Nikaia

Nikaia

Shëtitorja e Nikaias ndodhet në tarracat lindore të kupolës më të lartë të qytetit, ngjitur dhe paralel me teatrin. Gjatësia e saj minimale është 62 m (maksimalja 80 m) dhe gjerësia 9.60 m. Nga balli shëtitorja paraprihej nga stilobati, i cili mbante mbi vete kolonadën e jashtme. Kolonada tjetër e brendshme, e ndante shëtitoren në dy pista 4 m të gjerë. Pistat i përshtaten terrenit duke u shkallëzuar në dy plane. Rreshti i jashtëm duket se ka pasur kolona dorike, ndërsa i brendshmi jonike. Ndonëse kolonat dorike janë të fuqishme (0.48 m), muri i pasmë, i ngushtë (0.90 m) dhe i pa kontrafrontuar, tregon se shëtitorja ka qenë njëkatëshe. Çatia e mbuluar me tjegulla, zbukurohej me antefikse me palmeta. Mbi tarracën e shëtitores vijon një tarracë tjetër, ku janë gjetur kapitele dorike, kapitele jonike, trungje kolonash dhe kapitele dorizuese tetëkëndësh të përzgjatur (0,53 x 0,47 m), si ata të shëtitores L të Bylisit. Përmasat dhe forma e rrafsheve dhe elementët arkitektonikë e bëjnë të mundur praninë e shëtitoreve të tjera.

info@balkancultureheritage.com