Ka një sërë objektesh që më duket se e aftojnë edhe më tepër datimin e ftindit që mund të dalë nga grupet D dhe E të materialit që kemi shqyrtuar. Në radhë të parë do të përmend tipin më të zakonshëm të fibulave për formën e të cilave, nëse kërkohet për materialin krahasues, sigurisht nuk mund të gjendet i tillë mes objekteve të qytetërimit klasik (e aq më pak në atë parahistorik), por ndeshet ose në kohën që vjen pas tij, ose mes prodhimeve të një qytetërimi bashkëkohor, ose pothuaj, me epokën romake, por të tipit “barbar”. Kështu, forma e sëpatave të paraqitura të dyja prej hekuri - më duket se dalin nga modeli i objekteve tipike për qytetërimin romak, veçanërisht për zgjatimin e presës vetëm nga pjesa e poshtme, si dhe për krahëzat me majë që zgjasin anash vrimën për bishtin. Këtë vrimë me krahëza e kemi ndeshur edhe në dorezën prej hekuri pak të harkuar të një shpate të madhe të tipit jo klasik, siç mund të gjykohet nga fragmenti që na ka arritur.
Mes materialit të Komanit vërehet, për më tepër, një përdorim i gjerë i hekurit si për armët ashtu dhe për veglat e punës, ndërsa bronzi mbetet vetëm për objekte stolisëse. Gjithashtu, kemi parë shoqërimin e dy metaleve bronz dhe hekur si, për shembull, tek fibulat.