve të fushës sonë.
Po e zamë se gjinokastritët pushtuan të gjithë fushën. Qysh do të vepronin me i sigurue pushtimet dhe njikohësisht me e shfrytëzue fushën ma së miri? Vallë a do ta përzenin të gjithë popullin dhe do ta dërgonin në qytet për me banue atje? Sigurisht jo; ata do të tërhiqnin në qytet të gjitha familjet e luftëtarëve e të zejtarëve që banojnë të shpërndamë andej-këndej e me këtë masë do të thyenin kundershtimin lokal dhe do të forconin njëherësh edhe qytetin. Familjet ma të vobegta të këtyne klasave, ashtu si dhe gjithë fshatarësia, që s’ka asnjë vlerë politike, do të vazhdojë të banojë përsëri nëpër fshatra dhe vetëm në kohë lufte do të futen në qytet, që asht sigurue me mure të forta. Ata që transferohen këtu do të ruejnë edhe ma gjatë lidhjet e fisit dhe do të përfaqësojnë këtu vendin e tyre pranë qeverise qëndrore. Kështu themi se ka qenë gjendja e Atikës përpara Klistenit dhe të tilla kanë qenë inkorporacionet e Romës së vjetër.
Me lulzimin e matejshëm të Gjinokastrës zejtarët vendas pak nga pak kanë për të hequr dorë prej rravgimeve dhe do të vendosin punishten e tyne jo ma në vend të huej, por në qytetin ku janë qytetarë me të drejta të plota dhe marrim pjesë në qeverisje. Përveç këtyne, drejt qytetit në lulzim do të vërshojnë edhe zejtarë nga viset e tjera të Epirit, por atje ata, sikundër sot, do të shihen si të huaj dhe nuk do të kenë asnjë mëtim për të drejta qytetare.Vetëm këta të fundit do të ishin, kështu, me tokë: mbase ky ndryshim do të mund të përdoret si shpjegim i të dhanave kundërtore mbi demiurgun atik.
Nyja e rrugës që shkon nga Janina për në Delvinë dhe për në viset e bregdetit, po edhe për në Gjinokastër dhe në veri të vendit, gjendet në pjesën lindore të luginës, në Paleo-Episkopi, një vend ku nuk të shef syni as gra, as fëmijë; puna se ky vend asht nji konglomerat hanesh, mejhanesh, mullinjsh mielli dhe punishtesh duhani.
Këtu, prodhimi kryesor i fushës, duhani, përpunohet dhe bahet burmot i imët (që tek ne quhet shpaniol) të cilin e përdorin shumë vendasit. Punishte të ngjashme duhani gjinden edhe në Libohovë dhe Seljo, madje prodhimi i tyr-e mbahet si ma i miri në Paleo-Episkopi. Në kohna ma të hershme kjo zejtari ka qenë shumë më & lulzueme dhe prodhimet e saj shiteshin gjer në Azi. Në kohna ma të reja, për shkak të ngritjes së punishteve të duhanit në Manastir dhe në pjesë të tjera të Mbretnisë së Greqisë, pjesërisht për shkak të rritjes së ndjeshme të paradokohshme të akcizës, ky prodhim ra kaq shumë, sa që këtë vit (1849) nga të 25 punishtet e luginës së Seljos, punojnë a nuk punojnë 4-5 syresh.
Pasi pastrohen nga damarët, gjethet e duhanit fermentohen e futun nëpër thasë (fermentimi zgjat 30 ditë), pastaj thahen dhe bluhen, sa bahen si pluhun, nëpër ca mokra druni me tokmakë hekuri. Zakonisht katër tokmakë të këtillë vihen në lëvizje nga nji rrotë uji, krahët masive dhe as dy kambë të gjata janë përgatitur në formë të nji luge. Trysnia e ujit këtu, si në të gjithë ujëmarrsat e Lindjes, shumohet tue ra e tue u kapun nga disa hinka vertikale, herë të rrumbullakta, herë katërkëndëshe, të përgatituna prej trungje drunjsh, a madje edhe prej muri, dhe të vendosuna mundësisht sa ma nalt. Në punishtet e duhanit, apo në sharrat,nga këto hinka, nëpërmjet një vrime 8-12 cm. të shpueme në mes të nji trau, ujët çohet në krahun në formë luge të rrotës.
Përkundra, në themel të mullinit lindor të drithit asht ideja e turbinës, e cila, kohët e fundit, asht futun me sukses edhe në Evropë. Në këtë rast rrota lëviz horizontalisht dhe përbahet prej nje mase spicash ne forma luge, në të cilat ujët nga hinkat e sipërpërshkrueme, përplaset anash me një kand ku ma shumë e ku ma pak të premë, dhe e ve atë kështu, në lëvizje. Mungon këtu vetëm qoshja e rrotës për të pasun një turbine sipas teorisë së re. 3-6 kambë sipër kësaj rrote uji, e cila gjithmonë vendoset nën sipërfaqe të tokës, mbi nji skelë janë vendosë mokrat, prej të cilave ajo që asht në krye lidhet me një bosht vertikal hekuri me rrotën e ujit dhe lëviz kështu shpejt apo ngadalë, sikundër edhe rrota e ujit.
Maqinë ma e thjeshtë vështirë të mendohet. Ajo asht, me sa duket, sendërtimi i parë i idesë, që mokrat e dorës, të cilat i gjen ende sot nëpër shtëpitë fshatare, të vihen në lëvizje me anë të forcës së ujit; megjithatë kjo thjeshtësi ka të keqen e madhe se lëvizja e mokrës nuk asht e njitrajtshme. Trysnia e njianshme që rryma e ujit ushtron në drejtimin vertikal mbi rrotën, bashkëvepron me atë të mokrës, gja që e ban trysninë e tij mbi mokrën e poshtme jo të njëjtë, e nga kjo, kjo e fundit fërkohet gjithmonë e ma shpejt nga ana që rrjedh ujët. Nga ky shkak nuk asht e përshtatshme edhe hapja e kanaleve në këta gurë. Mullisi lindor i mpreh mokrat e tij sipas gjurmëve të gjetheve të blerta, të cilat ai i fut mës tyre gjatë kohës që ata rrotullohen. Këto mokra përbahen prej pjesësh të veçanta dhe të llogarituna me kujdes, të lidhuna gjithë së bashku nga dy rrathë të randë hekuri. Lloji i gurit i përshtatshëm për këtë qëllim, me sa duket, në Epir gjindet me shumicë, Përkundra, në tokën greke gurë të tillë gjinden vetëm në pak vende, e edhe atje me cilësi të keqe; ata sillen, pra, pjesërisht nga ishulli Meios, pjesërisht nga Azia e Vogël. Miellin e situr, lindorët, me sa duket, nuk e njohin; ata e qerojnë miellirraq sa u duket e arsyeshme dhe e përdorin ashtu të bluar trashë, gja që ne, evropianët, po e bajmë vetëm tani, në kohët e reja.
Një punishte duhani me katër havanë, jep në 24 orë 8-12 okë shpaniol të imtë, i cili shitet në Paleo-Episkopi me 8-10 piastra për okë, 7 okë burmot barazohen atje me 10 okë duhan gjethe. Kjo tregti vazhdon të ekzistojë, megjithëse marrëveshtjet tregtare të përfundueme me Portën e Naltë e ndalojnë shprehimisht monopolin mbi fabrikatet. E drejta e ushtrimit të veprimtarisë duhet të merret vit për vit kundrejt pagesës përkatëse.
ë këtë fushë bujqësia asht po në atë shkallë si ajo e Greqisë; prodhimi kryesor asht gruni. Djerrina përgatitet në verë me nji kulturë të stinës, zakonisht misër dhe pastaj grurë. Mbas prodhimit lihet përsëri djerrë. Tokat ndër ujë nuk lihen djerrë, vetëm në qoftë se janë dobësue, atëhere i lanë nji vit me pushue dhe i mbjellin herë grunë dhe herë nji bimë vere. Megjithëqë puna asht e dobët dhe pleh nuk u fusin fare, arat rreth Gjinokastrës japin 10 masa, gja që tregon se tokat janë të mira. Por këto i favorizon edhe klima, sepse edhe toka të këqija, të cilat në Gjermani nuk do të banin asnji kokërr, prodhojnë këtu 4-5 masa.
Parmenda asht këtu kudo si në kohën e Homerit, prandaj dhe të gjithë shëtitësit e huej thonë se bujqësia asht shumë prapa.
Mbas eksperiencës që kemi, duhet të themi se ky plug asht i vetmi që mund të përdoret nëpër në këto krahina malore. Fara e grunit hidhet nji herë, por misri mbulohet me anën e lesës, mbi të cilën ulet fshatari dhe randon me peshën e trupit të vet. Në disa raste edhe me nji gur të madh. Në këto vise të mbjellunit e misrit bile edhe për tokat sipër ujit, vazhdon nga mesi i korrikut, sepse vera këtu nuk asht aq e thatë si në ato të jugut.
Prodhimi i hekurit dhe i hekurishteve asht, sikundër dihet, barometri ma i mirë për industrinë e nji vendi. Ndoshta edhe gjendjen e bujqësisë mund ta çmojmë, po ashtu, simbas të mbjellunit të ushqimit për gjanë e gjallë. Ne na duket që shkallët e zhvillimit të bujqësisë dhe të industrisë janë krejt në kundërshtim njana me tjetrën, kjo e fimdit kërkon sa ma shumë të ndamunit e punës, kurse bujqësia do me i bashkue sa ma ngushtë blegtorinë me bujqësinë. Këto dy degë duhet të lidhen ngushtë ndërmjet tyre dhe të bashkëpunojnë, në qofië se duan që puna të lulëzojë. Ajo që lidh këto dy degë asht ushqimi i gjasë së gjallë që ushqehet në grazhd. Nëse këto janë të vërteta, atëherë duhet të nxjerrim përfimdimin që sa ma shumë gjaja e gjallë të kullosi pëijashta, d.m.th. sa ma fort të jetë nda blegtoria prej bujqësisë, aq ma poshtë do të jetë dhe bujqësia.
Po ta përdorim ketë formulë në Shqipni dhe Greqi, atëherë kjo na tregon se bujqësia gjendet në nji shkallë shumë primitive, sepse të mbjellunit e bimëve ushqimore për bagëtinë asht shumë i pakët. Bagëtia e imët gjatë gjithë vitit kullosin pëijashta, bagëtia e trashë vetëm pak kohë ushqehet në stallë, kuajt dhe gomerët, sa kryejnë punët, ua lidhin kambët e para dhe i lëshojnë me kullotë, qetë e parmendës në kohën e punës i lëshojnë ditën me kullotë dhe vetëm natën u shtien me hangër në stallë. Kur nuk punojnë, kullosin së bashku me lopët dhe pelat. Kjo gjendje kërkon kullota të gjana ndër rrethinat e afërme të katundit, pra djerra të mëdha, gja që e ban të pamundshme rritjen e pemëve në shumë vende. Këtu popullsia që punon tokat e pakta dhe bujqësia formojnë nji tanësi, ku çdo gja asht e lidhun kaq ngushtë njana me tjetrën,saqë çdo përmirësim has në pengesa të mëdha, të cilat nuk mund t’i mposhti një person i vetëm, por vetëm nevoja dhe uria. Derisa shqiptari do ketë mundësi me shkue në kurbet për me fitue bukën e gojës, nuk duhet të presim nji përmirësim të bujqësisë shqiptare.
Rruga prej Janine në Manastirin e Zicës kalon pranë kodrës së Kardhiqit që kunorëzohet prej muresh të bukur, ciklopike, ku, si thotë Pouqueville, ka qenë Dodona e vjetër. Këtë mendim e kundërshton rreptësisht Leake.
