Një botë e mistershme
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski
Libra

Një botë e mistershme

Mjaft herët, viset e gjirit Jonian janë paraqitur si vende që preknin botën e përtejme5. Tek Iliada (XXI, 194-197). Akili i përgjigjet peonit Asterope, që e quan veten pinjoll të lumit Aksi dhe të cilin sapo e ka goditur për vdekje: “Me Zeusin nuk maten as Akelou i fuqishëm, as forca e furishme e Oqeanit me ujërat e thella, prej të cilit dalin të gjithë lumenjtë, i tërë deti, mbarë burimet e të gjitha puset e thella”. Akelou nuk është vetëm lumi i madh i Greqisë veriperëndimore; një fragment i Didimës i ruajtur nga Makrobi6 shpjegon: “Akusilao, në librin e parë të historisë së tij, ka treguar se në fakt Akelou është më i vjetri nga të gjithë lumenjtë. Ai thotë: Oqeani martohet me të motrën Tetian; nga bashkimi i tyre lindin tremijë lumenj; më i madhi është Akelou dhe nderimet i drejtohen atij në radhë të parë”. Dhe i njëjti Makrob (18, 7-8) përmend fjalët e Eforit, duke folur për orakullin e Dodonës: “Pothuajse gjithmonë, në të vërtetë, të gjithëve atyre që e pyesnin hyu u jepte porosi që t’i bënin flijime Akelout”. A. Balabriga7 nxirrte si përfundim: “Përveç këtyre tipareve oqeanike, rijedha e Akelout duket, në epokën më të lashtë, se ka pasur edhe atë të cakut kozmik, të lumit që duhej kapërcyer për të mbërritur në vendin e botës së përtejme”. Është e vëftetë se në periudhën arkaike ky cak zhvendoset drejt veriperëndimit. Akarnania që mban vulën e ngulimeve korintase futet në botën e njohur, por krahinat më veriore vazhdojnë të mbeten si të një bote tjetër. Pikërisht Tesprotia duket si qendra e këtyre tokave të largëta dhe mban kyçet e botës së përtejme, njëkohësisht nëpërmjet Zeusit të Dodonës8, nëpërmjet ujërave të skëterrshme të Akeronit9 e të Kokitit dhe nëpërmjet orakullit ië të vdekurve (Nekromanteion). Herodoti (V, 92,7) përmend dërgatën e nisur nga Korinti prej Periandrit, i cili ka humbur të shoqen, Melisën, “për në vendin e tesprotëve, në brigjet e lumit Akeron, për t’u këshilluar me orakullin e të vdekurve”. Cilado qoftë vendndodhja e tij e saktë10, ky orakull i të vdekurve ka ekzistuar në Tesproti dhe është vizituar shumë herë: pikërisht aty e takonte, për shembull, Odiseu fallxhorin 

veten pinjoll të lumit Aksi dhe të cilin sapo e ka goditur për vdekje: “Me Zeusin nuk maten as Akelou i fuqishëm, as forca e furishme e Oqeanit me ujërat e thella, prej të cilit dalin të gjithë lumenjtë, i tërë deti, mbarë burimet e të gjitha puset e thella”. Akelou nuk është vetëm lumi i madh i Greqisë veriperëndimore; një fragment i Didimës i ruajtur nga Makrobi6 shpjegon: “Akusilao, në librin e parë të historisë së tij, ka treguar se në fakt Akelou është më i vjetri nga të gjithë lumenjtë. Ai thotë: Oqeani martohet me të motrën Tetian; nga bashkimi i tyre lindin tremijë lumenj; më i madhi është Akelou dhe nderimet i drejtohen atij në radhë të parë”. Dhe i njëjti Makrob (18, 7-8) përmend fjalët e Eforit, duke folur për orakullin e Dodonës: “Pothuajse gjithmonë, në të vërtetë, të gjithëve atyre që e pyesnin hyu u jepte porosi që t’i bënin flijime Akelout”. A. Balabriga7 nxirrte si përfundim: “Përveç këtyre tipareve oqeanike, rijedha e Akelout duket, në epokën më të lashtë, se ka pasur edhe atë të cakut kozmik, të lumit që duhej kapërcyer për të mbërritur në vendin e botës së përtejme”. Është e vëftetë se në periudhën arkaike ky cak zhvendoset drejt veriperëndimit. Akarnania që mban vulën e ngulimeve korintase futet në botën e njohur, por krahinat më veriore vazhdojnë të mbeten si të një bote tjetër. Pikërisht Tesprotia duket si qendra e këtyre tokave të largëta dhe mban kyçet e botës së përtejme, njëkohësisht nëpërmjet Zeusit të Dodonës8, nëpërmjet ujërave të skëterrshme të Akeronit9 e të Kokitit dhe nëpërmjet orakullit ië të vdekurve (Nekromanteion). Herodoti (V, 92,7) përmend dërgatën e nisur nga Korinti prej Periandrit, i cili ka humbur të shoqen, Melisën, “për në vendin e tesprotëve, në brigjet e lumit Akeron, për t’u këshilluar me orakullin e të vdekurve”. Cilado qoftë vendndodhja e tij e saktë10, ky orakull i të vdekurve ka ekzistuar në Tesproti dhe është vizituar shumë herë: pikërisht aty e takonte, për shembull, Odiseu fallxhorin Tiresiu, tek Odiseja (XI, 93-154). Sipas njerëzve të kohës së lashtë, këtu ndodhej skaji më i largët i botës së të gjallëve, hyrja për në botën e përtejme. Nuk është pra për t’u habitur që Pindari e përcakton në një drejtim të tillë vendqëndrimin e largët të hiperboreanëve.

