Në periudhën 270 - 167 u prenë monedha bronzi në emër të Koinonit të Bylinëve (Byllionon) me tipet:
1. Koka e Zeusit - Gjarpër rreth një comucopia.
2. Koka e Neoptolemit me helmetë korintike - Topurre.
3. Koka e Neoptolemit me përkrenare korintike- Rrufë.
4. Koka e Neoptolemit me përkrenare korintike- Shqiponjë mbi rrufë.
5. Kokë e një nymfe - Zjarri i Nymfeut.
Pas vitit 167, kur romakët njohën vetëm autonominë e Bylisit, vazhdoi vetëm prerja e monedhave të tipave 3,4 dhe 5 që cilësohen vetëm me emrin e qytetit (Byllis).