Në kambët e kësaj kodre gjindet sot manastiri i emnuem i Faneromenit, i cili gëzonte nji nam të madh nga shkaku i nji mallkimi, që kishte lidhje me të, por që sot asht hekë. Të gjithë udhëtarët që shkonin rrugës, sa mbërrinin të muret e manastirit, u zbritnin kafshëve dhe ecnin në kambë duke i tërhequh ato për kapistre. Pëmdryshe kafshët i zinte mallkimi i manastirit: ato qëndronin në vend dhe nuk kishte fuqi në botë me i ba me ecë. Kështu nji ditë po udhëtonin së bashku nji luftëtar kapadai shqiptar dhe nji grek i përunjun. I pari i kishte hypë nji ati të bukur dhe kishte 30 qese me silah, që i kishte fitue në kurbet si mercenar. Tjetri kishte nji mushke të vogël dhe xhepat bosh. Kur mbërrinë afër manastirit, ia tregoi greku shqiptarit gojëdhanën e manastirit dhe fuqinë e mallkimit që nuk pyeste as për të krishtenë, as për muhamedanë. Luftëtari dha Çalën se do ta thyente mallkimin dhe të dy udhëtarët u lidhën me bast duke vu të hollat që kishin. Kur erdhën në manastir shqiptarin krenar e zu mallkimi, qëndroi atje tri ditë e tri net nalt në kalë, në mëngjes të ditës së katërt zbriti prej kalit, i dha grekut të hollat dhe nuk u pa ma.
Pllaja e vogël e Zicës, ku shkohet për Janinë nëpër nji grykë të ngushtë, gjindet afër 600 kambë sipër fushës së Janinës. Toka ka shumë hekur dhe prandaj përshtatet ma mirë për rrush, se per grunë. Edhe rruga që shkon në fshat kalon me të vërtetë përmes vreshtave që janë të punueme mirë, prodhimi i të cilave në pjesën ma të madhe shkon në Janinë. Në majë të kodrës ngrihet manastiri i Zicës. Lord Byroni në veprën e tij “Çajld Harold” përmend panoramën madhështore të këtij manastiri, prej ku shifen të gjitha malet e Epirit.
Fshati ka nja 150 shtëpi të mbulueme me rrasa të bardha gëlqerore, që po t’i vërejmë prej së nalti, duket si me pasë ra borë.
U habita shumë kur gjeta.në këtë fshat nji shkollë fillore dhe nji helenike (unike). Të tilla shkolla ka edhe në Delvinë dhe Gjinokastër. Më thanë se tashti në të gjitha fshatrat e mëdha të krishtere ka shkolla fillore. Këto i ndërtuen pas hymjes në fuqi të Tanzimatit në këto anë, por kjo gja nuk e shtoi simpatinë e popullit për qeverinë turke, sepse mënjanë u shtue liria dhe siguria, por m’anë tjetër u shtuen pagesat.
Dhjetë vjet përpara afër fshatrat e Epirit, me përjashtimin e qyteteve të mëdha, nuk kanë pasë shkolla. Në qoftë se ky zhvillim i edukatës së rajas kristiane do të bahet edhe ndër provincat e tjera të Perandorisë Osmane, atëherë do të ketë pasoja të randësishme për ardhmëninë e shtetit.
Unë fjeta në manastir. Murgu plak, që zëvendësonte kujdestarin i cili nuk ndodhi aty, më tregoi ngjarje nga kohna të kalueme dhe më tha se njiherë, në kohën e Ali Pashës, kur qe i ri, e kishin zanë me disa murgj të tjerë në Janinë për me përcjellë ushtarë me kafshët e vakëfit. Ata i zhveshën qysh natën e parë dhe iu muerën bile edhe opingat dhe kur mbërrinë mbas 3 ditëve në Vjosë, vendosën me u hypë të krishtenëve për me kalue lumin. Ai dhe disa murgj të tjerë që kuptonin pak shqip u dhanë kambëve, por nji murg plak nuk mujti me ikë. Ai i vorfën kaloi në shpinë përtej lumit 15 ushtarë, Por nji ushtar që ra në ujë bashkë me të, nxori koburen dhe shtiu mbi të, por për fat të mirë nuk e rroku. Ma në fund ia mbërriti komandanti i transportit dhe i dha fund kësaj torture. Kur i liruen ditën e katërt, ushtarët ua muerën edhe kapistrat edhe litarët dhe rrugës ata qenë tue vdekë urijet. Kur ndigjon këto, lexuesi nuk ka nevojë të kujtojë Plutarkun. Na po i rekomandojmë si punë paraprake çdo historishkruesi të Perandorisë Romake që të studiojë herën e parë gjendjen e Perandorisë Osmane para Tanzimatit, sepse besojmë që nuk gabohemi kur themi që turqit deri në këtë kohë e kanë lanë trashëgimin ashtu si e gjetën.
Ndonëse plaku më thoshte se sot nuk baheshin ma këto punë, kurs&më kohën e tij ishin ngjarje të përditshme^megjithatëjishte i mendimit se gjeridja e e tanishme nuk mund të krahasohej me periudhën e shkëlqyeshme të vendit në kohën e Ali Pashës. Tepelenasi asht ba heroi kombëtar i Epirit, me atë nuk mburret vetëm shqiptari muhamedan dhe i krishtenë, por edhe greku i krishtenë. Këtë gja ne nuk duam ta shpjegojmë, po vetëm ta shënojmë. I huaji nuk duhet ta urrejë, se ka qenë nji tiran gjakpirës, duke thanë se ka ba atë dhe këtë mizori Ali Pasha, por të bajë hetime të imta dhe atëherë do të gjejë se ato që thashë nuk janë gjana paradoksale.
Ai që vjen nga jugu i thatë do të dëfrehet, sikundër edhe autori, kur do të shofi lifqerin e lumit Kalama (Tyamis), që gjindet afer 2 orë në verilindje të manastirit. Ujët, që edhe në verë asht i shumtë, rrëzohet prej nji shkambi afër 60 kambë të naltë me zhurmë të madhe. Në dimër zhurma ndigjohet disa orë larg, vegjetacioni përreth i ushqyem vazhdimisht nga ajri i lagët, bleron për bukuri dhe hijeshon edhe ma tepër pamjen.
Ma poshtë ke manastiri i “Etënve” lumi ka edhe nji lifqer tjetër, por ky nuk duket atje ku çan nji grykë e mbulueme nëpër shkamb dhe del prapë në shesh në fund të tij. Afër lifqerit të dytë shtrihet nji urë natyrore mbi lumin, por këto vepra të natyrës greku thotë se i ka ba zoti, kurse ne themi se i ka ba shejtani.
Rruga për në Delvinaq kalon nëpër fusha të pyllëzueme, ku këndojnë zogjtë dhe janë të mbushuna me livadhe dhe me ara; këtu m’u duk sikur jam në vendin tem dhe pa dashtë kqyra përqark 4>ër me pa ndokund majën e kambanores së kishës. Këtu kishte shumë pëllumba të egër, ato nuk trembeshin aspak dhe unë vrava disa prej tyne në udhëtim e sipër, pa pasë nevojë me zbritë prej kalit. Këtu dhe kudo në Epirin e Veriut ka pyje dushku; kjo asht druja kryesore e vendit. Ndër fusha, ndër vende me ujë rriten rrapat, megjithatë nuk mujta me gjetë nji dushk të vjetër që mund të krahasohet me nji dushk gjerman, po t’asaj moshe. Ato dru të vjetër që pashë o ishin sakatue, o ishin të kalbët. Majat e .maleve kanë pisha.
Këto fusha janë edhe sot ashtu si kanë qenë tre mijë vjet përpara, kur lulëzonte falltoija e pëllumbave të Dodonës dhe kunora prej gjetheve të dushkut zbukuronte paret epirote26. Sheja e bubullimës që asht në mes, asht nji fenomen natyror i Epirit, se na nuk dimë nji vend tjetër ku bubullin dhe shkrepëtin ma shumë se këtu. Akrokerauniet e mbajnë me plot të drejtë emnin e tyne. Sa ngushtë që lidhet këtu shërbimi i Zeusit me natyrën e vendit.
Ky qytet në kohna të maparshme ka qenë nji lloj republike aristokrate, feudalët e të cilit i bindeshin deri diku pashës së Delvinës, se me këtë qe lidhë Gjirokastra. Në qoftë se prestigji i pashës mbështetej mbi pasurinë e tij dhe ai ishte nji burrë energjik, atëherë edhe feudalët e Gjinokastrës i nënshtroheshin vullnetit të tij. Por në qoftë se guvematori i Sulltanit nuk kishte as pasuni, as zotësi, atëherë nuk çante kryet njeri për të dhe ata banin ashtu si u pëlqente. Por prestigji i guvematorit të vendit, qoftë kur ziheshin shoq me shoq, qoftë kur mermin gjakun e trashëguem nga etnit, nuk ndjehej kushedi se çfarë.
Në kohën e Ali Pashës në Gjinokastër kishte pak familje që nuk ishin në gjak dhe mënyra e ndërtimit të shtëpive që përshkruem ma sipër, tregon kjartë se ato ishin caktue për me i mbrojtë banorët në kohna rreziku. I zoti i konakut që kishte ra në gjak me nji të fortë, në disa raste të gjithë jetën e kalonte në shtëpi, pa dalë fare jashtë dhe nji ndalim i përgjithshëm i gjaknave ndodhte shumë rrallë në qytet.
Asnji ditë nuk kalonte ku të mos luftonin dy shtëpia shoq me shoq. Nganjiherë lufta ndizej në të gjithë qytetin, sepse përveç armiqve privatë, kishte dhe grindje politike të partive dhe kur ishte ndonji çështje me randësi, rrokte armët edhe krejt popullata njiherësh.
Kur e kërkonin interesat e qytetit, atëhere luftimet ndëmjet qytetasve pushonin, partitë kundërshtare bashkoheshin në disa raste për nji ndërmarrje të përbashkët dhe mbas mbarimit të saj fillonin përsëri lojën e vjetër.
Me gjithë këto ngatërresa të brendshme, ndër të gjitha viset e Epirit, Gjirokastra i kundërshtoi ma shumë Ali Pashës dhe vetëm më 1812 ai mujti me e shtie në dorë. Shumë ma përpara pat ndërtue nji kala mbi një kodër në fushën përballë qytetit, ushtarët e së cilës i mundonin gjirokastritët, u pritnin ushqimet e u merrnin bagëtinë, i ndalonin me punue arat etj. Këte gja e banin si të ishte koha, nganjiherë i shtrëgonin fort, nganjiherë i lironin, bile nganjiherë nuk i trazonin fare. Natyrisht të tilla vepra përdhunie shkaktonin shpeshherë ndeshje në mes sulmuesve dhe qytetarëve, kështu që të dy palët ishin vazhdimisht në gjendje lufte. Megjithatë, kur kalonte Aliu nëpër fushë, gjinokastritët zbraznin topa dhe e nderonin si vali të Sulltanit. Shumë prej tyre hynë në shërbim të Ali Pashës. Këtë e përdori Aliu për me shtie në dorë qytetin. Kur i erdh dita, - dhe ai dinte me e zgjedhë mirë kohën e vet, - e ngriti dyftsh rrogën e mercenarëve, duke thanë se do të bante nji ndërmarrje të largët dhe këte e shpalli sidomos në Gjinokastër. Shumë vetë nga qyteti u shkruen ushtarë dhe kështu mujti me e pushtue atë pa kundërshtim. Kështu tregojnë gjinokastritët. Pouqueville e tregon ndryshe çashtjen dhe ndoshta ka të drejtë.
Me të marrun në dorë qytetin, Ali Pasha filloi me e forcue pozitën e vet. Shumë familje nga paria e qytetit u intemuan në vendet e largëta dhe e detyruen me ndërrue tokat me ato të pronarëve të tjerë, gja që i damtoi mjaft ekonomikisht. Pastaj ndërtoi nji kala mbi nji kodër. Stili i saj asht venecian dhe ka llagame të mëdha, por mund te qëllohet prej shumë pikave që janë ma të nalta. Ajo sot asht nji gërmadhë, sikundër edhe shumë ndërtesa të Ali Pashës, i cili as ‘nuk interesohej që ato të baheshin të forta dhe ua kishte lanë në dorë punëtorëve që punonin angari. Këtu nuk dihet asgja për mënyrën e lidhjes së brendshme të gurëve, të cilat lidhin të dy sipërfaqet e jashtme të mureve; çdo sipërfaqe, si të thuesh, asht nji mur në vetvete, sepse gurët përkatës janë veçuar dhe vendosun njeni mbi tjetrin, ndërsa hapsina midis tyne asht mbushë me guralecë, ndërsa se çfarë përdoret si material lidhës, gëlqere apo baltë, kësaj nuk i venë asnji randsi.