Në të njëjtin kuptim, F. Vian-i11 kishte vënë re me kohë: “Duhet kujtuar pikësëpari që, sipas grekëve, brigjet e Adriatikut janë diçka e ngjashme me Finisterën, ku fillonte vendi i botës së përtejme. Tesprotia është një mbretëri e të vdekurve, me Kokitin e saj, me liqenin dhe me lumin e saj Akeron; Tezeu dhe Piritoni qenë mbajtur atje si robër, sepse patën dashur të rrëmbenin bijën e mbretit të tesprotëve - një përsëritje e ekspeditës në Skëterrë, që synonte rrëmbimin e Persefonit aty ka banuar Gerioni përpara se të shpërngulej përtej Oqeanit, në Eriti; atje i duhet të shkojë edhe Odiseut, në fund të përpjekjeve të tij, pasi i ka bërë flijime Hadit, Persefonit dhe Tiresiut; atje do të qëndrojë ai deri ditën që do të kthehet në Itakë për të gjetur vdekjen. Më në veri, është përcaktuar në Korkyrë vendndodhja e Skerisë së feakëve homerikë, këtyre vatorëve bartës të shpirtrave apo të paktën ndërmjetës midis botës së përtejme dhe botës së të gjallëve. Ende më në veri, qe pikërisht në Iliri apo në ishujt në det të hapur pranë Ilirisë vendi ku u vendos Diomedi pas vdekjes, duke gëzuar kështu në vendin e fatlumëve pavdekësinë që i ishte mohuar të atit. Po në Iliri, pranë vendit të Enkelejve, do të vendoset edhe Batoni, qerrtari i Amfiaraosi-t, pas zhdukjes së të zotit”12.

Disa temave të tilla do t’u kthehemi sërish, pasi janë të rëndësishme në parahistorinë e Adriatikut. Rasti i Gerionit është një tregues shumë i mirë i asaj zmbrapsjeje gjithnjë e më të madhe drejt veriut të kufirit ndërmjet botës së njohur dhe botës së përtejme: tek Hekateu i Miletit13, Ambrakia paraqitet si një vend ku mbretëron Gerioni, të cilit Herakliu i vjedh buajt, ndërsa Pseudo-Skylaksi (§ 26) i vendon të njëjtët buaj në kullotat e pasura të Kestrinesë, në veri të lumit Thyamis.

Natyrisht që është e pamundur të caktohet ndonjë klasifikim kronologjik i këtyre legjendave që prekin detin Adriatik apo t’u jepet atyre ndonjë vlerë dëshmie historike përveç pohimit të rolit të tij si rrugë kalimi, veçanërisht në drejtimin veri-jug ose në drejtimin e kundërt. Ai përmendet në rrëfime të ndryshme. Do të veçojmë, pikësëpari, kthimin e Jasonit e të argonautëve, i cili është pa dyshim më i vjetër se Nostoi-të, domethënë kthimet nga lufta e Trojës, që kanë të bëjnë si me akej ashtu edhe me trojanë.

KTHIMI I ARGONAUTËVE ka marrë formë letrare në librin IV të Apolonit të Rodit. Ai tregon se argonautët u kthyen nga Kolkida me Bashkën e Artë, të rrëmbyer në sajë të Medeas, vajzës së mbretit Ejet, duke iu ngjitur rrjedhës së Istrosit (Danubit) që paskësh lidhur Detin e Zi (Pontus Euxinus) me veriun e Adriatikut. Istrosi përfytyrohej si një lumë që ndahej në dy degë, njëra që derdhej në Detin e Zi dhe tjetra që mbërrinte në krahinën e quajtur Istrie, në veri të Adriatikut. Lundrimi i gjatë nëpër detin Adriatik nyjëtohet në dy faza rreth maleve Akrokeraune: bregu lindor paskësh qenë i vendosur sipas një drejtimi veri-jug në veri të maleve Akrokeraune, për të marrë pastaj një drejtim perëndim-lindje përtej këtyre maleve që ndanin Ilirinë nga Epiri. Pikërisht në lartësinë e maleve Keraune (po të përdorim trajtën e zgjedhur nga Apoloniu), argonautët devijojnë drejt veriut, në drejtim të grykëderdhjes së lumit Po (Eridani), si pasojë e një ndërrimi të papritur të erës, të shkaktuar nga Hera. Përshkrimi i udhëtimit përgjatë bregdetit ndërmjet Istries dhe maleve Keraune, udhëtim që e bëjnë si argonautët ashtu edhe ndjekësit e tyre kolkë, jep informacione të shumta: duke dalë në grykëderdhjen e Istrosit në detin Adriatik, lundërtarët hasin një arkipelag përreth dy ishujve Brigiane, arkipelag që vazhdon deri në Isa (Vis). Përballë, kontinenti është i banuar nga brigët, më tej nga hiljanët e vendosur nga Hili, i biri i Herakliut (rajoni i lader-Zadarit); më pas vijnë Korkyra e Zezë dhe Meliteu, pastaj, në kontinent, enkelejtë, lumi ilir (gryka e Kotorrit) dhe varri i Kadmit dhe Harmonisë, pranë të cilit vendosen disa kolkë. Para se të dallohet skaji i maleve Keraune, ishulli i Nimfajes duhet të jetë Sazani, i cili i bën roje hyrjes së gjirit të Vlorës. Është momenti kur Zeusi u tregon zemërimin e tij detarëve të anijes Argos, me ndërmjetësinë e “traut folës të anijes, të cilin Atena e kishte nxjerrë nga një lis prej Dodone, për ta ujdisur mu në mes të çarkut të bashit” (IV, 582-84). Udhëtimi drejt veriut deri në grykëderdhjen e lumit Po (Eridanit) bëhet pa asnjë ndalesë e as përshkrim të bregdetit perëndimor. Pasi i ngjiten lumit deri tek kënetat prej ku dalin Rini dhe Rona, ata kthehen sërish në Mesdhe nëpërmjet këtij lumi të fundit. Jasoni dhe Medea priten nga Circja, pastaj Hera e favorizon lundrimin e tyre drejt Drepane-Korkyrës. Për të shmangur luftimin mes kolkëve dhe shokëve të Jasonit, Alkinoi vendos t’ia kthejë Medenë të atit po të jetë ajo ende e virgjër, por t’ia lërë ama Jasonit nëse janë të lidhur me martesë, dhe Hera bën çmos në mënyrë që ky bashkim të realizohet përpara se Alkinoi ta ketë dhënë vendimin e tij. Atëherë kolkët kërkojnë që të qëndrojnë në ishull si aleatë dhe Apoloni saktëson se ata mbetën aty për një kohë të gjatë mes feakëve, deri në kolonizimin korintas të ishullit nga bakiadët; “atëherë ata kahian në bregdetin që ndodhej përballë ishullit (pere); prej aty, ata duhej të emigronin në malet Keraune ku banojnë amantët, në vendin e nestajanëve dhe në Orik”. Natyrisht, ky rrëfim lidhur me kolkët mund të përqaset me tekstin e Plutarkut (Quaest. gr., 11, 293 ab), që përmend një kolonizim eretrian më të hershëm se ai i korintasve.

