Olympe
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Olympe

Muret rrethuese

Qyteti antik i Olympes shtrihet mbi kodrën e Rrethunit (284 m), e okupuar pjesërisht nga shtëpitë e fshatit Mavrovë të rrethit të Vlorës. Prej saj kontrollohet një pjesë e luginës së mesme të Shushicës dhe degëzimi i rrugëve natyrore, që shkojnë nëpër atë luginë drejt Kaonisë, apo ngjiten në kurrizin e kodrës, ku gjendet Olympe, për të vazhduar drejt Amantias. Qyteti antik shtrihej midis dy majave të kodrës dhe në shpatin perëndimor të saj, ndërsa ana lindore pritet nga një rënie e pakalueshme shkëmbore.

Kërkimet arkeologjike

Vëmendja mbi qytetin Olympe, të përmendur vetëm nga Stefan Bizantini, është tërhequr nga H. Ceka, që botoi për herë të parë monedhat prej bronzi të këtij qyteti. Gërmimet arkeologjike të kryera në vitet 1974 dhe 1978 nën drejtimin e B. Dautajt u përqendruan në zbulimin e mureve rrethuese të qytetit, sqarimin e stratigrafisë së vendbanimit, kërkime të kufizuara në nekropol dhe bënë të mundur identifikimin aty të qytetit Olympe. Muret rrethuese kanë qenë objekt i një studimi nga N. Ceka në kuadrin e fortifikimeve amante.

Muret rrethuese

Në fortifikimet e qytetit dallohen dy periudha ndërtimi në dy linja të ndryshme muresh. Rrethimi i parë qarkon vetëm pjesën jugore të kodrës, duke lënë të hapur pjesën e pakalueshme nga rëniet shkëmbore. Ruhen pak trakte, si dhe një bastion me ballë 6.60 m (fig.2). Muri është ndërtuar me blloqe të mëdhenj gëlqerorë, me forma trapezoidale, me faqe të palatuara, të vendosur në rreshta të shkallëzuar dhe është mjaft i ngjajshëm me murin rrethues të periudhës së parë në KIos dhe veçanërisht me fortifikimet kaone të Foinikes, Butrotit, Çukës së Ajtojt,etj. Si rrjedhim periudha e parë e fortifikimit në Olympe datohet në fund të shek. V ose në fillim të shek. IV p. Kr.

Rrethimi i dytë përfshin dyfishin e sipërfaqes, rreth 16 ha, me një mur 1500 m të gjatë. Muri rrethues, me gjerësi 3.30 m, është një emplekton i tipit katërkëndësh izodomik (fig.3), me rreshta të rregullt me lartësi të barabartë rreth 0.60 m (dy këmbë), por që dallohet nga muri izodomik i Amantias nga faqet e papunuara të blloqeve në fasadë. Kjo periudhë ndërtimi është vendosur rreth mesit të shek. IV p. Kr. Nuk janë zbuluar hyije dhe kulla të kësaj periudhe.

Një mbishkrim i plotë ka qenë gjetur në këtë qendër, i vetmi që njihet deri tani; është fjala për një kushtim për Zeus Megistos i bërë nga politarku, katër synarkontë dhe sekretari. Ky qytet i vogël ekzistenca dhe lokalizimi i të cilit kanë qenë bërë të njohura në sajë të tetë monedhave të gjetura aty, del në këtë mbishkrim me institucionet e veta, midis të cilave ai i politarkut. F. Papazoglou, “Politarques en Illyrie” (Politarkët në Iliri), Historia, XXXV, 1986, 4, f. 438-448 thotë se kjo magistraturë është me origjinë maqedone; dihet se Filipi V ka pushtuar për një kohë të shkurtër një pjesë të këtyre krahinave perëndimore që nga viti 213. P. Cabanes, “Les politarques en Ëpire et en Illyrie mëridionale” ( Pohtarkët në Epir dhe në IIirinë e jugut), Historia, XXXVII, 1988, 4, f. 480-487 ka vënë në dukje ekzistencën e një pohtarku tjetër në qytetin Karadros (shih P. Cabanes dhe J. Andrëou, “ Le rëglement frontaher entre les cites d’Ambracie et de Charadros) (Zgjidhja e çështjes së kufirit midis qyteteve të Ambrakisë dhe Kara-dros), (BCH, CIX, 1985, f. 499-544 dhe 753-757) që s’ka të bëjë me Maqedoninë, sepse dokumenti është i mëvonshëm nga humbja e Perseut në vitin 168. Për rastin e politarkut të Olympes, origjina e kësaj magistrature është më e pasigurtë, përsa kohë që datimi i kushtimit për Zeus Megistos mbetet i pasigurtë: nëse do ta datonim atë në fund të shekullit III para Krishtit, sikurse bënte F. Papazoglou, ndikimi maqedon mund të qëndrojë; nëse mbishkrimi është më i vonë (fillimi i shekullit II) roli i Maqedonisë humbet; emri i kësaj magistrature mund të ketë patur qenë përdorur nga Roma, në Karadros sikurse dhe në Olympe pas vitit 168, si një term i përshtatshëm për të emërtuar magistratin që qëndronte në krye të qytetit.

Numizmatika

Ka vetëm tri tipe monedhash bronzi që duhet të jenë prerë në fillim të shek. II p. Kr:

  • Koka e Zeusit-Rrufë, emri i bashkësisë qytetare-Olympastan
  • Koka e Apolonit-Obelisk, Olympastan
  • Koka e Athinasë-Gjarpër rreth një shkopi, Olympastan.

Nekropoli

Janë gërmuar disa varre nga nekropoli i qytetit, që ishin të tipit cist, prej pllakash të mëdha guri gëlqeror, njëlloj si në Amantia. Inventari ishte relativisht i pasur, me përdorimin e amforave të mëdha të prodhuara enkas për këtë qëllim, si dhe të monedhave Apoloniate të shek. III-II p. Kr.

Kultura

  

Mozaiku i anes veriore të bazilikës së Mesaplik, pranë Amantia.
Gjysma e parë e shekullit të 6 para Krishtit

Shtresa më e hershme e përcaktuar gjatë sondazheve në pjesën më të lartë të qytetit i takon shek. VI p. Kr. dhe lidhet me një vendbanim protourban. Ajo përmban materiale të ngjajshme me ato të Klosit dhe Margëlliçit: qeramikë të prodhimit lokal të punuar pa çark dhe të zbukuruar me vizatim të tipit devollit; qeramikë të importuar, kryesisht kupa korintase dhe jonike.

Një shtresë intensive lidhet me lulëzimin e qytetit në shek. III-II p. Kr. dhe përfaqësohet nga qeramika e tipeve helenistike, e prodhuar nga zejtarët vendës. Një kategori interesante përfaqësojnë amforat e mëdha, të përdorura në nekropol, që kanë një interpretim lokal të formës, si dhe zbukurim krejt formal me figura të kuqe, apo aplikim relievesh.

info@balkancultureheritage.com