Pë t’u dhanë fortësi këtyre mureve, kërkohet ndihma e drunit! Në largësi 60-80 cantim vendosin breza të hollë druni, të cilët pastaj lidhen mes tyne me binarë vertikalë. Me nji sistem të tillë, nuk janë të rralla rastet kur sheh mure, ku nji pjesë asht rrëzue, ndërsa pjesa tjetër qëndron, ose nji pjesë ka lëshue bark, ndërsa pjesa tjetër asht e drejtë. Tek kështjellat, apo tek ngrehinat prej guri të gdhendun, këto breza druni natyrisht që nuk janë, por si rregull, edhe këtu fugat janë ba pa kujdes, prandaj edhe shkatërrimi asht ma i shpejtë.
Aliu e shpejtoi kaq shumë ndërtimin e kalasë së Gjinokastrës, saqë kjo u mbarue brenda nji viti e gjysëm me gjithë pallatin e madh dhe shumë godina të tjera.
Por zakoni i gjakut u kundërshtoi përpjekjeve të tij dhe u zhduk vetëm prej Sadrazemit të Madh, i cili mbasi rrëzoi pashën e Shkodrës, kur po kalonte nëpër Shqipni, ndaloi dhe në Gjinokastër dhe caktoi aty per shlymjen e gjakut 1200 pjastra. Ata që ishin në gjak shpejtuen me e la shumën në fjalë dhe prej kësaj dite duelën në pazar dhe mbushën rrugët, sikundër më tha një burrë i vjetër.
Qyteti shtrihet mbi tre shkambinj që i ndajnë gryka të thella dhe përbahet kështu prej tri pjesëve. Burime dhe puse pothuaj nuk ka, populli pi ujë saraxhe. Kanali i ujit të Ali Pashës, që shkon në kala, asht prishë. Ai që do të vizitojë shtëpiat, duhet të ketë kambë të forta. Rrugët janë shumë te zorshme se janë mbulue me pllaka guri, ku kamba rrëshqet lehtë. Por pamja e përgjithshme e qytetit asht piktoreske.
Pouqueville e ka përshkrue hakmarrjen e tmerrshme të Ali Pashës në vitin 1812 kundra kardhiqotëve, të cilët i patën çnderue nanën dhe motrën. Lexuesi pret t’i dalin përpara fytyra e zezë e shkatërrimit, gjakut dhe pajtimit, sepse ç’mund të presi tjetër prej nji qyteti ku të gjithë burrat u vranë brenda një dite dhe gratë e tyne dhe femijët u shitën si skllevër? Po nuk ishte kështu; ai që sot viziton Kardhiqin, do të gjejë 3-4 shtëpi të rrënueme, të gjitha të tjerat banohen prej nipave ose djerhve të të vramëve. Nga kjo katastrofë shpëtoi familja e nji imami prej Kolonje, që përbahej prej 30 frymëve, i çili ishte miku i Aliut. Ky u lejua me punue arat e Kardhiqit, bile mbas disa vjetëve u lanë të lirë me u kthye përsëri në Kardhiq.
Dalngadalë shtëpiat e braktisuna u mbushën me djemt e rritun të të vramëve edhe sot, me pak përjashtime, lulëzojnë të gjitha familjet dhe janë ngritë edhe të gjitha shtëpiat që i ka pasë përpara fshati, ndoshta jd me aq njerëz mbrenda dhe me nji pasuni ma të vogël se përpara. Me qytetet, ashtu si me pyjet, shkatërrimi nuk mundet menjiherë me u zhdukë krejt. Kur zjarri kalon shpejt nëpër nji pyll pishe, i shtymë përpara nga era, kështu që këtu-atje nuk preket' ndonji dru i vjetër, atëherë gjurmët e rrënimit zhduken shpejt. Por edhe sikur zjarri të djegë gjithçka dhe mos të.lejë asnji gja të njomë në pyll, prapëseprapë pranverën tjetër fillojnë të dalin nga toka filizat e njomë.
Sundimi i Ali Pashë Tepelenës përban nji periudhë me randësi në historinë e Shqipnisë së Jugut, sepse ai theu fuqinë e feudalëve të këtij vendi, siguroi qetësinë e mbrendshme dhe e bashkoi vendin nën hijen e tij. Janina u ba kryeqyteti i shtetit të tij.
Prandaj mund të themi me plot të drejtë se Ali Pasha e pushtoi Shqipninë për Perandorinë Osmane dhe u ba rregulluesi i kësaj province, tue formue kështu nji tanësi të fortë.
Njikohësisht me ndryshimin e gjendjes politike të vendit filloi edhe nji lulëzim i gjendjes politike dhe nji lulëzim i gjendjes ekonomike, sepse ç’prej kësaj kohe u zhvillue edhe ma tepër, bile krijoi edhe tregje të tjera.
Në kohnat e para tregtia bahej sidomos nëpër tokë. Tregtarët e Shqipnisë blinin plaçkat që u nevojiteshin në fabrikat e Tumovës dhe të Ambelaqit në Tesali dhe në tregjet në Selanik dhe Stamboll. Bile ata shkonin edhe në panairet e Serezit dhe të Perlepes në Maqedoni për me ble mallna të ndryshme nga Evropa. Tregtia nëpër det asaj kohe ishte në duart e frëngjve, dhe ata, përpara kryengritjes së parë, banin mjaft tregti me Artën dhe Prevezën.
Lidhjet me Venedikun me anë të Korfuzit dhe Prevezës ishin te pakta.
Në kohën e luftrave frënge tregtinë e Shqipnisë e tërhoqi Malta; por kur u ba paqa e përgjithshme, gjendja ndryshoi krejt përsa i përket marrëdhanieve ekonomike të këtyne viseve. Tashi po shofim se tregtia e tokës po bahet nëpër det, gja që asht shumë në favor të vendit dhe në radhë të parë qëndrojnë Austria dhe Anglia. Franca asht përjashtue fare nga tregu dhe të gjitha përpjekjet e saj me i lidhë përsëri marrëdhëniet e para, deri sot nuk kanë pasë sukses.
Sot me sot asht Janina tregu i parë i provincës dhe tregtia e saj shtrihet edhe përtej kufijve, sepse nuk mban vetëm Tërhallën dhe nëpërmjet saj edhe Tesalinë e pereridimit me mallna koloniale dhe manifakturë, por i ban konkurencë Selanikut edhe në Larisë. Kjo fumizon edhe tregun e Kosturit në Maqedoni, sepse tregtarët e tij, ndonëse e kanë ma afër Manastirin, preferojnë tregun e Janinës, mbasi këtu plaçkat i blejne ma lirë. Për zhvillimin e tregtisë se Janinës ka kontribue shumë edhe krijimi i vijës sonë të lundrimit.
Tashti në kohën e fundit po bahet Korça, që asht në lulëzim e sipër, nji konkurënt i rrezikshëm i Janinës përsa i përket tregtisë me viset e veriut. Sepse tregtarët e atjeshëm mujtën me u shkëputë nga tregu i Janinës dhe banë lidhje direkte me Korfuzin, pjesërisht edhe me Triestën dhe mallrat angleze i sjellin nga Vlona nëpër rrugën ma të shkurtën. Pozita e Korçës, ku kryqëzohen shumë rrugë kryesore, asht shumë e përshtatshme për tregtinë dhe tregtarët e Janinës kanë fillue me u shqetësue.
Janina ka dy skela: atë të Sajadhës kundrejt Korfuzit dhe atë të Artës (quhet Salaora) në gjinin që ka po këtë emën. E para nuk ka nji molo, por vetëm nji radë të hapët, e cila rrezikohet shumë prej ernave që fryjnë nga perëndimi. Rruga prej këtu deri në Janinë mban 20 orë; kjo kalon buzës së lumit të Kalamasit dhe asht shumë e keqe. Dimën për dimën rrëzohen këtu mushka dhe bien në lumë. Mbi këtë rrugë transportohen mallrat ma të mira që shkarkojnë vaporet tonë në Korfuz dhe manifaktura angleze. Mallnat koloniale dhe ato që janë të randa, të cilat i sjellin gjemitë, shkojnë në Artë. Rada e saj, megjithëqë nuk asht e mbrojtun nga të gjitha emat, asht ma e sigurtë se ajo e Sajadhës dhe rruga, që mban vetëmn 16 orë, asht shumë ma e mirë. Prandaj edhe qiraja asht ma e lirë, por hymja e gjinit të Prevezës ka vetëm 12 kambë ujë dhe nga ky shkak nuk ban për vaporë ma të mëdhenj.
Tregtia e këtij qyteti asht fare e vogël. Ky ka marrëdhanie me Korfuzin dhe me Shën Mavrën, prej ku merr venë dhe me ishujt e vegjël të Jonisë. Qyteti grek Vbnica, që gjindet në brendi të gjinit, i blen në Korfuz ato pak plaçka evropiane që i duhen. Edhe marrëdhaniet e Artës shtrihen vetëm me viset e aferme. Skela ma e njoftun në Shqipërinë e Jugut asht Vlona, sepse në gjinin e saj gjejnë strehë të gjithë vaporët që i kap furtuna në grykën e Otrantos.
Berati ka nji skelë shumë të keqe në grykën e Semanit, prandaj përdor Vlonën për me eksportue prodhime natyrore, të cilat me lundra të vogla i dërgon deri në Vlonë.
Përvec kësaj ka edhe skela të tjera të mira gjatë bregut të Shqipnisë së Jugut, por, mbasi në shpinë të tyre nuk kanë krahina prodhimtare, janë braktisë dhe shërbejnë vetëm me ngarkue prodhime natyrore të viseve të afërme.
Administrata doganore gjatë bregut të detit ka zanë afer 20 stacione; për importin kanë vlerë, si thamë më sipër, vetem skela e Sajadhës dhe ajo e Salaorës.
Parga, e njohur qysh kur e bleu Ali Pasha, nuk ka asnji lëvizje tregtare.
Në Shqipninë e Jugut nji lundrim më vete ka vetëm Himara, por këtu, si dhe në të gjithë Levanten, mallnat transportohen prej anijeve greke, sepse ato pak barka të ishujve të Jonisë nuk çojnë peshë. Mbas Greqisë vjen Austria; vapore angleze duken rrallë. Marrëdhëniet detare të Shqipnisë bahen sidomos me Triestën dhe Korfuzin, sepse lidhjet e saj me Greqinë, Livomon dhe Maltën janë shumë.të vogla. Edhe me bregun italian, që asht kundrejt, Shqipnia nuk ka marrëdhënie direkte, bile as me skelat e tjera turke dhe as me Francën.
Shuma e përgjithshme e eksportit dhe importit të Shqipnisë mund të zajë nja 4-6 milion franga ari (2-3 milion gulde). Prej kësaj shume 2/5 i përkasin eksportit dhe 3/5 importit. Këto shifra nuk janë të sigurta dhe nji statistikë mbi të hymet dhe të dalmet e Shqipnisë asht e pamundshme; vetëm nji gja mund të themi, se në Shqipni hyjnë ma shumë mallra nga Anglia, sesa nga Austria, por edhe me anë të Trieshtës. Kështu kjo skelë asht e para për tregun shqiptar. Nga ato që thamë ma sipër duket kjartë se tregtia e Shqipnisë së Jugut tashti në kojiën e fundit po lidhet ngushtë me sistemin tregtar të Evropës Perëndimore. Kjo gja vlen dhe ma shumë për tregtinë e Shqipnisë së Veriut Kthesa e tregtisë së Shqipnisë kah perëndimi ka nji randësi të madhe për tregtinë tonë, seps vlen për zhvillimin ma të gjanë të saj.
Shqipnia asht nji vend agrar dhe blegtoral si dhe të gjithë fqinjët e saj. Prandaj të gjithë manifakturat qe i nevojiten, i merr nga jashtë dhe shet, në anë tjetër, prodhimet natyrore të saj.
Si thamë ma sipër, në Shqipni të Jugut sjellin mallna drejtpërsëdrejti Anglia dhe Austria.