Tregimi i Apolonit është i pasur me të dhëna që autori i ka mbledhur andej-këtej, duke huazuar nga gojëdhënat korkyrase që priren të vënë në dukje vazhdimësinë ndërmjet feakëve homerikë dhe popullit korkyras, jashtë kolonizimit korintas. Po të njëjtat gojëdhëna kanë për synim që të vendosin të drejtat e Korkyrës mbi Adriatikun verior: Hili, i biri i Herakliut dhe i Melitës, largohet nga ishulli dhe shkon e themelon ngulimin e hiljanëve në Iliri (IV, 537-549), pa dyshim në krahinën e lader-Zadarit. Mbase këto gojëdhëna korkyrase mbërritën tek Apoloni i Rodit nëpërmjet Timeut. Autori ka marrë gjithashtu edhe nga Kalimaku, i cili harton, përpara tij, një katalog të ngulimeve kolke në Adriatik, ku përmend në veçanti Polën në Istrie, që Apoloni e lë pas dore.

R. L. Beaumont-i i bën pyetje vetes gjerë e gjatë për të ditur se sa të vërteta mund të kërkojë vallë historiani në këtë rrëfim të shtegtimeve të argonautëve, mes Danubit dhe Adriatikut verior, dhe ai ka prirje për të hedhur tej çfarëdo ideje marrëdhëniesh ndërmjet Detit të Zi dhe detit Adriatik përmes kësaj udhe në kohën e lashtë. Sipas tij, kjo rrefenjë merr formë vetëm në shekullin IV, në kohën e Teopompit dhe tëTimagetosit. Ai ka të drejtë pa dyshim, por në kuadrin e një historie të Adriatikut, legjenda e argonautëve përmban të dhëna të shumta mbi lundrimet e lashta kryesisht në brigjet lindore, mbi gojëdhëna ngulitjesh të hershme, shumë para atyre të korintasve, duke zënë fill që nga gjysma e dytë e shekullit VIII.

Krahas legjendës së argonautëve mund të zënë vend edhe shumë gojëdhëna të tjera, siç është ajo që ka të bëjë me HERAKLIUN, sado që ajo e prek relativisht pak detin Adriatik. Është përmendur tashmë një përcaktim i mundshëm i vendndodhjes së Gerionit në Ambraki e më pas në Kestrine, si edhe ngulimi i themeluar nga i biri, Hili, pranë Zadarit, në Dalmaci; gjurma e legjendës së Aerakliut ndeshet edhe në gadishullin salentin: Straboni (VI, 3, 5) e shpjegon me futjen në dhe të trupave të Gjigantëve leuternianë të përzënë nga Herakliu prej fushave Flegreane erën e rëndë të ujit të një kroi pranë kepit Japig. Stefani i Bizantit (s.v. Brentesion) paraqet si eponim të qytetit Brentosin, birin e Herakliut.

Bashkësi popujsh janë vënë re shpesh ndërmjet Azisë së Vogël dhe Gadishullit Ballkanik: brigët kanë lidhje me frigjanët, të cilët mendohet se kanë ardhur nga Ballkani për t’u vendosur në Anadoll, sipas Herodotit (VII, 73); dardanët që banojnë krahinën e Kosovës së sotme mbajnë pikërisht emrin e banorëve të Trojadës; liburnët cilësohen si gens Asiatica nga C. lulius Solinusi (II, 51) në fillim të shekullit III pas J.K. Nga ana tjetër, farefisnia mes ilirëve të bregut lindor të Adriatikut dhe popullsive të Mesapisë dhe Japigisë ka dhënë mundësi që të bëhet fjalë ndonjëherë për një kolonizim ilir të bregut perëndimor, megjithëse nuk janë vërtetuar ende plotësisht lidhjet mes gjuhëve ilire dhe mesape. Duke u ngjitur nga jugu, prania mikenase është e ndjeshme në Epir, veçanërisht në varrin me tholos të Parga-Kiperit14; ajo theksohet me prurje armësh dhe qeramikash mikenase. Këto prodhime ndeshen gjithashtu edhe në bregun tjetër të Adriatikut, në harkun e gjirit të Tarantos dhe në Pulie.

LEGJENDA E KADMIT DHE HARMONISË është me siguri ajo që është përhapur më gjerësisht në Ballkan. Ajo dëshmon për shkëmbimet ndërmjet këtyre botëve fqinje, madje edhe në këtë rast përpara Nostoi-ve. Apolodori (III, 5, 4) tregon aventurat e mbretit të Tebës, Kadmit, dhe të gruas së tij, Harmonisë, bijës së Aresit dhe të Afërditës. Ky autor i shekullit I pas J.K. i përmend disa nga burimet e veta: Homeri, Ferekidi i Athinës dhe Helaniku, të cilët shkruajnë në shekullin V. Hesiodi (Punët dhe ditët, 162) e pranon Tebën si toka e Kadmit, ndërsa, tek Teogonia, përmend martesën e tij me Harmoninë dhe harton listën e fëmijëve të tyre (937, 975-978). Mënxyrat mizore të fëmijëve të tyre i shtyjnë ata, pas vdekjes së nipit të tyre, Penteut, që ta braktisin Tebën e të shkojnë në vendin e enkelejve (Apolodori, III, 4, 2 dhe 5, 4; krahaso gjithashtu edhe Herodoti, V, 61): “Kadmi e lë Tebën së bashku me Harmoninë dhe shkon në vendin e enkelejve. Këta ishin bërë pre e sulmeve të ilirëve dhe hyu i kishte paralajmëruar se do t’i mposhtnin ilirët po të kishin për udhëheqës Kadmin dhe Harmoninë. Ata binden, i zgjedhin si prijës kundër ilirëve dhe dalin fitimtarë. Kadmi mbretëron mbi ilirët dhe i lind një djalë, Iliriu. Më vonë, i shndërruar në gjarpër me Harmoninë, ai u dërgua nga Zeusi në Fushat e Elizeut” (Apolodori, III, 5, 4). Ata vendosin aty pushtetin e tyre, pasi i shpartallojnë ilirët fqinjë dhe para se të shndërrohen në gjarpërinj. Nga përmendjet e panumërta letrare të këtij çifti, del ideja e marrëdhënieve ndërmjet Beotisë dhe krahinës së liqenit të Ohrit dhe ndoshta deri në grykën e Kotorrit. Sipas Stefanit të Bizantit (s.v. Bouthoë), Kadmi paskësh themeluar Buthoen (Budvën), emri i të cilit ardhka nga buajt që tërhiqnin qerren e Harmonisë e të Kadmit drejt Ilirisë; Etymologicum magnum parashtron një etimologji tjetër, nga emri grek i rigonit (butos). Kjo legjendë mund të përkojë me shpjegimin e urbanizimit të këtyre krahinave të Uirisë nëpërmjet veprimit të princërve të ardhur nga bota egjease, madje ka edhe nga ata që duan të shohin aty një traditë fenikase (shih Herodotin, II, 49; IV, 147; V, 57). Noni i Panopolit e lajmëron disa herë udhëtimin e mbramë të Kadmit dhe të Harmonisë drejt bregut ilir. Nisja e çiftit është e afërt në këngën 44, kur Dionizi kthehet në Tebë; ajo bëhet në këngën 46 (364-367). Sipas Nonit, ata e kryejnë udhëtimin nën trajtë njerëzore, jo nën trajtë gjarpërinjsh, si tek Euripidi; sapo mbërrijnë, ata ngurosen dhe nuk lindin një lloj vendas bollash, si tek Nikandri e tek Ovidi.

Pikësëpari, vetë prejardhja e Kadmit është një element me interes i legjendës. Në fillim të veprës Fenikaset, Euripidi sjell ndër mend se Kadmi ka ardhur në Tebë nga Fenikia; tek Bakantet (1359), ai i kthehet sërish dramës së Kadmit dhe të familjes së tij: Dionizi i jep kumtin e metamorfozës së tij dhe të së shoqes në gjarpërinj në vendin e barbarëve, dhe ai do t’i udhëheqë “këto ushtri të egra kundër altarëve të grekëve dhe kundër varreve të tyre” deri në Delfi, ku Aresi pranon t’i bartë për në ishullin e të fatlumëve. A mos duhet parë vallë në këtë ekspeditë tek enkelejtë një dëshmi e brishtë e një parakolonizimi fenikas në Iliri, në të njëjtën mënyrë sesi fenikasit kanë rrahur rrugën e Pitekusës? Kjo është pa dyshim e tepruar dhe kronologjia nuk do të ishte e njëjta, meqenëse kolonizimi i Iskias ndodh vetëm në shekullin VIII. Ardhja e fenikasve në Beoti, për të themeluar Tebën, mund të jetë gjithashtu e habitshme, por disa specialistë nuk e përjashtojnë dhe orvaten ta vendosin këtë themelim dhe mbretërimin e Kadmit gjatë periudhës së bronzit’9. Tradita fenikase është gjithashtu e pranishme edhe në epigramën e Kristodorit (Antologjipalatine, VII, 697) tëhartuar rreth vitit 500 pas J.K. dhe kushtuar Joaneut të Epidamnit, prefekt i Ilirisë nën perandorin Anastas I (491-518): të parët e këtij prefekti paskëshin ardhur nga Lyhnidi, “i cili ishte themeluar nga fenikasi Kadm”. F. Vian-i (f. 52-60) parapëlqen t’i përmbahet asaj që ai e cilëson “mirazhi fenikas . Zbulimet e vulave orientale në Kadme më 1963 përforcojnë idenë e marrëdhënieve të herëshme, që nga shekulli XIII para J.K., me sa duket, ndërmjet Asirisë, vendit të Kanaanit dhe Tebës së Beotisë.

Po ashtu, enkelejtë e ndodhur në veri të kaonëve, pranë liqenit të Ohrit, i kane afruar me ata që, në Beoti, ndodhen pranë me liqenin Kopais, me nam për ngjalat e tij (encheleis, në greqisht). Enkelejtë janë të pranishëm edhe në mendjen e Strabonit (VII, 7, 8 c 326), i cili i bashkon me dasaretët dhe kujton pasardhësit e Kadmit dhe të Harmonisë në krye të enkelejve. Polibi (V, 108) përmend pranë liqenit të Lyhnidit (Ohrit) një vend me emrin Enkelanai, gjë që përputhet me përcaktimin e vendit qe Straboni e ka huazuar pa dyshim nga Hekateu i Miletit, i cili shkruante në shekullin VI para J.K. Pseudo-Skylaksi (§ 25) i vendos pranë grykës së Kotorrit (Rizon), gjë që nënkupton një zhvendosje drejt perëndimit, sepse është disi e dyshimtë që ky emër të ketë të bëjë me një bashkësi popullsish që banojnë nga liqeni i Ohrit deri në grykën e Kotorrit. Dy shekuj më vonë, Pseudo-Skymni (437-438) tregon se enkelejtë, dikur të udhëhequr nga Kadmi, banojnë në afërsi të brigëve. Herodiani, në shekullin II pas J.K., saktëson se themeluesi i Rizonit ishte i biri i Kadmit.

Ndërhyrja e Kadmit në favor të enkelejve ka për qëllim që të luftojë kundërshtarët ilirë; me siguri, këta janë ilirë të Jugut, të cilësuar nga Pompon Mela (Horografia, II, 55) dhe nga Plini Plaku (N. H., III, 144) si “ilirë të mirëfilltë” (Illyrii proprie dicti). Ka mundësi pra që të jetë fjala për një fazë ekspansioni të këtyre ilirëve kundër popullsive vendase; ky ekspansion duket se vazhdon deri në Dalmaci dhe më tej, para pushtimit romak.