Prej atyne mallnave që nuk vijnë në Shqipni drejtpërsëdrejti, por me anë të Trieshtës dhe Korfuzit, po përmendim vetëm hekurin e Rusisë, nja 200 kuintal në vit dhe nja 2000 litra fije gjymyshi nga Napoli, me qindisë rrobe. Importimi nëpër tokë asht shumë i pakët në krahasim me atë të detit.
Emni “Kepi i Gjuhës” (greqishte) rrjedh nga forma që ka, sepse mund ta krahasojmë me nji gjuhë, të cilën ia shtrijnë përpara thellë në det marinarit Akrokerauniet famëkeqe. Kjo gjuhë përbahet prej nji vargu shkambinjsh të zhveshur dhe ka nji gjatësi prej afër 9 milesh.
Ky kep së bashku me vazhdimin e tij verior, me ishullin e Sazanit, formon gjinin e Vlonës. Gjini asht i thellë, i pershtatshëm për hedhjen e ankorave të vaporëve dhe aq i gjanë, saqë mund të zajë edhe flotën ma të madhe, se asht 10 mila i gjatë dhe gjatësia ma e madhe asht 5 mila deti. Mirëpo ishulli i Sazanit asht larg Kepit të Gjuhës dhe prej gadishullit shkambor që del përpara në gjirin ma në Veri, për ta ba të mundun përforcimin e të dyja hyrjeve në anën lindore dhe jugore të ishullit që çojnë ne gji.
Asnjë pikë në të gjithë bregun shqiptar nuk asht i pershtatshëm për nji vendqendrim flote si gjini i Vlonës, sepse ai ka nji pozitë gjeograflke të mirë, asht i sigurtë, i gjanë dhe mund të fumizohet lehtë me ushqime.
Largësia prej Vlone në Raguzë asht 140, deri në Brindizi 70, deri në Otranto dhe Korfuz 50 mila deti. Gjini i Vlonës u shërben si strehë të gjitha anijeve, të cilat i zen fiirtuna në kanalin e Otrantos ose luftojnë me ema të kundërta. Por, mbasi këtu emat e veriut e të jugut vazhdojnë për nji kohë të gjatë dhe pengojnë nisjen e anijeve, marinarët tanë preferojnë, kur kanë mundësi, skelën e Durrësit, se prej këtu mund të nisen më lehtë. Kështu, në fillim të vitit 1846 qëndruen këtu 30 anije tregtare 3 muaj dhe të dytën ditë pashke fryni një erë nga lindja dhe i shpëtoi. Në Vlonë kanë vue re se ndër të gjitha anijet tregtare, ato tonat janë fumizue ma mirë me ushqime e prandaj marinarët nuk dalin fort në tokë; si shembull tregojnë nji anije të madhe tregtare të Austrisë, e cila qëndroi 3 muej në skelë pa dërgue asnji barkë për në tokë.
Kur fryn nji shirok i fortë, skela e Vlonës, që gjindet kundrejt kepit të Karaburunit, asht e rrezikshme për anijet e vogla. Këtyne u duhet me u tërhekë në brendësinë e gjinit, ne Pasha Liman, të cilët italianët e quejnë Gjini i Raguzës; ky gjindet 10 mila në jug-perëndim të Vlonës. Atje ka qenë dikur qyteti i vjetër Orikum, megjithëqë sot s’ka ma gjurma. Si duket, muret e vjetra janë mbulue me baltë dhe vendasit thonë se kur deti asht i qetë, shifen në ujë teprica muresh.
Vlona asht skela kryesore e krahinës së Beratit, i cili megjithatë, nji pjesë të mallnave koloniale dhe të fabrikave evropiane i sjell me anë të Durrësit. Nganjiherë malli që vjen nga Korfuzi dhe që asht i caktue për Korçë, shkaktohet në skelën e Vlonës. Me anë të Korfuzit sillen këtu të gjitha mallnat koloniale dhe ato të fabrikave të Evropës, përkundrazi, i gjithë eksporti i Vlonës, që asht dy herë ma i madh se importi, shkon në Trieshte me vaporë austriakë dhe të huej.
Eksporti i Vlonës përbahet prej këtyne artikujve:
Skela e Vlonës nuk asht veçse një grumbull godinash të mjera, të cilat shërbejnë, kryesisht, për magazinimin e mallrave që dalin apo hyjnë. Në afërsi të tyne asht nji kështjellë e vjetër, gati për tu shembë, mufl rrethues tetëkandësh i së cilës, me cilësi të dobët, le të dyshosh për nji arkitekt turk. As këtu, as në vetë qytetin, nuk duket gjurmë e vendbanimit që në lashtësi ka mbajtë këtë emën. Por duhet thanë se emni Avlona asht ruejtun vetëm të grekët; italianët e quajnë atë Valona, gegët Vlonë dhe toskët Vlorë.
Qyteti asht i vendosur afër nji gjysëm orë në lindje të plazhit. Nga pjesa lindore ai mbyllet prej nji vargu kodrash në formë amfiteatri, i cili luan ma së miri rolin e nji pasqyre për rrezet e diellit dhe për këte, kur moti asht pa erë, vapa këtu bahet e padurueshme.Vlona ka tashma namin e keq si nji çerdhe ethesh dhe në këtë pikë mbahet edhe ma e pashëndetshme se Preveza dhe Durrësi. Por nji njohës i këtyne anëve më shprehu mendimin se klima e këtushme nuk asht as ma e mirë, as ma e keqe se në skelat e tjera të vendit, sepse të gjitha pa përjashtim, gjinden në brigje të sheshta dhe moçalore, ku janë të gjitha kushtet e nevojshme për shumëzimin e miazmave të etheve.
Qyteti mund të numrojë tani rreth 400 shtëpi, të shpëmdame në nji sipërfaqe të gjanë, mes shkurresh dhe pemësh, përmbi të cilat dallohen qartë majat e 7 minareve të hajthme. Gjithë ky grup i rri shumë bukur kundruell pallateve me stil oriental të Vlorajve, familjes ma ta vjetër dhe ma fisnike të vendit, ndërtuar në anën jugperëndimore, dhe që, të shikueme nga kodrat e afërme, ofrojnë nji pamje me të vërtetë magjepsëse. Në brendësi të qytetit, përkundër, pamjet e trishtueshme të shkatrrimit dhe të shkretimit ndjekin njana tjetrën; ngado që të hedhësh sytë shikon vetëm prapambetje dhe rrenim dhe njeriu rreket më kot të gjejë nji shenjë a nji gjurme të nji jete të re, a të një përparimi; edhe pamja e vetë banorëve të kërtyre rrenojave vërteton se në Vlonë nuk ka asnji përparim. Në të gjithë Epirin nuk kam pa vend tjetër, banorët e të cilit të kishin një pamje kaq të mjerueshme dhe varfanjake. Si mund të shpjegohet ky mjerim në nji skelë të nji province të bekueme me pasuri, në nji qytet të rrethuem prej ullishtash të pamatshme dhe tokash bujqësore aq pjellore? Shkaku kryesor duhet kërkuar, mbase, te kriza në të cilën gjendet ekonomia e vendit.
Deri në fillimet e këtij shekulli në vend mbretnonte dhuna, gjakmarrja dhe e drejta e vetëmbrojtjes lulëzonin si dikur në kohnat pagane në Gjermani, dhe të gjitha rrethanat ishin modeluar sipas pasojave që sjell mungesa e rendit. Gjitha populli ishte i’armatosur dhe merrej me luftë dhe grabitje. Nji pjesë e popullsisë jetonte në kurriz të pjesës tjetër; shantazhi dhe shtypja, ose grabitja në rrugë të madhe dhe vjedhja e bagtisë ishin burimet e ekzistencës së saj. Dy burimet e para shfrytëzoheshin nga krerët e shumtë, të fundit, si rregull, u liheshin atyre bashkësive që dukeshin më të mira se pjesa tjetër e popullit. Gjendja e fshatarve paqsorë, në shumicë të krishtenë, ishte pafundësisht e mjerueshme. Pjesa ma e madhe e popullsisë së armatosun jetonte jashtë vendit dhe formonte bërthamën e atyne trupave luftarake që pushtetarët mbanin nëpër provincat e ndryshme të Perandorisë Turke, në kohën kur kishin ende në dorë pushtetin civil dhe atë ushtarak. Në shtetet barbareske, në Kajro, Mekë, Bagdat dhe Erzerum, në Bukuresht, Belgrad dhe Tripoli, amauti asokohe ishte rijë dukuni sa e njohun, aq edhe e frikshme. Kjo sepse asnji mercenar tjetër nuk e shtypte me aq gjakftoftësi popullsinë që duhej të mbante nën fre, askush tjetër nuk ishte aq i aftë për të ba plaçkë lufte, sa luftëtari shqiptar. Herët a vonë dhe me qesenë e mbushun plot, ai kthehej pastaj në atdhe, për të hangër rehat ato që kishte fitue me aq mund. Duhet thanë, pra, se kjo pjesë e popullsisë ishte produktive për vendin: ajo fuste aty çdo vit shuma të mëdha paresh të thata. Kështu ndodhte që në krahinat luftarake të vihej re një farë mirëqenjeje, pa pasë dalë kjo nga vetë toka, apo nga ndonjë mënyrë tjetër në vend.
Ndryshimin e parë të kësaj gjendjeje e bani Ali Pasha, i cili i dha fund pavarësisë së krenëve apo krahinave,.dhe i futi të gjithë nën sundimin e vet. Dalja në skenë e këtij personaliteti të rrallë shënon njiherit edhe fillimin e nji epoke të re për Shqipninë e Jugut; mund ta quash atë qetësi dhe rend, nëse natyrisht, nuk s’e lidh këtë me konceptet evropiane që kanë këto fjalë.
E megjithatë edhe Ali Pasha nuk e ndryshoi dot mënyrën e jetesës së shqiptarit. Ai mbeti luftëtar, siç kishte qenë; numri i mercenarëve në shërbim të Ali Pashës vlerësohet në 30.000 vetë. Revolucioni 'grek, po ashtu qe nji kohë e mirë për ta, sepse Porta e Naltë kishtë shumë nevojë për shërbimet e tyne. Po kur, fill pas kësaj, filloi periudha e reformave, filluan edhe vuajtjet e mercenarit shqiptar, të cilat rriteshin dora-dorës, në masën që reformat fitonin terren dhe hidhnin rranjë. Sepse Reforma ia hoqi atij njanën provincë mbas tjetrës, tue nda pushtetin civil nga ai ushtarak, tue i ba mëkambsat e provincave thjeshtë administratorë dhe tue ia besue organeve të posaçme komandën mbi forcat ushtarake, të cilat nuk përbaheshin ma prej tufash të padisiplinueme dhe te mbledhuna vullnetarisht, por prej nji ushtrie të formueme me anë të rregjistrimit.
Mercenarit tani i duhej të rrinte në shtëpi; askush nuk kishte nevojë për shërbimin e tij; mirëpo edhe këtu ai e ndjen veten gjithnji e ma shumë nën trysninë, të cilën pushteti shtetnor, që sa vinte e forcohej ma shumë, ushtronte mbi rrethanat e vjetra, anarkike, të vendit dhe mbi mënyrën e lirë të jetesës së individit. Aristokracia nuk duhej ma të bante shantazh dhe të shtypte, bashkësitë nuk duhej ma të vidhnin dhe të grabisnin, të gjithë duhej të hiqnin dorë prej zakonit të gjakmarrjes, të trashëguem prej të parëve dhe të dorëzonin armët, të cilat, që nga fëminia, ishin mësue t'i mbanin me vete ditë e natë; të gjithë duhej tu bindeshin administratorëve të dërguem prej Stambollit, dhe jo vetëm t'i shihnin rajatë e krishtenë si të barabartë, por të paguenin edhe taksa sikundër ata38, e mbi të gjitha të shkonin ushtarë në ushtri, ku do të ndrronin fustanellën me pantallonat e ngushta të frengut dhe do të mësonin të viheshin në rradhë. Përse të duket çudi atëhere, që elementi aristokratik i popullit, domethanë rendi musliman i luftëtarëve, t'i kundërvihej Tanzimatit, i cili iu kishte mbyllur burimet tradicionale të fitimit, iu kishte hequr privilegjet e rëftdit dhe u kishte shpallur luftë të gjithë rrethanave dhe^marrëdhanjeve me të cilat ata ishin mësuar që nga koha e stërgjyshëve?