Vendi i varrit të Kadmit dhe të Harmonisë përcaktohet nga Eratosteni (tek Stefani i Bizantit, s.u. Dyrrachiori) në të njëjtën kohë edhe pranë Drinit, në veri të Shqipërisë së sotme, edhe pranë lumit Aoos (Vjosës) në jug të vendit! Ateneu (XI, 6, f. 462 b) tregon një njoftim të Filarkut që e përmend në shekullin III para J.K. këtë monument pranë qytetit të panjohur të Kylikes në Iliri. M. Shashel-Kosi e krahason këtë vendndodhje me atë të Kilikait të përmendur nga Prokopi (De aedif., IV, 4, bot. J. Haury, sht. e korr. G. Wirth, Lipsiae, 1964, f. 117): ai e vendoste në Epirin e Ri pranë Shkodrës. Në shekullin II para J.K., Nikandri e vendos monumentin mes Drinit dhe Naronës, pra shumë më në veri; këtë mendim kishte, me sa duket, Pseudo- Skylaksi (§ 24), i cili e vendos ndërmjet Naronës dhe lumit Arion, që mbase duhet ndrequr në Drilon (Drin). Apoloni i Rodit (IV, 516-518) përmend ngulitjen e kolkëve në bregun lindor të Adriatikut dhe saktëson se disa prej tyre, “ndërtuan buzë grykave të zeza të lumit të Ilirisë, aty ku ndodhet varri i Harmonisë dhe i Kadmit, një kështjellë në zemër të vendit të enkelejve”. F. Vian-i ka pa dyshim të drejtë kur e njëjtëson lumin e Ilirisë me grykën e Kotorrit. Pafta e bakërt e brezit e gjetur në Selcë, në luginën e epërme të Shkumbinit, paraqet një skenë luftimi ku një gjarpër i frikshëm në të majtë duket se e përkrah kalorësin që mban shqytën e rrumbullaktë kundër armiqve të tij; ajo është datuar si e gjysmës së dytë të shekullit III para J.K. dhe dëften ndoshta mbijetesën e mitit të Kadmit dhe të Harmonisë, prania e të cilëve i siguron fitoren kampit të tyre, atij të enkelejve. Në rastin e paftës së brezit, nuk është e mundur, me anë të veshjeve dhe të armatimeve, që të identifikohen luftëtarët, por ka mjaft të ngjarë që të bëhet fjalë për një paraqitje të legjendës së Kadmit. Duhet kujtuar gjithashtu se Iliriu, i biri i Kadmit, thuhej se qe rritur nga një gjarpër dhe se kjo kafshë nderohej si hyjni nga ilirët. M. Shashel-Kosi jep njoftim për një pllakëz mjaft të ngjashme në Mal të Zi pranë Gostiljit.

Një legjendë tjetër që ka lidhje me atë të Kadmit e të Harmonisë, tregohet nga Hygini (Fab., 184, 240, 254). Agava, nëna fatzezë e Penteut, paskësh shoqëruar të atin në Iliri ku qenkësh martuar me mbretin e Ilirisë, Likotersin, e pastaj e paskësh vrarë atë për t’ia dorëzuar mbretërinë Kadmit. Antoninus Liberalisi (§ 32) tregon se Epiroja, bija e spartit Ekion, i ka shoqëruar Kadmin dhe Harmoninë, gjyshërit e vet, bashkë me kufomën e të vëllait, Penteut, dhe se ajo vdiq në Kihiros (ose Efira) në Kaoni (e parë më vonë si tesprote); krahina e mori emrin Epir nga kjo Epiro, gjë që përbën natyrisht një nga ato etimologji fantazuese, të cilat gëlojnë me bollëk, për një krahinë që e quanin thjesht Epeiros (= kontinenti) ata që vinin nga Korkyra ose nga deti. Plutarku (Pyrrhos, 5) përmend një princeshë epirote që mban emrin Kadmeia, në gjirin e dinastisë eacide. Stefani i Bizantit (s.v. Kammania') vë në dukje një lumë të quajtur Kadm, në këtë krahinë të Kestrinesë (gjë që duhet të shënojë të vetmen rijedhë uji në këtë krahinë, Pavlën, e cila derdhet në detin Jon në jug të Butrintit).

Nostoi-të

Nëse legjendat e mëparshme (kthimi i argonautëve dhe qëndrimi i Kadmit dhe Harmonisë në Iliri), me përjashtim të atyre që lidhen me hiperboreanët dhe me Herakliun, kanë të bëjnë kryesisht me bregun lindor të Adriatikut, nuk ndodh njëlloj me rrëfenjat që i takojnë kthimit të pjesëmarrësve në lufën e Trojës (akej dhe trojanë), të cilët qarkullojnë dhe vendosen në detin Adriatik ose, më në jug, në brigjet e detit Jon. Qysh prej Apulisë veriore, një rit vendas thuhej se përjetësonte kujtimin e zjarrit që u vunë anijeve robinjat trojane, ndërsa qyteti i Lucerias kishte një faltore të Atena Ilias, sipas Strabonit (VI, 1, 14), dhe gratë daune i truheshin kultit të Kasandrës në afërsi të Elpias e të një qyteti të quajtur Dardanos.

ANTENOPJ paraqitet nga poetët si një plak trojan plot mençuri, që mban një qëndrim arbitri mes bashkatdhetarëve të tij dhe akejve; dëshira që ushqen për paqen e shtyn atë që, për t’i dhënë fund luftës, të urojë fitoren e akejve, gjë që veç një grimë e ndan nga tradhëtia, por që i shpëton jetën. Thuhej se ai iu kundërvu Eneut me qëllim që të qëndronin në Trojadë e të ngrinin sërish një mbretëri trojane. Por shumica e tregimeve e vendojnë nisjen e tij për në dhe të huaj që në çastin kur bie Troja. Ai ikën i shoqëruar me disa trojanë dhe henetë paflagonë, aleatë të trojanëve; Dareu i Frigjisë (§ 44) e vlerëson në 2 500 numrin e bashkudhëtarëve në mërgim që e pasojnë Antenorin; mes tyre, i kanë mbetur vetëm disa nga shtatëmbëdhjetë a tetëmbëdhjetë bijtë, e shoqja Teano dhe e bija Krino. Së pari, mbërrijnë në Traki, pastaj në detin Jon, dhe ndjekin brigjet ilire për të mbërritur në veri të Adriatikut, “mu në zemër të mbretërisë së liburnëve” (Eneida, I, 242-249). Pasi i mund vendasit euganë, Antenori themelon një Trojë të re, në veri të grykëderdhjes së Lumit Po, në një territor të pagëzuar me emrin Heneti (= Veneti), për nder të bashkudhëtarëve të tij. Troja në Veneti, e njohur edhe për Stefanin e Bizantit (s.v. Troia), mori më vonë emrin Patavium (= Padova). Sipas një gojëdhëne tjetër, Antenori kishte shkuar të kolonizonte ishullin e Korkyrës së Zezë (Korçula), ku i paskëshin kushtuar një kult.

Kthimi i DIOMEDIT në qytetin e vet Argos ka qenë ndër më të lehtët, por bashkëshortja e pabesë e detyron atë t’ia mbathë bashkë me shokët e tij për në Itali, tek mbreti Daun, i cili e heq qafe me anë të dredhisë (sipas poetit Mimnerm të shekullit VII para J.K.). Timeu i Tauromenionit dhe Liku i Regionit japin një rrëfim tjetër: falë shqytës së artë të Glaukut (Iliada, VI, 234-236), Diomedi i paskësh shpëtuar feakët nga dragoi i Kolkidës, rojtari i Bashkës së Artë. Likofroni jep një version më të hollësishëm të së njëjtës gojëdhënë: Diomedi përndiqet nga dëshira për hakmarrje e Afërditës, të cilën e ka lënduar pasi ka goditur Eneun, birin e hyjneshës (Iliada, V, 334-340). Ai merr arratinë për në Itali ku themelon Argyripën, në vendin e daunëve. Ai i vjen në ndihmë mbretit të vendit, Daunit, i cili nuk ia jep atë çfarë i është premtuar. Mallkimet e tij të tmerrshme e bëjnë vendin shterpë dhe ai e zapton, por Dauni ngadhënjen më së fundi dhe shokët e Diomedit shndërrohen në zogj. Episodi i fundit që përmendet nga autori i Aleksandrës është fitoija e heroit mbi dragoin e ishullit të feakëve dhe kulti që i kushtohet atij pas kësaj bëme në brigjet e “gjirit Jonian”.

Duke përshkruar Apulinë, Straboni e përmend disa herë, veçanërisht tek VI, 3, 9, legjendën e Diomedit. Ai kujton themelimin e Argyripës nga Diomedi, pranë portit të Elpias20; përmend blatimet që ai i ka bërë tempullit të Atenës në qytetin e lashtë daun të Lucerias (sëpata bronzi dhe armë). Vdekja e tij është objekt gojëdhënash të ndryshme: njëra prej tyre bën fjalë për zhdukjen e tij tek ishujt (= ishujt Tremiti) që mbajnë emrin e tij dhe ku thuhet se ka qenë varri i tij, në veri të Garganos. Antoninus Liberalisi (§ 37) shton martesën e Diomedit me vajzën e mbretit Daun, pasi e pati ndihmuar atë në luftën kundër mesapëve. Në morinë e madhe të autorëve të lashtë që cekin legjendën e Diomedit, le të shënojmë Justinin (XII, 2, 7-11) i cili e quan themelimin e Brundisit vepër të etolëve që ishin shokë të Diomedit; sidoqoftë, duhet pranuar se themelimi i Brentesionit u është mveshur vepruesve të shumtë e të ndryshëm: e kemi përmendur tashmë themelimin nga Brentosi, biri i Herakliut, sipas Stefanit të Bizantit; por Straboni (VI, 3, 6) thotë se është themeluar nga kretas, ja të ardhur nga Siqelia me Japiksin, ja të ardhur nga Knososi me Tezeun. Diomedi është shumë i pranishëm në Italinë qendrore dhe veriore, sidomos nëbregun adriatik. Vetëm disa burime të epokave të vona pohojnë se ai ka themeluar Venusian.

themelimin e Spinës. Straboni (V, i, 8-9) e tregon Diomedin aktiv në Veneti, ku ai gëzon një faltore, të quajtur Timavumi, që i është kushtuar atij, ndërsa dy drurë të shenjë i janë kushtuar, njëri Herës Arge, tjetri Artemidës Etole, kulte që e përfaqësojnë mirë karakterin e dyfishtë arg dhe etol të Diomedit. Sipas Zhan Berarit22, qendra e legjendës së Diomedit duket të ketë qenë Daunia me themelimet prej tij të Argyripës (= Arpi) pranë Foxhias, Luceria (= Luçera) pak më në lindje, Siponte pranë Manfredonias, Kanusium (= Kanosa) më nëjug. Por legjenda është gjithashtu shumë e pranishme edhe në veri të Adriatikut, ku takohet me atë të Antenorit. Për më tepër, kërkimet arkeologjike të kohëve të fundit në Kroaci kanë tërhequr vëmendjen mbi një promunturium Diomedis (Plini Plaku, N. H., III, 141) në kepin Ploca, mes Shibenikut dhe Trogirit, aty ku për nder të Diomedit në shekullin IV para J.K. është ndërtuar një faltore, si edhe në ujëdhesat e Velas dhe Mala Palagruzhës, ndërmjet Isës dhe malit Gargano, ku do të mund të përcaktohej vendi i vdekjes së Diomedit dhe ku ndodhej një faltore që në fillim të shekullit VI; janë zbuluar fragmente enësh me einrin e Diomedit. Do të duhej pranuar pra se ishujt e Diomedit nuk janë ato Tremiti, por ujëdhesat kroate të Palagruzhës.