Kjo mënyre mendimi e rendit luftëtar të musiimanëve mund të jepte, mbase, çelsin për të kuptuar zinxhirin e kryengritjeve me të cilin u detyrua të ndeshet futja e reformave në Perandorinë Turke. Ato nuk ndeshen vetëm atje, por edhe gjithkund, ku popullsia asht luftarake dhe e besimit musliman dhe lenë të kuptohen si qëndresë që elementi aristokratik i Perandorisë i ban risive, të ciiat i kërcënonin ata me humbjen e privilegjeve, dmth. me përmbysjen e tyre. Në këte pikpamje historia e re e Perandorisë Osmane na ofron shumë përqasje të spikatuna me luftat që elementi monarkik në Evropë, nga fundi i Mesjetës, bani me elementin aristokratik dhe të cilat në vende të ndryshme patën edhe përfundime aq të ndryshme.
Në Turqi elementi monarkik doli fitimtar; pas shkatërrimit të organit kryesor të aristokracisë ushtarake në kryeqytet dhe në provinca, të jeniçerëve, përqëndrimi i pushtetit shtetnor bani përparime të tilla, sa që ate nuk e kërcënonte ma nga asnji anë ndonji rrezik serioz. Vetëm mbas kësaj fitorje Perandoria Osmane mund të pretendonte të ishte një monarkie absolute, sepse vetëm pas kësaj vullneti i pushtetit qëndror mund të ndigjohej pa kushte në të gjitha pjesët e Perandorisë së gjanë, sepse vetëm nga ai çast ajo kishte në dipozicionin e saj arbitrar të gjitha forcat^ veta. Nuk ka pasun asnji monark në Evropë, i cili për me vue në jetë vullnetin e tij vetiak, të ketë qenë ma i lidhun dhe ushtrimi i pushtetit të tij ma i kufizuem, se sa ajo e parardhësve të Sulltan Mahmudit. Pikpamjet e gabueme që janë përhapun lidhur me këtë pikë në Evropë, mund të shpjegohen kryesisht më faktin se mungesa e garancive vetiakë, falë të cilave individi i fuqishëm mund të grabiste e të vriste sipas qejfit ma të dobtin, la jashtë vemendjes masën e madhe të atributeve të pushtetit dhe dalangadalë, të shkëputuna nga froni i Sulltanit, ato u uzurpuen nga institucione apo provinca.
E ashtuqujtuna Arbëni, malsia midis lumit të Gjinokastrës dhe të detit, në veri e kufizueme prej Vjosës, përfaqëson vendbanimin kryesor jugor të kastës luftarake turko-shqiptarë dhe Vlona mund të quhet si kryeqendra e saj. Këtu ka qenë vatra e mirëfilltë e krengritjeve të ndryshme të drejtuara kundër risive. E fundit ndër këto kryengritje ka ndodhur para pesë vjetësh dhe mori një kthesë të tillë serioze, sa seraskeri i atëhershëm i Rumelisë, në krye të një force të madhë ushtarake, vrapoi vetë për ta shtypur. Pas rivendosjes së qetësisë, pothuaj të gjithë krerët e vendit dhe të viseve përreth - midis tyne edhe pasardhësit e pushtuesve të parë turq të Arbënisë, të cilët kishin pasë në dorë qeverisjen e trashëgueme të provincës dhe të cilëve u përkisnin pallatet e sipërpërmendun r- si edhe shumë njerëz të tjerë me peshë, u surgjynosën në Azi të Vogël, nga ku janë kthyer vetëm tash së fundi. Edhe pse pasojat e kësaj kryengritjeje kanë pjesën e tyre për pamjen e shkretuar te qytetit dhe të banorëve të tij, shkaku kryesor, megjithatë, duhet kërkuar te kriza e përgjithshme në të cilën ka ra ekonomia kombtare, kryesisht ajo e krahinave luftëtare dhe e cila nuk asht ndikue fare nga pjesët e tjera të vendit, ekonomia e të cilave mbështetet në burime paqësore.
Nga lashtësia na vjen kumti39 se nji herë Aleksandri urdhëroi të lidheshin më zinxhirë nji numur mercenarësh tesaliotë që ai i kishte zanë rob, sepse ata kishin zgjedhur zanatin e luftës dhe nuk donin të punonin tokat e tyne pjellore dhe të bekueme. E pra, këta tesaliote dihet se janë pellazgë, të cilët në kohnat prehistorike kanë ardhun nga Shqipnia me cilësinë e pushtuesit. Atë që shtrëngesa e maqedonasit e arriti me vështirësi, tani po e arrin me lehtësi Tanzimati i turqve me pasradhësit e sotëm të atyne shqiptarëve të vjetër tesaliotë; ai (Tanzimati) po i kthen ata, ndonëse jo pa qëndresë, nga luftëtarë, në bujq. Në këtë punë ata kanë një aleat të papërballueshëm: urinë! Njohës të mirë të jetës së këtushme thonë se kthesa tashma ka fillue dhe këtë përfundim e nxjerrin nga rritja e prodhimit të viseve të caktueme. Nëse ky pohim i përgjigjet së vërtetës, atëhere vizitorit të Vlonës, i cili do të kënaqej ma shumë me pamjet e përparimit se sa të amullisë, apo të kthimit mbrapa, i mbetet sidoqoftë ngushëllimi se fara e një gjendjeje ma të mirë tashma asht hedhun.
Lexuesi që ka ndjekun këto shënime, asht bindun se jeta në Shqipni ndryshon shumë 'prej tonës, shumë gjana do t'i duken atij të huaja dhe të largta, të tjera do t'i zgjojnë kujtime historike dhe, si përfundim, ai do ta bahet kureshtar për me mësue ma tepër mbi këtë jetë. Hartimi i nji tablloje gjithpërfshirëse për këtë do t'i kapërcente fuqitë tona; qëllimi ynë, ndaj, asht të kapim anë të ndryshme të kësaj jete dhe t'i'a bajmë ato të kapshme lexuesit.
Le të fillojme me citatin e Qezarit, sepse deri te Qezari dhe Titi duhet të shtyhemi, për të gjetur paralele me jetën në Shqipni; por këtu vemë re se ajo ka gjasime kaq të mëdha me rrethanat galeze dhe gjermane, sa që përshkrimet e atyne shkrimtarëve sikur janë shkrue pikërisht për to.
Qezari, me siguri, përshkruen Shqipninë kur thotë (VI, 11): “Në Gali, jo vetëm shtetet dhe krahinat e viset e veçueme, por edhe shumica e shtëpive asht e ndame në parti, në krye të të cilave qëndrojnë ata njerëz që, sipas mendimit të përgjithshëm, gëzojnë peshën ma ta madhe në shoqni dhe në dorën e tyne asht gjithë drejtimi i punëve. Në themel të kesaj rrethane qëndron tradita e vjetër, sipas së cilës çdo burrë nga populli duhet të ketë për mbrojtës nji njeri të fuqishëm: sepse ky nuk duron që i mbrojtuni i tij të damtohet, apo të keqtrajtohet se në rast të kundërt do të humbiste nderimin në sytë e rangut të tij. Kjo gjendja e punëve shtrihet në të gjithë Galinë, sepse të gjitha shtetet janë të ndame në dy parti.
Kur pyet për shkaqet e kësaj dukunie në Shqipni, mbeten kaq shumë gjana të errta, sa që ma në fund, përpiqen me e pa atë si një instinkt të lindur të popullit. Natyrisht asht e vështirë me e përcaktu se cila dukuni asht në predispozitën natyrore të popullit dhe cila pasojë e rrethanave në të cilat ai jeton, - por a asht ky përcaktim i bazuem? A nuk janë këto rrethana vetë, përsa kohë ato nuk kushtëzohen nga klima apo vendvendosja, produkt i shpirtit të popullit? Shqiptari e ka shtysë të mbrendshme t'i japë personalitetit të tij nji vlerë të jashtme sa ma të madhe; asht ai i fuqishëm, atëhere të gjitha përpjekjet dhe synimet e tij rrahin në pohimin dhe në zmadhimin e namit dhe të ndikimit të tij; asht ai i detyruem të kërkojë mbrojtjen e nji të fuqishmi, atëhere ai përpiqet që këtë rrethanë ta shfrytëzoje sa ma shumë në të mirë të tij; dashamirësia, vetëmohimi, përkushtimi, besnikëria janë këtu po aq të rralla, sa ç'janë të shpeshta të kundërtat e tyne. Nuk asht dashunia pra, që i lidh dhe i ngjit partitë e këtushme, por asht nevoja, asht e drejta e dhunës dhe e zakonit të gjakmarrjes, (përpjekja e parë e instinktit popullor për ta mbrojtur individin nga arbitrariteti i të tjerëve), të trashëgueme nga shekujt, që e shtrëngoi individin të bashkohet me të tjerët dhe, me këtë, t'ia lehtësojë individit barrën e ruajtjes së jetës dhe të pasurisë.
Kjo na çon në kundërtinë që, sipas mendimit tonë ekziston jo vetëm ndërmjet qenies shqiptare, por edhe ndërmjet asaj lindore dhe përëndimore dhe që bahet gjithnji e ma e mprehtë, sa ma tepër që Perëndimi përparon në kulturë, ndërsa Lindja mbetet mbrapa.
Në Perëndim njeriu tani jeton nën sundimin e ligjit, i cili, mbrojtës dhe kërcënues, e shoqnon në rrugën e tij të jetës, nga djepi deri në varr dhe e mban fort për dore. Ai e çliron atë nga kujdesi për ruajtjen e trupit dhe të pasurisë së tij dhe i vë fre pasioneve të tij të ndaluara. Ligji, zakoni dhe tradita e mbrojnë atë në jetën e tij nga veprimi dhe arbitrariteti i të tjerëve në një shkallë shumë ma të naltë se në Lindje; për këtë arsye njeriu në Perëndim i trembet edhe shpreson shumë ma pak nga bashkëqytetarët e vet. Si të ishte nje lule kopshti, i ruajtur dhe i selitur nga institucionet, ai mund të eci i qetë rrugës së vet dhe të jetojë vetëm për vete dhe për profesionin e tij. Përkundrazi lindori mund të krahasohet me një dru pylli, ekzistenca e të cilit rrethohet nga rreziqe të panumurta; atij i duhet të hapë sytë gjithmonë rreth e rrotull, që të mos sulmohet në befasi, dhe tue qenë se frika dhe shpresa e tij varen në nji masë të madhe nga arbitrariteti i individëve të tjerë, ai si rregull, asht ma i zoti se perëndimori në njohjen dhe trajtimin e njerëzve. Perëndimori qëndron mbi tokë të fortë, lindori mbi tokë të lëkundshme; i pari ka mundësi që t'i përkushtojë të gjitha forcat ndërtimit të jetës së vet, ndaj nuk i njeh rrengjet dhe marifetet, të cilat i dyti i ka të zakonshme për të ruajtur baraspeshimin në veprimtarinë e vet. Ndërkohë që për këtë arsye, perëndimori ka mundësi të zhvillojë të gjitha fillesat e së vërtetës dhe të mirëqënies me të cilat natyra e ka pajisur, lindori, për rrethanat në të cilat jeton, asht i dënuem të rrojë mes frikave, mosbesimeve dhe shtrembërimeve të të gjitha llojeve. Po të marrim parasysh ndryshimin e lindur të predispozitës shpirtërore, na duket se pasja apo mungesa e garancive personale na jep çelësin kryesor për të shpjeguar kundërtitë e natyrës dhe të karakterit të njeriut perëndimor ndaj atij lindor.
Objekt i grindjeve partiake shqiptare asht dhuna vendore dhe epërsia vendore në fshat, qytete, krahinë dhe zonë, sipas nivelit të palëve grindëse, ma nalt apo ma poshtë. Çdo ide e ndonjë motivi politik asht e huaj për këto luftra; shqiptarit madje nuk i shkon mendja as për ndonji përfitim personal në këtë punë; qëllimi i tij asht vetëm të sundojë mbi rrethin ku ai jeton dhe të zhdukë kundërshtarin që e pengon në këtë rrugë. Që kjo asht kështu mund të vërtetohet lehtë, sepse nëse ndodh herë pas here që ndër të dy kundërshatarët vendorë, njeri kalon në kampin e palës dikur kundërshtare, atëhere nuk ndodh aspak ndonjë shkrirje e këtyre kundërshtarëve, por ai tjetri e sheh veten të detyruem të ndjekë shembullin e të parit dhe të ndërrojë ngjyrë, sapo asht bindun që gjendja e re e kundërshtarit të tij nuk asht aspak kalimtare, por e qëndrueshme. Megjithatë një kalim i tillë duhet parë si përjashtim, jo aq se bie ndesh me karakterin e shqiptarit, por ma tepër se ai vështirësohet nga rrethanat që ai, me këtë rast, sjell me vete nga mjedisi i tij i maparshëm.
Nga sa u tha del mirëfilli, se sa të vështirë e ka nji i huej të gjejë të drejtën në grindjet mes palëve në Shqipni, grindje që nuk ndjekin nji prirje të përbashkët, por janë vetëm nji kompleks i interesave të ndryshme private. Përsa i takon përçarjeve në familje të caktueme, disa prej tyne janë të vërteta, ndërsa të tjera, përkundrazi, janë të mirëllogarituna, sëpse kështu e kërkon interesi i familjes dhe për të qenë të mbuluar, duhet mbajtur me të dyja shpatullat.
Kush do të mësojë ma hollësisht për jetën dhe marifetet e nji prisi shqiptar, do të gjejë te Qezari informacionin ma ta mirë (1,18). “Dumnoriksi ishtë një kokëkrisur dhe një zevzek që i kishte të gjitha kushtet për të ba emën në popull; çprej vitesh ai kishte marrë më qira, me nji çmin shumë të ulët, vjeljen e doganës dhe të taksave të tjera të Eduanëve, për të vetmen arsye se në ankandin për këtë qëllim atij nuk guxonte t'i kundërvihej askush, tue afrue ma tepër. Në këtë mënyrë ai jo vetëm që e kishte zmadhue shumë pasuninë e vet, por kishte fitue aq shumë, sa të tregohej edhe zemërgjanë, sa të mbante me shpenzimet e veta edhe nji trupë të madhe kolorësish; ndikimi i tij nuk kufizohej vetëm në atdhe, por shtrihej edhe në shtetet fqinje; për ta rritur edhe ma shumë këtë ndikim ai martoi t'amën me nji burrë fisnik dhe të fuqishëm nga Bituriga, për vete mori nji grua nga Helvetia dhe i dha në shtete të tjera, motrat për babë dhe kushurinat. Për shkak të këtyre krushqive ai favorizon helvetianët, por ai i urren Qezarin dhe romakët për arsye personale, sepse nga intervencioni i tyne në vendin e Eduanëve pushteti i tij u kufizue dhe të vëllait iu dha përsëri pushteti që kishte pasë. Po tu ndodhë romakëvë ndonji fatkeqësi kund, ai mban shpresën që me ndihmën e helvetianëve të bahet sundimtar i plotë, ndërsa po të jenë zot këtu romakët ai, jo vetëm që duhet të heqë dorë prej kësaj, por të humbasë edhe atë ndikim që ka sot. Kur pyeti ma tej, Qezari mësoi madje, se në nji bëtejë kalorësie Dumnoriksi me kalorësit e vet dha shenjën e ikjes, tue tërhequn kështu mbas vetes edhe pjesën tjetër të kalorisë. Së fundi ka dyshime të forta kundër tij se ai ka udhëheqë helvetianët përmes vendit të sekuanëve dhe ka ba të mundun, që të dy popujt të bajnë robër nga njeni tjetri dhe të gjitha këto, jo vetëm pa urdhën, por madje edhe pa dijeninë e Qezarit dhe të qeverise eduane.
Le të hedhim nji vështrim mbi natyrën e nji kryengritjeje shqiptare. Qëndrimi i elementit musliman ndaj Tanzimatit dhe qeverisë asht shtjellue ma nalt; pakënaqësi dhe ankime kanë të gjithë, qoftë krenët, qoftë demosi; këta të fundit, megjithatë, nuk kanë vullnetin e tyne, por janë vegël në duert e aristokracisë. Nëse duhet ba kryengritje, duhet që kryetari i njenës a i tjetrës parti ta quej të leverdisshme për interesat e tyne. Zakonisht janë kryetarët e opozitës, që të ngushtuem së tepërmi, e përdorin këtë mjet për me rrëzue nga pushteti kundërshtarët e tyne. -Për këtë ata nuk dalin vetë, por shtyjnë ndonji aventurier që e quejnë të aftë për këtë qëllim. Ky shfaqet pastaj, në krye të nji bande, nëpër zonat më ta largëta, herë këtu, herë atje dhe kjo shfaqje mjafton për ta trazue popullin. Nxitësi, përsa kohë nuk e ndjen veten të fortë, shmang çdo demostrim; kur shef ama, që kushtet e nevojshme u arritën dhe trazimi i popullit arriti gradën e duhun, i formulon ankesat e popullit në nji letër drejtuar Sulltanit dhe fillon, njiherësh, në vendet ku e lejojnë interesat e veta, të sekuestrojë dhe të vejë zjarrin.
Qëndrimi i palës kundërshtare nuk mund të jetë i dyshimtë, ajo duhet të mbajë anën e qeverisë, por gjendja e saj asht ca ma tepër e vështirë, sepse ajo nuk mund të veprojë hapur për të mos humbë ndikimin e saj mbi atë pjesë të demosit që ka me vete, por që natyrisht, simpatizon krengritjen; kështu që ajo mund të veprojë kundër kësaj vetëm fshehtas dhe tërthorazi. Përsa kohë kundër kryengritësve nuk janë dërgue trupa nga provinca te tjera ose ushtarë të rregullt, për ta nuk ka ende ndonjë arsye serioze për tu trembë. Por ku vjen puna deri aty, atëhere komandanti i trupave mbledh menjëherë në kampin e vet gjitha krenët e provincës; që do vijnë atëhere mjaft nga këto Dumnoriksë, komandanti e di mirë, edhe pse ai nuk ka lexuar as Qezarin, as Herodotin. Strategjia që ai pastaj vendos, zakonisht nuk sjell rezuitate; kryengritësit janë të informuem për çdo lëvizje të tij dhe nuk zihen kurrë në befasi. Mirëpo beteja frontale nuk asht mjeti i vetëm për me shtypë nji kryengritje, kjo arrihet edhe me anë të pushtimit të qendrave dhe të burimeve të saj. Si edhe tue ngushtue mundësitë e tjera të saj për ushqime. Vemendja kryesore e komandantëve të ushtrive të mëdha, zakonisht rreh që t'i shuaje kryengritjet bash në këtë mënyrë dhe suksesi i deritanishëm e ka përligjë këtë llogari.
Ne kemi përdorë deri tani termat aristokraci, krenë, fisnikë dhe duem që t'i përcaktojmë ato ma qartë, që lexuesi të mos marrë shkas nga këto terma për të nxjerrë përfundimin se në Shqipni ka nji aristokraci në kuptimin tonë. Atje ku mbretnon ligji i ma të fortit dhe gjakmarrja, detyrimisht gjithshka rregullohet simbas shkallës së fuqisë, populli duhet të përbajnë masën e madhe, kurse të ftiqishmit të jenë në majë të saj41. Këta të fuqishëm ndahen mandej në dy grupe; në të parin bajnë pjesë ata që e kanë trashëgue këtë pushtet nga të parët e tyre.
Pinjojt e shtëpive të pasuna nuk kanë nevojë të kenë dhunti vetiake të veçanta për të mbetun të fuqishëm, përsa kohë ata janë në gjendje të ushqejnë një shpurë të aftë; forca e origjinës dhe e zakonit, që në Shqipni, siç e kemi përmendun, asht shumë e fortë, si edhe interesat e përkrahësve të shtëpisë do t'i mbajnë ata të tillë. Por nëse ai e humb pasuninë dhe këtë humbje nuk asht në gjendje me e zavendësue me nji personalitet të fortë, atëhere ai e humb ndikimin e vet dhe familja e tij dalëngadalë kthehet në masën e popullit, ku mandej, gëzon nji respekt vetëm personal, të lidhun me prejardhjen.
Lloji i dytë i të fuqishmëve përbahet nga ata që e kanë fitue vetë këtë fuqi. Janë, kryesisht, luftëtarë nga shtresat e ulta, të cilët gjatë shërbimit mercenar në dhe të huaj e falë trimnisë dhe zgjuarsisë së jashtëzakonshme, kanë fitue pasuni dhe emën dhe pastaj janë kthye në atdhe për të hapun një shtëpi të re, apo për të ringritun në kambë atë të babës. Në fushën e drejtimit të punëve shoqnore, në sytë e popullit, nji i tillë homo novus shihet si plotësisht i barabartë me dyert e para dhe shpesh herë ata arrijnë ta rrëzojnë nga shala derën e vjetër, që deri atëhere ka drejtue dhe së cilës, zakonisht, ai i kundërvihet, sepse ai e gjen palën opozitare gati për tu bashkue me te.
Sikundër në Shqipni, kështu duhet të ketë qenë edhe në Gjermaninë dhe Galinë e vjetër; ndaj edhe ne e quajmë të tepërt diskutimin për çashtjen, nëse tek gjermanët dhe galët ka pasë një fisnikni në kuptimm tonë të sotëm.
Për mendimin tonë, fisniknia e popujve në kohën kur ata futen në histori, ka qenë, sikundër edhe në Shqipni, ajka e rendit të luftëtarëve, por aspak një grup i përmbyllun mbrenda tij. Për rjedhojë, nji joluftëtar kishte po aq pak shanse të bahej ndonjiherë e dikund kryetar, sa edhe një dash për të pri kopenë e dhive.
Ndërsa për të vërejtë së çfarë pushteti i jepej pasunisë në rrethana të zakonshme, nji shembull shumë domethanës japin për këtë rendi i zejtarve dhe bashkësitë qytetare në Shqipni. Kështu, fjala vjen, e kjo ndodhte shpesh, nji djalë i varfën nga Zagoria pranë Janinës, që kishte shkue në kurbet, arrinte të fitonte atje nji pasuni të madhe dhe mbas disa vjetësh kthehej pastaj me këtë pasuni në atdhe; aty atij, natyrisht po ta dëshironte, i jepej ajo shkallë ndikimi në drejtimin e vendit që i përgjigjes madhësisë së pasunisë së tij. Dhe kjo bahej në mënyrë të vetvetishme, sepse ishte diçka që mendësia popullore e quante të natyrshme.
Duhet thanë, megjithatë, se këta arkontë të Zagorisë dhe Epirit ishin gja krejt tjetër, krahasue me prijësat e krahinave luftarake, përpara të cilëve, ata si raja, duhej, së paku maparë, të puthnin pluhnin e kambëve të tyne. Ata janë vetëm qytetarë të pasun dhe ndikimi i tyne mbi bashkëqytetarët asht mjaft i kufizuem dhe kësisoj ata edhe shpresojnë edhe u tremben atyne shumë ma pak; të gjithë së bashku jetojnë si të krishtenë e nën nji trysni të njejtë; por prapseprapë të gjithë dallohen e ndahen sipas pasunisë, dikush ma i pasun, dikush ma pak i pasun.