Nostoi-të më të famshme kanë të bëjnë me ODISEUN, por edhe me Andromakën dhe Helenin, dhe atyre u shtohet vizita që u bëjnë atyre Eneu dhe shokët e tij në Trojën e tyre të re, në Buthrot, përpara se të shkonin në Lacium. Qëndrimi i Odiseut tek mbreti Alkino, në ishullin e feakëve, në Korfuz, i paraprin kthimit në Itakë, në fund të aq shumë peripecive. Odiseu ka shkuar edhe në kontinent për t’u këshilluar me orakullin e të vdekurve. Më në jug, piratët e Tafos, të cilët duhen lokalizuar në ishujt afër grykës së Akelout, duket se bëjnë tregti drejt Italisë Jugore përmes detit Jon (Odiseja, XIV, 452; XV, 427); vetë feakët janë të njohur për ushtrimin e zanatit të lundërtarëve bartës mbi kanalin e Otrantos. Duke filluar nga Viktor Berari, është gjë e njohur brishtësia e identifikimeve të vendeve në rrëfimin e udhëtimeve të Odiseut, si edhe ajo e orvatjeve për të rindërtuar itinerarin e rravgimit të tij nëpër detra. Me siguri që nuk është kuturisur në Adriatik, a thua se për hartuesin e Odisesë bota e njohur mbaronte në Itakë23, madje edhe ishulli i feakëve ishte një botë imagjinare, ndërsa legjendat më të lashta, si ajo e argonautëve apo rrëfenjat lidhur me Diomedin, duken më të mirinformuara. Telegonia, e shkruar rreth mesit të shekullit VI nga Eugamoni i Kirenës, që ishte vijim i tregimit të Odisesë, ka humbur plotësisht, por Proklosi jep një analizë të saj në veprën e tij Krestomatia (315 e vijim): ai tregon, pas varrosjes së mëtuesve, udhëtimin e Odiseut në Tesproti, ku martohet me mbretëreshën Kalidike dhe lind me të një djalë, Polipoetin; Odiseu vihet atje në krye të tesprotëve në luftën kundër brigëve; në këngën e dytë, Telegoni, i biri i Odiseut dhe i Circes, mbërrin në Itakë, ku bën plaçkitje dhe e vret të atin pa e ditur. Kur e merr vesh krimin që ka kryer, kthehet pranë Circes duke marrë me vete kufomën e Odiseut, Penelopën dhe Telemakun.

ANDROMAKA, e veja e Hektorit, është, bashkë me Antenorin, shembulli më i mirë i vendosjes në “gjirin Jonian” të trojanëve që i kanë shpëtuar masakrës. Ndryshe nga Antenori, qëndrimi dashamirës i të cilit ndaj akejve ua ka ngrënë atyre zemrën, Andromaka është shpërngulur në Buthrot si robinjë që i ka rënë si plaçkë lufte vrasësit të të shoqit, Akilit, dhe, pas vdekjes së këtij të fundit, skllave e Pirro Neoptolemit, birit të Akilit. Në veprën e tij Andromaka, të shkruar rreth vitit 420, Euripidi përmend dërgimin e vejushës së Hektorit tek molosët. Tetida i thotë Peleut (v. 1243-1252): “Përsa i përket robinjës, dua të them Andromakës, ajo duhet të banojë në dhe të Molosisë, o plak, duke U futur me martesë në shtratin e Helenit, e bashkë me të edhe ai fëmijë [Molosi, biri i Neoptolemit dhe i Andromakës], i vetmi që ka mbetur nga gjaku i Eakut. Mbretër pinjollë të tij duhet të bëjnë, njëri pas tjetrit, një jetë të begatë në Molosi. Sepse nuk është e thënë që të zhduket kështu, o plak, ai fis që është edhe i yti, edhe i imi, edhe i Trojës: perënditë përkujdesen edhe për këtë qytet, pavarësisht se ka rënë me vullnetin e Atena Paladës”. Edhe më herët, në Ciklin epik24, bëhet fjalë për Pirro-Neoptolemin e ardhur nga toka tek molosët bashkë me trojanin Helen. Edhe ky i fundit, bir i Priamit, i ka shpëtuar masakrës dhe paraqitet si mbret i kaonëve (Eneida, III, 335). Disa gjenealogji, herë-herë kontradiktore, shërbejnë për të shpjeguar emrat e et/me-ve të këtij rajoni: sipas Pausanias (I, 11, 1-2), Andromaka paskësh pasur me Neoptolemin tre djem, Molosin, Peialin dhe Pergamin, kurse nga martesa me Helenin, pas vdekjes së Neoptolemit të vrarë nga Oresti në Delfi, paskësh lindur Kestrini. Eneida e Virgjilit (III, 291-507) rrëfen takimin e papritur të Eneut e të shokëve të tij, të zbritur në bregdetin e Kaonisë, të cilët shkojnë në Buthrot. Një variant tjetër, i treguar nga Dionisi i Halikarnasit (Lashtësi romake, I, 51), saktëson se Eneu me shokët e tij më trima kanë ardhur nëpër tokë nga Ambrakia, pasi kishin kaluar në faltoren e Dodonës; aty ata takojnë ca shokë trojanë të Helenit dhe shkojnë bashkë me ta deri në Buthrot ku zbulojnë të mrekulluar një Trojë të re, të ndërtuar nga Heleni dhe bashkëshortja e tij Andromaka.

Ankizi bashkohet me ta duke ardhur nëpër det, përpara se ekspedita, sipas këshillave të fallxhorit Helen, i cili përcakton itinerarin për të mbërritur në Hesperi, të niset prapë për aventura të reja në rrugën që shpie drejt Ausonisë: kalimthi, Virgjili (Eneida, III, 398-402), nëpërmjet gojës së Helenit, i paraqet tashmë brigjet e Italisë jugore të pushtuara nga “grekët e mallkuar” (malis Grais), lokrët e Nariksit, kretasi Idomene në fushën e Salentos, tesaliani Filoktet në Petilia. Trillimi poetik i jep mundësi autorit që të paraqesë ngulimet që grekët do të themelonin disa shekuj më vonë nëbrigjet e Magna Grecias dhe të Siqelisë, gjë që u vjen zaten për shtat dëshirave të disave nga këto qytete që donin si e si t’i shpinin fillesat e tyre në kohën e luftës së Trojës. Dionisi i Halikarnasit (Lashtësi romake, I, 50-51) paraqet një itinerar të ndryshëm, i cili piketohet nga themele faltoresh për nder të Afërditës, nënës së Eneut, në Zakintë, në Leukadë, në Aktion e deri në Onhesm (Saranda e sotme).