Të kuptuemit e thelbit të arkontizmit dhe të jetës së qytetarizmit epirot asht shumë i vështirë për perëndimorin' sepse atij i mungon çdo përmasë krahasuese dhe ai ka të bajë me dukuni që as i ka pa, as i ka ndigjue ndonjiherë.Në krye të qyteteve apo të bashkësive të mëdha fshatare qëndrojnë kryetarë, të cilët kanë nën urdhën nji apo ma shumë shkruesa dhe sejmenë të armatosun. Po, a do të thotë kjo se këta janë ma të nderuemit e bashkësisë? Jo, janë vetëm njerëz të sërës së dytë apo të tretë, vegla të arkontëve. Kush janë këta? Në X asht A-ja, B-ja dhe C-ja. Po përse jo edhe D-ja? Ai nuk asht aq sa duhet i pasun dhe i nderuem. Po sa i pasun u dashka ajo nuk mund të veprojë hapur për të mos humbë ndikimin e saj mbi atë pjesë të demosit që ka me vete, por që natyrisht, simpatizon krengritjen; kështu që ajo mund të veprojë kundër kësaj vetëm fshehtas dhe tërthorazi. Përsa kohë kundër kryengritësve nuk janë dërgue trupa nga provinca te tjera ose ushtarë të rregullt, për ta nuk ka ende ndonjë arsye serioze për tu trembë. Por ku vjen puna deri aty, atëhere komandanti i trupave mbledh menjëherë në kampin e vet gjitha krenët e provincës; që do vijnë atëhere mjaft nga këto Dumnoriksë, komandanti e di mirë, edhe pse ai nuk ka lexuar as Qezarin, as Herodotin. Strategjia që ai pastaj vendos, zakonisht nuk sjell rezultate; kryengritësit janë të informuem për çdo lëvizje të tij dhe nuk zihen kurrë në befasi. Mirëpo beteja frontale nuk asht mjeti i vetëm për me shtypë nji kryengritje, kjo arrihet edhe me anë të pushtimit të qendrave dhe të burimeve të saj. Si edhe tue ngushtue mundësitë e tjera të saj për ushqime. Vemendja kryesore e komandantëve të ushtrive të mëdha, zakonisht rreh që t'i shuaje kryengritjet bash në këtë mënyrë dhe suksesi i deritanishëm e ka përligjë këtë llogari.
Ne kemi përdorë deri tani termat aristokraci, krenë, fisnikë dhe duem që t'i përcaktojmë ato ma qartë, që lexuesi të mos marrë shkas nga këto terma për të nxjerrë përfundimin se në Shqipni ka nji aristokraci në kuptimin tonë. Atje ku mbretnon ligji i ma të fortit dhe gjakmarrja, detyrimisht gjithshka rregullohet simbas shkallës së fuqisë, populli duhet të përbajnë masën e madhe, kurse të fuqishmit të jenë në majë të saj41. Këta të fuqishëm ndahen mandej në dy grupe; në të parin bajnë pjesë ata që e kanë trashëgue këtë pushtet nga të parët e tyre.
Pinjojt e shtëpive të pasuna nuk kanë nevojë të kenë dhunti vetiake të veçanta për të mbetun të fuqishëm, përsa kohë ata janë në gjendje të ushqejnë një shpurë të aftë; forca e origjinës dhe e zakonit, që në Shqipni, siç e kemi përmendun, asht shumë e fortë, si edhe interesat e përkrahësve të shtëpisë do t'i mbajnë ata të tillë. Por nëse ai e humb pasuninë dhe këtë humbje nuk asht në gjendje me e zavendësue me nji personalitet të fortë, atëhere ai e humb ndikimin e vet dhe familja e tij dalëngadalë kthehet në masën e popullit, ku mandej, gëzon nji respekt vetëm personal, të lidhun me prejardhjen.
Lloji i dytë i të fuqishmëve përbahet nga ata që e kanë fitue vetë këtë fuqi. Janë, kryesisht, luftëtarë nga shtresat e ulta, të cilët gjatë shërbimit mercenar në dhe të huaj e falë trimnisë dhe zgjuarsisë së jashtëzakonshme, kanë fitue pasuni dhe emën dhe pastaj janë kthye në atdhe për të hapun një shtëpi të re, apo për të ringritun në kambë atë të babës. Në fushën e drejtimit të punëve shoqnore, në sytë e popullit, nji i tillë homo novus shihet si plotësisht i barabartë me dyert e para dhe shpesh herë ata arrijnë ta rrëzojnë nga shala derën e vjetër, që deri atëhere ka drejtue dhe së cilës, zakonisht, ai i kundërvihet, sepse ai e gjen palën opozitare gati për tu bashkue me te.
Sikundër në Shqipni, kështu duhet të ketë qenë edhe në Gjermaninë dhe Galinë e vjetër; ndaj edhe ne e quajmë të tepërt diskutimin për çashtjen, nëse tek gjermanët dhe galët ka pasë një fisnikni në kuptimin tonë të sotëm.
Për mendimin tonë, fisniknia e popujve në kohën kur ata futen në histori, ka qenë, sikundër edhe në Shqipni, ajka e rendit të luftëtarëve, por aspak një grup i përmbyllun mbrenda tij. Për rjedhojë, nji joluftëtar kishte po aq pak shanse të bahej ndonjiherë e dikund kryetar, sa edhe një dash për të pri kopenë e dhive.
Ndërsa për të vërejtë së çfarë pushteti i jepej pasunisë në rrethana të zakonshme, nji shembull shumë domethanës japin për këtë rendi i zejtarve dhe bashkësitë qytetare në Shqipni. Kështu, fjala vjen, e kjo ndodhte shpesh, nji djalë i varfën nga Zagoria pranë Janinës, që kishte shkue në kurbet, arrinte të fitonte atje nji pasuni të madhe dhe mbas disa vjetësh kthehej pastaj me këtë pasuni në atdhe; aty atij, natyrisht po ta dëshironte, i jepej ajo shkallë ndikimi në drejtimin e vendit që i përgjigjes madhësisë së pasunisë së tij. Dhe kjo bahej në mënyrë të vetvetishme, sepse ishte diçka që mendësia popullore e quante të natyrshme.
Duhet thanë, megjithatë, se këta arkontë të Zagorisë dhe Epirit ishin gja krejt tjetër, krahasue me prijësat e krahinave luftarake, përpara të cilëve, ata si raja, duhej, së paku maparë, të puthnin pluhnin e kambëve të tyne. Ata janë vetëm qytetarë të pasun dhe ndikimi i tyne mbi bashkëqytetarët asht mjaft i kufizuem dhe kësisoj ata edhe shpresojnë edhe u tremben atyne shumë ma pak; të gjithë së bashku jetojnë si të krishtenë e nën nji trysni të njejtë; por prapseprapë të gjithë dallohen e ndahen sipas pasunisë, dikush ma i pasun, dikush ma pak i pasun.
Të kuptuemit e thelbit të arkontizmit dhe të jetës së qytetarizmit epirot asht shumë i vështirë për perëndimorin' sepse atij i mungon çdo përmasë krahasuese dhe ai ka të bajë me dukuni që as i ka pa, as i ka ndigjue ndonjiherë.Në krye të qyteteve apo të bashkësive të mëdha fshatare qëndrojnë kryetarë, të cilët kanë nën urdhën nji apo ma shumë shkruesa dhe sejmenë të armatosun. Po, a do të thotë kjo se këta janë ma të nderuemit e bashkësisë? Jo, janë vetëm njerëz të sërës së dytë apo të tretë, vegla të arkontëve. Kush janë këta? Në X asht A-ja, B-ja dhe C-ja. Po përse jo edhe D-ja? Ai nuk asht aq sa duhet i pasun dhe i nderuem. Po sa i pasun u dashka të jesh për tu ba arkont? Kjo nuk asht e përcaktueme. Po kush i zgjedh dhe i cakton ata? Askush, ata shkojnë e vijnë si bari i fiishës dhe si gjethet e pemëve. Shërbimi i këtyne rendeve, a asht i organizuem në mënyrë kolegjiale dhe burokratike? Edhe kjo, përgjithësisht, nuk mund të përcaktohet; kur ndikimi i nji antari asht dominues, atëhere ai i komandon të gjithë, pa pyetë për mendimin e kolegëve, kur jo, atëhere ata këshillohen mes tyne. Do të thotë kjo se mbajnë mbledhje të rregullta? Po ja, ata mblidhen nga dy, o nga tre, o ma shumë, bisedojnë kur e do rasti e për çashtje të caktueme, tërheqim mendimin edhe të nji,a të dy njerëzve që nuk janë arkontë dhe kur vijnë në nji mendje, i thonë kryetarit se ç'duhet të bajë. Por kur nuk merren vesh mes tyne? Atëhere çashtja mbetet pezulll deri sa njena a tjetra ndër palët të bajë për vete peshkopin e pashën. Votimi dhe marrja e vendimeve me shumicë jane koncepte të panjohuna. Kjo mungesë rregullash e jetës lindore, të cilën u munduam ta sjellim edhe këtu me këto shembulla, mbi vrojtuesin e qetë, pasi ai ka kapërcye joshjen e parë të risisë dhe neverinë që pason ma vonë, ushtron nji fuqi tërheqëse të çuditshme, sepse prodhon kundërti dhe kalime, për të cilat mungon çdo përmasë në Perëndimin formal.
Atij, që falë rrjedhës së natyrshm.e të gjanave, del në krye të bashkësive apo të fshatrave, ky pozicion i njihet edhe nga qeveria dhe prej këndej del rrethana, e cila lejon, afersisht, të krahasohet me përcaktimin modern të vetëqeverimit të bashkësive dhe të shoqatave, ndonëse kjo, në të vërtetë, vazhdonte për aq kohë, deri sa nëpunësve të qeverisë apo pushtetarëve të tjerë tu tekej të ndërhynin. Me këta drejtuesa lokalë qeveria bashkëpunon; ato thirren për të mësue vullnetin apo urdhnat e atyne që janë përgjegjës për zbatimin e tyne; nga ana tjetër ata ishin të autorizue me përfaqësue shoqatat dhe rendet e tyne në raste lutjesh, ankesash dhe çashtjesh në diskutim. Nëse në këto raste mungonte njani apo tjetri, kjo, si rregull kalonte pa u vënë re; por kur mungonte ndonji emën i randsishëm, atëhere kjo citohej hollësisht. Po kaq e zakonshme ishte edhe që ndonjë pris, apo arkont i largët të thirrej në kryeqytet për tu këshillue me të apo për t'i dhanë atij ndonjë post publik. Puna asht se në Lindje, përgjithësisht, nuk ekziston ndonjë vijë ndarëse parimore midis zyrtarit dhe personit privat; qeveria i zgjedh organet e veta arbitrarisht nga masa e popullit. Por se sa e fortë asht, në shumë anë, lidhje me bashkësinë, se sa shumë individi asht i lidhun me vullnetin e bashkësisë, antar i së cilës asht, këtë e vërteton jo vetëm shtrirja e madhe e së drejtës së retraktit, që nga e drejta bizantine kaloi në ate turke, por fjala vjen dhe nga ndalimi i sanksionue ; të shtëpive personave të cilët janë të padëshirueshëm me ligj i dhanies me qira të shtëpive personave të cilët janë të padëshirueshëm per fqinët apo për lagjen.
Dëbimi më dhunë i të huejve, qofshin ata edhe zyrtarë të mëdhenj, nga ndonji bashkësi apo vend, nuk asht aspak gja e rrallë; nuk mungojnë shembujt ku tregohet se bashkësitë kanë kërkue dëbimin e nji antari të saj dhe ky pastaj asht detyrue nga autoritetet që, ose të largohet për një farë kohe, ose edhe ta shesë për fare pronën dhe të largohet përgjithmonë nga bashkësia. “Ne nuk e duam atë të rrijë këtu, ai duhet të largohet” ky refren ishte i zakonshën, sidomos tek gratë, kur ata kishin ndonjë ahkesë kundër dikujt. Gjejmë pra, këtu, pikërisht atë mënyrë mendimi, prej ku në lashtësi, e kanë burimin ostrakizmi dhe petalizmi.
Po të hedhim tani nji vështrim mbi rendin e luftëtarëvë të Shqipnisë se Jugut dhe asaj të Mesme, asht e vështirë të shkëputesh prej nji dukurie kaq interesante. Mjerisht ne nuk patëm mundësi të njiheshim plotsisht me te, ne nuk morëm përgjigje për shumë pyetje tona, prandaj edhe u shtrënguem të kufizohemi vetëm në disa vrojtime përmbi karakterin e tyne të përgjithshëm. Rendi i luftëtarëve ekziston këtu si rend krahas rendeve të tjerë, ai asht profesion, gja që nuk mund të thuhet për fiset malorë të Shqipnisë së Veriut, mirditasit, pultasit, etj, sepse tek këta mercenarizmi asht i panjohun dhe, edhe pse ata janë njerëz shumë gjaknxehtë dhe çdo burrë mban armë, profesionet e tyne janë ai i bariut dhe i bujkut. Tek ata ndërgjegjja e origjinës së përbashkët përban parimin bazë të rrethanave shoqërore, ata janë fise të vërteta; përkundër, pjesët jugore e kanë lanë tashma mbrapa këtë shkallë kulture, ndaj edhe atje tani ka vetëm gjini dhe lidhjet gjinore kanë shumë ma pak ndikim në rrethanat shoqërore.
Në të dyja pjesët e vendit zotnon gjakmarrja, për të cilën bahet Qalë me hollësi në kapitullin “Doke dhe zakone” dhe ne e gjejmë këtë parim edhe ndër popuj të tjerë, të cilët nuk kanë aspak rende luftëtarësh. Për këtë arsye ka ma gjasë që rendi shqiptar i luftëtarëve të jetë zhvillue jo nga gjakmanja, por nga mercenarizmi.
Po të kërkojmë tani për paralele historike të këtij zakoni në shtetet fqinje, atëhere, natyrisht, nuk asht e parandsishme të vihet re se në Greqi viset ku asht i zhvilluem mercenarizmi, janë pikërisht ato që njihen si themelime pelazgjike; konkretisht në Arkadi, ku autoktonët pelazgë kanë mbetë të papërziem dhe duket se janë ba helenë, n'atë mënyrë që Hidra, Specia dhe Salamina shqiptare janë ba helenë, dhe në Tesali, ku pelazgët fitimtarë duket se kanë ba kastën luftarake sunduese dhe në Kretë, ku sipas Homerit, pelazgët e famshëm kanë qenë një pjesë kryesore e popullsisë. Natyrisht, ky zakon, në kohën e fillimit të ramjes u përhaq edhe në vise të tjera greke, por duket se atje ai nuk ka zanë rranjë, aq sa nuk meriton me e quejtë zakon, por mbase, ma tepër, nji modë. Ndërsa për mercenarizmin e atyne viseve ne dimë shumë pak, për të mundë me ba ndonjë krahasim; po kjo gja vlen edhe për mercenarizmin e etruskëve të vjetër.
Për të përftue analogji historike të mjaftueshme, duhet shkue deri tek gjermanët dhe galët dhe këtu ato janë edhe ma të spikatuna. Ma tej, ne bajmë hamendësimin se tek këta dy popuj, në kohën kur ata hyjnë në histori, lidhjet fisnore kishin filluar tashma të dobësohen dhe të turbullohen. Po të ketë bazë kjo pikpamje, në gjendjen e sotme, apo ma mirë ma thanë në ate të sapokaluar të krahinave luftarake shqiptare dhe të atyne popujve, do të kishte një ngjashmëni të madhe dhe kjo do të kishte qenë aq ma tepër e shënueshme, sa që, me përjashtim të gjakmarrjes dhe të mercenarizmit, doket dhe zakonet shqiptare mund të quheshin nji pasqyrë e rrethanave greke të vjetra dhe romake.
Po të mendojmë se romakët dhe grekët në fillimet e historisë së tyne e kishin lanë tashma mbrapa shkallën kulturore të gjakmarrjes, ndërsa shqiptarët e kanë ende sot, atëherë ky fakt, me tu provuar katërcipërisht autoktonësia e tyne, duhet njohur si një kambëngulje dhe ngurtësim i traditës, çka asht pa shembull në historinë evropiane.
E vemë këtu këtë vrojtim, megjithse do të kishte qenë mbase ma logjike që ai të vendosej në fitnd të librit, me qëllim që ta njohim paraprakisht lexuesin me nji kandvështrim prej nga duhen rrokur rrethanat shqiptare, pa dashur me këtë, ta cilësojme atë në mënyrë apodiktike, si të vetmin të drejtë.
Ndërkaq duhet thanë se ne e pasqyruem Shqipninë luftarake ma tepër si asht dhe jo si ka qenë, sepse e thamë edhe ma nalt, edhe këtu koha e krizës ka ndikuar, ma në fund, mbi rrethanat, modeli i së cilave asht formue mbase, në nji kohë kur për pjesën tonë të botës nuk kishte fillue fare historia. Ndaj kush dëshiron që të studjojë në tabllo të gjalla rrethanat e lashta të popujve evropianë, ai nuk duhet të ngurrojë më t'i futet kësaj pune, sepse sipas gjithë gjasave, kjo krizë po përparon me shpejtësi. Natyra e saj asht shenjue tashma ma nalt, e këtu mund të këtë vend vetëm nji vërejtje për aristokracinë shqiptare. Dinastitë gjinore të trashëgueshme, me shumë pak përjashtime, thuajse janë zhdukur. Në Jug ato u shfarosën nga Ali Pasha; në Veri, ato çfarë patën mbetë, u tërhoqën në greminë bashkë me ramjen e pashallarëvë të fundit të Shkodrës. Në këto kushte, të njejtin fat, ndonëse me rrugë jo aq të dhunshme, patën edhe gjinitë e rangut të dytë dhe të tretë. Nga njena anë, shumica e tyne ishte zhytë thellë në borxhe dhe dalëngadalë, nga ligjet gjithnji e ma të rrepta, u kërkohej pagimi i tyne, ndërsa nga ana tjetër, ripërtëritja e nji ligji të vjetër mbi trashëgiminë e pasunisë së patundshme dhe coptimin e pronave të mëdha bujqësore, pati pasoja të ngadalshme, por të pashmangëshme. Sipas të drejtës turke mbi tokën, të gjitha trojet e pushtuara, përfshirë këtu gjithë Turqinë Evropiane, ishte pronë e tanësisë së besimtarëve, apo të Sulltanit si përfaqësues i tyne; individët kishin vetëm të drejtën e përdorimit të truallit dhe tokës dhe kjo kufizohej rreptësisht vetëm mbi tokat e zana me ndërtesa, apo ato bujqësore; pra, nuk lejohej shfrytëzmi i pyjeve, livadheve dhe i ujrave, megjithse në praktikë rregullat ishin ma ta buta.
Pasunitë e patundshme ndaheshin në dy grupe: në të transferueshme dhe jo të transferueshme44, në të parën futeshin ndërtesat dhe te gjitha llojet e bimëve, në të dytën pemtoret. Pronat e klasës së parë mund t'i konsiderojmë si një lloj superficies romake; megjithatë, lidhur me trashëgiminë ato ishin të barabarta me pasuninë e lëvizshme dhe kur kalonin nga dora e një pronari në atë të nji tjetri të gjallë, hartohej nga kadiu një dokument (Hoxhët). Përkundër, shfrytëzimi i pemtoreve ishte rregulluar plotësisht nga Emphyteusis romak dhe bizantin. Kanoni që duhet të paguej emfiteutari përban nji të dhjetën e korrjes. Afatet e humbjes së emfiteuzës për shkak të mospagimit në kohë të kanonit, apo të lanies djerrë të tokës, vijnë nga e drejta romake.
Përfaqsues i Sulltanit këtu ishte spahiu, i cili, si shpërblim për shërbimet ushtarake që i kishte ba shtetit, mirrte kanonin dhe laudemiumin. Kur i kalonte kompetencat (spahillikun) e pemtoreve apo komplekseve (çiflig) të administruara prej tij në një dorë tjetër, ai hartonte nji dokument ligjor (tapi) dhe përfitonte për këtë laudmiumin, të shumtën 10% të shumës së shitjes së tokës. Por ai vetë nuk e kishte të drejtën e shitjes. Nji dokument i tillë nevojitej jo vetëm në raste kontratosh midis të gjallëve, por edhe në raste trashëgimishë, nga e cila çliroheshin vetëm pasardhësit meshkuj të të vdekurit. Bijat, pasardhësit dhe farefisi tjetër, në raste trashigimishë të pemtoreve duhej të hartonin nji tapi të re me spahiun, gja për të cilën, zakonisht, ata paguenih vetëm nji laudemium të thjeshtë. Si pasojë e heqjes së spahillikut, ligji i vjetër, i zbutur në praktikë, u zevendësue me nji të ri, sipas të cilit një tokë, pronari i vdekur i së cilës nuk kishte lanë pasardhës, kalonte në pronësi të Sulltanit, ndërsa trashëgimtarëve të tjerë si ma nalt, nuk iu njihej asnjë e drejtë trashëgimie, por vetëm përparësia për ta ble. Nëse vdes tani, fjala vjen, pa ba fëmijë, njeni ndër dy vëllaznit, i cili e ka trashëgue në mënyrë trë pandashme pronën nga i ati, atëhere kjo, pasi vlerësohet ma parë, mund t'i lihet vllaut tjetër, me kusht që të paguajë në arkën e shtetit, brenda nji afati të caktuem, gjysmën e shumës dhe nëse kjo nuk ndodh, atëhere gjysma që i takonte të vdekunit shitet në të tretë për llogari të shtetit.
Ky emën del në Mesjetë në vendin e emnave të qyteteve të vjetër të Bylisit, Aulonës dhe Oricumit dhe paraqet një farë interesi për ne, gjermanët, sepse vendi figuron në prikën që mbreti Manfred mori kur u martue me Helenën, të bijën e despotit të Epirit, Mihaelit. Leake (I,2) mendon se kështjella asht ndërtue mbi rrenoja ndërtimesh helene; për aq sa munda unë me e hulumtue këtë tezë, u gjendën vërtet blloqe katërkandëshe guri të Antikitetit, por me sa dukej në vende krejt të tjera. Edhe ajo tashti asht rrenue, por me sa duket asht braktisë vetëm në kohët e reja nga të zotët, të cilët vinin për të kalue stinën e nxehtë të motit në këto naltësina të freskëta. Dhe ata kanë qenë pasardhësit e pushtuesve të parë turq të këtyne viseve, të të famshmit Sinan pashë të Konjës, varri i të cilit shihet edhe sot në teqenë e vogël të vendosun në kambë të kodrës. Ky varr shërben si vend pelegrinazhi, sepse Sinani mbahet si shenjt nga turqit.
Sipas gojdhanës, ai e pushtoi kështjellën nga Marko Krali, princi i fundit i Kaninës, si pasardhës të të cilit të tregojnë një plak të moçëm, të cilit para dy vjetësh ia morën ushtar djalin e vetëm.
Plani i kështjellës asht i njejtë me ato të Akrokorintit, të Patrasit dhe fortesat e tjera të këtyre viseve; edhe kjo ndahet në shumë pjesë të veçanta, ku ato të sipërmet mund të mbyllen kundrejt atyne te poshtme dhe, në rastet kur ato bien në dorën e armikut, të mbrohen sikur të ishin kështjella të vëçanta. Në Kaninë unë numërova tri pjesë të tilla, ndër të cilat e treta ishte nji bateri, e vendosur nga ana e lindjes dhe me nji pjerrësi të shkajshme nga jashtë, por nuk pashë kund kullën, e cila, zakonisht, vendoset në skutën e fundit. Banesat e familjes së sundimtarit tashma janë gërmadha, por nji dritare ka mbetur, prej nga, siç thonë, e shoqja e sundimtarit u hodh poshtë në humnerë, me të marrë lajmin e vdekj.es së zotit dhe bashkëshortit të saj. Edhe vendi ku kanë qenë shtëpitë e Marko Kralit asht i njohun dhe në qytet të tregojnë nja 6 a 7 manastire dhe kisha të krishtena, që janë shpërnda përgjatë kurrizit të një kodre në kambë të naltësisë së kështjellës.
Ky vend, ashtu edhe krejt krahina përreth gjinit, asht shumë e pasun me gojdhana dhe mite. Zoti dr. Auerbah (Auerbach), mjek i karantinës turke në Vlonë, i cili banon prej vitesh në atë qytet, bashkë më të vëllain, titullar i agjensisë konsullore të atjeshme, ka kohë që merret me mbledhjen e tyne dhe prej këtij njohësi me themel të rrethanave shqiptare mund të priten njoftimet ma interesante.
Nga kodra e kështjellës hapet nji pamje e gjanë përmbi tokë dhe det; nga ana e detit prej aty duket krejt gjini. gjuhza e tokës, ishulli i Sazanit dhe pjesërisht edhe përvijimet e bregdetit të rrafshët deri në Durrës; nga ana e tokës duket fusha e Myzeqesë, e rrethueme nga unaza madhështore e maleve, ku spikasin sidomos, për bukurinë e tyne, majat e Tomorit dhe të Kudhësit.