Në rrethinat e Buthrotit, është e habitshme se sa jetëgjatë ka qenë kjo traditë pranie trojane: Varroni (II, 2, 1), i cili kishte lundruar aty pari gjatë luftës kundër piratëve të udhëhequr nga Pompeu, e pohon këtë legjendë, duke vënë në dukje një krahinë blegtorale të quajtur Pergamis në Epir dhe një mbishkrim i Pasaronit përmend ethnos-in e quajtur pergamioi25, ndërsa Dionisi i Halikarnsit (I, 51) jep njoftim për një kodër të quajtur Trojë, pranë Buthrotit, mbi të cilën Eneu dhe shokët e tij paskëshin ngulur kampin e tyre. Në kapitullin që pason, do të shohim se si qyteti i Apolonisë së Ilirisë shfaq të njëjtën besnikëri ndaj kujtimeve të trojanëve në përmendoren e ngritur në Olimpi për të festuar fitoren e apoloniatëve mbi qytetin e abantëve, Thronionin, diku nga mesi i shekullit V para J.K.

Për historianin është e vështirë që të nxjerrë të dhëna të sakta mbi këtë periudhë të hershme të historisë së Adriatikut prej këtyre legjendave të shumta, të përcjella nga një epokë e mëparshme deri në fillimin e periudhës arkaike greke, mjaft shpesh të ndryshuara, të shndërruara e të shtrembëruara në kohë të mëvona. Me siguri, “gjiri Jonian” paraqitet si një rrugë depërtimi drejt ca rajonesh veriore krejt të mistershme, për vetë relievin që kanë, por sidomos për klimën e tyre, bimësinë e tyre dhe, pa dyshim, për bashkësitë njerëzore që jetojnë në to dhe për prodhimet që mund të gjenden atje mbi bazën e shkëmbimit në natyrë. Në kërkim të vendbanimit të të fortlumëve, të vendit të hiperboreanëve, ka njerëz që kanë përfytyruar mundësinë e një komunikimi, përtej botës së njohur, ndërmjet deteve të Lindjes dhe atyre të Perëndimit, mes Detit të Zi (Pontus Euxinus~) dhe gjirit Jonian. Më vonë, kjo udhë zgjatet pa masë, duke iu futur lumenjve të Ukrainës (Dnieprit, Dniestrit) përpara se të bashkohet me lumenjtë e fushave të mëdha të Veriut (Niemenin, Vistulën) që shpien në detin Baltik, në detin e Veriut, në La Mansh, në oqeanin Atlantik dhe, nëpërmjet Kolonave të Herkulit, i kthejnë anijet në Mesdheun perëndimor. Jasoni, Medea dhe argonautët, të ndjekur këmba-këmbës nga kolkët, del t’i kenë rrahur me kohë brigjet lindore të Adriatikut. Kadmi dhe Harmonia kanë krijuar lidhje ndërmjet Beotisë dhe Ilirisë. Fundi i luftës së Trojës do ta ketë thelluar zbulimin e këtij deti të brendshëm me mbërritjen e ca akejve dhe ca trojanëve në kërkim trojesh të reja: Antenori dhe Diomedi, Odiseu, Andromaka, Heleni dhe Eneu.

Kjo kohë e legjendave në detin Adriatik njihet pothuajse vetëm nëpërmjet burimeve letrare greke e, në vijim, latine. E shkuara e rajoneve ku janë ndalur kështu heronjtë grekë e trojanë mbetet pak a shumë krejtësisht e panjohur, ndërkohë që popullsitë që i banonin ato kishin të kaluarën e tyre. Specialistët e parahistorisë nënvizojnë ngjashmërinë e kulturës materiale ndërmjet Picenumit, Daunisë dhe vendit të liburnëve në anën tjetër të Adriatikut. A.-M. Bieti-Sestieri dhe F. Lo Skiavo26 e kanë quajtur koine-ja metalurgjike adriatike që zë fill në shekullin XII para J.K. Afri ka edhe midis qytetërimit epirot dhe atij të Mesapisë27. Duke u nisur nga të dhëna shumë të shkëputura mbi gjendjen para vendosjes së ngulimeve korintase, nganjëherë është hamendësuar njëfarë “thalasokracie” [sundimi i detit] nga liburnët: Straboni (VI, 2, 3 c 269) bën fjalë për një prani të liburnëve në Korkyrë përpara mbërritjes së Kersikratit që i paskësh përzënë ata. Kur rrëfen legjendat që rrekeshin të shpjegonin emërtimin e dyfishtë të Epidamn-Dyrrahut, Apiani (Luftëi'at civile, H, 39) tregon se zotërues të qytetit (apo të vendbanimit) qenë njëri pas tjetrit brigët, pastaj taulantët, të cilëve ua zunë vendin më vonë liburnët që ai i cilëson si ilirë. Këta të fundit dëbohen pastaj nga korkyrasit me ndihmën e taulantëve. Plini (H.N., III, 112) tregon më tej se banorët më të lashtë të bregdetit italian ndërmjet Riminit dhe Ankonës ishin sikulët dhe liburnët, të cilët u paskan paraprirë umbrëve që u zëvendësuan për vete nga etruskët, dhe këta të fundit nga galët. Së fundi, Eneida (I, 242-249) pohon ekzistencën e një mbretërie të liburnëve, në zemrën e të cilës depërton Antenori, kur kthehet nga Troja, tek shkon e themelon Padovën. Kështu, ka qenë pa dyshim gjysma e dytë e mijëvjeçarit II koha kur liburnët kanë mundur të kontrollojnë Korkyrën, Epidamnin dhe bregdetin italian përballë bregdetit të tyre në Dalmacinë Veriore dhe të bëheshin sundues të “gjirit Jonian” ndërkohë që qarkullonin legjendat epike të ruajtura nga autorët grekë e latinë.

Në kohën kur merr hov vendosja e ngulimeve greke (dhe fenikase), sidomos drejt Perëndimit, gjatë shekullit VIII, “gjiri Jonian” nuk është krejt i panjohur. Udhëtimet zbuluese kanë zënë tashmë fill, kujtime të shumta legjendare mbahen gjallë në nënvetëdijen e udhëtarëve, edhe pse ndonjëherë ca ngjashmëri të thjeshta emrash mund të lënë shteg për tregime kryekëput të sajuara.

info@balkancultureheritage.com